E premte, 18.10.2019, 12:36 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi : Papa Françesku nuk bie pre e shantazheve të Serbisë

E shtune, 14.09.2019, 09:16 AM


PAPA FRANQESKU NUK DO BIE PRE E SHANTAZHËVE TË SERBISË

Nga Dedë Preqi

Nëse bota përceptohet sipas sipas shpirtit të vrazhdë dhe vullnetit fanatik, apo të një kryeneqësie të egër njerëzore, e tërë bota do të ishte jo e lirë, jo demokratike, por e dhunshme dhe tragjike, dhe do të kishte frikë në çdo kohë nga rreziku dhe nga nënvlera, që do ta shtyente njeriun të përballët me realitetin, ose në skllavërimin ndaj tij.

Serbia e di fare mirë se çka është disiplina dhe kultura njerëzore, jo si përshtatje pasive, por si përgjegjësi e vetëdijshme njerëzore, duke respektuar fqinjësinë dhe miqësinë me njerëzit dhe ligjet që respektojnë dinjitetin njerëzor, përndryshe një shoqëri e anashkaluar nga këto parime njerëzore, nuk dallon shumë nga kafshët e egra dhe jeta e tyre ekzistenciale.

Pjesë e kësaj tabloje është edhe situata e tensionuar dhe gjendja e marrëdhënieve të këqija në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila situatë do të thoshim se i përngjanë një mozaiku të zymtë politik dhe ndëretnik, ku edhe pas 20 vjet të ndërprerjes së luftës ndërmjet këtyre dy vendeve, nuk ka kuptim paqa ekzistuese, kur nuk kanë kuptim dhe implementim marrëveshjet ndërfqinjësore në mes  palëve.

Kosova nuk është më nën kthetrat e Serbisë, këtë e dinë tërë bota, andaj pse ky shtet predenton të kthejë kohën dhe historinë mbrapa, kur një gjë e tillë është e pa mundur dhe e pa kthyeshme, duke ditur se rinia e sotme mendon ndryshe, ndjenjat e të cilit përkojnë me kohën, me teknikën e zhvillimit, dhe do ta linte pa gojë, atë që mendon ndryshe, apo mendon vetëm në luftëra .

Serbia e së ardhmës padysshim paraqitet jo liberale, e cila nuk e ka kuptimin e lirisë dhe demokracisë njerëzore, por efektin e saj e dallon në elementin absolut, që jep kuptimin e prirjes së luftrave dhe pushtimëve, mjafton domëthënja e veprimëve dhe zhvillimeve të politikave të sotme bashkëkohore, të cilat nuk dallojnë shumë me të kaluarën e saj, sidomos në marrëdhëniet ndërfqinjësore, posaqërisht me Kosovën.

Për sa i përketë pyetjes se, si mund të zgjidhet konkretisht problemi urgjent në mes Kosovës dhe Serbisë, mvarët nga vullneti i liderëve politik të të dyja palëve, në veqanti nga pala serbe, sepse një përgjigje e mundur do të fillonte nga kjo palë, duke pranuar realitetin e Kosovës dhe duke kërkuar falje nga pala e dëmtuar, përmes së cilës formë, do vëhët nën kontrollë natyra e marrëveshjeve dhe implementimi i tyre, që përgjigja e saj pasqyron edhe me kulturën dhe llojin e civilizimit ndërnjerëzor.

Për ti kuptuar këto elemente duhet të shohim dhe analizojmë figurat politike të kësaj shoqërie, gjegjësisht të Serbisë, e cila me lëvizjet e saj politike nuk lë përshtypje dhe as formë të një marrëveshje të stabilizimit dhe definimit të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, që një pjesë e madhe e kohës, nga marrëveshjet e deritanishme, ishin vetëm humbje kohe, sepse sikur një copë guri, apo një copë dru, nuk mund të bashkohet  në zhvëndosje e sipër me një gjymtyrë ose organ për të plotësuar apo shëruar një organizëm.

Është domëthënëse vizita e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Vatikan, i cili paraqitet para një njeriu të rëndësishëm të paqës botërore, me plot bagazhin krim dhe përmes të cilit mundohet të paraqitët si viktimë, dhe në këto rrethana Papa Franqesku dhe kushdo tjetër, do duhej të merr parasysh të vertetën dhe të krijojë bindjen e bërthamës dhe qenjës së saj, duke u bazuar në fakte dhe në kriteret e qenjës njerëzore.

Ati i shenjtë, Papa Franqesku, në selinë tij, duhet të merr parasysh dhe të pranonte njerëz të ndryshëm, sikur edhe zavendësin e kriminelit të Ballkanit, Aleksandër Vuçiqin, i cili në vend që të kërkonte nga ekselenca e tij që të ndërmjetësojë për të bërë një shembull paqësor në mes këtyre dy popujve, shqiptarëve  dhe serbëve, ky njeri provon të provokojë edhe njeriun e paqës ndërnjerëzore të botës, që mos ta pranojë pavarësinë dhe paqën ndëmjet kësaj pale, i cili është i njohtuar në çdo rrethanë, deri edhe në çdo rrahje të zemres, sepse nëse shkojmë në thelbin e çështjes, në fakt për ta zbuluar këtë bërthamë, do ta zbulojmë që nga marrëdhëniet e dr.Ibrahim Rugovës, me selinë e shenjtë të Vatikanit, dhe lidhjet e ngushta me historinë e një kompleksiteti të tillë.

Papa Franqesku, nuk do bie pre e shantazhëve të Vuçiqit dhe të tjerëve, nëse për të qenë i barabartë dhe i cili qëndron në faktin e shëmbëlltyrave njerëzore dhe merr parasysh këtë pikënisje, ne kuptimin e qartë, që çdo popull me të drejtat e veta, do të ishte i barabartë si qenje njerëzore, sikur në këtë rast edhe populli shqiptarë me një domëthënje të tillë, i cili nuk heqi dorë nga një nisme e tillë dhe vlerë njerëzore, sikur që ishte liria dhe pavarësia.

Në rrjedhën e zhvillimeve politike dhe formave të tilla diplomatike, sikur edhe në këtë rast me vizitën e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Papa Franqeskun e Vatikanit, një proces i tillë do të ishte i pranishëm, sikur në Selinë e Shenjtë, të kërkohet një ndërmjetësim për të bërë paqë në mes Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe për të shkëmbyer imazhe të kundërta, që e kundështojnë drejt-përsëdrejti një gjë të tillë, dhe për ti dhënë përgjigje adekuate këtij misioni të Vuçiqit dhe Serbisë,  Papa Franqesku dhe Vatikani, duhet të ndërmarrin misionin e tyre të shenjtë, që brenda një kohe të shkurtër dhe të shpejtë të njihet pavarësia e Kosovës, nga Papa dhe Vatikani.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Zgjedhjet, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! Skender Jashari: Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit Blerim Latifi: Zani im do të jetë zani juaj Enver Bytyçi: Kushtetuta e Kaçanikut - vlerë e civilizimit euro-atlantik të Kosovës! Mëhill Marku: Mu duk se takova bacën Bajram! Enver Bytyçi: Përbindësha dhe vampirë në parlamentet e Kosovës e të Shqipërisë! Dedë Preqi: PDK, e zhveshur dhe nuk ka turp! Adil Fetahu: Korrespodenca midis patriotëve - Ibrahim Shyti e Josif Bageri Kastriot Myftaraj: Kallzim penal për personat përgjegjës për vendosjen në Tiranë të përmendores për të vrarët e njërës palë në luftimet e 15 korrikut në Turqi Shefqet Dibrani: Degradimi i vlerave dhe demokracisë Dedë Preqi: Vuçiqi është kopje e Millosheviqit Fahri Xharra: Pse e vranë Laokontin? Florim Zeqa: Kandidatët e pasur e një populli të varfër! Nikë Gashaj: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani Ibrahim Kabili: Kosova në udhëkryq të rrezikshëm Dedë Preqi: Vizitat e Vuçiçit në Kosovë sjellin nxitje të konfliktit ndëretnik Adil Fetahu: Arsimi inatçor i minoritetit serb në Kosovë Klajd Kapinova: In Memoriam: Kisha e Madhe në Shkodër në 161-vjetorin e ndërtimit të saj Gëzim Tushi & Fran Gjoka: Pse të rinjtë janë “infektuar” nga përdorimi i dhunës? Aurel Dasareti: Nuk mund të flasësh për detin me një bretkosë të ulur në një pus

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT