E enjte, 25.04.2024, 02:46 AM (GMT+1)

Mendime

Tefik Ramadani: Ideologjia politike nuk ngatërrohet me çështjen kombëtare

E premte, 08.05.2020, 12:36 PM


AKTIVITETI I SHTUAR I LDK-së NË GJERMANI

IDEOLOGJIA POLITIKE NUK NGATËRROHET ME ÇËSHTJEN KOMBËTARE

(Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg - Shekspiri)

Nga Tefik Ramadani

Para disa ditësh u mbajt një takim i zgjëruar i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck të B. Würterberg-ut. Këtë takim e udhëhoqi kryetari i aktivit të LDK-së Xhafer Leci. Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së degës të LDK-së për Gjermani, Emrush Lokaj e Osman Doda, sekretari i nëndegës për B. Würterberg Mejdi Laçaj, e shumë bashkatdhetarë nga rrethina e Stuttgartit. Mysafirë të ftuar në këtë takim ishin ish të burgosurit shumëvjeçarë në burgjet komuniste të Kosovës dhe të Shqipërisë, Kadri Osmani, aktualisht kryeredaktor i revistës “Shqipëria etnike” që botohet në Zvicër, Idriz Zeqiraj, i burgosur për shumë vjet në Shqipëri, aktualisht kryetar i nëndegës së LDK-së për Rheinland-Pfalz dhe Tefik Ramadani, i dënuar për veprimtari politike pas vitit 1981.

Takimin e hapi kryetari i aktivit Xhafer Leci. Pasi i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit në sallë kërkoi që me një munitë heshtje të nderohen dëshmorët dhe gjithë ata që derdhen gjakun për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pastaj fjalën ia dha Kadri Osmanit, i cili e vlerësoi lart veprimtarinë e LDK-së dhe të kryetarit Rugova. Duke u shërbyer me një anekdotë, ai kritikoi ata të cilët më shumë luftuan për karrierë se sa për Kosovën. Vrasjet politike janë një realitet i turpshëm dhe të gjithë ata që janë përgjegjës herdokur duhet të dalin para gjyqit. Kadri Osmani tha se Rugova e dinte se në Tiranën zyrtare nuk mund të llogariste për ndihmë. Ai nuk pranoi të bashkëpunojë as me Tuxhmanin, sepse e kishte me hile. Dr. Rugova injoroi Tiranën zyrtare, pra pasuesit e sistemit komunist-stalinist edhe pas luftës, sepse asgjë e mirë nuk mund t’i vijë Kosovës nga stalinistët, qofshin ata të Tiranës apo të Prishtinës. Emrush Lokaj foli gjerësisht për aktivitetin e LDK-së në Gjemani dhe për kontributin që ka dhënë kjo degë në ndërtimin e institucioneve të Republikës të Kosovës dhe në interna-cionalizimin e çështjes shqiptare. I ftoi bashkatdhetarët që edhe mëtutje të kontribuojnë duke e ndihmuar Kosovën në të gjitha format e mundshme. Idriz Zeqiraj e përshkroi rrugën e LDK-së gjatë këtyre 11 vjetëve, duke sfiduar pushtuesit jugosllav. Politikën paqësore e imponoi raporti i forcave, megjithatë dr. Rugova mendoi edhe për luftën. Nisma për krijimin e Minis-trisë së Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës në fillim të viteve `90-ta, është dëshmi bindëse që demanton falsifikimet e qëllimta. Duke folur për organizimin që ia bëri LDK-ja diasporës shqiptare,  në veçanti për ndihmën morale e materiale dhënë Kosovës, Idriz Zeqiraj potencoi me fakte se begatimi i fondeve mundësoi  mbijetesën e Kosovës për më shumë se një dekadë. Është djersa e mërgimtarëve tanë, ajo që armatosi dhe ushqeu Ush-trinë Çlirimtare të Kosovës. Rrjedhimisht, duke qenë një prapavijë e fortë e luftës edhe disapora ishte e pranishme në vetë luftën. Donatorët e Fondit të Republikës së Kosovës të shprehur në 3%-in obligativ do të jenë gjithëherë qytetarë të nderuar dhe të respektuar të Kosovës. Pastaj foli edhe për jetën partiake sot dhe për fushatën e qetë që ishte zhvilluar në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. I uroj fitoren LDK-së, por njëherit përkujtoi se ishte ky një nderim, por edhe një obligim i madh për LDK-në.  Tefik Ramadani apeloi për një tolerancë dhe një bashkëpunim më të madh të subjekteve poli-tike të Kosovës. Edhepse Kosova tani është e lirë nga makineria vrastare ushtarako-policore serbe, ajo ende nuk e ka arritur qëllimin e saj final, njoh-jen e pavarëisë. Ne shqiptarët tha, duhet të mësohemi me thelbin e demokra-cisë dhe pluralizmit, se duhet të respektohet mendimi i lirë dhe se kundër-shtari politik nuk është armik, por partner me të cilin duhet bashkëpunuar, për të mirën e përgjithshme. Duke iu përgjigjur në një pyetje të një bashkatdhetari për atdhetarin e madh, të ndjerin Metush Krasniqi, Tefik Ramadani përkujtoi fjalët e Baces Metush se:…”Me qenë dielli komunist, nën atë diell nuk kisha me u ngroh, sepse komunizmi edhe rrezet e diellit i prish” dhe shtoi se baca Metush ishte një burrë i madh i Kosovës, i cili kurrë nuk e ngatërroi ideologjinë politike me çështjen kombëtare dhe për këtë mbetet shembull dhe udhërrëfim për të gjithë neve. Në emër të Bashkësisë Shqiptare për B Würtemberg tubimin e përshëndeti Faridin Tafallari.

Pastaj pasuan pyetjet e bashkatdhetarëve për problemet e ndryshme me të cilat ishin  të preokupuar. Çështja e pajisjes së mërigmtarëve me dokumente të udhëtimit nga UNMK-u, u shtrua si një ndër problemet më akute momenntalisht. Ata ishin të një zëri se më nuk dëshirojmë të udhëtojmë më pasaporta serbe. Takimin me një fjalë të shkurtër e për-shendeti  edhe sekreteri i nëndegës për Baden-Württemberg Mejdi Laçaj. Takimin e shpalli të mbyllur kryesuesi Xhafer Leci. Në fund për bashk-atdhetarë u shfaq një program i shkurtër muzikor, nga grupi i Stuttgart-it.

Tefik Ramadani "Bota sot", 22 shkurt 2001



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora