Kulturë
Luan Kalana: Binjakësia e jetës
E diele, 19.05.2019, 11:50 AM
Pasthenije nga Luan Kalana.
BINJAKESIA
E JETES -shenime nga Dy 2 Librat e shkrimtares znj. Xhuli Spahiu,
Librat
binjake letrare -ne poezi dhe ese proze poetike :1-”Buzeqeshi jetes” dhe
2-“Dizanjo jeten tende”
Pasi
ia kerkova librat Xhulit ,ajo nuk hezitoi dhe m’i dergoji pa hezitim.prandaj e
falenderoj nga zemra per kenaqesine qe me dhuroi per euriditin e saj mendor si
ndonje “profete”e diteve tona si dhe per permbajtje filozofike te shkruar me mjeshteri letraro artistike te
profecive te saj nga pervoja e jetes ne te mire e ne tekeq,pa fantazi ,por me
sens jetesor tokesor,per realitetin e sotem ne syte e vizionit per te ardhmen .
Me
fal per vonesen ,pasi i lexova dhe rilexova librat,me deshiren per te hedhur
disa reshta modeste preludi per librat e tua binjake,si nje obligim qytetar por
dhe si nje shkronjes i letrave,ne emer te lexuesve ,ju pergezoj ,ju uroj sukese
ne krijimtarine tuaj letrare,per “vepra” te tjera nga pena juaj e arte.
Nuk
mund te shtoj dot asnje fjale ,nga ato
qe nuk jane thene ne liber,pas fjales tuaj dhe nga rezumeja letrare e kritikut
te mirefillte letrar,poetit dhe shkrimtarit te mirenjohur z.Zekerija Iderizi,’
duke
ia pasur “dolline” ,lene rradhen,lexuesve te librave,veprave letrare binjake te
shume mirepritur.
Mirenjohje
dhe sukese penes tuaj brilante .-L.K.
1-Libri
“Buzeqeshi Jetes-autorja “Gjendja jone emocionale ndryshon si nje grafik i cili
esht i shenuar me ngjyra te ndryshme te knaqesise,ndersa ato te ndezurat flasin
per pasionin, per jeten.
Menyra
se si i perjetojme momentet e veshtira verteton nivelin e stresit me te cilin
perballemi,nese i trajtojme qete problemete tona do te thote se kemi ndjekur
mire keshillat antistres.Sot menyrat per te perballuar problemet jane te pafund.Ne
nuk gjejme kohe asnjeher por ajo ekziston nese e kerkojme,lum ai qe di te
shijoj jeten esht aq e shkurter per at qe e don shume.
Koha
ne dispozicionin tone esht gjithmone ekushtezuar nga disa rrethana,po ajo nuk
ndalet asnjehr se ofruari momente per ne.
Nese
ne i leme te na ikin do na shoqroje jo vetem humbja,por edhe pesimizmi per te
cilin nuk kemi nevoje.Ajo qe na nevojitet eshte te rrisim tek njeri tjetri
dozat e optimizmit, dozat e Jetes .
Kur
u reformohemi dozave te Jetes nenkuptojme me shume nga ato elemente qe na
mbushine plote deshire per Jeten ,plot entuziazem,plot vullnet…-Xhuli Sapahiu
2-Libri
“Dizanjo Jeten tende “ autorja-”Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të
nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë
hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër
faza
të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me
shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që
do të marrë në jetë.
Libri
ka synimin kryesor, që brengat e njerëzve t’ilargojë, mërzinë t’ua shuajë,
pikëllimin t’ua dëbojë, e në jetën e tyre të sjellë qetësi, gëzim, e rehati
shpirtërore.
Të
sprovuarit i përgëzon me falje dhe kënaqësi në jetën e gjithmonshme,
paraprakisht në sprovat e tyre i këshillon që të jenë të durueshëm dhe me
shpresë në ditët
Per
te interesuarit qe deshirojn nje jete me te mire e te shohin mrekullin e saj
munde te bejne porosin e librit dhe te me lene mesazh ne imbox e adresen se ku
ti dergohet
cmimi
eshte 10 ero + taksat postare
Ju
mirepresim
me
dashuri per ju
Xhuli
Spahiu”
Rezyme nga Zekerija
Idrizi
-XHULI SPAHIU NJË
ALTEREGO E NJERËZIMIT, NJË FILANTROPE DHE AMBASADORE E PAQES
- Vështrim rreth librit
"BUZËQESHI JETËS" të autores Xhuli Spahiu, që shpejtë do shohë dritën
e botimit
Zekerija Idrizi- Teolog
"BUZËQESHI
JETËS" është një libër enciklopedik për vet jetën në tërësi, si
tematikisht, ashtu edhe strukturalisht, në përmbajtje. Marrë në tërësi, në tërë
këtë vepër kemi dy kryepersonazhë: autoren, zonjë Xhuli Spahiu, dhe njeriun,
respektivisht, njerëzimin globalisht. Pra, shikuar esencialisht, aty
kryepersonazhë jemi unë dhe ti, madje edhe cilado qenie njerëzore nga i mbarë
planeti tokë. S’do mend që autorja e ka atë “elegancën gjenetike”, atë talentin
hyjnor në shkrime, që më vë në kujtesë penat e mëdha letrare, përndryshe, unë
pandeh, ajo nuk do arrinte asnjëherë këtë arritje kapitale, duke shkruar kaq
bukur dhe me kaq ndjesi të thellë energjie këtë libër. Penë e artë – mendje e
artë. Leximi ishte shumë i këndshëm. Gjatë tërë kohës që kam lexuar këtë vepër,
qoftë në cilësinë e një lexuesi të apasionuar, qoftë në cilësinë e redaktorit e
të korrektorit, kam bashkudhëtuar me vizionin dhe tërë
"weltanschauungun"-botëvështrimin intelektual, filozofik e
psikologjik të autores. Ndërkohë edhe kam bashkëjetuar e bashkëndjerë
thellësisht të tëra mbresat dhe emocionet më të këndshme të saj, që ajo i ka
shpërfaqur me një gjuhë sa të thjeshtë e të qartë filozofikisht aq edhe
mbresëlënëse dhe hyjnore emocionalisht, shpirtërisht dhe psiko-mentalisht. Në
këtë ndjesi leximi, si reflektim pozitiv, përveç me autoren kam bashkudhëtuar
meditativisht dhe me shumë autorë të tjerë të filozofisë e psikologjisë klasike
dhe moderne. Dorën në zemër, si teolog që jam profesionalisht, në lexim e sipër
të këtij libri kam bashkudhëtuar edhe me shumë profetë, mistikë dhe dashnorë të
flaktë të Perëndisë, meqë kisha përshtypjen sikur po lexoja një libër të
shenjtë fetar apo një revelatë qiellore. Mesazhet sublime, tejet konstruktive e
universale për jetën, për njeriun, për familjen dhe për globin në tërësi të
zonjës Spahiu më ngjasonin në ato mesazhet hyjnore të Perëndisë, kjo për arsye
se njeriu - si "dhurata më e çmueshme në tokë", si "kryevepër e
Zotit", është në fokus në çdo rresht të librit të saj, kurse lumturia,
progresi dhe paqja e tij janë lajtmotiv i veprës së saj.
Përmes
veprës së saj, pra, autorja përçon në opinionin publik lexues mesazhe
universale gjithënjerëzore për jetën në tërë kompleksitetin e saj: për
shpresën, gjallërinë, lumturinë, për rimëkëmbjen e rilindjen fizike e
psiko-mentale, për energjinë dhe mendimin pozitiv drejt shtigjeve të suksesit
dhe progresit në cilindo plan a rrafsh të jetës, nga njëra anë, si dhe për
flakjen tej të shpirtit demoniak, për mbizotërimin e së keqes, për ndrydhjen e
egos së sëmurë dhe mposhtjen e gjitha frikërave fantazmagorike, që din t'i
prodhojë mendësia patologjikisht e deformuar e njerëzve të robëruar, nga ana
tjetër. Përçimin e mesazheve universale, për një jetë më të lumtër në tokë,
autorja e bën në një mënyrë të veçantë pasi që vet ajo - siç konfirmon
katërcipërisht dhe vet karakterologjia dhe komplet veprimtaria
shumëdimensionale e saj, është e veçantë, e mrekullueshme dhe unike, do thosha.
Për më tepër, vet personaliteti i saj, me të gjitha tiparet e vetitë më të
shkëlqyera njerëzore, është arketip (model bazik) i lumturisë së mirëfilltë të
njeriut.
Pasi
i hodha një sy më të thellë studimor këtij libri fitova përshtypjen që vetë
autorja Xhuli Spahiu është ajo ENERGJIA POZITIVE, ai MENDIMI INTELIGJENT
pozitiv e shpresëdhënës që rrezaton dhe do rrezatojë akoma më shumë në të
ardhmen shkëndija të zjarrta JETE e GJALLËRIE te të gjithë artdashësit dhe
lexuesit e këshillave dhe perlave të saja magjike. Shpirti dhe karakteri i
zjarrtë prometheik janë veçori imanente të personalitetit të saj. Të jem real,
unë për vete jam mahnitur nga gjithë ai thesar perlash që gjeta në brendi të
librit, qoftë nga përmbajtja apo mënyra e shtjellimit të çështjeve, qoftë edhe
nga ato thëniet proverbiale dhe poezitë magjike autoriale që aty-këtu i
përshkojnë nëntemat në kuptim të konfirmimit të mesazheve me një gjuhë të
theksuar artistiko-letrare. Pikërisht këto poezi i kanë dhënë librit atë fuqinë
estetike.
Madje
në shumë pjesë të tij kam pësuar drithërimë, trishtim, shtangie dhe ankth.
Pikërisht te këto pjesë autorja aq bukur letrarisht i ka përshkruar ato
krajatat, peripetitë dhe vuajtjet vetanake, deri dhe rastin e saj personal të
ballafaqimit të kobshëm e fatal me "vdekjen"! Por, në esencë, ajo nga
ogurzezja arrin të krijojë triumfalisht ogurbardhën, nga deprimimi, melankolia
dhe pesimizmi i thellë arrin të krijojë optimizmin për jetë e gjallëri, nga
tragjikja, odisea e kalvari arrin të krijojë mrekullisht ARTIN më sublim e më
simpatik jetësor. Tamam sikur në atë epin e Gilgameshit që flet për
ballafaqimin burrëror të njeriut fytafytas me vdekjen, autorja nga "vdekja"
e krijon mrekullisht shpresën, gjallërinë dhe vullnetin e fuqishëm për të çarë
rrugën përpara në jetë, pavarësisht sfidave e krajatave gjithëfarëshe të saj.
Pikërisht këtu qëndron mrekullia, që autorja arrin në mënyrë impozante të
krijojë vizionin më optimist e më progresist për jetën në rrethanat më absurde
e më kritike të jetës. Thënë metaforikisht, ajo, e gjendur ballë për ballë me
vdekjen përpara një tufani me dallgët e tërbuara e gllabëruese, ngjitet në
varkën e Noas (Nuhit) fisnik dhe shpëton mrekullisht nga përmbytja.
Shpëtimin
nga "vdekja", nga zhbërja, si dhe rilindjen si "feniksi nga
hiri" ajo na i përshkruan aq bukur artistikisht në poezinë e saj "E
mora jetën", të cilën e ka thurur natën e fundit të qëndrimit të saj në
repartin dermatologjik të Spitalit Qendror të Prishtinës, ku qe plandosur për
vdekje nga goditja e një sëmundjeje të rrallë kancerogjene, si pacient i dyzeti
me radhë në shkallë globi. Kjo poezi njëherësh paraqet edhe betimin solemn të
saj për të vazhduar të jetojë jetën si një mbretëreshë:
-E
MORA JETËN
E
mora dhembjen
e
ktheva në forcë,
E
mora lotin,
e
ktheva në grusht
dhe
me forcën e një grushti
u
mata të qëlloja mbi ata
që
më shkaktuan dhimbje dhe lotë,
por
për një moment u shtanga.
Jo!
Unë nuk jam si ata
E
mora fjalën,
e
ktheva në buzëqeshje
e
ua dhurova atyre që s'e dinë çdo të thotë
E
mora erën,
e
ktheva në dashuri
E
mora diellin,
e
ktheva në lule
dhe
lulen plot dashuri ua dhurova atyre që më qëndruan pranë
kur
kisha dhimbje dhe lotë
I
mora ëndrrat, i ktheva në krahë,
E
mora jetën, e ktheva në qiell.
E
tani fluturoj e lirë,
plot
shpresë në një qiell më të mirë,
sepse
në kohën më vështirë për mua, ndërtova një tunel tej për tej
Çka
do që të bësh,
mos
hiq dorë kurrë,
sepse
ne jemi Mbretërit
dhe
Drita e jetës sonë
(..vazhdon
)
Luan Kalana-Florida SHBA.