Mendime
Zenel Çeliku: Intervistë me Z. Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD
E marte, 14.07.2020, 07:20 PM
Pse po bëhen ndryshimet kushtetuese nga PS?!
Intervistë
me Z. Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD
Intervistoi
Zenel Çeliku
-Çeliku
pyetje: Z.Gjata, tashmë kemi një tabllo, është bërë shumë punë për miratimin e
Kushtetutës së parë postkomuniste, ndërsa në afro 25 vjet (1991-2015) ka pasur
tentativa të vazhdueshme për ta ndryshuar atë sipas interesave politike. Kush
është komenti juaj?
Gjata
përgjigje: Kjo tregon për një shtet të pastabilizuar. Sa kohë nuk ka kushtetutë
stabël, aq kohë nuk ka stabilitet shteti. Për 100 vite shtet (që nga Statuti
Themeltar i Lushnjes në1920, që është dhe Kushtetuta e parë shqiptare), kemi
miratuar 16 kushtetuta dhe ndryshime kushtetuese. Në Kushtetutën demokratike të
`98-s kemi ndërhyrë pesë herë. E pra, kështu vetëm stabilitet shtetëror nuk ka
këtu. Kjo vlen edhe për ndërkombëtarët, që stabilitetin t’a vejnë mbi
demokracione. Por, historia na mëson se, pa demokraci dhe shtet ligjor modern,
që fillon nga një kushtetutë e qëndrueshme, nuk mund të ketë stabilitet.
-Çeliku pyetje: Z.Gjata,
shikojmë se PS në maxhorancë, po ndërhyn
në Kushtetutë, kush
është gjykimi dhe vlerësimi juaj për drejtësi kushtetuese në Shqipëri?
Gjata
përgjigje: Këto ndryshime nuk po bëhen për arsye të nevojave kushtetuese në
Shqipëri, por për arsye politike personale të Edi Ramës. Ai e ka parë humbjen e
tij të pashmangshme në zgjedhjet e ardhshme dhe po mundohet të pengojë fitoren
e opozitës me ndryshime kushtetuese. Gjithashtu këto ndryshime dhe ngjarje të
tjera si kjo, apo më të vogla se kjo, bëhen edhe për të tërhequr vëmëndjen e
opinionit publik nga keq- menaxhimi i pandemisë, nga ekonomia që po shkon në
gropë (17mijë vënde pune të humbura vetëm në dy muaj) nga rendi që është marrë
në dorë nga krimi dhe mafia e drogës e shumë skandale pa fund të qeverisë.
-Çeliku pyetje: Si
ekspert në fushën e jurispendences, Çfar mendoni për Drejtësinë
kushtetuese si koncept
në zhvillim, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka gjykatë Kushtetuese?
Gjata
përgjigje: Në demokraci të qeverisësh pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa garantët e
kontrollit të demokracisë, është sikur të qeverisësh në kushtet e një grushti
shteti. Në situatën e tanishme në Shqipëri, me mungesën e Gjykatës Kushtetuese
dhe asaj të lartë ka rënë parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve. Sot kemi
si pushtet vetëm një Kryeministër që kontrollon parlamentin dhe me anë të tijë
po emëron institucionet e reja të drejtësisë në vënd, ndërkohë që pengon
formimin e Gjykatës Kushtetuese. Demokracia është në dorën e tijë ( të Ramës),
ndërsa për qytetarët demokracia është shumë larg. Pyetja në këtë rast është;
Kryeministrin kush e kontrollon??
-Çeliku pyetje: Pse
pikërisht në një kohë izolimi nga pandemia dhe nga një klimë politike plot
konflikte në vënd, PS kërkon ndryshime kushtetuese? Çfar mendoni Ju?
Gjata
përgjigje: Duket edhe nga pyetja juaj. Si mund të bëhen ndryshime kushtetuese
në kushte pandemie, madje dhe komisioni parlamentar komunikon me telefon? Por
halli që e ka zënë kryeministrin nga humbja e pushtetit është kaq i madh, sa e
detyron atë që t’i hyjë aventurave të tipit-grusht konstitucional shteti dhe të
bëjë ndryshime kushtetuese. Ai ka parë jo vetëm humbjen e pushtetit, por edhe
humbjen e privilegjeve dhe pasurive të siguruara në mënyra abuzive, ndaj dhe ka
humbur arsyen.
-Çeliku pyetje:Z. Gjata,
a mendoni se vërtetë është nevojë e zhvillimeve politiko-juridike-shoqerore për
amendime në Kushtetutë?
Gjata
përgjigje: Kjo Kushtetutë që kemi sot është ndryshuar 5 herë dhe ka humbur
ekuilibrin dhe lidhjen organike mes institucioneve kushtetuese që ndërtojnë
shtetin. Mendoj se ka dalë jashtë loje si Kushtetutë dhe nuk garanton
stabilitetin e shtetit. Ndaj ka ardhur koha për një reformë të thellë dhe
totale kushtetuese, ku të spikasë parlamenti me dy dhoma (senat). Një
Kushtetutë që të mos i lejojë aktorët politikë në kohra ta ndryshojnë atë sa
herë ju duhet për pushtetin e tyre. Pra të pengojë atë që po ndodh sot.
-Çeliku pyetje: Z.Gjata,
ka zëra se politika me konsensus duhet të bëjë
ndryshime në Kushtetutë,
në kuadrin e proÇeseve të integrimit të Shqipërisë në BE, Çfar mendon PD?
Gjata
përgjigje: Ju a citova dhe më lart. Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta në këto
kushte që jemi sot. Nga një parlament që nuk plotëson numrin kushtetues të
deputetëve. Kushtetuta kërkon konsensusin e të gjithë përfaqësuesve e madje
edhe referendum. Por, mbi të gjtha kërkon një debat të thelluar dhe profesional
me ekspertë vëndas dhe ndërkombëtarë. Vetëm kështu mund të arrijë të plotësojë
kriteret për njohje nga BE si Kushtetutë demokratike.
-Çeliku pyetje: E
fundit, Z. Gjata, shpesh është thënë se Kushtetuta e 1998-s
nuk arriti të garantoje
stabilitetin politik në vend, nuk mbajti dot peshën që të konsolidoi
marrëdhëniet mes institucioneve, ju lutem kush eshte komenti juaj si ekspert
dhe jo si politikan?
Gjata
përgjigje: Kushtetuta e `98 u bë pa konsensus, pak a shumë si tani, në kushte
lufte. Si e tillë, solli e vazhdon të sjellë të gjitha këto pasoja që po
kalojmë. Ajo nuk arriti që të garantonte sigurinë dhe paprekshmërinë nga
interesat politke të momentit. Ndaj dhe vazhdoj të insistoj në nevojën e një
kompromisi të madh historik për miratimin e një Kushtetute të Re.
Intervistoi
Gazetari
Zenel Çeliku
TIR-FAX Neës Agency