Mendime
Lekë Mrijaj: Intervistë me anasteziologun shqiptar, z. Pal Krasniqi
E merkure, 18.12.2019, 10:05 PM
Intervistë me anasteziologun shqiptar, z. Pal Krasniqi, menagjer kryesor në Klinikën “St. Anna” në Lucern të Zvicrës
Intervista
është realizuar nga Lekë Mrijaj,
gazetar i pavarur
Anasteziologu i njohur
shqiptar nga Kosova, z. Pal Krasniqi, me asistimin e tij po kryen shumë
intervenime tek te semurët akut dhe kronikë (fëmijët, rriturit, pleqtë) dhe tek
të tjerët me probleme të ndryshme, në Klinikën “St. Anna” në Lucern të Zvicrres.
Ai, me eksperiencën e tij afro 27 vjeçare si menagjer e anasteziolog, për
lexuesit shqiptar në Kosovë, Shqipëri e mergatë na tregon për jetën, shkollimin
dhe eksperiencën e tij gjithperfshirëse në Klinikën “St. Anna” në Lucern të
Zvicrres. Me z. Krasniqi, kemi bashkëbiseduar për tema të natyrave të ndryshme
private jetësore, profesionale, humane, solidare etj. Njëkohësisht me të janë
diskutuar shumë tema: Biografija, rrugët e tija të mundimshme, angazhimet e
tija menagjeriale, profesionale në Klinikën “St. Anna” etj.
Ndaj edhe pa humbur kohë
mund ta percjellni me vëmendje bashkëbisedimin e përbashkët me z. Krasniqi,
ashtu siq vijon me poshtë:
Z. Pal
Krasniqi, faleminderit që gjetët kohën për të bashkëbiseduar me ne.
Faleminderit juve!
Z. Pali,
ju lutemi a mund të na flisni pakëz për biografinë tuaj personale?
Unë, rrjedh nga
një familje tipike tradicionale shqiptare i fisit te Krasniqes. Kam lindur në
fshatin Nepole të Pejës. Shkollën fillore e kam kryer në fshat, pikërisht në
shkollën "Migjeni" në Gllogjan të Pejës.Ndërsa shkollën e mesme
mjekësore e kam të përfunduar me sukses të (shkëlqyeshëm) në Gjakovë. Pasi e përfundova Shkollën e Mesme të Mjekësisë
në Gjakovë, menjëherë aplikova për regjistrim,
si student në Universitetin e Prishtinës pikërisht në Fakultetin e Mjeksisë në
Prishtinë. Vërtetë isha një nxënës shembullor
si për nga sjelljet ashtu edhe nga sukseset duke filluar nga shkolla fillore e
deri në përfundim të shkollës së mesme mjekësore.
Aplikova në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, për dy vite me radhë në testin
vlerësues apo siç i thonim dikur provimin pranues, dhe isha tejet i sigurtë se
do e tejkaloja fuqishëm pragun e pranimit të studentit në Fakultetin e
Mjeksisë. Mirëpo, më ndodhi e kundërta edhe
pse në atë kohë konkurova për dy vite radhazi në Fakultetin e Mjekësisë dhe kërkoja të drejtën time të rishkimit të testit tim
punues, ajo e drejtë më është mohuar dhe për asnjëherë nuk më është dhënë përgjigjja e ankesës. Ia vlenë të potencohet se në
atë kohë silleshin gjërat më ndryshe për tu regjistruar si student i mjekësisë
do të duhej të posedosh njerëz apo miq me poste të larta politike apo qoftë
edhe permes parasë (ryshfetit) gjë që unë nuk i posedoja asnjërën prej tyre.
Ndaj duke i vërejtur këto fenomene të ulëta
negative në vendin tim dhe pas zhgënjmit tim
total për vlerësimin jo të drejtë për të studiuar në Fakultetin e Mjekësisë,
detyrimisht qoftë edhe pa dashjen time vendosa ta braktisi atdheun tim të
dashur për ta provuar fatin tim të jetës në Zvicër.
Rruga juaj
është bukur e gjatë dhe e mundimshme, përse e përzgjodhët mu bash Zvicrën?
Në Zvicër erdha sepse këtu
kisha vëllaun Gjonin dhe motrën Zojën. Ardhjen në
Zvicër ma mundësoi
vëllai im, i cili është kujdesur për leje
qendrimin dhe për vendpunimin tim. Që në fillim të punoj në ndërtimtari si
punëtor krahu për
një stinor të plotë. Këtu
fillova të mësoj
gjuhën zvicerane dhe vërtetë e them pa e tepruar se nuk kishte ditë që nuk mësoja së paku dy orë, që do të thotë se gjuhën
e mësova shumë
shpejt dhe pas plot shtatë muajve kërkova pune
në Klinikën
Private Spitalore“St. Anna” në Lucern. Ishte
hera e parë që unë kërkova
pune dhe menjëherë
është bërë intervistimi im, në ç’rast duke u vlerësuar nga komisioni përkatës i
klinikës, më pranuan si asistent medicinal. Si
asistent medicinal, punova dy vite të plota dhe gjithnjë interesohesha për studime në
Fakultetin e Mjekësisë në Zvicër. Mirëpo ishin disa kritere që do të thotë se, me atë leje qëndrim që posedoja në atë kohe, nuk më jepej e drejta të regjistrohesha për studime në
Universitetet e Zvicrës. Kështu që në atë
kohë, si shërbyes I zellshëm shëndetësor që
isha, i bëra një kërkesë punëdhënësit tim,
Klinikës Private Spitalore “St. Anna” në Lucern, që të ma
mundësoj në
një formë të vijoj studimet. Këtë
edhe ma mundësuan, që unë të ndjeki
shkollimin e lartë të mjekësisë në degën e
anestezisë, gjë që edhe i vijova studimet dhe
në një afat rekorde përfundova, ku edhe jam pajisur me titullin: Ekspert i
Anesteziologjisë.
Angazhimi
juaj pa përtesë që nga dita e parë në klinikë. Cfarë mendimi kanë lucernasit
zvicerian për ju dhe çfarë mendimi keni ju rreth grupit tuaj kolegial në spital
? Sa është i nevojshëm një profesion i tillë siç e ushtroni ju atje?
Për
Anesteziologjinë vendosa personalisht, mu atëherë ku mu dha e drejta e pranimit në shkollën e
lartë të mjekësisë, menjëherë pas mësimeve teorike dhe pasi kalova disa ditë në punët praktike
në sallat e kirurgjisë operative, aty e vërejta
se çfarë vlere ka të jesh anesteziolog. Në sallat e kirurgjisë e pashë kur
pacientët në
reparte kishin probleme shëndetësore dhe duhej t’ju bëhëj reanimimi (rikthimi në jetë), pra janë anesteziologët dhe njerëzit më të
guximshëm dhe me të pergaditur që e bëjnë këtë pune.
Studimet në Anesteziologji janë shumë të thella. Në këtë lëmi veç tjerash përfshihen edhe anatomia, fiziologjia,
patofiziologjia dhe farmakogjija, që do të thotë se janë lëndë me peshë të madhe. Anesteziologjia është
profesion që ka të
bëj drejtpërdrejtë
me pacientin dhe me teknologjinë e përgjithshme medicinale, me raste të ndërlikuara ku
jeta e pacientit gjatë operacionit në tërësi
menaxhohet me duart e anesteziologut. Unë kushtimisht po e them se jam shumë
modest dhe ndihem shumë mirë në këtë klinikë dhe vërtetë kaloj shumë mirë me gjithë stafin kolegial spitalor. Kam një ekip të fortë profesionale të
Anesteziologjisë së cilës, unë i paraprijë që nga viti 2003.
Kemi konsideratë reciproke me njëri tjetrin.
Profesioni i anesteziologut është shumë i kërkuar dhe se për ekspert të tillë vendi ku punoj
unë dhe përgjithësisht Zvicra ka nevojë për shumë të tillë ekspert anesteziolog.
Si ju kanë
pritur atje dhe a ka shqiptarë të tjerë si ju, (flasë të lëmisë suaj) që
jetojnë e veprojnë në Zvicërr?
Te jem i sinqert ne shqiptarët në Zvicër nuk kishim
imazh fortë të
mirë, akuzoheshim për
punë të
ndryshme të liga, mirëpo
kushtimisht po e themi se unë falë punës sime dinjitoze e profesionale e fitova shumë shpejt besimin e bashkolegëve
dhe te menaxhmentit spitalor. Shpesh më
thonin:“Z. Pali, jeni një portret apo njeri krejt ndryshe nga të tjerët”,
që do të thotë se per mua kjo nuk ishte një kompliment por thjeshtë një
shprehje jo e mirë, sepse nga këndvështrimi im i bie sikurse të gjithë vëllezërit e mi shqiptar të jenë të këqinjë dhe vetëm unë jam i mirë. Pikërisht unë ju
përgjigjesha se në
raport me shumicën e shqiptarëve unë jam ende
poshtë. Tani në këtë epokë, vertetë kanë
ndryshuar rrjedhat e jetës, shqiptarët si të
huaj në Zvicër, në përgjithësi
kanë fituar të drejta të shumta pothuajse krahas shtetasve zvicerane. Janë duke studiuar në lëmitë e
ndryshme, kanë tituj të
lartë qoftë akademik dhe shkencor dhe kemi nje
pamje krejt tjeter në raport nga ai i fundshekullit të
kaluar. Pikërisht kemi ekspert kardiolog, ortoped, urolog dhe pothuajse në çdo lëmi tjetër të mjekësisë e
specializant të dëshmuar.
Jeni
punësuar edhe si menaxher kryesor dhe vazhdoni të punoni edhe si anesteziolog
në spitalin më të njohur në Lucernit. Mund ta na e përshkruani punën tuaj?
Siç e ceka më lartë, se pos anestezisë
që bëj në pacientë unë edhe e menagjoj repartin e
anestziologjis. Punën mund ta paraftyroni kështu: Pacienti ka nevojë
për operim, ai pranohet në klinikë dhe ne
jemi pothuajse ata të parët që i vizitojmë që të njihemi për gjendjen e sëmundjeve të përgjithshme të pacientit duke filluar nga zemra,
mushkëritë, mëlqia, veshkat dhe kështu
me radhë. Nese ka alergji në medikamente ose në
gjëra tjera, ne si anesteziolog se bashku me
pacientin e caktojmë formën më adekuate të anestezisë dhe
sqarojmë cdo gjë
me pacientin që operacioni të kalon mirë. Ne
edhe për kujdesin postoperativ jemi përgjegjës. Për trajtimin e dhimbjeve dhe komplikimeve të tjera të mundshme.
Cila është
pozita e anesteziologjisë në Lucern dhe a mund të themi se ju jeni
anasteziologu i parë shqiptar atje apo?
Pozita si Anesteziolog dhe
Ekspert çmohet shumë dhe është e kërkuar. Nëse unë jam i
pari nga shqiptarët në
këtë drejtim nuk mund të them me siguri, por tani njoh edhe shumë
të tjerë të
cilët kryejnë punën e anestezisë.
Në vitin
1992 keni bërë anestezimin tek një pacient/e. Mund të na e përshkruani
hollësisht këtë intervenim dhe a ka qenë intervenimi i parë i këtij lloji për
ju?
Kur fillova studimet në vitin 1992, për herë
të parë bëra
punë praktike anestezimi dhe vërtetë ishte një ndjenjë emocioni. Të e
vendosësh pacientin në gjumë, të kryhej
operimi i tij me sukses dhe të zgjosh
pacientin nga gjumi (anestezioni) është një përgjegjësi
e madhe. Por kur i shoh sukseset e arritura pozitive ndaj pacientit dhe kur
pacienti me plotë vetëdije dhe pa dhimbje të
pyet se kur do filloni me operacionin dhe mos të
mund të besoj se operacioni ka përfunduar me sukses atëherë
përfundimisht se ndihem shumë i lumtur.
A keni
pasur oferta edhe nga spitale të tjera në Zvicër dhe çfarë ka qenë përgjigjja
juaj si anesteziolog në këtë drejtim?
Po është shumë e vertetë se
kam pasur shumë oferta nga spitalet tjera,
sidomos edhe me kerkesën e menaxhimit të reparteve të Anesteziologjisë, por nuk kam pranuar. Pse e themi këtë? Sepse me klinikën
“St. Anna” në Lucern, jam i lidhur shume edhe emocionalisht. Është kjo klinikë
spitalore e cila me ofroi mundësinë që të shkollohesha,
të studioj si dhe të
u ndihmoj shumë pacientëve jo vetëm nga Lucerni
e Zvicra por edhe nga Kosova, Shqipëria dhe
pothuaj nga të gjitha vendet shqiptare e më gjerë.
Ku është
dallimi në mes të mjekësisë zvicerane dhe asaj
shqiptare e kosovare. A mund të na përshkruani me pak fjalë?
Dallimi kryesor është te eksperienca
e gjatë qe kanë
ketu, pastaj teknologjia cdo herë më e avansuar apo më e përsosur
dhe shumë moderne. Detyra qe marrin me përkushtimin maksimal për
pacientin dhe çdo herë tamam të përkushtuar e
kualitative.
Çfarë i
nevojitet mjekësisë shqiptare dhe asaj kosovare për ta arritur shkallën
kualitative shëndetësore zvicerrane?
Siç e përmenda edhe më parë kushtet ekonomike luajnë
një faktor të
rëndësishem
per zhvillimin e një lëmie të tillë, por edhe
nga faktori njeri ka rëndësi të madhe. Duhet
krijuar institucione dhe mekanizma që
kontrollojnë dhe e vlerësojnë punën e kryer. Të ndëshkohen lëshimet e
mundshme si shkak i pakujdesisë, dhe të
ngritet niveli i kualitetit me (kushtet) kapacitetet ekzistuese. Pra gjithnjë
të ndjekësh parimin apo Betimin e Hipokratit që është një ligj moral i njeriut
me profesionin e mjekësisë (ku përfshihet edhe
profesioni im i anestezisë). Për ta arritur shkallën kualitative shëndetësore
zvicerane në Kosovë e Shqipëri duhej të respektohet në plotësi siç e potencuam
sipër Betimin e Hipokratit dhe kriteret tjera.
Ju si
anasteziolog a keni ndërmend të krijoni ndonjë formë bashkëpunimi reciprok me
klinikat e anesteziologjisë shtetërore në Kosovë e Shqipëri?
Bashkëpunimi qe ju kam bërë spitaleve te ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri është në formë ndihme. Vlen të përmendet ndihma
për spitalin e Lezhës,
në ç’rast në atë
kohë në krye
me Dr. Pashk Gjonin (Ortoped shumë i suksesshëm) drejtor i spitalit në ç’rast ju kam ofruar një
ndihmë prej 200 shtretër
për pacient dhe me pajisje të ndryshme monitoruese shëndetësore.
Ju veç
anesteziologjisë kryeni edhe detyrën e menaxherit përgjegjës në spitalin ku punoni. Sa është e vështirë detyra e menaxhmentit?
Më
lartë e përmenda
se unë e menaxhoj repartin e Anesteziologjisë. Pasi që kam
mbaruar edhe Master në biznes dhe menaxhim
(MBA). Jam i aftësuar
ta menaxhoj mirë këtë
repart. Ne kemi përgjegjësi të madhe kur
menaxhojmë këto
reparte komplekse. Janë parametra të ndryshëm të cilët
e bëjnë matjen e suksesit të punës. Si
shembull kualiteti i punës me pacienta, sa janë të kënaqur pacientat, punonjësit me punën tonë, si dhe
duke i përcjellë përgjithësisht
parametrat ekonomiko-financiare. Nëse nuk bëjmë çdoherë përmirësime kualitative mbesim mbrapa dhe vërtetë konkurenca e
tregut tejet e fortë dhe nëse si menaxher nuk tregon cilësi, kualitet dhe
efikasitet atëherë edhe moralisht duhej liruar
postin përgjegjës.
Z.
Krasniqi, duke qenë se jeni i diplomuar në lëminë e mjeksisë në degën e anesteziologjisë,
çfarë ju ka shtyrë që ju ti hyjni kësaj rruge. A mund të na thuani më
konkretisht?
Dituria e përgjithshme që kërkon kjo lëmi është e lartë, mundësia për të kombinuar
pasionin për teknologjinë dhe mundësinë për të vepruar shpejt psh. Reanimimi, si dhe suksesi i
punës që
shihet menjëherë
psh zgjimi i pacientit nga anestezioni janë
ato që më
joshen t’i futem kësaj dege
A keni
menduar ndonjëherë për ta lëshuar Zvicrën ( zëvendësuar me Gjermani, Austri,
Itali ... ) apo dëshiron të mbetësh akoma atje?
Pasi qe Zvicra është shembull i mirë
për të gjithë rajonin për
kualitetin në shëndetësi , si dhe kushtet e mira qe ka për personelin nuk kam menduar dhe nuk mendoj që ta lëshoj këtë vend. Ne kemi shumë
gjerman, austriak dhe italian qe ikin nga vendi i tyre dhe vijnë në Zvicër pikërisht për kushtet e mira qe ofron ky vend.
Si
anesteziolog shqiptar që vini nga Kosova, sa jeni të motivuar me integrimin
tuaj në Zvicër dhe trajtimin nga ana e
bashkolegëve tuaj zviceran në klinikë pikërisht aty ku ju keni punuar deri me
tash?
Integrimi ështe fjalë që dëgjohet shumë këtu. Të jesh i integruar do të
thotë të përshtatem në vendin
ku jetoj, por pa i humb vlerat dhe
traditat që kemi. Sepse nese i humbim ato do të thotë asimilim. Ne së
bashku me vellaun Gjonin, dhe disa kolegë dhe
miq të tjerë shqiptar, pikërisht me z. Jakob dhe z. Benhard Deskun, z. Llesh
Duhanin, znj. Mire dhe z. Mikel Krasniqin dhe shumë të tjerë kemi themeluar në kuadër të Partisë CVP (Chritliche
Volkspartei) lidhjen “Kristianët Demokrat
Kosovar” që ka për
qëllim integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Pra të jetosh në një vend është shumë me rëndësi integrimi dhe deri në
një masë
identifikimi me atë vend. T’ju them
sinqerisht unë në
profesion identifikohem plotësisht me klinikën.
Z. Pali,
gjatë punës suaj a keni ndjekur ndonjë trajnim në lidhje me mjekësinë apo
anesteziologjinë dhe a jeni certifikuar nga dikasteri në fjalë. Çfarë trajnimesh keni ndjekur dhe a mund të
na thoni më shumë lidhur me këtë?
Trajnime profesionale bëjmë rregullisht me
kolegët në klinikë, si reanimator është shumë e rëndësishme që të jemi të përgatitur dhe të trajnuar sepse në
raste urgjente nuk kemi kohë të mendojmë gjatë por të veprojmë menjëherë që të shpëtojmë jetën e
pacientit. Pos trajnimeve praktike janë edhe
kongreset për anestezi që mbahen në Zvicër dhe në Gjermani
me përmasa shumë
të mëdha. Këtu është rregull
se nëse
nuk merr pjesë në
trajnime që janë
të obliguara dhe në
Kongres, atëherë humb poena
krediti që do të
thotë se humbe vlera në profesion. Një
sasi e konsiderueshme e buxhetit ndahet për
trajnim profesional. Sepse vetëm kështu
garantohet suksesi në profesion dhe për
klinikë.
Jeni një
familjar e bashkëshort i mrekullueshëm dhe baba i tre fëmijëve- Patrikut,
Manuelit dhe vajzës Rinës. Më se merren
fëmijët tuaj dhe a mund të na flisni pakëz për ta në pika të shkurtëra, për
shkollimin dhe vlerat e tyre profesionale?
Faleminderit për
komplimente, z. Mrijaj, unë gjithherë bëj përpjekje
të jem edhe afër familjes dhe t’ju plotësoj kërkesat e tyre maksimale. Së
pari më duhet të
them se kam një bashkëshorte
të mrekullueshme me të
cilën s’bashku kemi tre fëmijë. Ajo krahas
punës që bën në klinikë ne kujdesin postoperativ, kujdeset jo vetëm për
fëmijët por edhe për nënën time 89 vjeqare e cila jeton me ne, gjë që mbështetja e saj
për asnjëherë nuk më ka munguar pra edhe më ka motivuar duke më dhënë
mbeshtetje në të gjitha sferat. Fëmijëve jemi munduar që
tu përcjellim vlerat e mira tipike ato
tradicionale Shqiptare. Gjuhën Shqipe që në shtëpi ne flasim vetëm shqip. Vlerat kombëtare, traditat e bukura që
kemi si dhe kompetencën sociale, dua te them
mirësjelljen me njerëzit
dhe rrethin kudo që janë. Djali i madh- Patriku, ka mbaruar studimet per Ekonomi dhe
Financa në Universitetin e St. Galles. Kryen
detyrën e tij profesionale në Bankën Amerikane
Goldman Sachs në Zyrich. Vajza ime
Rina, është
studente e Pedagogjisë në
Universitetin e Luzernit si Arsimtare e ciklit të mesëm,
ndërsa Manueli, është në vitin e fundit
të Gjimnazit. Manueli ka pak sa vështirë se çfarë të zgjedh për
studime. Ky është
shumë kreativ dhe merret me sport, muzikë, art etj.
Dhe për
fund cili është mesazhi i juaj, për mjekët dhe studentët specializant të
anesteziologjisë. çfarë mesazhi mund të na jepni?
Mesazhi im për të gjithë pavarësisht
profesionit është
që të jemi
shembullor në punë,
të bëjmë maksimumin, të
mos pushojmë së
mësuari, permirësuari dhe të tregojmë
kualitete e cilësi në punë e jetë, atë që bëjmë të bëjmë me dijeni dhe
ndërgjegjen më
të mirë e
pastaj nuk do të mungoj suksesi. Mendoj që duhet te jemi shembull i mirë për gjeneratat e
reja, të ju paraprijmë
me shembuj dhe vepra të mira, të ndihmojmë të rinjtë në shkollim dhe në
zhvillimin personal dhe të mos harrojmë se investimi më i
mirë që mund
të bëhët është investimi në
shkollim.
Faleminderit
z. Krasniqi, vertetë e kemi realizuar një bisedë shumë të këndshme. E themi se
ka kohë qe kisha në endje të e realizoja një bashkëbisedim të tillë të
përbashkët, më kish marrë malli t’ju dëgjoja pergjigjet tuaja në lëmin tuaj
jetësor e profesional. Faleminderit qe keni gjetur kohën. Shumë konsideratë!
Faleminderit edhe juve, z.
Mrijaj. Edhe unë ju pergëzoj për vlerat tuaja, multidimensionale, kulturore,
publicistike e gazetareske . Suksese dhe mbarësi!!!