Kulturë
Përparim Hysi: Aleksandra Pasko - Copëza jete
E shtune, 22.06.2019, 09:20 AM
"Shishet" që mbush Aleksandra Pasko
Libri
"Copëza jete"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Titulli
i kësaj eseje është metaforik. Sidoqoftë, metafora dhe analogjia shkojnë dhe i
rrinë pas trupit kësaj shkrimtareje që"nusëron" në fushën e letrave
me librin "Copëza jete". Por
ç'janë, në fund të fundit,këto"shishe" që Aleksandra Pasko i ka mbushur
dhe vazhdon t'i mbushë. Metafora ime është"vjedhur" nga antropologu
amerikan,EDMOND HALL që thotë:"... amerikanët e shohin kohën si një rryp
transmisioni të mbushur me shishe; këto shishe duhen mbushur. Njëra
prej"shisheve",po mbeti bosh, llogaritet si kohë e shkuar dëm".
Kapur pas kësaj thënieje,arrita në
përfundimin se ALEKSANDRA PASKO nuk lë që koha të shkojë dëm.
* *
*
Unë
nuk e kam takuar asnjëherë,Aleksandra Paskon, por ashtu siç thuhej në atë grupin
e dikurshëm simpatik:"Na bashkoi kënga popullore",ashtu dhe ne na
bashkoi facebooku. U bëmë miq,sikur "shkëmbyem nishanet" dhe unë duke
ndjekur çdo shkrim të saj,aq u befasova sa një ditë prej ditësh, zura ta
thërres "MIGJEN". Mos po ia rrit më shumë se ç'meriton karizmën? Nuk e besoj. Sado që
analogjitë kurrë nuk janë të barabarta, ka ca përkime të çuditshme me MIGJENIN
e madh dhe të papërsëritshëm. Ashtu si MIGJENI,Aleksandra ka lind në Shkodër;
ashtu si MIGJENI,Aleksandra ka qenë
mësuese sa në Shkodër,aq dhe në Pukë. Migjeni bëri anamnezën e jetës në Shkodër
e Pukë në vitet '30-të, Aleksandra në Shkodër e PUKË në fundshekullin XX-të dhe
fillimet e shekullit XXI. Kur e thërres"MIGJEN" as unë dhe as ajo,nuk
guxojmë të vëmë shenjën e barazimit midis tyre për cilësinë letrare,gati të
paarritshme të Migjenit të madh.
* *
*
Kur
e mbarova së lexuari,"Copëza jete", s'kishte si mos më vinte në mend
MIGJENI. A nuk bëri ai.me vizatimet letrare; me skicat letrare dhe deri me
tregimet e poezitë e tij aq të paarritshme,"anatominë e jetës në
Shkodër" në vitet '30-të? Po kështu ka bërë dhe Aleksandra Pasko. Dhe më
duket sinjifikative thënia e një shkrimtari rus që thotë diku:" Ne, të
gjithë, sikur kemi dalë nga "Manteli" i GOGOLIT!". Dhe kështu më
duket SANDRA,sikur ka dalë nga"xhaketa"e Migjenit. Kurrë nuk flas për
gjëra që nuk di dhe kurrë nuk shkruaj me hamendje. Tek i lexoj"Copëza jete", më duket se
ALEKSANDRA PASKO e jeton intensivisht
jetën dhe me"lupën" e saj vëzhguese,nuk lë gjë pa e futur në këtë
lupë; më duket se mbudh disketa apo diapozitivë dhe i fut në kaleidoskop.
Mbushet kaleidoskopi dhe,po deshe
t'i"zhvillosh" filmimet e saj me penë, befasohesh me një
dokmentar"bio", se"bio" janë shkrimet e saj.
Në
do të qeshësh, shko bli atë"spinakin bio" tek fshatari me musteqe
që,nën dy fletë spinaki ka vënë një shuk bar:në do të plagosesh a
brengosesh,shko tako një ish-nxënësen e bukur që ia"vranë bukurinë"
duke i vënë atë"burkën"-burg mbi kokë; në do të trishtohesh deri në
pikëllimë,lexo"Jo,deri këtu bre..". Aty, brezi i tretë,zë kruan
kokën."Çelësi" që nuk hapte derën, tërë natën më rrinte para sysh.
Konflikti aq i njohur"Etër ebij" si tek Trugenievi,vjen si një dramë
që dhëmb. Tek i lexoj këto copa,sa njerëzore aq dhe bio të Aleksandra Paskos,
më vjen ndërmend shkrimtari amerikan,DEAN FANTE që thoshte:" Ti shikon
diçka dhe hesht,se do të fshehësh të vërtetën,atëherë për mua bën një akt
terrorist". Aleksandra Pasko e jep
të vërtetën,shtu siç e sheh dhe është e përpiktë si sahat"Omega".
* * *
Edhe
diku tjetër e kam thënë se diku kam lexuar një thënie që thotë:" Nëse do
kishim mundësi që,për çdo ditë të filmonin"copëza jete" dhe një ditë,
kur të plakemi, ta zhillojmë këtë film, atë herë"sa kemi për të qeshur,aq
kemi për të qarë". Kështu ka ndodhur dhe me"copëza jete" të
Aleksandër Paskos. Jam i ndërgjegjshëm se ajo
vazhdon të mbushë "shishe të tjera",se kohën nuk lë të shkojë dëm.
Ngaqë
jam i bindur për çfarë shkruaj, nuk më
mbetet veç t'i uroj:"Me bereqet të
bardhë,MIGJEN!"
Tiranë, 17 qershor 2019