E premte, 26.04.2024, 07:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Udhëtim artistik mes ëndrrash e prangash

E marte, 12.05.2020, 03:00 PM


Udhëtim artistik mes ëndrrash e prangash

Nga Blerim Rrecaj

Pata kënaqësinë ta lexoj e tash edhe ta rilexoj dorëshkrimin me poezi ,“Endrrat behen pranga” të Bekim Muhaxherit. Kjo përmbledhje e përzgjedhur na jep krah engjëjsh, fluturash a bletësh që të vazhdojmë ngarendjen tonë duke ateruar nga poezia në poezi. Me një frymë. Për te ky nektar. E te ky thesar.Te këto margaritare që flasin e shkëlqejnë njëra pas tjetrës, me vend e rend. Duke filluar që nga lashtësia e duke vazhduar deri më sot. Është poeti ai që s’harron t’na hap shtigje për të kalëruar kohëve me trokëllima që lënë gjurmë pluhuri, a stërpika balte a bore, për të parë e përjetuar lajmtarët e porosive që kanë marr përsipër dhe duhet t’i dërgojnë deri në cakun e caktuar, me çdo çmim e me cdo kusht, sepse dhënia e besës s’pyet për asgjë, madje as për vdekjen si na e thonë legjendat, rrëfimet për Konstandinin, Mujin e Halilin, Gjergj Elez Alinë, e që në ditët e sotme autori, nëse ndokush do të donte t’u ngjiste poeti i do me sa më pak plagë e vuajtje… Dhe vazhdojmë me makinën kujtesës artistike të gjendemi nëpër Ilirinë e pa-k -njohur me vello mjegullash, për te maratona e plagëve duke kaluar te gjurmë ngjarjesh si LIdhja e Prizrenit, Karroca e Pavarësisë, vaji e gjëma nëpër pushtime e robnime , fati i një cope atdheu a krahine, rënkimi e shpresa si përsëritje e historisë dhe përpjekjet për rimëkëmbje edhe sot, edhe tash kur ëndrrat janë bërë pranga dhe këto pranga shndrrohen në ëndrra për të ecur më lehtësisht nëpër zgjëndërr. Kështu na flasin poezitë e poetit.

Para se të vazhdojmë më tej, na vije në mend të pyesim veten edhe njëherë se ç’është poezia e ç’është poeti.

Një nga përcaktimet se çfarë është poezia, Carl Sundburg thotë: “Poezia është një cikël shpjegimesh mbi jetën, që vagullon në horizonte me vrull aq të madh saqë vështirë e sqaron”.

Ndërsa në shkrimin : “Ç ’është poezia”, Isuf Luzaj thotë:” Poeti i jep njerëzimit, cilësitë e eksperiencës në lartësinë e ndërgjegjes së ndritur”.

Dhe duke u “endur” nëpër jetë, në hapësirën e kësaj bote, poeti Bekim Muhaxheri gdhend mjeshtërisht e me durim idetë, temat e atë që ia sjell frymëzimi. Me një gjuhë të kultivuar e kulluar, me stil të mprehtë e mbresëlënës paraqet një larmi ndjenjash e mendimesh te harmonizuara si kur flet për zbehtësinë e jetës njerëzore, si për kompikueshmerine e saj të panevojshme që rrëshqet ka rrëmuja, kaosi e absurdi, si kur bën thirrje për mosuljen e njeriut në nivele që s’i kanë hije e i sjellin kokëçarje, si kur flet për te mirat e natyrës, peisazhet e lëna anash qoftënga mospërfilja e qoftë të kushtezuar nga lloj lloj kushtesh, rrethanash, aktorësh e faktorësh, qoftë kur flet per dashurine, kontrastet, lirizmin, erotizmin, mërgimin, (ri)kthimin, historinë, shkencën, artin, humanizmin, njerëzoren, engjëjt, Zotin. Poezia e tij do vëmendje leximi sepse ajo na vije pa fjalë të medha që terheqin vëmendjen, është joimponuese dhe na lë të lirë që duke e lexuar e shijuar të nxjerrim edhe ne përfundimet tona pas thellësisë së ndjenjë-mendimeve që paraqesin. Ky libër lexohet, por edhe rilexohet për të na lënë shije të ëmbël, e duke na ftuar të këndellemi e që ta vazhdojmë rrugëtimin pa pranga…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora