Mendime
Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir
E marte, 05.05.2020, 11:00 AM
Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir, të elaboruara, përmes disa intervistave të mia, me gazetarë
 Nga
Reshat Nexhipi
Nga
Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Çdo nëntor, për
shkak të Kongresit të Alfabetit, Manastiri vizitohet nga gazetarë të trojeve të
ndryshme të botës, të cilët, më parë, dekada të tëra, më drejtoheshin mua, si
historian, i vetëm  shqiptar, i këti
qyteti, për  t’ua realizuar qëllimin e
ardhjes së tyre në vendlindjen e Alfabetit. Prandaj, disponoj me dhjetra e më
tepër intervista, një pjesë e së cilave, janë objekt i kësaj, të sotmes.
Përndryshe, për të mos e ,,uzurpuar,, pa nevojë sipërfaqen e  portalit, evitova emrat e gazetarëve, etj.,
duke u fokusuar  vetëm  në përgjigjet e  pyetjeve të tyre, por, të cilat, i kam
renditur, në atë mënyrë, sikur të jem i intervistuar, vetëm  nga ana e 
një gazetarit.
Profesor, kam në dispozicion dy librat Tuaja: ,,Shtypja dhe
rezistenca  shqiptare në Maqedoni nëpër
shekuj, Manastir, 1996 ,,Prespa dhe Manastiri nëpër shekuj,, Kërçovë
2003, librin voluminoz të dr. Ilmi Veliut ,,Prof. Dr. Reshat Nexhipi tërë jetën
gërmoi rrënjët e kombit shqipta,, Kërçovë, 2012, librin  e Skender Raufit ,,Takim me
krijuesin,, dhe intervistën me  Delvina
Kërlukun ,,Ndryshe me....,,etj., nga të cilat, kam  përzgjedhur disa  pyetje, që do t’ua parashtroj. Para kësaj, u
falenderohem, që më furnizuat me kohë me këto libra dhe që  më mundësuat këtë intervistë, mjaft e
vlefshme për lexuesit tanë.
Edhe unë,
gjithashtu, u falenderohem, që më dhatë mundësinë, të kthej fillmin, gjashtë
dekada prapa, dhe të ndjehem, si 20-vjeçar.
Ju jeni nga Prespa, kurse fatin, e keni lidhur me Manastirin, pse?
Kjo është njësoj
sikur  të pyetni historianin e
Mekës,  që ka profesion fenë muslimane,
pse nuk shkon në ndonjë qytet tjetër, ku do kishte pozitë dhe standard  të lartë, por ka mbetur në Mekë, ku ka
shqetsime të mëdha nga ana e çifutëve dhe, me të ardhura, sa për të kaluarë
muajin? Pra, emnusi i përbashkët i ne të dyve, si historianë, është, të
mosqënit materialistë dhe  karieristë,
smundje këto, tejet të rrezikshme dhe, pa ilaç.
Plotësish, Ju kuptova, s’ka nevojë për koment tjetër
Ju më kuptuat, por
jo edhe lexuesit e rëndomtë, prandaj, lejomëni të elaboroj përgjigjen. Manastirin,
unë, si historian, e ndjej për qytet të shenjtë, për tërë shqiptarët e
botës, ashtu siç e ndjen  historiani
i   Mekës, atë qytet, për  tërë 
muslimanët e globit. Jo vetëm unë, por çdo historian tjetër,  do vepronte, njësoj si unë. Pra, po të mos
isha historian, nuk do qendronja asnjë ditë në Manastir,sepse, nuk do t ia
dinja vlerën e Kongresit të Alfabetit.
Po, po, Ju kuptova, plotësisht
Megjithatë, për
lexuesit, që s’kanë intelegencën Tuajë, duhet, pa tjetër, të shtoj, që,
Manastirin, e krahasova me Mekën, sepse kjo 
nxorri Muhamedin, Manastiri Alfabetin, me të cilin, më tepër se një
shekull,  po shërbehen dhe, sa të jetë
bota, do shërbehen, tërë shqiptarët kudo-qofshin.
Ndoshta kjo, për Ju, është shkak që Manastirin, ta veçoni, nga çdo qytet
tjetër, apo jo?
Mund të thuhet
edhe kështu, por, ka edhe shkaqe të tjera, që, unë, Manastirin, e quaj unikat.
Cilat janë ato shkaqe?
Do përgjigjem,
duke u pyetur: A njihni Ju qytet shqiptar, të jetë themeluar, nga ndonjë mbret,
siç është rasti me Manastirin e vjetër, i themeluar, para 2400 vitesh, nga
mbreti ynë i famshëm shqiptar-Bardhyli?
Më falni që po u ndërpres, pse Bardhylin e quani shqiptar, a   thoni se ka jetuar 400 vjet para erës sonë,
a mos deshit të thoni  ,,me origjinë
ilire dhe bëtë lapsus?
Jo, nuk e kam
gabim. Si mund ta quaj   ilir, kur ka
emër puro-shqiptar:Yll i bardhë ? Pikërisht, ky emër, si i tillë, nuk ka
tingëlluar mirë   në veshët e
albanofobëve komunistë, prandaj, Bardhylin, 
e kanë zavendësuar me Filipin e Dytë, emri i të cilit,  u duket si sllav! Dhe, në vend që në Manastir
të ngrihej përmendorja e Bardhylit, u ngrit ajo e Filipit të dytë, të cilës,
nuk dinë ç’farë t’i bëjnë, nga momenti kur, përmes gazetës
,,Utrinski vesnik,, argumentova origjinën ilire të tij dhe sugjerova që një orë
e më parë, përmrndorja, të largohet nga Manastiri, për shkak se po lot rolin e
,,Kalit të Trojës,, sepse, ndonjë qeveri e ardhshme ekstreme greke, duke u
bazuar në këtë përmendore, mund të deklarojë para botës  se Manastiri është qytet grek.
T’iu them të drejtën, për domethënien e emrit të Bardhylit, për të parën
herë, nga Ju, po dëgjoj. Atëhere, sipas Jush, edhe perëndeshën e shquar,
Afroditën, me dy emra puro-shqiptare, mos e 
quajmë si gjer tani perëndeshë greke, por   perëndeshë shqiprare, apo jo?
Pse jo? Ju, më
falni që po u them, por, se paski lexuar deklaratën e akademikut francez Maurico
Druon, i cili, ka erdhur në përfundim, se, fjala e parë pellazge, mund të
deshifrohet, vetëm përmes gjuhës shqipe dhe, në bazë të këti argumenti, ka
konkluduar, se, shqiptarët janë popull më i vjetër në botë. T’iu
them të drejtën, kur e lëxova  këtë, bëra
kryq, edhepse nuk jam krishter,  por, kur
pashë biografinë e tij që, veç tjerash, ka qënë ministër kulture i një shteti
më të civilizuar në botë, u pendova që ,,ndrova,, fenë kot, duke pyetur veten:
Cili jam unë, që të mos pajtohem me një shkencëtar të tillë, të cilit, ne
historianët e Ballkanit, të çdo kombësi qoftë, duhet  t’i bëjmë temena, dhe, asgjë tjetër.
Pastaj, vazhdova të flas me  vete: A
vallë do lejonte ky njeri, me reputacion botror,ivdekur para ca vitesh, të
kompromitohet, për të na i bërë qejfin ne shqiptarëve?. Sidoqoftë, të kalojmë
në pyetjen Tuaj. Më falni, cila ishte ajo?
Shkaqet, që,  Ju Manastirin, e
konsideroni për qytet unikat
Edhe këtë
përgjigje, do t’ua bëj përmes pyetjes, sepse, ne profesorët, s’jemi
mësuar të përgjigjemi, por vetëm të pyesim studentët. Pyetja ime është kjo:
A  keni dëgjuar, për  ndonjë lumë, të ketë fituar emrin nga gjaku i
rreth 7000 mijë shqiptarëve të vrarë, siç është rasti me Lumin e Zi, që kalon
nëpër Pellagoninë e Manastirit, të cilin, sllavët, si qindra toponime të tjera,
edhe emrin e këti lumi, e kanë përkthyer në gjuhën e tyre dhe e quajnë Cërna
Reka (Lumi i Zi), kurse në kartat e vjetra, qendron emri original Erigon,
që në shqip do të thotë ujë ose lumë i errët, i zi, i kuq nga gjaku i të
vrarëve?. Por, sështë vetëm kjo. Ka edhe shkaqe të tjera, që, unë, Manastirin,
e quaj e quaj të veçantë.
Cilat janë ato?
A njihni Ju,
ndonjë qytet, që, brenda disa minutave, të jenë vrarë rreth 1000 shqiptarë,
siç është rasti me  masakrin e vitit
1830, ose, a ka qytet, në të cilin, brenda dy viteve,  të kenë ndodhur tre ngjarje mbarëkombëtare,
siç është rasti me dy kongreset dhe shtypshkronjën universale në Manastir,
brenda viteve 1908-1910?. A ka ndodhur dikun që 
të  digjen shtëpitë e dikujt, pa
patur asnjë faj pronarët e tyre, siç ishte rasti me shtëpitë shqiptare, në
v.2001, duke përfshirë edhe shtëpinë e bashkëbiseduesit  Tuaj!
Me këtë, pajtohem plotësisht, por Ju, Manastirin, e ngrini më lart se
Krujën e Skenderbeut, Prizrenin e Abdyl Frashërit dhe Vlorën e Ismail Qemalit,
a mos vallë e tepëroni?
Jo, aspak, nuk jam
lokalist, por flas me argumente. Ja pse: Kruja, nxorri shtetin e parë
shqiptar,i cili  vazhdoi, sa  qe gjallë Skenderbeu,  Prizreni, 
prodhoi Lidhjen,  e cila zgjati
vetëm dy vjet, Vlora Pavarësinë, por që spati jetë të gjatë, kurse ajo që doli
nga Manastiri, siç thashë, mbeti, sa të jetë bota.
Sipas asaj që po lexoj te libri i dr. Ilmi Veliut, Ju,  edhe familjen e Qiriazëve, e quani unikate,
pse?
Po u përgjigjem,
poashtu, përmes pyetjes: A njihni ndonjë familje shqiptare, të jetë e përbërë
nga tre vëllezër dhe dy motra, kush më i ditur dhe më patriot se tjetri, nuk më
besohet?
Të kalojmë tani në Prespë. Ju, jeni i kësaj ane, por, jetën e kaluat në Manastir.
A ndjeheni më tepër, si prespar, apo si manastiras?
Kur bisedohet,
fjala vjen, për  emancipimin, në Prespë,
ose për  Zonën e lirë balliste të Musa
Kranjit, me mburje  them se jam
prespar, kur flitet për listën e udbashëve, them se jam nga Manastiri, nuk e
përmend, pra,  fare, emrin e Prespës, se
turpërohem. (klikoni në mobil fjalinë: ,,Udbashë të Kosovës nga Maqedonia,,
dhe, do më arësyetoni). Sa i takon Manastirit, thashë, me se mburem: Është
vendlindje  e 36 ,,muzave,, tona.
Përmendët emancipimin e Prespës, madje, në mënyrë të tërthortë, e quani
unikate!. Nga doli ky emancipim?
,,Fajtorë,,
kryesorë, për këtë,  janë Ali pashë
Tepelena dhe Naim Frashëri.
Nuk po  u kuptoj fare, pse?
Gëzohem, që nuk më
kuptoni, përndryshe, nuk do kisha mundësi, të tregoj atë më kryesoren. Ali
Pashë Tepelena, siç dihet, ishte myhyp bektashi, prandaj dhe, derisa
zotronte me Prespën, avancoi tepër familjet e këti sekti, duke sjellë nga
Shqipëria 60 familje rome, për të punuar në çifligjet e familjeve bektashiane,
të njohura edhe si familje bejlerësh, në kuptim: të pasura, të emancipuara,
etj. Romët e sotëm të Prespës, flasin vetëm shqip, deklarohen për shqiptarë
dhe, si të tillë, ndjehen më tepër se vetë shqiptarët e Resnjës, ku jetojnë sot
romët. Se çfarë kontribut i pallogaritshëm është ky, nga ana e ,,luanit,,
shqiptar, për Prespën, s’ka nevojë për koment tjetër.
Sa i takon Aliut,  kuptova, por, jo
edhe për  Naim Frashërin, çfarë lidhje ka
ai me emancipimin e Prespës?
Librat e tij i
gjenje në çdo familje bektashiane, kurse këngët për të, dëgjoheshin
vazhdimisht, gjatë të ashtuquajturave muhabete prespane, karakteristike për
familjet esektit në fjalë, por, që, fatkeqësisht, një gjë e tillë, nuk ekziston
më, i takon pra, vetëm të kaluarës, sepse, 
kurbeti, bëri të veten. Përndryshe, se çfarë ndikimi pozitiv kishin
pikëpamjet e Naim Frashërit, për atë kohë, si në emancipimin e  familjeve bektashianë, dhe përmes tyre tek
synitët,  ashtu edhe në drejtim të
bashkëjetesës, në përgjithësi, veç tjerash, është edhe mesazhi i tij tepër i
qëlluar: ,,Gjithë njerëzit, që  janë,
vëllezër janë, të tërë, një nënë, një at kanë, 
nga një baltë, janë bërë,,.
Në një shkrimin Tuaj, thoni se në drejtim të bashkëjetesës, kontribut të
madh ka dhënë edhe bashkëshortja e Ali pashë Tepelenës, dhe mësuesët e
Shqipërisë?
Ashtu është,
sepse, bashkëshortja e tij,  me gjak,
ishte shqiptare, por me fe, krishtere, laramani fetare kjo që ishte prezente
edhe te mësuesët e ardhur nga Shqipëria në Prespë, në kohën e ashtuquajtur
Italo-Shqiptare, sepse, disa ishin muslimanë-bektashinj dhe synitë, të tjerët
të krishterë-ortodoksë, protestantë etj., gjë që shkonte në favor të
bashkëjetesës, e cila, pikërisht edhe për këtë shkak, në Prespë, është më
prezente nga çdo vend tjetër në Maqedoni dhe jo vetëm.
Për  veçanti, lidhur me Prespën,
Ju  përmendni edhe Sarajet e Nijazibeut
në Resnjë dhe Teqenë  bektashiane në
fshatin Nakolec, pse?
Po. Sepse, të dy
këto objekte, kanë një histori, që, nuk e gjen dot, ose rrallë e gjen, në vend
tjetër të botës. Sa i takon Sarajeve, ato janë unikate, sepse, origjinali në
Paris ose Versaj, është zhdukur, gjatë luftrave, kurse Teqeja e Nakolecit, ka
histori mitologjike. Ja, pse. Në vendin, ku është ngritur objekti, disa qindra
vite më parë,  ka patur një varr të
thjeshtë,  të një dervishi. Një
ditë,  uji i lumit, ishte aqë i fuqishëm,
sa që, ka shkatëruar çdo gjë, që gjeti përpara, përveç varrit në fjalë, para të
cilit,  siç tregojnë pleqtë, qenka
ndarë  në dy pjesë, duke mos e dëmtuar
fare varrin!. Prej ati momenti, banorët e këti fshati dhe të Prespës
nëpërgjithësi, e konsiderojnë për të shenjtë, kurse para do vitesh, mërgimtarët
e kësaj ane, grumbulluan para dhe, e ngritën objektin e Teqesë, një ndër
më  të bukurat në Maqedoni, arkitekt i së
cilit ishte djali i bashkëbiseduesit Tuaj.
Ju, jeni ilindur në  fshatin Gërçar.
Dhe,  meqenëse jeni edhe historian,  a ka ndodhur këtu ndonjë ngjarje, e
regjistruar në histori?
Ka disa, por, unë,
do përmend, vetëm dy. Ky fshat, ka qenë kufiri midis pronave të Ali pashë
Tepelenës dhe Xheladinbe Ohrit, si dhe çerdhe disaditëshe e çetës së
Nijazibeut, i cili, këtu, përpiloi planin për të shkuar në Manastir, ku
shpalli Hyrjetin e v.1908, pa të cilin, nuk do kishim Alfabetin. Çeta e tij, e
përbërë, kryesisht nga shqiptarë të kësaj ane, Strugës, Ohrit dhe rrethinave të
tyre, ishte furnizuar me ushqim, veshmbathje, etj, nga banorët e fshatit im
dhe, fshatrave përreth.
Po, a vallë nga fshati Juaj, ka dalë ndonjë person, i  hyrë në historinë e kombit tonë?
Ka disa. Nazar
Mehmeti, fjala vjen, njihet në tërë trojet shqiptare, me kontributin e tij,
të pallogaritshëm, financial, për çështjen e Kosovës, Universitetin ilegal të
Tetovës, etj. 
Tefik Abdullai, ishte  kandidat
për deputet në Maqedoni, nga diaspora, si dhe 
Osman Shukriu, përfaqësues i mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia
në SHBA, etj.
Në librin e dr. Ilmi Veliut, apostrofohen emrat e babajt dhe xhaxhajt Tuaj,
si dhe nipit të tyre, pra edhe Tuajin-Muharrem Nexhipin ?
Nuk desha të jem
jo modest, por meqë i përmëndët Ju, do them se babaj dhe xhaxhaj im, ishin të
vetmit presparë, që morrën pjesë në çetat e Mitat Frashërit, në  anën pra, të Ballit kombëtar, kurse Muharremi
ishte kandidat për kryetar shteti, më parë Zv. Ministër i  Shëndetësisë dhe si  i tillë, punësoi mjaft shqiptarë nga Prespa
dhe Manastiri, madje disa në pozita të larta, të cilat i  kanë edhe sot e kësaj dite, kuptohet, jo të
gjithë.
Në një nga librat, që kam përpara, përmendet një gazetë balliste, në të
cilën bëhet fjalë edhe për babanë dhe xhaxhanë Tuaj?
Faleminderit që më
kujtuat. Deri në vitin 2001, pra, para diegies së shtëpisë, e kisha në
dispocion atë gazetë, me tekstin  ,,Djemtë
e  Prespës,, kushtuar dy vëllezërve
në fjalë dhe e ruanja si sytë e ballit, për ta publikuar në një libër, kushtuar
biografisë të tyre, por, fatkeqësisht, gazeta, u zhduk bashkë me çdo gjë që
kisha grumbulluar vite dhe dekada të tëra, rreth 20 dorëshkrime, gati për botim
etj.
Po nga fshatrat e tjera, përveç Musa Kranjit të cilin e përmendët në
fillim, a ka hyrë në historinë e kombit tonë ndonjë shqiptar tjetër?
Po,  ka hyrë Tefikbe Asamati,  nga familja e nënës ime. Për të, ka shkruar
një farë sllav i quajtur Stevan Simiç, pjesëmarrës në në  çetën e Nijazibeut, por, më vonë, ishte
penduar dhe  kish vendosur të dezertojë.
Në  kujtimet e tij, të publikuara, në
sërbisht, për Tefikbenë, shkruan se  ishte  trimi më i madh në çetën  e Nijazibeut. 
Pastaj tregon, se si  priste
ndonjë moment të përshtshëm, për ta braktisur çetën. Momenti, sipas kujtimeve
të tij,  erdhi, kur filloi të bjerë një
shi i fortë, gjymime etj. Provoi, por kot, sepse, siç shkruan  ai  
,,Pranë kisha  Tefikun, i cili, pa
u ngritur mirë, më  diktoi,  dhe më 
shtriu në tokë, duke më  thënë se
ti harrove, që pranë kishe Tefikbenë e Asamatit,,.
Edhe fshati Nakolec, sipas një shkrimit Tuaj, ka nxjerrë disa patriotë të
njohur, të hyrë në histori. Cilët janë ata?
Maliq Halimi dhe Riza Shemshedini, të cilët treguan aktivitet të madh në favor
të çështjes shqiptare, duke filluar nga koha e Kongresit të Alfabetit dhe
mëpas, gjatë dy Luftrave Botrore, kundër pushtetit serb. Sot, këtë fshat, e
nderon edhe  Xhevat Sherifi, mjaft
aktiv në çështjen kombëtare, si mërgimtar, në SHBA.  Kontribut 
të çmuar, nga ky fshat, ka dhënë edhe 
Bexhet Ajredini, përmes SHKA-së ,,Bilbilat e Prespës,,etj. Përndryshe, nga ky fshat, ka dalë Ibrahim
Kamberi, doktor i parë i 
shkenceva, nga Prespa, i cili, një kohë, ishte profesor në
Universitetitin e Bostonit.
Kam lexuar dikund, por nuk më kujtohet ku, Ju shkruani edhe për një këngë
interesante lidhur me stërgjyshin Tuaj?
Pikërisht për këtë
që thatë në fund,  desha  ta anashkaloj, edhepse, ka elemente që kanë
të bëjnë me diskriminimin e pushtetit komunist ndaj shqiptarëve. Fjala është  për një këngë, kushtuar, siç thatë edhe Ju,
stërgjyshit im. Ai, kishte përkrahur tepër Ali pashë Tepelenën, në luftën
kundër sulltanit, për të krijuar shtet të pavarur shqiptar, madje mbretëri, në
suazat e së cilës, kuptohet, do hynte edhe Prespa. Si falenderim, për këtë
përkrahje, stërgjyshi im, nga Ali pashë Tepelena, fitoi titullin be, bej,
të cilin e trashëgoi djali i tij,  pra
gjyshi im, i njohur  si Nexhipbe
Prespa.
Çfarë lidhje ka kjo me këngën?
Ka, edhe atë,
tepër, ja pse. Ai, përveç si be, ishte edhe mjaft i bukur, prandaj dhe, në të,
ishte dashuruar një femër sllave,  më e
pamshme në Prespë. Kësaj ngjarje, sllavët maqedonas, të kësaj ane, i  thurri këngën me titull: ,,Qe go zemam
Ismail bega, umiram za nego,, ( Do ta marr Ismailbeun, vdes për të). Si
student, dhe, njëkohësisht, gazetar me honorar, në Flakën e Vëllazërimit,  rastësisht, lexova biografinë e kësaj kënge,
e shkruar nga ana e një shkrimtari maqedonas, i cili, Ismailin e quante Turk,
por nga vendlindja  dhe familja e
tij,  dilte shqiptar, prandaj dhe
reagova, duke e demantuar gënjeshtrën.
Çfarë ndodhi, pas kësaj?
Sikur mos ishte
drejtori i Flakës, Myrteza Peza, me ndikim të madh në pushtet,  dihejku do maronja, si djalë i një ballisti,
i cili, në atë kohë, gjindej në Gjermani, i anëtarësuar në të ashtuquajturën
organizatë antikomuniste amerikane ,,4000 Shqiptarë,,.
Po me këngën, ç’farë ndodhi?
Pothuajse,
menjëherë, pas  shkrimit tim, u ndryshua
rrënjësisht, duke mos u përmendur emri Ismail, as Prespa, por, në vend të saj,
Ohri etj. Kjo tregon se në shenjestër të pushtetit komunist, ishin vetëm
shqiptarët, e jo turqit. Mos 
keqkuptohem, ndryshimi i këngës, nuk u inicua nga sllavët e Prespës, të
cilët edhe më tej, kohë të gjatë, e këndonin në original, por nga albanofobët e
Shkupit, vegla të Beogradit.
Fare në fund, më lejoni të bëj edhe 
një pyetje: Pse vendostë, siç thotë Skender Raufi ,,kurorën,, me
historinë?
Veç tjerash, si
adoleshent, dëgjonja   për vrasjen e 4
djemve të ritur të familjes së Pashobe Asamatit, nga dilte nëna ime, nga ana e
bugarofilëve të vendit, për shkak se ajo familje kishte lidhje të ngushta me
Nijazibenë e Resnjës, kundërshtari më i madh i Bullgarisë. Dëgjonja poashtu,
burgosjen e gjyshes, babait dhe xhaxhait tim nga ana e pushtetit serb,
internimin e familjes time nga ana e pushtetit komunist, etj. Ose, habitesha
kur gjyshen dhe  nënën time i shikonja me
flokë të prera, pa shami, kurse gratë e tjera me shami,  ose 
disa   shqiptarë venë në xhami,
disa në teqe, etj.etj. Tëra këto, më habitnin dhe i bënja vetes pyetjen: pse
kanë ndodhurkëto krime dhe dallime. 
Tani, si profesor i historisë, i kam të qarta të gjitha këto. Po të mos
e kisha marrë këtë profesion, nuk do kisha rast të takohem me Ju, i nderuar
gazetar.
Faleminderit
Edhe Juve,
gjithashtu, kënaqësia ishte e imja
Reshat Nexhipi
Dy fjalë rreth
dallimit midis profetit Muhamed dhe profetëve të tjerë,  nga aspekti im, si historian
Napoleoni: ,,Mojsiu, besimin në Zot, ua shpalli vetëm popullit të
vet, Jezu Krishti, njerëzve të Perandorisë romake, kurse Muhamedi,  ia shpalli tërë botës,,
Rast: Muaji i
Ramazanit
Evidentimi i
shënimeve
Një, nga dallimet
më  kryesore, është, që, për profetin
Muhamed, dihet ku, dhe kur ka lindur, ku ka ndruar jetën, cilët  prindë, fis dhe farefis,  ka patur, 
etj., gjë që, ndoshta, me ndonjë përjashtim fare  të vogël, nuk vlen për asnjë profet tjetër. S’ka
njeri që mos e dijë  që, Muhamedi,
është  lindur në Mekkë, afër Qabesë dhe,
që sot, shtëpia e lindjes të tij, shërben si bibliotekë e qytetit.
Gjithashtu, dihet
që,  Muhamedi, ishte jetim, sepse, babai,
i  vdiq, 
në kohën kur e ëma ishte shtatzane, ose që   Muhamedi, hz. Aliun, e bëri dhëndër, edhe
pse, e kishte kushëri, etj. etj., kurse për pejgamberët e tjerë ,,Ka shumë
paqartësi, bile, edhe spekulime, për vendlindjen dhe  kohën e lindjes së tyre,, etj., thuhet në një
tekst me përmbajtje fetare.
Dihet, gjithashtu,
se, bashkëshortja e Muhamedit, ishte vejushë dhe, mjaft e pasur dhe e
respektuar, gjë që, ndikoi, edhe në afirmimin e të shoqit, i cili, në kohën e
martesës, ishte 25 vjeçar, kurse ajo 40 vjeçare. Jetuan bashkë rreth 25
vite dhe kishin 6 fëmijë-4 vajza dhe 2 djem, të cilët vdiqën në moshën
fëminore-thuhet në tekstin e lartpërmendur, autorin e të cilit, se kam
evidentuar dot, për çka, kërkoj ndjesë, për këtë dhe për tekstet e tjerë.
Të rrallë janë ata
që, nuk e dinë,  se, pjesën e fundit të
jetës, Muhamedi, e kaloi në Medinë, në qytetin e daillarëve të vet, dhe se, aty
ndërroi jetë, në moshën 63 vjeçare, u varros në dhomën ku i kaloi ditët e
fundit, sa ishte i sëmurë etj., dhe se ,,varri i tij  ka mbetur brenda xhamisë më të madhe dhe të
njohur, e cila, çdo vit, vizitohet nga tërë haxhinjtë e botës,, thuhet në një
tekst tjetër.
Por,  nuk  është
vetëm kjo që, e dallon Muhamedin, nga profetët e tjerë. Në një tekst, lidhur
me  këtë çështje, lexojmë:  “Tërë ata që kanë qënë në krye të shtetit,
mepërjashtime të vogla, kanë patur për qëllim, të pasurohen sa më tepër, në
kurriz të popullit, gjë që, nuk vlen për Muhamedin a.s.,,. Kjo, duhet të vlejë
edhe për imamët e sotën, apo jo?. Shkencëtari 
Thomas Carlyle, thotë: Ushqimi i këti profeti, më i shpeshtë,
ishte, buka e elbtë dhe uji, në  dhomën e
tij kishte vetëm dy tavolina të thjeshta, një enë me ujë dhe një tas për
ushqim, asgjë tjetër,,.Do ta tepëronja, sikur edhe këtë, ta kërkonja nga
imamët tanë të sotëm, gjë që vlen edhe për këtë në vijim.
Muhamedi,
merrej  me punë fizike, si çdo puntor i
thjeshtë, fshinte oborin, milte dhitë, 
bënte tulla për  xhaminë e parë, e
cila, u ngrit,  pikërisht, në vendin ku
qendroi deveja, që solli Muhamedin, nga Meka në Medinë. Ai,  ishte 
kundërshtar i madh i luksit.  Në
një rast, kur u këthye  prej  lufte dhe, kish vërrejtur te dera e  shtëpisë Hasanin dhe Hyseinin, nipërit e tij,
të stolisur me zinxhirë argjendi rreth qafës, 
u mrol dhe nuk hyri  brenda.
Fatimeja, e kuptoi shkakun,  prandaj, ua hoqi
zinxhirët fëmijëve dhe i këputi para tyre...,,thuhet në tekst.
Shkencëtari i
njohur Leonardi, shkruan: ,,Muhamedi, ka qenë një nga mendimtarët
më të mëdhenj, me qëllime të sinqerta dhe serioze, njeri, çfarë, njerëzimi,
kurrrë më parë, nuk ka njohur. I madh, jo vetëm si pejgamber, por edhe si
patriot dhe shtetar, lojal ndaj njerëzve të tij, por mbi të gjitha, lojal
ndaj Zotit”. Bernard Sho, ka shkruar: ,,Muhamedi, me plot gojë,  duhet të quhet shpëtimtar i njerëzimit,
krijoi një shtet, ndërtoi një komb, 
filloi një numër reformash sociale e politike, ndërtoi një shoqëri të
fuqishme dhe dinamike...,,
Lamartini, është edhe më i
qartë: ,,Për më pak se dy shekuj, pas paraqitjes së Muhamedit, Islami, me
besim, dhe me armë, ka sunduar tërë Siujdhesën Arabe, ka vazhduar t’i çlirojë
Persinë, Indinë Perëndimore, Sirinë, Abisininë, të gjitha vendet e panjohura në
Mesdhe, Spanjë dhe një pjesë të Galisë (Francë)”. “Muhamedi ka organizuar,
ushtri, ligje, imperatori, në një të tretën e botës. Themeloi bashkësi
shpirtërore, e cila, bashkoi popujt e tërë gjuhëve dhe të racave,, etj.
Kuptohet, që,
fitoret, ishin pasojë e betejave të 
përgjakshme, një nga të cilat, ishte edhe ajo,  në 
luginën e Bedrit,  midis
muslimanëve, udhëhequr nga  Muhamedi dhe,
jomuslimanëve, të udhëhequr nga Ebu Xhehli. Pala myslimane, triumfoi, edhe pse
ishte në numër shumë më të vogël, se pala tjetër, e cila,  në frontin e betejës, la  më shumë të vrarë dhe 70 robër, me të cilët,
Muhamedi, u soll në mënyrë dinjitoze, duke i liruar, me kusht, që, sicili, të
mësonte nga 10 ushtarë myslimanë.
Përndryshe, se sa
i ditur, tolerant dhe internacionalist ishte Muhamedi, flet edhe rasti me një
çifute, e quajtur Zejnebe. Kjo, provoi të  helmojë Muhamedin, përmes mishit  me helm. Mirëpo, ai, posa e afroi në gojë, e
kuptoi dredhinë, kurse Zejnebja, deklaroi se, këtë e bëri, për të të vërtetuar,
a ishte Muhamedi profet, ose jo, prandaj dhe 
pranoi muslimanizmin.
,,Ti
ndodhte kjo, ndonjë profeti, ose burrështeti tjetër, pyetje është, a do kalonte
kaqë lehtë çifutja,, thuhet në një tekst, ku 
theksohet edhe opinioni, të cilin, po e citoj, por, pa ndërhyrë sa është
objektiv, gjë të cilin, ua lë ta gjykojnë biografët e këti profeti të madh. Ja
se ç’thuhet në pasususin e tekstit:
,,Muhamedi, do
ishte edhe shumëherë më i madh, sikur të zgjidhte përfundimisht  çështjen e trashëgimisë, gjegjësisht, kush
duhej të jetë pasardhësi i tij, gjë që nuk do 
shkakëtonte  përçarjen e
popullatës arabe, konfliktin e përgjakshëm midis shiitëve dhe synitëve,
konflikt ky, që, fatkeqësisht, është prezent edhe sot e kësaj dite,,
apostrofohet në këtë  tekst dhe shtohet
se
,,Pa marrë
parasysh  këtë, Muhamedi, ka mbetur si
një nga  njerëzit më të mëdhenj të
botës,, duke përfunduar me thënien e Napoleonit, që kam  vendosur edhe në nëntitullin e këti shkrimi,
por, që, ja vlen të përsëritet:,,Mojsiu, besimin në Zot, ua shpalli, vetëm
popullit të vet, Jezu Krishti, popullit të Perandorisë  romake, kurse Muhamedi,  ia shpalli tërë botës,,. Dallim më të madh se
ky, ec egjej, gjykoj unë.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










