Kulturë
Sevdail Hyseni: Ariu karizmatik
E shtune, 18.05.2019, 09:18 AM
Humoristike
ARIU
KARIZMATIK
Një
Gjahtar mendjevrarë,
I
mllefosur ndizet zjarr !
Merr
në shenjë një Ari,
Do
ta vras, gjithsesi…!
S’pranon
këshillë e qortime,
Në
Ariun s’ka lëshime…
Ka
plaçkitur disa dele
Edhe
mjaltin në koshere.
Ngjitet
malit me ngadalë,
Kur
Ariu i del përballë !
E
zë pritën skaj një Lisi,
Mirëpo,
pushka nuk i krisi !
Mbet
i shtangur fatziu,
Çka
po do i thotë Ariu ?
Zgjidh,
s’të luti shumë,
Jetën,
apo atë “punë” ?!
Të
dytën pranoi me pishmane,
Hoqi
rrip e pantallona …
Gjahtari
u kthye në shtëpi
E
nuk zuri gjumë në sy !
Zgjohet
herët mendjepëlle,
Prapë
i lindi një ide….
Hyn
në mal pushka s’lun
Dhe
Ariu, prapë atë “punë” !
Thotë
e treta e vërteta,
Niset
malit si shigjeta,
Kur
arrin në atë vend,
Mbet
Gjahtari i pa mend !
E
hedh pushkën që nuk krisi,
E
drejtohet për të Lisi,
S’pat
nevojë të flas me gojë
E
bën punën me përvojë!
Seç
i lindi dyshimi Ariut,
E
i thotë Gjahtar fatziut:
-Vjen
t’më vrasësh, hë si thua?
Apo
t’bësh seks me mua ?!
Pasi
ta lexoni këtë humor,
Besoj
se nuk e keni zor.
Të
përcaktoheni për fitimtarin,
Me
Arushën, apo Gjahtarin?!
Sevdail Hyseni