E marte, 19.03.2024, 09:56 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Shqiptarët nuk ka kush t'i mbrojë!

E marte, 27.08.2019, 09:14 PM


Shqiptarët nuk ka kush t'i mbrojë!

Nga Gani Mehmetaj

Nuk doli asnjë zyrtar qeveritar a opozitar që do të thoshte se shqiptarët janë kombi më i përndjekur dhe më i përsekutuar në Gadishull. Nuk i bënë keq askujt, nuk ia shkelin të drejtat asnjë kombi tjetër e megjithatë ka albanofobi të përbindshme ndaj tyre në Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi e Mal të Zi.

Fatkeqështi shqiptarët s'ka kush t' i mbrojë! Janë si zogjtë e klloçkës, por pa klloçken që do të luftonte me sqep e thonjë për ta. Asnjëherë asnjë zyrtar shqiptar nuk doli të thotë publikisht se në Gadishullin tonë ka albanofobi apo urrejtje të sëmurë ndaj shqiptarëve. Në vend të kësaj ata dalin e gënjejnë pa fije turpi kinse ka islamofobi, thua ti se  janë zëdhënës të një miliardë e gjysmë myslimanëve e jo përfaqësues të disa milion shqiptarësh. Këtë gënjeshtër të turpshme e përserisin vazhdimisht e më këmbëngulje prej të krisuri që t'ua bëjnë qefin financuesve islamikë.

Është koha e fundit që pushtetarët e opozitarët shqiptarë në Shqipëri, Dardani, Maqedonj e Mal të Zi të thonë se në Ballkan ka albanofobi, duke e bërë çështje ndërkombëtare, ndërsa mbrojtjen e islamit t'ua lënë Turqisë, Rusisë, shteteve arabe e Serbisë.

Shqiptarët janë evropianët më të rrezikuarit nga islami, këtë duhet ta thonë politikanët shqiptarë e jo të shitën për një grusht parash dhe të shkelin mbi interesat e kombit të tyre.

Ksamil, 27 gusht 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora