Mendime
Skënder Kapiti: A i ka interesuar ndonjëherë seriozisht Kosova politikës së Tiranës?
E diele, 05.07.2020, 09:08 AM
A i ka interesuar ndonjëherë seriozisht Kosova politikës së Tiranës dhe pse shkoi Kryeministri Rama në Kosovë?!
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Të
vertetat duhet thënë në mënyrë që të ndreqen gabimet dhe të mos përsëriten ato
. Të vërtetat edhe po qenë ato të hidhura duhet të dihen , pasi është si
sëmundja e cila po u fsheh dhe neglizhua dhe nëse nuk kurohet atëhere ajo
përhapet dhe shkakton pasoja dhe epidemi. Kështu është edhe puna e politikës,
të cilës i duhen thënë asaj dhe opinionit të vërtetat e saj me qëllim që ta
ndreqim e korigjojmë atë në përpjekje për ta bërë atë sa më pak të dëmshme.
Sa
për Shqipërinë dhe sa për politikën dhe për diplomacinë e Tiranës kurrë Kosova
as nuk do të ishte çliruar dhe as nuk do të kishim sot Shtetin e Kosovës.
Kosova
, fitimi dhe arritja e Shtetit të saj
është meritë e qëndresës , sakrificës dhe e luftës së saj për mbijetesë,
Kosova shtet është meritë e përpjekjeve politike, diplomatike dhe sidomos
luftarake e popullit martir të saj si dhe e kontributeve të jashtëzakonshme të
diasporës shqiptare kosovare.
Shqipëria
nuk qe dhe nuk është në gjëndje as sot qe të lobojë e të mundësojë që prej
diplomacisë së saj Kosovën ta kishte njohur
të paktën ndonjë shtet prej kontributit të diplomacisë shqiptare.
Shumë
herë dhe pakrahasimisht, shumë herë më e madhe ka qenë ndihma dhe kontributi i
SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë , Turqisë e të ndonjë shteti tjetër për Kosovën,
për çlirimin, shtetësinë dhe për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe për shtetndërtimin e saj se sa
Shqipëria. Shqipëria kurrë nuk pati as pushtet, as politikë dhe as takatë për
ta ndihmuar seriozisht Kosovën.
Shqipëria
kurrë nuk ka bërë luftë me Serbinë për të mbrojtur të drejtat kombëtare të
shqiptarëve të Kosovës dhe kurrë nuk e ka kërkuar ndërkombëtarisht që ta marrë
Kosovën pasi ajo është pjëse e trungut shqiptar. Politika dhe shtetarët e
Shqipërisë harxhojnë me mijra euro për lobim e për të siguruar ndonjë dalje në
fotografi me personalitete botërore për interes imazhi personal politik, por që
kurrë qeveritë dhe as kryeministrat e Shqipërisë nuk shpenzuan asnjë dollar për
të lobuar për Kosovën, për njohjet ndërkombëtare të saj dhe as për intergrimin
e antarësimin e Kosovës në organizata dhe organizma ndërkombëtarë.
Politikës,
pushtetit dhe politikanëve të Shqipërisë historikisht nuk u ka interesuar
Kosova, por vetëm interesat e tyre personale politike e për pushtet, përvecse
ndonjëherë kur ia ka dashur interesi i tyre, politika e politikanët e Tiranës
kanë bërë ndonjë deklarate “patriotike” emocionale patetike për interesa
politike personale e momentale, si dhe e kanë “mbështetur “Kosovën vetëm
atëhere kur nuk mund të rrinin indiferent karshi ndihmës së SHBA-ve, BE-së dhe
NATO-s për mbrojtjen, clirimin e Kosovës dhe shtetndertimin e Kosovës.
Për
interesa politike e pushteti dhe sidomos për paranë pushtetarët e Tiranës madje
edhe vetë Shtetin Shqiptar vetëm sa e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, gjë që
e verteton fakti se Shqipëria edhe sot pas mbi 100 vite shtet është e fundit në
rrugën e civilizimit, zhvillimit e progresit dhe e para në Europë për varfëri,
papunësi, eksod dhe në një paqëndrueshmëri
e krizë pothuajse të përhershëm politike e shtetërore.
Kjo
politikë është e tillë edhe sot dhe gjithnjë vetëm sa vazhdimisht dhe
pandërprerë politika shqiptare është
përkeqësuar dhe është perfeksionuar për në të mbrapshtë.
Paskomunizmi
në Shqipëri është një pazar, ankand, papërgjegjshmëri ligjore dhe
thellësisht antikombëtare; është
demokraci e liri hajdutërie, korrupsioni, trafiqesh njerëzore e droge;është
një demokraci e liri mashtrimi, injorance e tradhtie.
Politikës
së Tiranës, ajo kur është vetëm në opozitë duket dhe bën ndonjë deklaratë
proKosovë, bën sikur e mbështet Kosovën dhe cështjen kombëtare, por kur
opozitat shqiptare marrin pushtetin, sapo marrin qeverisjen e harrojnë Kosovën
, por madje kanë vepruar e janë sjellë kundër Kosovës. Kështu është sjellë dhe
ka vepruar politika e pushteti i Monarkisë shqiptare, i Diktaturën komuniste e
po kështu kanë vepruar edhe regjimet paskomuniste të këyre 30 viteve në
Shqipëri.
Pavarësisht
kësaj, Kosova gjithmonë ka mbajtur shpresë te Tirana dhe i ka besuar verbërisht
politikës së saj, cilado që të ketë pasur pushtetin.Pot tani koha ka nxjerrë në
dritë realitetin dhe hipokrizinë e politikës së Tiranës ndaj Kosovës. Politika
e Tiranës vetëm sa ka shëmbullyer për keq duke e infektuar edhe politikën e Prishtinës me
veset e saj.
Pranaj
duhet një politikë e vërtetë kombetare në Shqipëri, dhe politikë e vërtetë
është politika e interesit gjithëkombëtar shqiptar.
Për
çfarë shkoi për vizitë Edi Rama në Kosovë?
Sot
në kohën kur Prokuroria Speciale ngre
akuzën për krime lufte dhe mbi njerëzimin për Presidentin dhe ishkryetarin e
Parlamentit të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë shkon në Kosovë jo se i intereson
apo se i dhimbset Kosova, por ai shkon për “të mbrojtur” Hashim Thaçin, dhe
asnjë fjalë nuk tha as për pandeminë e koronavirusit, asnjë fjalë për rrezikun
e rritjes së kërcënimit të tij dhe kur Kosova nuk ka kapacitete shëndetsore për
luftën kundër tij. Më shumë Edi Rama u interesua për ndihmë Italisë kundër
koronavirusit , dhe as nuk e përmendi fare atë gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Ai madje shkon në Kosovë i veshur me
antiplumb, a thua se po shkon në Siri dhe jo në një shtet shqiptar, ku asnjë
personalitet e burrë shteti botëror kur kanë vizituar Kosovën nuk kanë veshur
veshje antiplumb.
Më
i sigurtë Rma është ndjerë në Serbi, Beograd e Moskë se sa në Kosovë. Se përse
këtë e di vetë ai.
Kjo
masë sigurie është shumë djallëzore prej tij për t’i treguar Botës se
Kosova është vënd dhe shtet i pasigurtë. Ndërsa shumë i sigurtë është ndjerë
Rama në vizitat e tij të shumta në
Beograd, ku mund të jetë kryeministri jo vetëm shqiptar por edhe si
kryeministri i një shteti i cili ka
shënuar rekordin për vizita në Beograd dhe në takime me Presidentin dhe
ishministrin e Millosheviçit, Vuçiç.
Me
29-30 Qershor Edi Rama shkon për vizitë në Kosovë.Kjo vizitë e tij ishte sa për
imazh fotografik në Kosovë për t’u takuar me liderët politik të Kosovës, pasi
nuk është se vizita e tij kishte ndonjë rëndësi e as efekt pritshmërie
sepse nuk është se Edi Rama ka treguar
ndonjëherë se është i duhur dhe i aftë për gjëra serioze besueshmërie “të
madhe” kombëtare.
