E enjte, 23.05.2019, 10:40 AM (GMT+1)

Komente

Aurel Dasareti: Miti se në Perëndim pasurohesh

E merkure, 17.04.2019, 07:59 PM


Miti se në Perëndim pasurohesh

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Nacionalizmi, ç'do të thotë kjo? Nëse do të thotë të duash Atdheun dhe Kombin tënd më tepër se vendet dhe popujt tjerë, duke mos urryer askënd që nuk urren kombin dhe vendin tënd, atëherë unë jam nacionalist. Një Shqipëri (natyrale) më e fortë, më e sigurt, një Shqipëri më e shëndetshme shqiptare; kjo është ajo që unë dua, kryesisht për mbrojtjen e racës shqiptare. Nëse nuk luftojmë për të, ne jemi të humbur. Ne duhet të heqim dorë nga emigrimi, imitimi negativ, tjetërsimi, asimilimi, shkatërrimi.

***

Kozmopoliti shqipfolës është një “milet” i sertë dhe goxha i komplikuar në tru në krahasim me të tjerët. E konsideron veten para së gjithash qytetar i gjithë botës, dhe ndoshta vetëm pas kësaj një hije e kombit dhe vendit të tij. Pra, e shkelën tmerrësisht përkatësinë kombëtare duke qëndruar “fortë” në tokë me këmbët e ngrita në hava, nuk është as në qiell as në tokë; tragjikomik që mendon kot dhe flet për havaje. Ne kemi shumë prej tyre, gjinden kudo: sidomos në politikë, akademi, gazetari, shtëpitë e Zotit. Ngatërrestarë fenomenal, që jo vetëm poshtëron dhe shkatërron veten por ngatërron edhe të tjerët. E lutin armikun t`ia dhurojnë tokat, ujin, detin, ajrin, qiellin, diellin, dritën, nderin, duke mbajtur për vete terrin. Sa të shqetësuar nga nervat, mendoj se së shpejti do të vijë koha kur shqiptarët kozmopolitë do të rrihen në mes të rrugës sepse dikush prej bashkëkombësve janë patriotë.

***

Në Gjermani e Japoni vendësit prodhojnë më shumë makina sesa fëmijë. Si është në Shqipëri?

Ne nuk prodhojmë asgjë. Prit një minutë, ne prodhojmë mjaft mjerim, kanabis dhe politikë-bërës analfabetë kriminelë që e kanë kapur shtetin, ngrenë tre gishtërinjtë për të nderuar simbolin e armikut, torturojnë protestuesit paqësorë me gaz helmues, shesin përditë pjesë të atdheut. Patjetër t`i shporrim kalbësirat e shoqërisë, me mjetet që i kuptojnë. Përndryshe Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare do të vdesin brenda 4-5 vitesh.

E dua shtetin amë Shqipërinë dhe gjithë pjesët e amputuar të saj, por nuk më pëlqen instalimi i një sistemi të cilën ajo e zbaton. Një sistem që shkatërron të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që i dëbon të rinjtë nga ky vend, që u pamundëson të moshuarve një pleqëri të denjë, një sistem që u dhuron pushtuesve çfarëdo që ata kërkojnë. Paraardhësit tanë rrotullohen në varr sepse turpërohen për indiferencën tonë, lejojmë që të na shkatërrojnë djajtë, ku dikush ka gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asgjë.

***

Kombet normalë dhe të përparuar kanë kaluar nëpër sitë dhe janë rikuperuar përmes historisë, por ato kanë arritur t`i krijojnë shtete vetvetes, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje sepse jemi të manipuluar, nuk dimë apo nuk duam të kuptojmë, kështu që secili ka qëllimin për të shkuar atje larg ku dikush me mundime ka krijuar diçka, kurse ne si parazitë, dëshirojmë t`i ndajmë karamelet me ta.

Unë jam i tronditur kur lexoj në mediat tona se si atje "përtej" është më mirë, si rrjedh mjaltë dhe qumësht, ose kur shoh ato artikuj "që është vendi më i mirë për jetën në botë". Artikuj si "Shqipëria, Kosova në vendin e fundit në ...”. Por asnjë shpjegim tjetër.

Autorët që i shkruajnë këto gjëra dhe i dërgojnë për botim, zakonisht nuk e kanë lëvizur prapanicën nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera arbërore, dhe projektojnë jetën e tyre të mjerueshme në tekstet që ata qëndisin. Është e trishtueshme që mesazhet e tilla pothuajse gjithë rininë tonë e mbajnë në një gjendje të gjysmë-paralizës dhe presin të ikin. Askush nuk dëshiron të fillojë një jetë në atdhe sepse "nuk paguhet", dhe nuk ka drejtësi të cilën duhet vetë ta fitojmë.

Për shembull, mediat theksojnë historinë e suksesit të një numri të vogël mërgimtarësh fillestarë (taze), dhe pastaj ne mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të pasur sukses në jetë. E vërteta është se ndoshta 1% e mërgimtarëve taze (të këtyre 10 viteve të fundit) kanë sukses, dhe mediat shkruajnë dhe flasin me të madhe për ta. Por, pjesa tjetër, ata 99% të pasuksesshmit nuk arrijnë asnjëherë në faqet e para, sepse nuk është interesante për askënd.

Ky është një shembull i një rrëfimi të rremë (jo të plotë). Kështu që më pak se 1% e njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit bëjnë një sukses të madh dhe të gjithë shkruajnë për të. Ata potencialisht e ekspozojnë historinë e suksesit të ëndrrave dhe i kapin në grackë 99% të këtyre tjerëve të cilët, në rastin më të mirë, përfundojnë si skllevër të kohëve moderne, punojnë me përfitime minimale. Askush nuk përmend trishtimet, jeta në ndihmën sociale, izolomi në rrethin e huaj, pikëllimi, familjet e shkatërruara, burgjet plotë me keqbërës të lloj-lloj zanati, vajzat e martuara në Afrikë, Arabi e Azi, tjetërsimi, borxhet ndaj shtetit përkatës që nuk do mund t`i shlyejnë edhe pas vdekjes.

Ju e dini, suksesi gjatë natës nuk është një situatë normale, është anomali. Kjo 1% ishte ose me fat ose me të gjitha kriteret dhe ishte shumë e mundshme që ai/ajo do të kishte arritur të njëjtën sikur të qëndronin në Shqipëri (atdhe). Nëse jeni një ekspert i lartë, ose nëse keni lidhje të forta me njerëzit e duhur, suksesi është i garantuar praktikisht kudo. Rrallë prej jush është me profesion “kirurg truri” apo “shkencëtar raketash” siç i lavdëron Perëndimi “refugjatët” fals, prandaj ku do të punësoheni?! Forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit (ato klasike) zëvendësohen me teknikën më moderne të sistemeve kompjuterike. A e dini se me milionë banorë perëndimorë janë të papunë, marrin ndihmë sociale por të përkohshme, dhe janë të detyruar të punësohen në ndonjë vend pune bajate, që zyra sociale ta gjen pa dëshirën tënde që të mos jetosh si parazit?

***

Tregime të trishtuara dhe dëshirë e madhe

Në Perëndim askush nuk është duke të pritur me krah të hapura. Të gjitha pozicionet në diell janë zënë tashmë, por ju mund të vendoseni diku në hije. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe keni nevojë për shumë para për të mbijetuar, apo t`i përvishesh kriminalitetit që do të ishte me pasoja fatale për ty dhe familjen tënde. Me mijëra shqipfolës “jetojnë” në burgjet perëndimore. A e dini ju se si dënohen keqbërësit e krimeve ekonomike në Perëndim? Ndoshta nuk dalësh asnjëherë prej burgu.

A e dini se sa shumë fëmijë shqiptarë të diasporës u janë marrë prindërve naiv nga institucionet për “Mbrojtjen e fëmijëve” me shpjegimin se prindërit kanë treguar “Dështim kujdesi” për ta? Llafi vjen: i kanë mëshuar një shuplakë të vogël prapanicës, nuk e kanë lejuar të dal në rrugë me minifund, nuk e lejojnë të shoqërohet me atë e me këtë. A e dini se shumicën e fëmijëve të tillë prindërit nuk do t`i shohin kurrë më sepse institucionet përkatëse i kanë adoptuar te pleqtë e pa-fëmijë ose edhe më keq?

Kur shkoni në Evropë si turistë, ju gjithmonë jeni të kënaqur se si funksionojnë gjërat dhe se njerëzit janë të mirë. Të nevojiten shumë vite për të kuptuar se kjo buzëqeshje është biznes dhe se mjedisi për fat të keq shpesh është shovinist nën lustër të shkëlqyeshme. Përjashtime nderi. Në Evropë, ju gjithmonë do të jeni gjenerata e parë, muhaxhirë të padëshiruar. Ndoshta fëmijët tuaj do të pranohen pak a shumë, por ata gjithmonë do ta njohin këtë theks. Nëse mendoni të shkoni për të punuar me çmim të ulët, bëni një veprim të kot, sepse kjo nuk është mënyra e duhur. Të huajt atje punojnë me paga shumë të vogla, dhe ka miliona prej tyre.

Kam takuar shumë bashkëkombës të cilët punojnë në Perëndim, kam dëgjuar me kujdes dhe kam studiuar fatin e tyre. Nuk ka të bëjë me pagën. Ekzistojnë kaq shumë aspekte të trishtuara të këtij "suksesi" jashtë atdheut. Shumë bashkëshortë nuk kanë fëmijë, sepse u mungojnë kushtet. Që të mos përmendi ato fëmijë të mjerë që prindërit padrejtësisht i lënë te gjyshërit në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj dhe vetë ikin në botën e bardhë për të fituar disa lek. Shpesh këta fëmijë kalojnë në korridoret e errëta të jetës dhe në përgjithësi kurrë nuk i falin prindërit e tyre.

Budallallëk të mendosh se jashtë vendit është më mirë për ty. Është normale që një familje të qëndrojë së bashku, që fëmijët të rriten me gjyshërit e tyre. A është më mirë të paguash dhe të çosh fëmijët në çerdhe? A është më mirë që ti duke u përpjekur kinse të pasurohesh do të plakesh (ndoshta edhe vdesësh) në mërgim, njëherësh nuk do të kesh shansin të gjendesh afër prindërve tu në momentet e fundit të jetës së tyre? Ndoshta nuk do të kesh mundësinë as në varrimin e tyre të shkosh.

***

Për të pasur sukses në Perëndim, duhet të filloni biznesin tuaj ose të bëheni pronar i pasurive të paluajtshme. Pra, një kompani apo pasuri të patundshme! Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Ju mund të keni përkohësisht një vend pune dhe pagë të “shkëlqyeshme”, por është krejtësisht e parëndësishme. Suksesi i vërtetë është të jesh vetvetja në të tënden.

Paga mesatare në Perëndim është e lartë në raport me Shqipërinë, Kosovën etj, por edhe çmimet për të jetuar janë shumë më të larta. Patjetër të punojnë të dy bashkëshortët që të mbijetohet. Vetëm qiraja e një banese të vogël dhe të keqe në ndonjë qorrsokak kushton më tepër se një rrogë mesatare. Për të blerë banesën tënde duhet të paktën të kesh leje vendosjeje (të përhershme) që ndoshta mund ta marrësh pas disa vitesh qëndrimi, dhe një kapital prej disa qindra mijë euro që mund t`i fitosh vetëm pas vdekjes. Banka nuk jep kredit pa një kapital fillestar tëndin dhe pa garant se ke mundësi për kthimin e borxhit brenda një afati të caktuar (pune të përhershme dhe rrogë të mjaftueshme). Duhet shumë më tepër për të arritur klasën e mesme atje. Sa për fillim, ju duhet të jeni pronari i banesës së juaj ose të keni kompaninë tuaj, sepse ajo siguron akumulimin e lehtë të kapitalit. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, ju nuk keni nevojë për të bërë miliona që të jeni të pasur, e mjaftueshme të kesh dhjetë herë më pak lek për të pasur atë mënyrë jetese të milionerëve, sepse Shqipëria është më e lirë. Paraja e fituar me një çmim shumë të lartë në tokën e huaj, nuk është një pasuri por tragjedi.

Këto janë fakte të pakontestueshme. Kush thotë se gënjejë le të më përgënjeshtroj, ama jo me pallavra siç ju mashtrojnë juve në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja, që dëshirojnë boshatisjen e vendit dhe shfarosjen e racës tonë.

***

Shqipëri! Shumica e bijve dhe bijave Tua të duam shumë, o Atdheu jonë i Shenjtë. Jemi me Ty, ndërsa Ty je më e fortë me ne. Me emrin Tënd në zemrat tona edhe ushtria më fortë marshon dhe çdo agresor e tmerron.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT