E premte, 26.04.2024, 05:13 PM (GMT+1)

Mendime

Florent Rrahmani: Akuzat pa fakte, si të mos thuash asgjë, më mirë asgjë, se diq të paqëndrueshme dhe të pabazuar

E merkure, 01.10.2008, 04:27 PM


Akuzat pa fakte, si të mos thuash asgjë, më mirë asgjë, se diq të paqëndrueshme dhe të pabazuar

Nga Florent Rrahmani

Fjalitë dhe fjalët që na i la në kujtesën e përhershme Presidenti Dr.Ibrahim Rugova, vlejnë aq shumë, janë aq të rëndësishme, janë aq filozofike sa që ka ardhur koha që sot t’I kuptojnë, ata që dikur nuk I kuptuan.

Një ndër fjalët e shpeshta dhe shumë të rëndësishme që e përdori shumë Presidenti në kohën kur Kosova ishte nën pushtimin serb, ishte fjala DURIM, dhe me të vërtetë duhet të kemi DURIM, sepse qdo gjë do të dal në pah.

Kundërshtarët e Dr.Ibrahim Rugovës, shkruanin dhe publikonin shkrime, vepra pa asnjë kuptim dhe që “rëndësia” e tyre ishte që vetëm e vetëm të bëhej propagandë kundër njeriut,politikanit, strategut e diplomatit shqiptar, Dr.Ibrahim Rugovës, I njohur anë e kënd botës.

Fatë në fatëkeqsi, se mjerisht, për këta të cilët kundërshtonin politikën profesionale të dr.Rugovës, doli në shesh dhe u publikua më ngjarjen më tragjike që ndodhi në Kosovë, që I ndodhi popullit shqiptar me vdekjen e Presidentit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës.

Një ndër publikimet kundër Rugovës, e ka bërë një individë, që mjerisht nuk ka pasur aftësi t’a kuptojë politikën e tij, ky individ është Albert Shala, në veprën e tij “Fytyrat e Ibrahim Rugovës”, botuar nga shtëpia botuese Gjakova, në Gjakovë, në vitin 2000, që recensentë të kësaj “vepre”, janë : Mergjan Avdyli dhe Mr. Muhamet Rugova.

Secili që e ka lexuar, që e lexon dhe që do t’a lexojë këtë “vepër”, në fund do të jetë edhe kundër vehtes, se pse e humba kohën kot së koti, të lexoja diq të tillë. Aty nuk është thënë asgjë nga asgjëja, krejt ajo që është thënë është një gënjeshtër, është plehëria dhe akulturimi i këtij “shkrimtari” dhe këtij “kritiku”, në rast se mund t’a quajm shkrimtar dhe kritik.

Po të jeshë shkrimtar dhe kritik I vërtetë nuk është pak, por po t’a kritikosh dikënd pa fakte dhe t’a akuzosh, këtë mund t’a bësh vetëm tek ne në Kosovë, sepse ka mungesë ligji.

Gjatë një “sondazhi”, të bërë nga Albert Shala dhe të botuar në këtë “vepër”, pyetjet e parashtruara janë këto:

Cka mendoni për Ibrahim Rugovën?
Cfarë do të ishte skena politike e Kosovës pa Ibrahim Rugovën?
A ia kishit dhënë votën?
Këto janë pyetje që janë parashturuar në “sondazhin” e bërë për këtë publikim kundër veprës, punës dhe veprimtarisë, mjaftë të pasur dhe të bujshme të Dr.Ibrahim Rugovës

Pavarësisht nga ajo që ka shumë përgjigjje edhe pozitive edhe negative, ne duhet që pak të prekim edhe disa nga nëntitujt tmerrues të kësaj “vepre”.

Nëntitujt e kësaj “vepre” janë: Zgjedhjet-mashtrimi I popullit, Iluzioni I pritjes, Rugova përqarës I jashtëzakonshëm, Kryetari I konferencave për shtyp, Zgjedhje e vitit 1998, UCK-ja dhe Rugova, Rugova dhe faktori ndërkombëtarë.

Këta janë nëntitujt e kësaj “vepre”, që unë personalisht jam ndalur, kam analizuar më denjësisht këtë publikim, duke pasur parasysh faktin që disa nga partitë politike gjatë fushatës elektorale, në kohën sa ishte gjallë Presidenti I Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, përmes këtij publikimi të pabazuar mbi asnjë fakt mundoheshin që të fitonin vota dhe mendonin se qytetarët do të jenë aq mendjelehtë, sa që t’I besojnë një publikimi të tillë, që e tëra është bërë pas asnjë argument dhe kjo nuk është asgjë tjetër vetëm e vetëm një shpifje ndaj të parit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës.

Është kritikuar por pa fakte, politika që ndoqi për gjashtëmbdhjet vite Dr.Rugova dhe LDK-ja, dhe tani le të mbetet me kaq sepse nuk e vlen as që të shkruhet më tepër për këtë sepse të gjithë kundërshtarët e presidentit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës, dhe kundërshtarët e LDK-së, tashmë e kanë kuptuar, janë bindur se kush ishte Dr.Rugova, cili ishte misioni dhe vizioni I tij njëkohësisht edhe I partisë së tij LDK-së.

Me rastin e fundit mjaft tragjik, me vdekjen e Preidentit Dr.Ibrahim Rugovës, kur bota si asnjëher më parë, në asnjë vend tjetër erdhën në Kosovë, u përkulën, u gjunjëzuan para punës, veprës, politikës shumë të ndershme të Dr. Rugovës, e të mos flasim për shqiptarët përkrahsit e denjë të tij dhe të LDK-së, që me orë të tëra në të ftohtë, e në dëborë, fmi, pleq, të ri, gra e burra u përkulën para tij.

Dhe krejt ajo qfarë mund të thuhet në fund është si në fillim, vetëm me një fjalë shumë të rëndësishme, filozofike, politike, pra vetëm DURIM, sepse të gjitha do t’I dëshmoj Historia e re e Kosovës, do të dihen ata që punuan për këtë vend, por do të dihen edhe ata të cilët u munduan të shkatrrojnë, e ta lënë përgjisthmonë nën okupimin e Serbisë, por për fatë të mirë Presidenti Rugova, diti dhe nuk u bë ashtu si deshtën disa, por ashtu si ka dashtë një shqiptarë I vërtetë, dhe të gjitha do të kuptohen vetëm DURIM.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora