E diele, 09.08.2020, 03:47 AM (GMT+1)

Komente

Saqipi: Aktakuza kundër Presidentit Thaçi, sulm kundër procesit dialogues

E enjte, 25.06.2020, 12:03 PM


Saqipi: Aktakuza kundër Presidentit Thaçi, sulm kundër procesit dialogues shqiptaro - serb në Uashington

Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Parlamentit republikan të Kosovës Kadri Veseli, ka ngjallur reagime edhe në rajonin e Luginës së Preshevës.

Duke e komentuar për , aktakuzën ndaj dy personaliteteve kyçe të politikës shqiptare, koordinatori i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, u shpreh me një shqetësim të papërmbajtur se një veprim i tillë, në prag të vazhdimit të bisedimeve shqiptaro - serbe në Uashington, s'ka se si të komentohet ndryshe vetëm si një minim i këtyre proceseve, nga të cilat varet perspektiva e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit.

"Nuk ka dilema se aktakuza e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj Presidentit Thaçi dhe ish kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, nuk do të jetë bërë pa qëllime të caktuara. Ky veprim i ngutshëm dhe i pamatur mirë i kësaj Gjykate ndërkombëtare erdhi shumë afër vazhdimit të dialogut të ndërprerë mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili pritet të mbahet në shtetin më të fortë në botë, aleatin e shqiptarëve në Amerikë. Duke i njohur këto dy personalitete të larta të politikës shqiptare në Kosovë dhe rajon, jam i bindur se kjo aktakuzë tendencioze do të tejkalohet dhe misioni i tyre politik do të triumfoj ashtu si kauza e drejtë e luftës së tyre për liri dhe pavarësi. Në këtë drejtim, s'ka se si të mos përmendim edhe deklaratën e Presidentit Thaçi, kur tha para nisjes së tij për Amerikë, se është "ithtar që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe se këtë çështje do ta shtroj në Uashington", thuhet në reagimin e koordinatorit të Shoqërisë Civile për Luginën e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora