E shtune, 20.04.2024, 07:18 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir

E marte, 16.04.2019, 07:54 PM


Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Para se të fillonte mbledhja, disa intelektualë të Manastirit, jashta sallës, ishin duke u konsultuar se ç’farë pyetje do t’i parashtronin kandidatit për kryetar shteti. Mirëpo, nuk e di pse, udhëheqsja, menjëherë, pas përfundimit të bisedës së  kandidatit në fjalë,  mbylli mbledhjen, duke mos u  dhënë  mundësia për biseda ose pyetje nga ana e të pranishmëve!. Një nga këta të fundit, isha edhe unë, për të thënë këtë në vijim: ,,Pajtohem plotësisht me parafolësit për vlerësimet e tyre ndaj profesorit të nderuar, sepse vetë fakti që disa parti e propozuan për një post kaqë të lartë, arësyeton çdo vlerësim për të, prandaj dhe unë, si historian, emrin e tij, do ta vendos në piedestalin më të lartë të historisë të shqiptarëve në Maqedoni, pranë emrit të nipit tim të ndjerë- Muharrem Nexhipit dhe të ca të tjerëve, si kandidatë për këtë post, në të kaluarën,,.

Më tej, do vazhdoja: ,,’Unë rrjedh nga një familje e cila më ka edukuar që mos flas prapa krave,  dhe se ati që ja do të mirën, t i thuash, troç, nëse diçka nuk e ka në rregull,,. Do t ia kujtoja filozofin i cili gjatë një bisede me një bashkëvendas, ky i dyti pohonte çdo gjë që thoshte i pari. Ky, në një moment, qendroi së fjalosuri dhe i tha:,, Po thuaj ore njëherë jo,  jo vetëm po, po, që të jetë biseda më interesante, e jo monotone,, gjë që vlen edhe për takimin në Manastir.

Dhe, pas kësaj, do   vazhdoja:,, Shumica e  atyre që janë kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe në Europë, nuk e bëjnë këtë nga aspekti  kombëtar, për shkak pra të  ndryshimit të emrit, i cili edhe ashtu ishte ndryshuar dhe bota Maqedoninë e quante BJRM, dhe s kishte asnjë reagim nga ana e këtyre,,patriotëve,, por  NATON  e urrejnë për shkak  se krijoi shtet të dytë shqiptar në Ballkan, kurse Europën e kanë mort,

për shkak se  përfaqësuesët e saj, përmes Marrëveshjes historike të Ohrit-vepër e UÇK-së,  mundësuan  që sot, pa votën e shqiptarëve, nuk mund të formohet as qeveri, as parlament as edhe të zgjidhet kryetar shteti,,.

Përfundim

Pas kësaj, do vazhdoja: ,, Meqënëse, kandidatja e VMRO-së, është kundër vendimeve të Prespës, pra kundër hyrjes të Maqedonisë në NATO, si dhe kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, Ju, zotri kryetar i ardhshëm i Maqedonisë, që të fitoni simpatinë e shqiptarëve të tërë botës, sidomos të Kosovës, duhet gjatë takimit Tuaj me dy kandidatët e tjerë, me zonjën në fjalë, të zini vetëm dorë, kurse  tjetrin, ta përqafoni, gest ky, shumë domethënës për mua, besoj dhe për çdo lexues ose shikues tjetër. Përveç kësaj, gjatë debateve,  duhet,pa dorashka dhe me guxim shqiptari, dy kandidatëve të tjerë, t iu thoni se  pa NATON, ne të tre, as në ëndër nuk do ta kishim këtë mundësi, sepse ky shtet nuk do quhej Maqedoni e Veriut, të cilën Zonja në fjalë, e kundërshton, por Serbi e Jugut, bashkë me Kosovën,,. Besoj se do t’iu kuptojë.  Se sa poena mund të fitoni me një thënie të tillë, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të tjerët, s’ka nevojë, për koment.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora