E premte, 26.04.2024, 04:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Dardani

E hene, 11.05.2020, 10:21 AM


D  A  R  D  A  N  I

Ku vete  o zog i shqiponjës

pyet i sipërthëni  populli yt

shqiponja n´flamur  po qan

si ndodhi  të mbes pa fitore

kafsha zezë e  hëngërt fatin

i këndoj grurit tim të zgjuar

dhe gjakut të të rënëve tanë

I sipërthënë populli ynë, fol

Kosovën  po  na e coptojnë

në pazar janë  Trepça e Ibri

Lugina e Gjilanit dhe Kishat

I  sipërthënë  popull dardan

ku e ke forcën e ndryshimit

armiku ty  po të shfronëson

t´i  po ecën pa  veten  tënde.

ikja nga ty  na ka zvogëluar

një tiran ty të hodhi n´pazar

në rrezik janë  liria e fitorja

toka ime  ku unë jam lindur

u mplaka  duke të dëshiruar!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora