Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare
E hene, 29.06.2020, 11:47 AM
Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare
Nga Reshat
Nexhipi
Sqarim
Ky tekst, është vazhdim i artikullit im, me titull ,,15 veçoritë e popullit shqiptar,, publikuar në këtë portal, në datën 05. 06. 2020, por jo në detaje, siç po veproj në këtë rast, me dy prej tyre. Gati kam edhe disa shkrime, që kanë të bëjnë me 13 veçori të e e tjera, që do tua dërgoj, pas publikimit të kë ti teksti. Përndryshe, meqenëse, në artikujt e mij të mëparshëm, të publikuar në këtë portal, pas çdo shënimi, kam evidentuar burimet dhe literaturën, për të mos u përsëritur, në këtë rast, ato i mënjanova,kurse,për të evidentuar sa më tepër shënime, po i paraqes pothuajse ,,telegrafisht,,. Ky sqarim pra, vlen edhe për artikujt e tjerë, kuptohet, nëse u hynë në punë.
Evidentimi i rasteve, sipas rendit alfabetik
Abaz Kupi, zogist. Një ditë, Esat Pashë Toptani, ki shte dhënë urdhër që të iqet
flamuri kuq e zi i Skën derbeut dhe të zavendësohet me atë turk. Derisa ush tari
po ngjitej në kullë për ta zbatuar urdhërin.
Abaz Kupi, edhe pse 15 vjeçar, rrëmbeu pushkën e T’et dhe e
vrau ushtarin, kurse, disa vjet më vonë, nga mbledhja e Konferencës së Pezës, e kishte
lar guar me forcë Milladin Popoviçin e Titos.
Abdulla Be Dreni, me sakrifiva të pa përshkruara ia ka shpëtuar
jetën, sulltan Abdul Hamidit.
Adem Jashari. Për guximin dhe trimërinë e tij, ka dëgjuar tërë
bota, prandaj nuk ka nevojë të zgjatem për veç që do citoj ishkomandantin britanik, Bob
Ste wart: “Adem Jashari, me strategjinë e ti, të gjithëve, na ka
lënë gojëhapur,,.
Ahmet Zogu, rezikoi veten dhe shpëtoi nga vdekja fizicientin e famshëm Ajnshtajnin, duke
e furnizuar me pashaport shqiptar dhe duke e përcjellë për në Amerikë.
Ahmet Zherka, gjakovar, vrau në Njujork rusin kur e pa që
griste flamurë e Skenderbeut.
Albin Kurti në Pozharevac. Para Gjukatës të Ni shit, e cila e dënoi
me 15 vjet heqje lirie, kishte thë në: “Nuk e pranoj këtë gjykatë, e
cila është në shër bim të politikës ditore të regjimit të Sllobodan Millo sheviqit,,.
Ali Pashë Tepelena dhe nëna e tij, Hankoja. Kjo, në një rast, kur i biri, u kthye nga
lufta pa sukses, i tha të merte boshtin e të tirrte lesh me gratë në
konak se nuk i kishte hie të mbante armët dhe të qëndronte në mesin e burrave.
Hankua, gjithmonë e porosite atë që nga lufta të kthe het
ose si fitimtar ose i vdekur dhe se nuk duhej he dhur në luftë si
luan e pastaj, të kthehesh si lepur. Pra, guximin dhe trimërinë ky ,,luan,, shqiptar, e fitoi
nga e ëma. Dhe, siç i tha ajo, u bë
,,Luan,, i vërtetë.
Asllan beu dhe Veli beu. Këta dy bejlerë dhe kolo njarë të shquar, nuk e peshonin fare vezirin e
Manas tirit, kështu që, kur ai kalonte rrëzë kafeneve, të gji thë i
ngriheshin në këmbë, i bënin temena,
kurse ata, nuk lonin nga vendi.
Atanas Llozançev. Ky luftëtar maqedonas i periu dhës së Ilindenit, në
kujtimet e tij shkruan: “Isha pre zent në një moment kur furnizuesit shqiptarë
dorëzo nin armët, sikur të ishin bukë dhe, habitesha për gu ximin dhe trimërinë
e tyre, duke i bërë pyetje vetes: ,,A jam në në tokë, apo në hënë,,.
Avni Rustemi, më 13 qershor, 1920, vrau në Paris, para hotelit
,,Kontinental’’ Esat Pashë Toptanin, i cili,
sipas tij dhe atyre që e shtynë për këtë
veprim, ka punuar në dëm të Shqipërisë.
Azem Marana, nga ana e Shkupit, më 24 korrik 19 46 dënohet
me vdekje, me ç’rast, ka thënë! „Sa e ëmbël qënka vdekja për liri“.
Bajazit Pasho, duke rrezikuar jetën, i veshur si lip car, shpëtoi
djalin 15 vjeçar të një sulltani, i zënë rob në luftën me mongolët e Timurlengut.
Braisfoldi, për besën e shqiptarëve të Manastirit. Ky shkencëtar anglez, pas shuarrjes së Kryengritjes së Ilindenit, të v. 1903, kishte erdhur në
Manastir për të ndarë ndihma popullatës.
Braisfoldi...Në lidhje me këtë, ai njofton
se konsujt e të tjerët, të cilëve u ishte
drejtuar, për kryerjen e kësaj detyre, e kishin rekomanduar vetëm te shqip tarët, sepse tek
komunitetet e tjera, nuk kisin besim, shkruan Mita Frashëri.
Çerçiz Topulli, sipas Mihal Gramenos: ,,Kapiteni ynë i shtrenjtë, Çerçizi, u tregua si
një dragua në këtë luftë (të Mashkullorës-R.N.) Kështu që historia kom bëtare,
do të mburet me emrin e këtij djali të ri, po burri të madh të Shqipërisë...Zbathur,
lakuriq..me leshrat përpjetë..me pushkën në dorë, duke na mbu rur neve dhe duke qëlluar mbi ushtarët...
Çerçiz Topulli...Fëtyra e tij, këtë ditë, ishte më e çelur se
kurdoherë, jo sikur luftonte por sikur kër cente..Shumë herë nxirrte kryet
përjashta mbrojt jeve me gurë, që tu fliste ushtarëve turqisht, që të hi qeshin
mënjanë dhe mos vriteshin vëlla me vëlla, du ke u thënë: ,,Jemi bijt e Skenderbeut dhe nuk do rëzohemi, po do luftojmë gjer në
orën e fundit, se shqiptari di të vdesë, pas zakonit, me nder për At
dhenë,,
Çerçizi, Hasoja, nëna e tij, për të. Grave,
të cilat e ngushëllonin për
pjesëmarrjen e ti në luftën e Mash kullorës, fshati Gjirokastrës, u kishte thënë: ,,Po siç e di unë Çerçizin, ay do të bjerë i vrarë me nder edhe
atëhere ejani, ju motra, që të dëfrejmë dhe kërcejmë, së bashku, se atëhere
vdes e gëzuar që na la emrin të pafëlliqur...,,.
Çerçizi, Hasoja për të. Kështu
kuvendonte kjo trimëreshë plakë, e
ndjerë, ajo kordhëqare, që kish nxjerrë nga barku i saj luanët e Shqipërisë, Bajon
dhe Çerçis Topullin” shkruan Mihail Grameno, në kujtimet e tij.
Dame Gruev, revolucionar i periudhës së Ilindenit, nga
Smileva e anës së Demirhisarit, të Manastirit, besën shqiptare aq tepër e
çmonte sa që gjatë qëndri mit të tij në burg të përbashkët me ta, vetëm atyre,
ua tregonte planet më sekrete të
VMRO-së-shkruan dr. Dushko Konstantinov
në librin kushtuar D. Gru evit.
De Moro Xhaferi. ishte i vetmi që pati guxim
të jetë mbrojtës i Gjorgji Dimitrovit në gjyqin e Lajpcigut, i
akuzuar nga regjimi i Hitlerit.
Dervish Cara, mori përsipër tërë përgjegjësinë e kryengritjes të viteve 1844-45, duke shpëtuar bashkëpun torët e vet nga dënimi me vdekje në Stamboll.
Dervish Hima dhe kajmekami turk. Ky strugan, në një rast, i hyri kajmakamt turk në zyrë,
Manastir dhe e pyeti: A mos doni ta zini Dervish Himën?-Po, si jo, atë e
kërkoj-u përgjigj kajmekami. Unë jam ai, iu përgjigj Dervish Hima dhe iu
kërcënua me vrasje nëse i bën shqetësimin më të vogël ati personalisht dhe
popullit nëpërgjithësi.
Droni, Beograd, 2014, i lëshuar në stadiumin spor tiv të qytetit, me dy
figurat më të njohura shqiptare-Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin,
siç u tha në mje tet e informimit, nga
ana e Ismail Morinës, i cili me
guximin dhe trimërinë që tregoi, befasoi tërë botën.
Dhorka Kovaçi, nga Kolonja, e vetëdishme për rrezikun, nuk hezitoi të shpëtojë disa
familje hebreje nga ndjekjet naziste.
Esat Tetova. Në“Faktin” e 31 tetorit, 2006, Afrim Limaj, prezenton shkrimin që ka të bëjë me trimë rinë e këti tetovari, me mbititull “Misteri i një operacioni sekret” dhe me titullin
“Esat Tetova, shqiptari që rrëmbeu në Athinë avi onin
ushtarak” të cilin e kishte shpënë në Tiranë, për çka kishte fiuar
mirënjohje dhe shpërblim të madh nga Qeveria shqiptare, thuhet në një tekst
tjetër të internetit. Fjala është për bazën ajrore të Athinës.
Gonxhe
Bojaxhiu. Për
guximin dhe trimërinë e saj, nuk duhet
koment të veçantë. Atë që bëri ajo për të sëmurët e Indisë, nuk krahasohet me
asgjë.
Grigor Përliçev. Ky shkrimtar i shquar
maqedonas ka shkruar: “Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë
dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të
nder shëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime,, etj.
Gjergj Dhrako. “Unë jam Gjergj Dhrako, shpata
ime ka prerë mbi 100 koka qeveritarë të keq, vritmë pa u vonuar” kishte thënë
në gjyq me krenari të pa përshkruar, duke vrarë në fund veten me një thikë të
fshehur nën kostumin e tij,
Gjini. Më 1793 kishte marrë me vete dokumentacio nin sekret të
ambasadës franceze në Stamboll për ta shpënë në Paris,
Gjini...Gjatë udhëtimit në det, e sulmuan anglezët...
dhe për të mos e nxjerrë
në shesh dokumentacionin në fjalë, për ta ruajtur besën, pra, mbyti anijen, kup
tohet, duke flijuar edhe veten.
Haki Taha, vret Milladin Popoviçin. Ky, në atë ko hë, ishte sekretar i
Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, njeriu numër
një i pushtetit politik në Kosovë.
Haki Taha, vrasjen e kreu më 13 mars, 1945, në Prishtinë. Eugen Shehu, thekson shkaqet e kësaj trimërie. Veç tjerash, ky gjakovar, qe irituar edhe nga një këngë serbe, në të cilën thuhej: “Proxhe zima doxhe leto, nema vishe tunjatjeta” (Shkoi dimri, er dhi vera, s’ka më tepër tunjatjeta).
Haki Taha, i revoltuar nga kjo, i ishte përgjigjur: “Dardani e
vjetër, Kosovë e re, shqiptare ke qenë, e shqiptare je, dimër e verë, e
sa të jetë jeta, ke me për shëndetur me tunjatjeta”.
Haki Taha…Për vrasjen e Milladin Popoviqit, Haki Taha ishte
nxitur edhe nga deklarata e tij në tubimin e Prishtinës, se ata që duan
bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shikojnë ëndërr me sy çelur. Këtë
tallje gjakovari në fjalë nuk e onepsi dot dhe, dy ditë më pas, me një flamur
kuq e zi dhe pistoletë fshehur në gjoks,
Haki Taha…hyri në zyrën e Milladin Popoviqit du ke i thënë:
“Merre këtë plumb, e ke dhuratë nga ri nia
shqiptare”. Pastaj, i rrethuar nga qindra policë të armatosur edhe me
autoblinda, pa iu trembur syri, del përpara shtëpisë, nxjerr nga gjoksi
Flamurin, e puth fort dhe, qëllon në zemrën e vet.
Halid Frashëri, baba i vëllezëve të njohur. Për lar gimin
nga ushtria osmane, si shkak ishte edhe grin dja me disa komandantë turq, të
cilëve u ishte kërcë nuar, duke u thënë:
”Unë s’jam konjar (Anadollak) si ju, por stërnip i pellazgëve të lashtë”.
Halil Patrona. Më 1730 në krye të nja
12000 veta ve, kryesisht shqiptarë nga Stambolli, xbathur dhe me placka te
reckosura doli para sulltanit Ahmetit III, duke e detyrur të lëshojë
fronë dhe të zhdukë tëra objektet luksoze rrëzë detit, të ngritura ne djersën e
popullit etj.,guxim ky i pa parë gjer atëhere.
Halimi. Për të
ruajtur dinjitetin personal dhe kom bëtar, më 1903, e vret konsulin proserb rus Rostkov skin, në Manastir, për
shkak se ky e kishte prekur në sedër, duke e ofenduar që nuk e kishte
përshëndetur, si rojtar, gjatë kalimit të tij me mikun e vct Kërste
Misirkovin, i cili, nga frika, lojti rolin e të vdekurit.
Hasan Prishtina, Igbale Prishtina. Kjo
ishte bashkë
shortja e tij. Në një
rast, qe rrethuar shtëpija e tyre nga kundërshtarët. Hasani, duke parë se nuk do të mbetet i gjallë, filloi të shkruajë
testamentin, me të cilin, tërë pasurinë që kishte në Shkup, Selanik etj., ia
linte shkollës shqipe.
Igbalja...me revole dhe bombe në duar, doli para tyredukei kërcënuar: “Largohuni, se këtu do lini kokën tuaj se kjo shtëpi nuk ka njerëz që dorëzohen dhe, e çavi rrethimin”...
Ibrahim Gjillani, më 1903, në Mitrovicë, vret kon sullin rus, proserb dhe antishqiptarin e tërbuar,
Shçerbinin, gjë që bëri bujë të madhe në botë.
Idriz Ajet Gashi. Kosovar i njohur, i cili një kohë ka vepruar edhe në Manastir. Gjatë egzekutimit ve të e vendosi litarin në qafë dhe nuk lejoi
që atë t’ia vënë xhelatët.
Iljaz Agushi, prishtinas, Enver Hoxhës, i kishte thë në: ,,Mos
u lidh me shkijët. Ata nuk kanë besë e nder..Bashkou me forcat e Shaban Polluzhës…Luf
toni për Kosovën pa shkije”.
Isa Boletini, vrasja. Gjekë Gjon Lekaj
nga Njujor ku, në “Faktin” e 11 korrikut, 2005, veç tjerash shk ruan: “Isa
Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, bile për një kohë të
gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe,,.
Jup Kazazi, Iniciator i kryengritjes të parë antiko muniste në
Shqipëri, më 1946 në Postribë e Shkod rës.
Kalosh Zajazi, kaçak i shquar nga ana e
Kërçovës, kur dëgjoi që një zyrtar i lartë serb ishte tallur me sharvallet e S’ëmës, duke i thënë të shesë ato dhe të paguajë
taksat e shtetit, i shkon në zyrë dhe i thotë: ,,Ti solla parata që fitova
nga sharvallet,, dhe e vret.
Kosulli shqiptar. Me sakrifica të pa përshkruara, i vetëdishëm për
pasojat, shpëton fëmijën hebre. Fja la është për konsullin që vepronte,
1943-në, në Ma nastir. Ai, fëmijën e fshehu në korpën e letrave zyrta re që i
dërgonte në Shqipëri.
Mali i Vashës. Ky vend
i Shqipërisë veri-perëndi more, ka fituar këtë emër për shkak se prej
aty vajzat e reja shqiptare, për të mos rënë në duart e armikut, për të ruajtur nderin, zireshin dorë-për dore
dhe hi dheshin në greminë.
Manol Pandevski. Ky
historian i njohur maqedo nas,
akademik, shkruan se ,,Historia s’ka shënuar ra st tradhëtie nga ana e ndonjë shqiptari gjatë zbulimit nga pushteti osman
duke furnizuar luftëtarët maqe don të Ilindenit me armë dhe municion, edhe pse
ndaj tyre ushtroheshin maltretime të paduruesh me...,, gjer në vdekje.
Mefail
Biçaku, nga Qarrishtë e
Librazhdit, ka shpë tuar 6
familje hebrejshë, duke i mbajtur në
fillim në shtëpinë e tij, pastaj, i vedndosi
në malet e Mokrës, deri sa i përcolli deri në një kufi të Jugosllavisë.
Mehdi Frashëri, kryeministër,i vetëdishëm për pasojat, që
mund të pasonin, në dëm të tij, nuk për filli
vendimin e eprorëve gjermanë në Shqipëri, për bërjen e listave të hebrejëve,
për deportimin e tyre në kampet e vdekjes.
Mic Sokoli, guximin dhe trimërinë e tij, veç tjerash, e dëshmoi gjatë një betejës të v.1881 me trupat os mane, kur vdiq duke i vënë gjoksin topit, për të shpëtuar të tjerët, të komuniteteve të ndryshme.
Mihail Grameno, për nënën e tij: ”Ishte përhapur
lajmi në Korçë që isha vrarë..kur ajo dëgjon, vesh rrobat e reja, duke thënë:
,,Kam dasmë, Mihajlin e martova me Shqipërinë,,!
Millosh Kopili, në betejën e Kosovës, 1389, ,,vrau sulltanë,, sepse ky deshte të vrasë vjehrin e tij,, thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se,, Milloshi, i vetëdishëm se si do mbarojë jetën, shkoi pranë sulltanit, gjoja për t ia puthur këmbën, nxorri thikën e fshehur dhe ja çau barkun,,.
Miro Tërbaçi. Ka qenë vajzë patriote dhe e guxim shme nga
ana e Vlorës. Pas vrasjes së tre anëtarëve të saj nga ana e sunduesëve osmanë,
ajo, hipur në kalë dhe e armatosur, shkoi në sarajet e mytesarifit, në Vlorë,
gjoja se do t’i dorëzonte ndonjë letër dhe e vrau me katër
plumba, shkruan Zenepe Dibra.
Musa Kranji, i Prespës, ka deklaruar: “Gjilardin e kam vrarë për të vetmen arsye, se jam shqiptar
dhe neve nuk pranojmë të vijnë të huajt e të na urdhërojnë në shtëpinë tonë”.
(Fier,1935).
Musa Kranji, krijoi Zonën e lirë balliste në Prespë, në
të cilën 6 javë me rradhë nuk kishin guxim të depërtojnë as forcat bullgare as
aradha partizane, e fshehur mbi fshatin Kranjë, në bjeshkët e Pelisterit.
Musine Kokallari. Ka marrë pjesë në Ballin kombëtar dhe këtë, me mburje, si rrallë kush, e ka pranuar në gjyqin komunist të Enver Hoxhës, të cilin, shpe shëherë, pa hezitim, e kritikonte për gabimet e tij. Ajo konsiderohet si femra e parë që arriti t i bëjë opozitë regjimit komunist. Ishte dënuar me 20 vjet burg.
MustafaKruja, kryeministër, e bindi mbretin ita lian-Emanoil, që
t i lërë hebrejt e grumbulluar nga
jugosllavët në llogorin e Mitrovicës të vinë në Shqi përi, ku shpëtuan jetën.
Mustafa Limanhoxha. Ky trim nga ana e Kërçovës ka vrarë ,,kasapin,, më të madh të shqiptarëve Mihailin e Brodit, shkruan Safet Hyseni.
Myfit Be Libohova. Dimitar Vllahov, në kujtimet e tij, tregon rastin
se deputeti shqiptar në fjalë, një kolegut të tij turk në parlament, i kishte thënë me mburrje dhe duke iu kërcënuar: “Unë jam
shqiptar dhe bektashi”. (D.Vllahov, “Memoari”, Shkup, 19 70, f. 95, 142, 153).
Nijazibe Resnja, u tregua aqë trim dhe i
guximshëm sa që krijoi çetën e parë, të përbërë kryesisht nga shqiptarë,
shpalli Hyrjetin në Manastir, duke i dhënë fund absolutizmit pesëshekullor të
sulltanëve.
Nikolla Naço dhe konsul
grek. Ky i dyti, në një ra st kishte thënë se shqiptarët ortodoks janë
helenë, grekë, prandaj nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër
Nikolla Naço, bile e ka zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë,
duke mos bërë zë asnjë nga të pranishmit.!
Oso Kuka. Në një kullë të ishullit Vraninë, më 26 shkurt, të v.1862, në krye të forcave
vullnetare, i rre thuar nga ushtria malazeze, i vuri zjarr fuçive të ba
rutit dhe e hodhi në erë, bashkë me të dhe luftëta rët e tjerë malazezë që
kishin hyrë brenda.
Pjetër Bogdani, kryepeshkop i Shkupit, në Luftën Austro-Turke, të
v.1689,mbajti anën e gjeneral Pikolominit të Austrisë dhe mbaroi jetën bashkëme
të.
Qenan Zija Be Manastiri, deputet. Gazeta “Vre me” e Beogradit, më
9. VI.1921 shkruan për para qitjen e tij të guximshme në parlamentin e SHS-së.
,,Anëtarët e Xhemietit, u gjendën menjëherë pas tij për ta ndihmuar në rast
nevoje…Edhe radikalët kuj deseshin që ndonjë nga demokratët mos zbraste me
revole në të…
Qenan Zija Be Manastiri...Zoti Magovçeviç, ngri het mëkëmbë, drejton gishtin nga Qenani, dhe i thotë: “Kjo është turp! Menjëherë të kërkosh falje para të gjithëve këtu, që the se neve demokratët jemi hajdutë dhe plaçkitës në këtë shtet”.
Qenan Zija Be Manastiri. Mirëpo, ky shqiptar as që ia
vuri veshin atij, por filloi të flasë me të njejtën tempo. Kështu që
“reagimet arritën kulmin dhe çdo njeri priste të niset rrafja…dëgjohen të
shara, të thi rrura, alarm, zhurmë. Kryesuesi ishte i detyruar të ndërpresë
mbledhjen...”.
Ramizi dhe Boroja. Për të mos e thyer besën e dhënë se do luftojnë bashkë të pandarë edhe në vdekje, Ramizi, edhe pse mund të shpëtonte jetën, nuk pra noi kushtet e xhelatëve dhe u vra bashkë me shokun e vet të nacionalitetit tjetër-thuhet në një shkrim të internetit
Rexhep Fasku, nga ana e Kërçovës, sekretar i Sho qërisë Shqiptare në Bukuresht, sipas prof dr. Avzi Mustafës, në rojtoren e Kërçovës, ia hodhi shkumën e sapunit në sy berberit turkofil, i cili kritikoi Alfabetin e Manastirit, duke i thënë se germat shqipe që dolën nga Kongresi, do t’i shkruaj në ballë, se ne je mi shqiptarë, etj.
Rexhep Mitrovica, aratisje nga burgu. Nga italia nët, në Shqipëri
dënohet me disa vjet burgim. Një kohë dergjej në burgun e tmerrshëm të Porto
Roma nos, afër Durrësit.
Rexhep Mitrovica, dënimin nuk e mbajti gjer në fu nd, sepse, me
guxim dhe trimëri të papërshkruar bëri të mundur shpërthimin e burgut prej të
cilit nxo rri edhe dhjetra nacionalistë (atdhetarë) të shqu ar, siç ishte edhe Bedri
Pejani-thuhet në një tekst të inte rnetit.
Sali Butka, rasti me syrin. Në fund të v. 1914 shkoi në Itali
për të operuar syrin e plagosur në betejën e Nikolicës kundër grekëve gjatë të
njëjtit vit. Në spi talin Bari, jo vetëm
që nuk pranoi narkozë, por nuk pranoj as ta lidhnin, si zakonisht në raste të
tilla. ,,Jam shqiptar,, tha ai dhe
qendroi pa u trëmbur fare kur i nxorrën
syrin dhe i vunë një të qelqtë në vend të tij.
Sali Butka...Për këtë rast pa precedent, shkruajti edhe
gazeta ,,Corriere della Puglia,, etj.
Kurse gaze ta ,,Koha,, e Mihal Gramenos,
shkruante: ,, Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali
Butka na thotë: Mos kini fri kë o vëllerzër, që mbeta me një sy, se nuk do
ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqëve s’ka për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, po le të shuhem me gjithçka vetëm
Shqipëria të rrojë,,
Sali Butka dhe Ganiu. Ky i dyti ishte djali i tij i cili në një betejë në
Pogradec, gjeti vdekjen. Njerëzit ranë në hall të madh si ta informonin
babanë e tij i cili gjendej në luftë e sipër në krye të
çetës. Në fund, duhej pa tjetër t’i tregohej.
Sali Butka dhe Ganiu...Për të mos e demoralizu ar çetën, në vend të qante, ia krisi një këngës të mallëngjyeshme atdhetare, gjë që habiti të vegjël e të më dhenj të cilët ndodheshin aty.
Sevasti Qiriazi. Me veshje burash, me guxim dhe trimëri të pashoq, e
vetëdishme për pasojat, hyn në burgun
famkeq të Stambollit dhe takon patriotin shqiptar Koto Hoxhin, mesazhet e tëcilit, pas atyre të Naaim Frashërit, e frymëzuan tepër që të punonte në drejtim të çështjes kombëtare.
Skenderbeu
në Turqi. Në moshën 25 vjeçare, doli fitimtar
në dyluftim me një tartar të
tmershëm prej të cilit u dridheshin këmbët trimave më të dëgjuar të asaj kohe.
Skenderbeu,
trimëri. Një historin i huaj ka shkruar se Skenderbeu me një të rënë, i kishte
prerë kokën një demi të madh.
Skenderbeu
dhe shpata e tij. Sulltani, për ta posh tuar Skenderbenë, përhapte
lajme se ai e ka vjedhur shpatën e shenjtë nga Allahu, prandaj vret e pret.
etj. etj. Skenderbeu, me të dëgjuar këtë, ia dërgon shpa tën dhe e bindi që gënjen,
prandaj, thuhet: ,,Nuk ësh të në pyetje një copë hekur i dheut, por dora e
fortë e Skenderbeut,,.
Stiv Naumov. Ky luftëtar më i njohur nga Manas tiri, vetëm te
shqiptarët kishte besim të plotë, prandaj atyre ua tregonte dokumentet më sekrete të PKJ. Nuk kishte besim te
bashkëkombasit e vet, sepse një pjesë e tyre,
ishin serbofilë, shumica bugarofile, etj.
Suliotet.
Fjala është për
femrat e kësaj ane, për të cilat, në një tekst të internetit thuhet se për të mos rënë në duart e armikut,
gjegjësisht për të ruajtur nde rin, zireshin në valle dhe hidheshin njëra
pas tjetrës në humnerën e një vendi i
quajtur Zallango.
Sulltana Qafa. Kjo vajzë 17 vjeçare, nga fshati Qafa midis Kërçovës dhe Gostivarit,
me gërshërët e saj të fshehura, nën këmishë, vrau disa xhandarë serbë, du ke
shpëtuar bashkëfshatarët e saj, prandaj dhe është shpallur për heroinë nga
ana e shqiptarëve, të cilët i kanë ngritur edhe përmendore në Kërçovë.
Shqiptarët, të vetëdishëm për pasojat, përveç shpëtimit të
ebrejëve, shpëtuan edhe jetën e 20 mijë ushtarëve italianë, të cilët, sipas
urdhërit të Hitlerit duhej të pushkatohen, si hakmarrje për kapitullimin e
Italisë, në vjeshtën e vitit 1943.
Tahir Meha. Ky trim nga Prekazi i Drenicës, gjatë një
betejë me forcat serbe, më 13 maj, 1981,
që zgja ti 11 orë, pasi vrau 9 dhe plagosi 2 policë, u hodh mbi tank dhe
mbeti i vrarë, thuhet në një tekst të inte rnetit dhe shtohet se në histori ka hyrë si ,,Legjendë e kombit,,
ose ,,Burri i dheut,,.
Tefikbe Asamati. Për këtë trim të rrallë nga Prespa, nga familja e Pashobeut (nga e
cila ka dalë nëna e autorit të këti shkrimi), Stevan Simiçi, në kujtimet
e tij, për vete shkruan se në fillim merrte pjesë në çe tën e Nijazibeut,
shqiptar nga Resnja, i njohur si ,,Mbret i Prespës,, por, më vonë, sllavi në
fjalë, ishte penduar dhe priste moment
të volitshëm, për të brak tisur çetën. Momenti erdhi. Ja si e përshkruan ai
këtë.
Tefikbe Asamati...“Nga perëndimi afrohej
një re e zezë dhe e madhe që paralajmëronte shi dhe erësirë. Vendosa të
ik...Ngadalë, me kujdes, u ngrita. Vura re Tefikun, flinte si i vdekur. Sa bëra
të ik, u gjenda i shtrirë në tokë. E, more bir, ti harrove që të rruan Te fik
Asamati. Ishte trim, i guximshëm, si askush tjetër,, (po e përsëris: Ishte
xhaxhai i nënës ime).
Themistokli Gërmenji, pronar i hotelit historik ,,Li ria,, në Manastir,
ku u mbajt Kongresi i alfabetit, para
pushkatimit, ka kërkuar: 1. Të vishet
me kos tum kombëtar shqiptar; 2.
Të mos i lidhen sytë dhe 3. komandën ta japë
vetë kur duhej të zbrazej në tru pin e tim.
Vasil Laçi. Bëri atentat ndaj mbretit të Italisë, Viktor
Emnuelit III. Kur e pyetën para ekzekutimit
se cila ishte dëshira e tij e fundit, tha: ,,Më jepni krër të kreh flokët, që të e të vdes, më mirë e më
bukur,, (Aristidh P. Kola, Arvanitët..Tiranë, 2008, f. 288)
Virhov(Virçov). Ky shkencëtar sllav, çmonte tepër be sën dhe trimërinë shqiptare. Sipas Mitat Frashërit, gjatë një ligjerate kishte thënë se raca shqiptare është superiore mbi të gjitha racat e tjera dhe para tij kishte kafka të popujve të ndryshëm, kështu që
Virhov (Virçov)...kafkën të
shqiptarit e përkëdhelte me dorë, kurse të tjerat, studentëve, ua tregonte me majën e këmbës. (Mitat Frashëri, Çështja e
Epirit...ku citon revistën franceze Le Matin Paris,1901,15 tetor).
Xhafer Deva, Ministër i Punëve të Brendshme, nuk e
përfilli aktin e eprorëve gjermanë në Shqipëri, për bërjen e listave të
hebrejëve, për të përfunduar pastaj në kampet e
njohura të vdekjes.