Ai
synon si gjithmonë që të duket në momente krizash si një amortizator i tyre .
Edi Rama në Kosovë me demek për “unifikimin” e politikës kosovare kundër
Gjykatës Speciale, apo për t’i bërë avokatinë mikut të tij Thaçi, apo për
kredenciale politike personale pas dështimeve të jashtëzakonshme në Shqipëri si
Kryeministër, ku Shqipëria vetë është në krizë shtetërore politike,
parlamentare, demokratike dhe është problem europian për ligjin dhe eksodin,
krimin dhe drogën.
Apo
mos shkoi në Kosovë për të justifikuar e
mbuluar zullumet që ai i ka bërë edhe
Kosovës. Thjesht vizita e Ramës në Kosovë në këtë kohë krize ishte sa për
përfitime kredencialesh personale për ta rikuperuar e ndrequr sado pak veten
dhe imazhin e tij si shkaktari dhe autori kryesor i marrëdhënieve të dobëta
ndërmjet Shqipërisë e Kosovës dhe të konfliktit të tij jo vetëm me politikën
dhe politikanët ne Shqipëri por edhe me ata të Kosovës.
Nëse
ka njeri që nuk e dëshiron suksesin e politikës kosovare por dështimet e saj,
ky është Edi Rama.
Nëse
ka ndonjë politikan sot në Tiranë që të jetë kosovarofob , ai është Edi Rama me
veprime, fakte dhe argumente.
Nëse
ka politikan në Shqipëri sot, i cili të
ketë deklaruar se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar por minishengen
Ballkanik ai është Edi Rama.
Nëse
ka politikan shqiptar që ka dekoruar himnizuesit dhe frymëzuesit të krimeve dhe të genocidit serb është Edi Rama
me çelësin e Bashkisë së Tiranës dhuruar prej tij Bregoviçit të kallashnikovit.
Nëse
ka politikan shqiptar i cili i ka vënë traun e bllokimit dhe të gjobitjes
shqiptarëve të Kosovës që vijnë në Shqipëri, ky është Edi Rama me taksën e
Rrugës së Kombit.
Nëse
ka politikan që ofendon dhe tall
politikanët kosovarë ky ka qenë dhe mbetet po Edi Rama.
Nëse
ka politikan e pushtetar shqiptar që ngre dhe padit kryeministrin e shtetit
shqiptar të Kosovës, ky është Edi Rama.
Nëse
ka politikan e kryeministër shqiptar i cili ta ketë mik dhe shok ishministrin
serb të propagandës të regjimit genocidist të Millosheviçit, ky është Edi Rama.
Nëse
ka politikan dhe kryeministër shqiptar i angazhuar për faljen e krimeve të
genocidit serb ky është Edi Ramaë, është ai i cili ka kërkuar pajtim me Serbinë
pa pyetur shqiptarët e Kosovës, viktimat e genocidit , si dhe pa kërkuar
Serbia as minimalisht falje. Por
përkundrazi është po Serbia ajo që punon ditë e natë kundër Kosovës, kundër
shtetësisë dhe pavarësisë së saj.
Nëse
ka politikan e shtetar nga Shqipëria i cili ka punuar dhe mbështetur
ide-platformën serbo-ruse për ndarjen e Kosovës ky është Edi Rama. Është po
kryeministri Rama i cili nuk takoi dhe
refuzoi që të takohej me kryeministrin e Kosovës për pasojat e tërmetit në
Shqipëri, dhe po ashtu është po ai i cili
nuk iu përgjigj kryeminstrit të Kosovës për bashkëpunim në betejën për
të mposhtur koronavirusin. Atëhere ky shkoi në Kosovë por për çfarë, kur ai
është i tillë dhe mbart këto kusure që
nuk i harron dhe nuk mund t’ia falë
historia.
Skënder Sadri KAPITI, autor i Librave filozofik e historik “NJERIU FILOZOF,
ETIK E POLITIK”, “TRIUMFI I KOMBIT” ,
“PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT”etj.