E premte, 01.11.2024, 12:18 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Neshat Mehmedi: Në Augsburg të Gjermanisë si në trojet shqiptare

E shtune, 17.08.2019, 05:06 PM


NË AUSBURG* TË GJERMANISË SI NË TROJET SHQIPTARE

Shkruan Neshat Mehmedi

Pasdite më 05 korrik 2019, ... bashkë me Reshatin shkuam te shoqata kulturore “ATDHEU” në Augsburg të Gjermanisë. “ … e cila është themeluar më 30 shtator 2006 me iniciativën e mërgimtarëve nga të gjitha viset shqiptare. Platforma e shoqërisë u përcaktua në statutin themeltar, të cilit e nënshkruan 14 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga e gjitha Shqipëria etnike. Qëllimi kryesor i saj është edukimi dhe shkollimi i brezave të rinj, kultivimi dhe afirmimi i gjuhës, letërsisë, artit, historisë, kulturës dhe traditave shqiptare”, si dhe zhvillimi i ndërgjegjes kombëtare dhe atdhedashëse …

Në një kënd  të caktuar enkas për makina Reshati e parkoi veturën e tij, … Kudo vëren djemtë duke kryer punë të ndryshme: disa bartnin tavolina e karrige, disa i renditin radhë - radhë drejtë e bukur, baca Lutfi – kryetari i shoqatës me motor kosë kosit kullosën, tjetri me grabujë e mbledh barin, një nxënës  me karrocë e bart barin deri te këndi i biombeturinave, pak më tutje, tjetri me motosharrë pret ferrat dhe kullosën afër rrjetës dhe nën të , tjetri i ndihmon duke ia ngritur rrjetën,  të tjerët me Gjymin bartin shtyllat lëvizëse të futbollit, të gjithë bashkë planifikojnë këndin e kamionit me pije e të skarës (Sofrës Pejane), Reshati përgatit renditjen e tekstit për manifestimin, Bashkim Dalipi me ca të tjerë rregullojnë tavolinat e koktejet brenda në sallë dhe restorant të shoqatës ku përgatitej edhe ushqim i thatë; qebapë, pleskavica, suxhuk,… Mustafa në restorant vendos edhe  dy aparate për kafe shtesë, që i ka sjellë nga firma e vet për ditën e nesërme( ditën e manifestimit), lala Zulqufli kishte rregullua kulmin e shoqatës, të cilin kulm para 40 vitesh e kishte mbuluar Zulqufliu,  Hajredini me shokë ka instaluar nxehjen qendrore, Elmi Ajeti me shokë ka sjell rërë  për rrugën , Agim Halabaku me shoke ka shtruar parkingun, Arben Emini  ka pru pije të ndryshme në shoqatë , Imer Podvorica, Milaim Podvorica ( dy kushërinj), Gjemshir Ibushi me shoke, Bashkimi i Strugës, Bashkimi i Kosovës, Jashar Berisha, Arbeni  me shokë, Qenani, Fizi Isa( Strugë)  me  shokë, Burimi,  Naim Thaqi me shokë Vasfi Alimi me shokë, Adnan  Gurguroci, Berati, Besniku, Pina me shoke, Sami Iseni, Sabedini, Mija Ajeti, Shemi, Smiri, Imer Mexhiti, Xhenshiti, Adnani, secili nga këta të lartpërmendur bëjnë punët sipas profesionit që i kanë dhe ka nevojë objekti i shoqatës…. E disa fëmijë kryejnë punë më të lehta,…

Punë Vullnetare

Kudo vëren humor, buzëqeshje e punë vullnetare sikurse të gjithë janë nga e njëjta familje, edhe pse ishin nga të gjitha trojet shqiptare, pra bashkim kombëtar e shpirtëror në diasporë; Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë Veriore,… (Medvegja, Gjilani, Vitia, Ferizai, Prizreni, Skenderaj, Podujeva, Tetova, Ohri, Gostivari,…) Shkurt, punë e përbashkët deri në orët e vona të mbrëmjes, derisa i përfunduan të gjitha punët, pra çdo gjë është gati për ditën e nesërme me përjashtim të podiumit që do rregullohej të nesërmen …

Puna e përbashkët e vullnetarëve, e ka të vetmin qëllim, për ditën e nesërme hapësirat e shoqatës “ATDHEU” të jenë në nivelin më të lartë të përgatitjes, për të pritur mysafirët në mënyrën ma të mire të mundshme, ashtu si e kanë traditë shqiptarët. Këtë cope tradite ta përcjellin edhe te  brezi më i ri këtu në Bavari,…

MËSIMI PLOTËSUES I GJUHËS SHQIPE

Organizuesit e shoqatës gjatë bisedës shumë të ngrohtë e vëllazërore dhe mikë pritjes bujare më njoftuan me rendin shtëpiak në shoqatën kulturore “ATDHEU”: Këto lokale të kësaj shoqate i shfrytëzojmë përpos aktiviteteve të ndryshme kulturore që janë të shumta, njërin ndër to e kemi edhe grupin e valltarëve, që e udhëheq Bashkim Dalipi – koreograf  ( nga Ohri) me anëtarët e shumtë dhe grup moshave të ndryshme, pra ushtrimet i bëjnë, çdo të  premte në ora 17 : 00 dhe çdo të diel ora 14 .,  kurse aktivitetin kryesor që organizojmë është edhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe që mbahet çdo të diel nga ora 10 : 00 – 12 : 00, që është i angazhuar mësuesi Naim , e më parë mësuesja Fatime Sokoli dhe  profesoresha Naxhije, … për mësimin e gjuhës shqipe (fëmijëve) nxënësve tanë. Interesimi i prindërve është shumë i madh për me kyç  fëmijët e tyre në mësimin plotësues. Shpresojmë shumë që të gjithë fëmijët e mërgimtarëve të kyçen në këtë shkollë dhe në shkollat tjera për të mësuar shkrim leximin e gjuhës shqipe dhe gjuhën letrare, …

Organizojmë edhe manifestime kulturore për nder të festave tona kombëtare: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28  Nëntori, 17 shkurtin 2008 ditën e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsit,… organizojmë gara sportive në futboll  - Vllaznim Azemi dhe Burimi janë përgjegjës të futbollit, beachvollejboll, tenist dhe shahit, si dhe organizimin e garave në kuisin e diturisë me nxënës pjesëmarrës, kontribut të rëndësishëm japin koordinatori Rexhep Nikqi dhe kryetari i LAPSH it Milazim Ukaj, dhe  mbledhje të ndryshme me mërgimtarët e në raste të veçanta për grumbullimin e lekëve për nevoja të veçanta,…

KËTU NA DHEMB DHËMBI TË GJITHËVE

Pra mundohemi të mbajmë gjallë ruajtjen e identitetit kombëtar, shtylla kryesore e gjithë kësaj pune është gjuha shqipe, … një popull që e harron gjuhën amtare, ai shumë kollaj asimilohet.  Ne me fëmijët tanë duhet të flasim detyrimisht shqip kudo, sepse këtu na dhemb dhëmbi të gjithëve; në banesë, rrugë, aktivitete të ndryshme siç i përmendëm më lartë, sepse s’është turp, por krenari kombëtare, dhe sa më shpesh brenda vitit t‘i çojmë fëmijët në vendlindje, të krijojmë lidhjet me të afërmit,  dhe dashurinë shpirtërore për atdheun, sepse këtu në vend të huaj e kemi detyrimisht të mësojmë gjuhën, kulturën, … gjermane, suedeze, italiane, franceze, … Po s‘u kujdesëm vet kështu të organizuar dhe të bashkuar; prindër, fëmijë, mësues, klerik, biznesmen, konsuj,… me një ideal të përbashkët do të na merr uji i lumit. Shkurt përçarja është e keqja më e madhe e shoqërisë dhe kombit, është humbja e rrugës në pike të ditës dhe bredhje nëpër errësirë e drejtë asimilimit. Këtë të keqe do ta mposhtim dhe të mirën do ta afrojmë këtu në diasporë me punë, shkollim, bashkëpunim, vendosmëri, solidaritet, guxim, sakrificë, … pa dallime politike e fetare, por si shqiptarë, …

Rregullat shtëpiake në shoqatë

Ne kemi rregullat tona shtëpiake në shoqërinë  “ATDHEU” këtu në Augsburg, të cilat I kemi caktuar vet si detyrat ma të mira të mundshme për të mbijetuar shoqëria jonë dhe i zbatojmë me përpikëri të lartë thotë baca Lutë, nga themelimi i saj më 2006 e këndej dhe vazhdon: Arbeni, restorantin e furnizon me pije të ndryshme gjatë manifestimeve  kulturore dhe sportive. Pijet ne i shesim, jo vetëm për mysafirët, por edhe vet ne anëtarët i blejmë, me lekët e fituar mbulojmë një pjesë të harxhimeve të manifestimeve. Ngjashëm ndihmon edhe ....... me skarën e tij, rregullisht na ndihmon me qebapë, pleskavica e suxhuk. Kemi edhe shumë raste të veçanta ku anëtarët janë në punë dhe nga pamundësia për me bërë ndonjë punë vullnetare, ata me vet dëshirë na ndihmojnë me para, siç është Shemi (machastena), Naim Thaqi, Jashar Berisha, Agim Halabaku, Gjemshir Ibushi, Milaim Podvorica,, Bashkim Dalipi, na kane ndihmuar me shume leke, ka edhe disa të tjerë që kanë ndihmuar me mjete, ose Flamuri disa herë na e ka paguar darken, edhe pse jemi marr vesh që do e paguajmë Ne,… Agjencinë turistik “ Fatoni Reisen” na ndihmon shumë, na e lehtëson shumë udhëtimin e anëtarëve të shoqatës këtu nëpër Gjermani, për të marr pjesë në aktivitete kulturore, bile edhe jashtë saj për të vizituar vendet turistike nëpër Shqipëri, për këtë vit na ka premtuar, … Kurse pjesën tjetër të harxhimeve e mbulojmë vet ne anëtarët e shoqatës, sepse numri i anëtarëve është përafërsisht 200 (dyqind ).

Ne nuk harrojmë kurrë kontributin dhe veprimtarin atdhetare të vëllezërve tanë që vunë gurë në forcimin e shoqatës kulturore “ATDHEU”, njëri ndër ata është edhe Arbeni - pronari  i fabrikës tani shumë të njohur “VEZË SHARRI” në Tetovë,  edhe sa të tjerë që ndihmojnë,  siç është Firma «ABENSTEN» ku punon Elmiu, Firma «Toni»,... thotë Mustafa.

Jo vetëm kaq, ndërhyn Reshati, në shoqatën tonë kemi patër edhe dy anëtarë nderi; Akademikun Gjelosh Gjokaj – piktor, bashkëthemelues i fakultetit të Arteve dhe Besim Kabashin  kampion në kick boks. Tani anëtar nderi është këngëtari jonë i mirënjohur Afrim Muqiqi.

Gjemshiri ( kolegët e thërrasin shkurt Gjymi) sqaron se në shoqatën tonë organizojmë turnirë të shumta gjatë tërë vitit, sidomos gjatë festave tona kombëtare në futboll, beachvolejboll, tenis dhe shah.

DITËT SHQIPTARE NË BAVARI

E shtunë më 06 korrik 2019 në Augsburg – Gjermani u mbajt manifestimi tanimë tradicional “DITËT SHQIPTARE NË BAVARI” , edicioni i tretë me radhë ( edicioni i parë i organizuar në Munih 2017, i dyti Landau 2018 dhe i treti në Augsburg 2019), organizuar nga shoqata kulturore “ATDHEU”, e cila këtë vit realizoi edicionin e 14 me radhë të veprimtarisë së saj shumë të pasur e me vlera të mëdha kombëtare, nga viti 2006 – 2019.

Anëtari i këshillit për kulturë dhe arsim në shoqatën kulturore “Atdheu”, Reshat Halili e shpalli të hapur manifestimin kulturor, kurse kryetari i shoqatës kulturore “Atdheu”, Lutfi Januzi i përshëndeti mysafirët e pranishëm në manifestim.

Falë punës së palodhur të organizuesve, veprimtarëve e atdhetarëve të flaktë këtu në mërgim; ... të cilët me punën e tyre fisnike, me vendosmëri të lartë, bashkëpunim të sinqertë pa dallim moshe e gjinie, tolerancë të duhur, me seriozitetin më të madh, me mund e sakrificë, arritën të na tregojnë se edhe në mërgim dinë të organizojnë manifestime kulturore shumë të bukura, me karakter mbarëkombëtar, ngjashëm sikur manifestimi të mbahej në Tiranë, Prishtinë, Shkup, ...

Pavarësisht se larg atdheut, veprojnë shumë të bashkuar e të organizuar e të lidhur ndërmjet veti, si mishi me kockat , sepse këtë më së miri e tregoi pjesëmarrja e shumë shoqërive kulturore, ndërsa numri i të pranishmëve ishte shumë i madh, i kalonte mbi 1.000 vetë kuptohet nga të gjitha rrethinat e Bavarisë, ndërsa pjesëmarrja e gjinisë femërore ishte në numër shumë të madh, lirisht mund të themi numerikisht ma i madh se i gjinisë mashkullore, pra dominonte gjinia femërore edhe nëpër shoqëritë kulturore. Kjo tregon emancipim shumë të lartë të shoqërisë tonë në diasporë.

Shoqëritë pjesëmarrëse ishin të shumta:

Shoqata kulturore "Atdheu", Augsburg

Shoqata kulturore "Shqiponja", Rosenheim

Shoqata kulturore "Mërgimtarët", Deggendorf

Shoqata kulturore ,,Karnavalet Ilire’’fsh. Bozovcë – Tetovë,, z Neshat Mehmedi

Shoqata kulturore "Abeja", Moosburg

Shoqata kulturore “Ilirida” Landau

LAPSH-ja në Bavari

Shoqata kulturore,, Sali Cekaj’’ Pfaffenhofe

Shoqata kulturore  "Iliria", Mynih

Shoqatat prezantuan valle, këngë e kostum grafi shumë të bukura që u mirëpritën me duartrokitje fren etike nga të pranishmit.

E veçanta e këtij manifestimi ishte pjesëmarrja e vetme jashtë Gjermanisë, nga trojet etnike e shoqërisë kulturore “KARNAVALET ILIRE” fsh. Bozovcë – Tetovë, me kryetarin e saj Neshat Mehmedin,  që ishin ftuar me ftesë nga organizuesit e shoqatës “Atdheu”, që prezantoi nuset ilire – nuset e teletisura apo të ngjyrosura të malësisë së Sharrit të Tetovës: nga Bozovca, Veshalla, Brodeci, Vica, Shipkovica, Sellca, ...    që vijnë ditën e parë të nusërisë, bëhet telisja e plotë e fytyrës, për s’par herë apo të parën herë kur kthehet nga prindërit e vjen te burri, bëhet ngjyrosja pjesërisht e fytyrës, dhe për tri netët që shkon te prindërit pas 7 ditësh apo pas tri javësh, atje qëndron tri net, dhe  kur kthehet nga prindërit për te burri, ngjyrosja bëhet më e veçantë; fytyra i ngjyroset me ngjyrë të bardhë, në mes të faqeve me ngjyrë të kuqe ngjyroset, dhe tre ballanike i vendohen; një në ballë dhe nga një në mes të faqeve i vendoset. Ngjyrat nëpër fytyrat e këtyre nuseve kanë domethënie historike e kulturore të trashëgimisë tonë shpirtërore shumë të lashtë, ... . Po ashtu para të pranishmëve prezantoi dhëndërinë e vajzën me veshmbathjet tradicionale kombëtare, si dhe një pjesë së pajës së nuses.( Sqarim: veshmbathja e nuseve është trashëgimi kulturore dhe kombëtare nga katundi Gurgurnicë, që falënderoj shumë mësuesin Jakup Neziri dhe mësuesin Kasam Arifi, që janë veprimtarë të dalluar si dhe Islam Rushitin. Këtë veshmbathje të ngjashme e kanë edhe katundet Sallarevë, Koritë dhe Reka e Epërme). (Vajza që është ngjyrosur komplet në fytyrë është Albina Ramadan Smajli,  – katundi Dumnicë – Vushtri, djali në rolin e dhëndrit është Edon Veliçi nga Skenderaj, vajza që ka fytyrën pjesërisht të ngjyrosur është Rinesa Zelfi Dullovi dhe motra e saj Arbesa Zelfi Dullovi nga Biçeci i Kaçanikut, në rolin e vajzës)

Ky organizim mbahej nën patronazhin e konsujve: z. Arten Hanku   Konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe z. Arfim Nura     Konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih të Gjermanisë. Këta të dy dhe zëvendësministri i Kosovës për diasporën z. Isni Kilaj  i përshëndetën të pranishmit dhe organizuesit për këtë manifestim tanimë tradicional këtu në Augsburg,... I falënderuan organizuesit për punën e tyre fisnike e atdhetare këtu në diasporë, ... Në fund të fjalimit të tyre u zotuan se përkrahja dhe mbështetja nga ana e tyre do të jetë edhe më e madhe jo vetëm morale, por edhe financiare.

Manifestimin  e ndoqën dhe e përshëndetën  nga qyteti i Augsburgut edhe z. Dirk Wurm, (nga spd). Referent i rendit dhe sportit. Politolog, anëtarë i udhëheqjes se forumit evropian, për siguri urbane, koordinatori Eshref Januzaj, intelektual dhe veprimtar i palodhur këtu në diasporë, si dhe z. Thomas Kamlach,  drejtues i ekipit të tenisit.

Interesimi i pjesëmarrësve ishte shumë i madh, sidomos i gjinisë femërore dhe rinisë.

Pra qëllimi i këtij manifestimi tradicional “Ditët shqiptare në Bavari”që e organizojnë organizuesit e shoqatës kulturore ”Atdheu”, lirisht mund të themi se është me vlera të mëdha atdhetare e kombëtare, me vlera të mëdha mbarëkombëtare ku bëhet ngritja e ndërgjegjësimit kombëtar, dashuria për identitetin tonë kombëtarë, për vendlindjen, atdheun, për mësimin e gjuhës shqipe -  gjuhën e nënës, kultivimin e kulturës, traditës, trashëgimisë tonë shpirtërore e kulturore që është shumë e pasur dhe e ndryshme varësisht nga trevat shqiptare që vijnë, të historisë Iliro – Pellazge. Figurat kombëtare; Skënderbeun – krye heroin tonë, Adem Jasharin – komandantin legjendar, ...

Ky manifestim “Ditët shqiptare në Bavari” është shembull shumë i mirë dhe një mesazh shumë i fortë kombëtarë, jo vetëm për diasporën në perëndim, por edhe për vëllezërit e tyre në trojet etnike, se sa të lidhur janë shqiptarët ndërmjet veti këtu në Bavari, me atdheun, gjuhën shqipe, kulturën, .... pa marr parasysh bindjet e tyre krahinore, fetare e politike, njëjtë të bashkuar sikur mishi me thoin apo zemra me gjakun.

Falënderim i veçantë është për moderatoret; Arta Ajeti dhe Verona Thaçi.

Kërkojmë ndjesë për aktivistët e shquar që pa dashje mund kemi harruar pa i përmendur.

Pak të dhëna historike me qytetin e Augsburgut

“*Augsburg:

-këtë qytet e kanë themeluar romakët, rreth vitit 15 para erës sonë, perandori August ( Augusta Vindelicum),

-në qendër ka sallën e artë, Rathausplatz, Elias Holl v.1620.

-Familja tregtare Fugger shek. 15 si ndërtues të banesave për të  varfër,,Fuggerei'' dhe themelues të shkollës profesionale të zanatçinjëve.

-Martin Luther, jetoi pak në Augsburg, shek.16 . ,,Confessio Augustana'' reformator i kishës, protestant.

-Qytet i industrisë së tekstilit.

-Rudolf Diesel shpiku në MAN motorin diesel më 1893-

-Wolfgang Amadeus Mozart, kompozitor

-Bert Brecht, shkrimtar

-1985, 2000 vjetori i themelimit të Augsburgut dhe të rihapjes së sallës së artë pas bombardimit gjatë luftës së 2-të botërore.

-Në bibliotekën antike është vepra ,,Skënderbeu…‘‘ i Marin Barletit i përkthyer në vitin 1533 në gjermanisht.

-Busti i nënë Terezës afër Spitalit qendror (Zentral Klinikum) 2011.

- në Wildtaubenweg 15, përballë objektit të shoqatës ,,Atdheu'' valon flamuri shqiptar.

-„Duaj atdhenë, si shqipja folenë“. - Fjalë e urtë” marr nga intelektuali dhe veprimtari i palodhur Reshat Abazi.

Zoti i bekoftë organizuesit!

Neshat Mehmedi

Augsburg – Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora