E shtune, 27.04.2024, 01:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Xhevahir Spahiut

E shtune, 29.02.2020, 10:46 AM


XHEVAHIR   SPAHIUT *

Për  75-vjetorin e ditëlindjes.

Nga Përparim Hysi

XHEVAHIR  SPAHIU! XHEVAHIR  SKRAPARI!

Në një anë POETI, në tjetrën LUFTËTARI!

Më një anë POETI, në tjetrën NJERIU

Me gërmë të madhe:XHEVAHIR  SPAHIU!

I përbuzje dredhat. mbroje veç të drejtën

Në rrugën e "sheshtë", zgjidhje të"përpjetën"

Ndaj u "rebelove" dhe shkove në VLORË

As pyete nga ndjekje,s'pyete për terror!!!

"Kupolë e Mesjetës" dërgoi "kapuçinjtë"

Mbi  shpinë të POETIT varda ranë shkopinjtë

Të goditën,XHEVO, me dru harbutërisht

Ti që ishe engjëll; qe BUDË e qe KRISHT!

KRISHT për fjalë të lirë; pa shtypje e dhunë

Të rronim të lirë:si ti,edhe unë

Farën e urrejtjes mbolle për pushtetin

Ti e le rehatin,se zgjodhe POETIN!

Dhe gatove vargje në magje revolte

Helm për diktatorët,pjellë të çdo epoke

* pranverë e vitit 1997.(në librin tim"Regëtimat e dashurisë")

LUTJE   ZOTIT

Miqësisht, XHEVAHIR  SPAHIUT

O ZOT, të lutem,ktheja "FJALËN" POETIT!

Se POETIT i duhet fjjala.

Hiqu fjalën dhe zërin atyre të Parlamentit

Që na  mbushën me përralla.

Përrala me mbret mu në mes të ditës

Kurse POETI Fjalën e ka me kursim

Atyre hiqua ,se janë pa kokrrën e kripës

FJALA E POETIT  shkëlqen si rubin!

I duhet FJALA  POETIT,o PERËNDI!

Se POETI është tribun që nuk bën fushatë

Me fjalë e varg POETI mbjellë dashuri

Dhe urrejtje  për njerëzit me shpirt të zi si natë.

Emrin e ka XHEVAHIR dhe ka një shpirt si xhevahir

Në vargje i tillë si xhevahir është dhe me zemër

E presim të  kthehet si djalë i përtërirë

Ndaj PERËNDI të bie në këmbë e të luetem me zemër.

Nuk e dua veç unë,por janë mijëra e mijëra

Se që të  të duan me mijëra, nuk  është pak

Mu në veshin tuaj,PERËNDI,kjo dëshirë imja

Se pres të na kthehet POETI vargmjaltë.

* e shkrova në FLORIDA më 27 prill 2009,kur pësoi atë paralizë fatkeqe,Në librin tim"Njerëz që dua"



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora