E hene, 24.01.2022, 07:52 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Efekti negativ i Koronavirusit

E shtune, 09.05.2020, 09:31 AM


Efekti  negativ  i Koronavirusit, i LDK-së dhe i  ish-PAN ( sot PLAN ) për Kosovën

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Kosovë, në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 u realizan një proces i mirë demokratik, i cili mori nota dhe vlerësime pozitive si nga brënda ashtu edhe nga jashtë Kosovës, për rregullsitë dhe standardin e zhvllimit të  tyre, gje e cila ishte mjaft e rëndësishme edhe në plan ndërkombëtar të imazhit pozitiv në rritje  për  konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit të Kosovës.

Mirëpo shumë shpejt erdhi edhe zhgënjimi prej  zhvillimeve politike me mocionin e partnerit qeverisës LDK-së që bëri të mundur rrëzimin e qeverisë legjitime të kryesuar nga Albin KURTI, sipas një “loje” tipike puçiste parlamentare e maskuar me demokracinë, duke shfrytëzuar momentin e pandemisë së Koronavirusit.

Ky mocion ishte parapërgatitur dhe i mbështetur edhe nga PDK,AAK, NISMA si dhe nga Grenell pasi nuk mundën që ta mposhtin Albin KURTIN për ta detyruar atë që në bisedimet me  Serbinë të hiqte dorë nga politika e reciprociteti, si dhe për faktin kryesor për atë se KURTI ishte kundër çdo marrëveshje apo plani që cënonte integritetin territorial të Kosovës.Dhe arësyeja tjetër pse u oganizua ky puç kundër qeverisë KURTI është fakti se politika e vjetër PAN ( PDK, AAK e NISMA) dhe LDK të akuzuara për abuzime, shpërdorime, hajni e korrupsion nuk mund ta duronin dhe as të pajtoheshin me qeverinë antikrim , antikorrupsin dhe antihajni te KURTIT. Prandaj  duke e shfrytëzuar dhe pandeminë si dhe mbështetjen e Grenell-it, përfaqësuesit të SHBA për bisedimet Kosovë -Serbi,  ata ndërmorën një veprim, ate të puçit parlamentar,  efektet e te cilit patën pasoja të rënda dhe negative për politikën, demokracinë dhe që po e çonin Kosovën drejt destabilitetit sepse po i rrëmbehej popullit kosovar verdikti dhe legjitimiteti i 6 Tetorit 2019

Pra, në Kosovë ndodhi një proces regresiv i organizuar nga njëri kompenent qeverisës si LDK-ja në aleancë me opozitën e ndëshkuar PAN. Pra, nuk ndodhi ajo që zakonisht edhe po ndodh në disa vënde të tjera, ku pandeminë po e përdorin  pushteti dhe qeverisja për favore dhe avantazhe politike dhe autoritariste në dëm të demokracisë.

Por, në Kosovë ndodhi e kundërta,  pasi  segmenti qeverisës LDK dhe opozita e shfrytëzuan pandeminë për të shkaktuar një krizë politike me qëllimin kryesor  për të marrë, apo më sakt për të rrëmbyer qeverisjen në mënyrë jolegjitime dhe të pamerituar.

Ky akt e ka dëmtuar demokracinë në tranzicion në Kosovë duke ia grisur maskën pseudopariotike e demokratike e  të ishpushtetit PAN dhe të LDK-së.

Kjo ka krijuar një gjëndje shumë shqetësuese në Kosovë por që ka shqetesuar edhe shtete e BE-së, pasi kriza e pandemisë se virusit Korona,  në Kosovë mesa duket ka ndikuar për përkeqësim  demokratik, por që me siguri demokracia nuk do ta lejojë një gje të tillë, dhe  po demokracia do  ta ndreq  dhe pëmirësojë gjëndjen detyrimisht me zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.

Kosova po qeverisej shumë here më mirë se sa nga qeverisjet e mëparshme, pra po shënohej ndryshim dhe përmirësim i mënyrës demokratike të qeverisjes së hapur, tansparente dhe për efikasitet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria KURTI, një qeverisje e  cila për herë të parë veproi si një qeveri në shërbim të popullit dhe në favor të interesave kombëtare kundër cdo arbitrariteti dhe tratative pazaresh e  tradhtie në dëm të Kosovës..

Por ja që LDK-ja dhe opozita shfrytëzuan pandeminë e koronavirusit për ta rrëzuar qeverinë legjitime KURTI, duke vepruar tejet tradhtisht dhe pabesisht me verdiktin e popullit shqiptar, pasi: në kushtet e një pandemie që kërcënonte botën, pucistët e mirëllogaritën  faktin se populli nuk mund të reagonte në kushte të tilla me protesta kundër këtij grushti shteti, sepse  njerëzit ishin të detyruar që të mos grumbulloheshin por të qëndronin në shtëpi ashtu sikurse masa të tilla po zbatoheshin edhe në shtetet e tjera të botës si masa parandaluese për mospërhapjen e virusit.

Tani pritet verdikti i Gjykatës Kushtetuese, vendim i saj për t’i dhënë vlerësimin e duhur situatës së krijuar në Kosovë, pritet vendimi i saj për të mbrojtur legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë, për atë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo t’i japë të drejtë Presidentit të Republikës i cili ka mandatuar për Kryeministër Hotin nga forca politike e dyta që doli nga zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, gjë që për shumë analistë, opinionistë, intelektualë,eksperte,  jurist, profesorë  dhe akademikë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi nuk mund të ketë qeverisje legjitime pa fituesin legjitim të  zgjedhjeve, në rastin konkret pa VETEVENDOSJEN.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora