E hene, 20.05.2019, 06:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramadan Ademaj: Atedheut

E diele, 12.05.2019, 09:22 AM


Ramadan Ademaj

Atedheut

Greku

shkau

dhe tjera shtete

nëpër salla

e kabinete

me ty bënë

ekspërimente

Me to ishte

Mali i zi

dhe Greqia

me Serbi

t’opëruan

sikur mi

flegra flegra

sikur tortën

ta prenë zemrën

dhe aortën

edhe pritnin

sa më shpejt

për ta marrë

flegrën e vet

Kur të prenë

e të coptuan

kish prej neve

që ndihmuan

sikur sot

edhe dje

kishte t’shitur

e tradhtarë

që i thojnë vetës

shqiptarë

edhe ai

të dera pritte

ta marrë ashtin

që ta l’pinte

Mitrovica s’është kufi

Mos bre burr

mos u ngut

ndal merr frymë

mos merr turr

mos luaj

mexha

mos luaj

gurë

mos e bëj

urën kufi

Mitrovica

s’është Serbi

as ‘’Trepca’’

e as Ujmani

m’dhuroi zoti

mila i pari

Mos me shit

për deviza

pasaportë

as për viza

se për këtë

dhe këtelë bajrak

kam derdhë

djersë

kam derdhë

gjak

ndërsa ti

ënde pa u terë

e nxjerrë n’shitje

si pacavër

si një leckë

të pa vlerë

S’pate f’tyrë

as frigë

prej zotit

si mos t’ishe

i Kastriotit

si mos t’ishe

bir shqitarit

po si djalë

i car Dushanit

si mos t’ishe

prej Drenice

me cmim t’lirë

Serbisë

ia shite



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT