E diele, 15.09.2019, 01:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: O atdheu im

E shtune, 22.06.2019, 09:33 AM


Zymer Mehani

O ATDHEU IM

Prore, atdheu im për ty do t'këndoj

Dhe në çdo varg timin emrin tënd e gjej

Pse dallgët e gjakut n'poezi m'vërshejnë

E malli për ty kah lartësitë më shpjen

E jotja qëndresë me fuqinë e flakës qiellore

Në shpirt më frymëzon ma ndrit zemrën prore

Emri yt-atdhe është një mrekulli

Me vrull peshë më çon çdo tingull i tij

Me melodi t'ëmbël veshin ma lëmon

Mu si shpirt i mbarë përrallash kur dëgjon

Si netëve të verës drita e hënës kur shket

Si këngë tingulluese i çiftelisë tel-argjend

Me mijëra libra, të mos i numëroj-dije

Dua me emrin tënd t'i shkruaj

E prej tyre flaka e mendimit të ndritë

Qëndrove i patundur stuhia kur t'ka goditë

Gjithmonë me ty atdhe jemi krenarë

Mu si dritë meteorësh, si margaritar

Shih emri atdhe me t'zjarrtin shkëlqim

Midis pluhurit t'yjeve dhe puhisë qiellore

Si dhuratë hyjnore e  paskaj dhe e pambarim

Vetëm ti më je, o  atdheu im

Do të të dua atdhe si të desha gjithnjë

Për ty do t'këndoj me të lartësuarin tim zë

Vetë emri atdhe shënon dashuri

E fjalët as vargjet për ty  s'kanë mbarim

Vallë, ndjenjat e zjarrta për ty mall nuk shuajnë

Dashuria për ty- titan i pathyeshëm

Ajo kreshta malesh i  bën copë e grimë

Sikur ty atdhe të të shihja t'ribashkuar

Hapësirave të larta të qiellit pakufi

Me shkronja të rrufeve që ndriçojnë e çajnë

Kisha për ta shpallë dashurinë për ty

Sa të jetë kjo botë dhe kjo rrokulli



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT