Kulturë
Nexhat Halimi: Përhitje
E diele, 19.05.2019, 10:43 AM
Nexhat Halimi
Përhitje
Jeta
ka kaq brigje dhembje përmbytje
E
zemra çahet përmes e pik gjak
S`ia
dola të vija të të vizitoj siç mendoja nënë
Udhët
e ashpra të dumnicës më ndiqnin kot
E
shi i ashpër binte s`ndalej aspak
mes
degësh gjysmë cullake në kacafytje
Shfaqej
e ikte nën mjegull `i gjysmëhënë
Dritaret
i rrihte pandërprerë një çurg shi
shtatëdhjetë
vjet ikën me ag në vetmi
udhët
e vrazhda dumnicës zgjonin në varre
te
shelgjet me degë në ujë ndër shevar
i
kërkoja gjurmët e mia gur më gur buzë ujit
“s`janë
gjurmë tuaja veç të mujit”
flisje
rëndë nga dheu i lagur në shi
Harqet e urës
Për
dritare përvidhej hëna e verdhë
Krijohej
peizazh i lëmuar trëndafil
kot
grimcoja një copëz nga gjethi tërfil
Valët
vinin me gjëmë në harqe të urës
Unë
mblidhja e zbritja jetën e derdhë
Shtrirë
përmbys diçka mjegullt zgjoje
Ndalje
te ura kujtoje udhën e fjetur
Të
piknin lot në shpërfaqje të vjetër
Tepër
vështirë ta kthesh veten në kohë
Veç
pse koha nuk kthehet kurrë më
kot
të prek mbi shpatulla e nën bel
Nesër
do iknim të vrarë nga ky sekret
Të
mos shihemi ndoshta herë tjetër
Hëna
përvidhej e mbytur ndër vigmë
Valët
përplaseshin vetes me enigmë
Dasmorët
kërcenin urës me klarinetë