Mendime
Prend Buzhala: Kastrioti, Shëngjergji, Frojdi dhe Agani
E enjte, 14.05.2020, 01:56 PM
TRIPTIK MAJI
(Kundrime:
Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shëngjergji, Sigmund Frojdi dhe Fehmi Agani)
Nga
Prend BUZHALA
Secila
ditë është një kujtesë, një kujtesë historike e një ngjarjeje, një feste, një
tragjedie, lindjes a vdekjes së një njeriu të shquar. Një zbulimi shkencor a
një ditë e shënuar ndërkombëtare.
Lumi
i ngjarjeve, më saktësisht, ky oqean ngjarjes e personalitetesh, ngjet çdo
ditë: Ato na sjellin dritë nga përvojat e thesari njerëzor. Secili brez
njerëzor ka vulën e vet, ka ngjarjet dhe personalitetet e veta. Historia jonë
nuk është vetëm histori luftërash, por edhe kremtesh, histori kulture, dijeje e
arsimimi që na radhit ndër kombet moderne. Por të paktë janë personalitetet e
ngjarjet historike që e shtrijnë rrezen e tyre të ndikimit në kohë e nëpër
kohë. Kjo do ta ketë shtyrë një emër që aq shpesh citohet për mendimin e urtë,
Ralph Waldo Emerson, kur shprehet: "Shpirtrat e mëdhenj dërgojnë përpara
forcat e fshehta që tërheqin vazhdimisht ngjarje të mëdha".
1.
Kësisoj
dita e sotme, 6 maj shënon lindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, lindjen e
themeluesit të paikanalizës, neurologut Sigmund Frojd, 6 maj 1994 përurohet
tuneli i la Manch-it, 6 maj 2001 – Papa Gjon Pali II shkoi në Xhaminë Umajade
apo Xhaminë e Madhe të Damaskut gjatë vizitës së tij në Siri duke u bërë edhe
lideri katolik i parë që hyn në një xhami përgjatë historisë islame
1.400-vjeçare. 6 maj 2008 – Cikloni “Nargis”, i konsideruar një shakullinë
jashtëzakonisht e fortë, goditi Mianmar-in (Burma), duke shkaktuar të paktën
22.000 të vdekur, rreth 30.000 të zhdukur dhe dëme materiale me vlerë miliarda
dollarë. Sot është Dita e Shën Gjergjit, apo Shëngjergji (sipas kalendarit
Më
6 maj lindën: 1405 – Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, hero kombëtar shqiptar
1856
– Sigmund Freud, babai i Psikoanalizës
1915
– Orson Welles, regjisor, aktor dhe autor amerikan
1953
– Tony Blair, politikan britanez
1960
– Haqif Mulliqi, regjisor teatri shqiptar
etj.
Vdiqën më 6 maj:
1949
– Maurice Maeterlinck, shkrimtar belg, nobelist
U
vra më 6 maj1999 Fehmi Agani,filozof, sociolog dhe politikan i doktoruar,
akademik, gazetar dhe Hero shqiptar i Kosovës.
Kësaj
radhe, po veçoj tri ngjarje që ndërlidhen me ne e me historinë botërore:
Skënderbeun me Ditën e Shën Gjergjit, Frojdin dhe Fehmi Aganin.
2.
Kujtesa
popullore ndër shekuj e ka ruajtur emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si
simbol harmonie, uniteti dhe guximi, si shenjë mbrojtëse të etnisë, të
shqiptarisë. Prandaj janë krijuar nga kjo kujtesë popullore edhe gojëdhëna,
tregime e këngë popullore, pa dallim feje. Madje, figura e tij, pa dallim feje,
është trajtuar nga shkrimtarët e të gjitha trojeve, e jashtë tyre, si te arbëreshët
e Italisë.
Mendohet
se emërtimi SHQIPE ishte i kohëve të lashta dhe i ruajtur në FLAMURIN
TRADICIONAL ilir-arbëror-shqiptar. Vetë Konstandini i Madh e kishte këtë
flamur, për të cilin thoshte se e kishte trashëguar nga Pirroja. Shqipja
dykrenore, është simbol antik, pra simbol i lashtësisë dhe i trashëguar nga
arbrit (Flamuri i përdorur nga Pirroja). Mjafton të lexohet Fjalimi i
Skënderbeut kur arrit në Krujë (nga Barleti, nga Noli e nga gjithë
historianët), ku nuk mban një Fjalim Fetar (sikur të kishte qenë ashtu, atëherë
Barleti prift do ta kishte shënuar me devotshmëri). Por, në përfundim të
Fjalimit përmendet së pari fjala FLAMUR e mandej vjen fjala Perëndi:
"Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia,
si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndihmojë dhe do të na nxjerrë
faqebardhë. O Burrani!" (Përkthimi i Nolit). Këtë flamur e trashëgoi
Skënderbeu prej ilirëve. As në kohën e Konstandinit nuk ka pasur Bizant, sepse
Konstandini i Madh e ka konsideruar veten perandor romak, sado që Konstandini e
formoi Konstandinopojën si qendër të veten (emrin e tij e ruan Stambolli i
sotëm, se fjala Stamboll nuk është fjalë turke dhe sepse Stambolli kurrë nuk ka
qenë qytet otoman e turk, i cili u pushtua pas ardhjes së Skënderbeut në
Krujë).
Skënderbeu,
me një vetëdije të fortë autoktone-etnike, u ngrit mbi dallimet fetare. Vetë
Perandoria otomane kishte përbërje fetare të ndryshme (vasalët e krishterë
bizantinë e sllavë në kuadër të Perandorisë otomane, që luftonin kundër
Skënderbeut).
Prandaj,
për shkak të vizionit të tij UNIK HSITORIK, ai mbetet figura më përfaqësuese
shqiptare... para të cilës përkulen kombet, shtetet, personalitetet ushtarake,
intelektuale etj.
Iskander
(Aleksandër I Madh), ishte titulli më i lartë ushtarak e luftarak që u
përjetësua nga vetë Perandoria otomane, ashtu sikundër Roma e përjetësoi si
Atleta Cristi. Koncepti për heroin, në CIVILIZIMIN EVROPIAN, ka traditën e vet
të përdorimit (ndryshe se ç’e trajtojnë këtë koncept vendet e Lindjes që
qëndron krejtësisht i ndryshëm e që krijon moskuptime). Feja nuk ka nevojë për
heronj dhe nuk shpall heronj. Në frymën e konceptit antik, evropian, kombëtar
dhe modern, Skënderbeu është hero kombëtar.
3.
Dita
e Shëngjergjit ndër shqiptarë ka traditë të lashtë. Shë Gjergji (i lindur në
Nikomedi rajon në Turqinë e sotme, ka jetuar në shekullin III pas Krishtit
ndërmjet viteve 275 – 303 nga prindër të krishterë, babai nga Kapadokia
(Cappadocia) kurse nëna nga Palestina. Edhe ai ishte një ushtar Romak, jetoi në
Palestinë. Por kishte natyrë kryengritëse, prandaj haptas doli kundër dhunës
shfarose që u bëhej të krishterëve nga Perandoria romake. Protestoi kundër
persekutimit të krishterëve nga ana e Romës pagane. Duke përjetuar tortura, ai
sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të besimit krishterë. Mirëpo, emri i tij u
ndërlidh me mirin e njohur të kohës pagane, të fitores së dragoit (simbol i së
mirës) mbi kuçedrën 9simbol i së keqes). Kësisoj, në artin ikonografik
Shëngjergji paraqitet si kalorës që mund kuçedrën. N[ Mesjetë ishte Pajtor i
kalorësve. Te traditat shqiptare ndërlidhet me festat e ardhjes së pranverës,
ringjalljes së natyrës, me traditën e hershme të varjes së degëve të vogla
(gemave) nëpër dyer të oborrit e nëpër pjesë të tjera të shtëpisë. Ndër
shqiptarë ka mjaft kisha që kanë emrin e tij. Në këto tradita hyjnë edhe
organizimi i vrapimit të kuajve, mundja e demave, garat e mundjes.
Këtë
festë e shënojnë e kremtojnë shqiptarët e të gjitha besimeve, pa ia pasur
nevojën tempujve fetarë “në organizim a celebrim.”
Porse
populli ynë e lidh edhe me emrin e madh të Gjergj Kastriotit, që mund lubinë
otomane, si dukur atë romake.
Edhe
kujtesa popullore legjendare e rapsodike, ka dhënë njërin ndër krijimet më
antologjike të letërsisë sonë gojore, që ndërlidhet me emrin legjendar të
Gjergj Elez Alisë...
4.
Dhe
ja tani emri i Sigmund Frojdit (Sigmund Freud 6 Maj 1856 – 23 shtator 1939),
këtij psikologu austriak që krijoi Epokën e Psikanalizës, ishte një fiziolog,
doktor i mjekësisë, psikolog dhe mendimtar me ndikim i fillimit të shekullit
XX. Ai ka përpunuar teorinë se mendja është një sistem kompleks, hetimi
strukturor i të cilit është fusha e duhur e psikologjisë. Ai artikuloi dhe
përmirësoi konceptet e seksualitetit të pandërgjegjshëm, infantil dhe shtypjes.
Teoria
e tij e psikanalizës parashtron mendimin se njeriu është një qenie e
pavetëdijshme, pa mundësinë e vendimmarrjes së lirë, ai nuk mund të marrë
vendime racionale dhe as të sundojë vetë” e që ishte në kundërshtim me kuptimin
dhe interpretimin tradicional të qenies njerëzore.
Është
njohur topografia që ai ia bën personalitetit të njeriut: dmth mendja njerëzore
ka tri nivele: të pavetëdijshmen, të vetëdijshme dhe të paravetëdijshmen. Apo
për strukturën e personalitetit (Id, Ego, Superego), sidomos interpretimi i
ëndrrave.
Studimet
e tij hapën shtigje edhe në letërsinë moderne, sidomos më gërmimet letrare në
botën psikolgojike të njeriut. Kësisoj, janë të njohura romanet e Xhojsit
(romanet e rrjedhës së nënvetëdijes a ndërdijes).
Kur
kishte themeluar më 1902, së bashku me studentët e tij (Ferdern, Ranka, Adler),
fillimisnt u mor me çështjen e babait, konceptet e nxitjeve të jetës (erosit)
dhe instinktet e vdekjes (thanatos), parimet e realitetit dhe parimet e
kënaqësisë. Më 1913 ai botoi tekstin “Totem dhe Tabu” ku diskutoi fenomenin
kulturor dhe historik të ndalimit të incestit, më 1915 ai botoi tre
eksperimente metapsikologjike mbi instinktet e fatit, shtypjen dhe të
pandërgjegjshmen, dhe më 1916, Trishtimin dhe Melankolinë. Në shënimet për të
përmenden kontributet e tij kërkimore përfshijnë zbulimin e karakteristikave të
reja të qelizave nervore në peshkun e artë . Pastaj konstatimi më i rëndësishëm
i tij është se kokaina mund të përdoret për të trajtuar shumë sëmundje.
Nazistët pushtuan Austrinë dhe i dogjën publikisht librat e Frojdit në Berlin.
Ai u largua nga Austria dhe shkoi në Angli, ku ai trajtoi pacientët e tij deri
sa vdiq.
5.
Fehmi
Agani (1932 në Gjakovë - 6 maj 1999), ky hero i heshtur i mendimit e kulturës
politike, politikëkrijuese e politikëbërëse ndër ne, mbahet mend në plejadën e
papërsëritshme të kohës. Le t’i kujtojmë, shpejt e shpejt, tri figura që janë
personifikim i njeriut që nuk urrejnë tjetrin, personifikime të urtisë e të
sjelljes së dinjitetshme të njeriut: Ibrahim Rugovës, Anton Çettës e Fehmi
Aganit. Për një dekadë të tërë (1990 -1999) te këta tre burra nuk keni mund të
veçoni intrigën politike, por përbashkimin e forcave të mendjes e të
organizimit; nuk mund të shihni te ata arrogancën, polemikën, apo protagonistë
që do ta luanin rolin e përplasjeve e të prodhimit të kundërthënieve.
Kjo
ishte pamja jonë që aso kohe ia përcillnim Evropës dhe SHBA-ve, fytyrën e
civilizimit, të mendimit e të urtisë moderne shqiptare: të keqes e dhunës i
janë përgjigjur me rezistencën e jodhunshme, e cila u shtri gjithandej, dhe
mori mbështetje e zë në qarqet botërore me ndikim progresiv. Është ajo lëvizje
që krijoi miq, që i dha emër të mirë Kosovës në botë. Jo vetëm mendimi i tij
politik, sociologjik apo akademik, por sidomos ai i mendimit veprues, ishte, pa
dyshim, shpirti i lëvizjes politike të Kosovës gjatë viteve ’90, i mendimit të
matur diplomatik, i mendimit veprues që heq peshë në ato kohë të rënda. Gjatë
viteve ’70 ai ndihmoi në shumë drejtime; për t’i gjetur rrugët frytdhënëse të
avancimit të statusit të Kosovës; sa qe profesor, ai dha kontribut në ngritjen
e arsimit në nivel universitar; në ndihmesën e themelimit të institucioneve, si
i Institut Albanologjik (ishte drejtor i këtij Instituti më 1967); ndihmoi në
vënien e komunikimit me Shqipërinë. Nuk ishte e rastit pse pas demonstratave të
vitit 1981 ai përjashtohet nga Universiteti e nga organet tjera shtetërore.
Rikthehet në fillim të viteve ’90, në krye të lëvizjes së madhe politike të
kohës në krye me I. Rugovën (në kreun e LDK-së). Në atë dekadë mbahet mend që
ka hartuar dokumentet kryesore politike me peshë nacionale e ndërkombëtare, si
Deklarata e Pavarësisë, Referendumi për Pavarësi Kushtetuta e Kosovës etj,
ngjarje që i dhanë vulë e shtysë të madhe përpara, dhe aty është emri i Fehmi Aganit
tonë, pikërisht në kohën kur po shpërbëhej Jugosllavia, kur shpërthyen luftëra
anembanë kësaj hapësire... dhe nuk ishte e rastit që u vra pas përfundimit të
Konferencës së Rambujesë, ku ishte ndër pjesëmarrësit e saj, dha pas ndërhyrjes
së bombardimeve të NATO-s.
Aty,
te ky 6 maj, krahas emrit të Gjergjit të madh, le të jetë edhe ky emër i heroit
të heshtur, Fehmi Aganit.
(Prend N. Buzhala, 6 maj 2020)