E marte, 14.07.2020, 11:09 AM (GMT+1)

Komente

Zenel Çeliku: Tashmë, partitë e vogla kanë një shans

E enjte, 28.05.2020, 12:47 PM


Tashmë, partitë e vogla kanë një shans

Nga Zenel Çeliku

Kodi aktual zgjedhor ka për detyrë të përcaktojë rregulla korekte për të përgatitur zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato vendore në Republikën e shqipërisë. Ky Kod brënda tij ka një sistem që në një mënyrë “dënon” partitë e vogla. Kadi Zgjedhor I cili është në fuqi edhe për pak ditë, është pagëzuar me nismen dhe dëshirën e dy partive të mëdhaja PD & PS. Reforma Zgjedhore ka marë vëmëndjen e mbarë opinionit publik dhe vecanërisht ka terheq vëmëndjen dhe shqetësimin e ndërkombëtarëve që janë prezent në Shqipëri. Për ndryshimin e Kodit dhe të Sistemit Zgjedhor janë angazhuar aktorët-përfaqësuesit më të rëndësishëm të politikës në vënd, në vecanti krerët e PD & PS & LSI dhe opozita parlamentare. Ata kanë marë përgjegjësinë dhe “detyrimin” për të bërë ndryshimet në Kadin Zgjedhor të rekomanduara nga OSBE-ODHIR, nga BE & SHBA-të. Me dëshirë apo pa dëshirë këto ndryshime do të bëhen brënda 31 Majit 2020, kjo falë ndërhyrjes energjike të BE dhe SHBA-ve. Pas bojkotit të takimit të fundit nga opozita e bashkuar duke marë si shkak shëmbjen e Teatrit Kombëtar, në Këshillin Politik për këto ndryshime bëjnë pjesë opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare të cilët janë mbledhur dje në orën 17.oo. PS-ja është përfaqësuar nga Damian Gjiknuri, PD-ja si opozitë joparlamentare është përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi, LSI është përfaqësuar nga Petrit Vasili, kurse opozita parlamentare është përfaqësuar nga Rudina Hajdari. Grupimi I lartpërmendur I cili është quajtur Këshilli Politik, kanë diskutuar disa pika të lëna në takimin e mëparshëm, siç është financimi i partive politike, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor, por edhe ndryshimin e Sistemit Zgjedhor që është një kërkesë e fortë e opozitës parlamentare. Sipas ambasadës të BE dhe të SHBA-ve, ndryshimet që do të bëhen do të kenë si model sistemin danez me lista të hapura, duke ulur edhe pragun elektoral. Këto mdryshime favorizojnë partitë e vogla, që edhe ata të bëhen pjesë aktive e politikbërjes në Shqipëri. Tashmë ka ardhur koha që populli ta dij se për cilin kandidat do të votoi, nga tani e tutje nuk do të votohen më figurat e inkriminuara të cilët deri tani janë futur në listat emërore për t’u votuar edhe pse kanë qënë me rekorde kriminale të theksuara. E përsëris, e vërteta është se Kodi dhe Sistemi Zgjedhor aktual I ka penalizuar partitë e vogla, ndërsa ndryshimet që do të bëhen brënda 31 Majit me “urdhër” nga ndërkombëtarët, do ti japin një shans të mirë partive të vogla të cilat sëbashku bëjnë një shumicë votash të konsiderueshme. Lidhur me situatën politike në vënd dhe me shqetësimin e ndërkombëtarëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhorë, ka bërë që Ambasadorja Amerikane-Yuri Kim, të ndërmarë takimi të ngjeshura me Presidentin Meta, me Kryeministrin Rama, me Liderin e opozites-Basha dhe me Kryeparlametarin Ruci. Dje Yuri Kim sëbashku me Ambasadorin e BE-Luigi Soreca, kanë bërë takime “kokë më kokë” me palët e Këshillit Politik, të cilëve u kanë kërkuar që brënda 31 Majit 2020, duhet të përfundojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kuptohet mjaft mirë se ky impenjim I madh I Znj. Kim dhe Z.Soreca janë shqetësime të madhaja për Uashingtonin dhe për Brukselin, ndaj edhe liderët e partive të lartpërmenduara e kanë marë shumë seriozisht mesazhin Yuri Kim & Soreca, duke iu bindur “urdherit” dhe për pasojë, ata kanë dhënë miratimin e tyre për ndryshimet e kërkuara në Kodin Zgjedhor.

Pyetja është, kush mundet të përfitojë nga partitë e vogla nga ndryshimet e prithsme në Kodin Zgjedhor ?

Janë Partia Agrare Ambientaliste-PAA e cila është parti me elektorat të gjërë në shumë rajone të vëndit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë-LZHK e cila ka mbështetje të gjërë në Tiranë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet-PDIU e cila ka mbështetjen e camëve, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut-PBDNJ e cila ka elektorat minoritarët, gjithashtu dhe Partia Republikane-PR ka mbështetësit e saj. Këto parti priten të përfitojnë nga këto ndryshime mbasi kanë qënë parti në nivel qeverisje. Ndërsa partitë e tjera të vogla që nuk kanë as zyra dhe as elektorat sa për të mbushur një autobus, ky moment nuk I bën të buzqeshin edhe pse do të bëhen këto ndrshime.

Në një komunikim me kreu i PAA-Agron Duka, ai më tha se ndryshimi I Kodit dhe Sistemit Zgjedhor është një gjë shume e mirë për partitë e vogla, mbasi I jep mundësi edhe atyre që të tregojnë vehten sa elektorat kanë dhe sa ato vlejnë për të qënë aktor dhe faktor në politikë. Konkretisht PAA me mundësitë e uljes së pragut elektoral, ka shumë mundësi të përfaqësohet me 4-5 mandate deputetësh, PDIU pretendon të fitojë 2-3 mandate, LZHK pretendon të fitojë 2 mandate edhe PR pretendon të jetë ulëse në parlamentin e ardhshëm. Krerët e këtyrepartive janë optimis se mbas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, partitë e tyre do të jenë pjesë e ligjvënësit të ardhshëm.

Lëvizjet këmbëngulëse të ambasadores Yuri Kim dhe të Luigi Sorecës, kanë rikthyer sërish optimizmin e shqiptarëve të cilët pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor presin lëvizje akoma më të fuqishme për vijushmërinë e Reformës në Drejtësi, për konsolidimin e SPAK, për të shpejtuar edhe më shumë organizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të godasë deri në rrënjë krimin e organizuar dhe korrupsionin shtetëror. Vetëm kështu Shqipëria mund të dalë nga kaosi ku ndodhet.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora