Kulturë
Kalosh Çeliku: Heshtni ujku ende troket pas dere
E shtune, 13.04.2019, 07:48 AM
HESHTNI UJKU ENDE
TROKET PAS DERE
NGA KALOSH ÇELIKU
(Ehu, Dëllinjat e mia
te “Parku i Grave”)
Ehu, Dëllinjave mia te “Parku i Grave”
Unë, u fsheha kaçak: nën gërmusha.
Netëve të Dimrit. Edhe, Ditëve Verës
E kalonimin Natën. E prisnim Ditën:
Qafëpërqafe me Cuca. E Djemnusha.
Sot, jeni rritur. Jeni bërë koxha pisha
Në Shkup. “Parku i Grave”. Mes luleve.
Ehu, Dëllinjat e mia, te “Parku i Grave”
Sot, jeni rritur pisha. Unë, plak me mjekër.
Lakmi, ua kam Gjelbërimin. Përmendoret
Përederisa, Vetes: Thinjat e BabaShehut!
Dëllinjat e mia - pisha te “Parku i Grave”
Ende gjallë?! Përballë, sëpateve politike…
(Miku im Poet “Mic Sokoli”
e rroku topin për fyti)
Një ditë rrinim dhe pinim bashkë
Unë, një gjuhtar. Dhe, Miku Poet.
Edhe, bisedonim për rakinë e rrushit
Sesi: Unë, përpak desh vrava Veten
Natën. Dyluftim me Rrugaçen Poezi.
Miku gjuhtar më propozoi, atë ditë
Kalo, në prozë! Dhe, ikë nga Poezia!
E di, i përgjigjem Unë: Dua të ikë
Po, Ajo këmbeduar lidhë. Nuk ikë.
Miku im Poet, “trim”, e Mic Sokol
Pasi, i piu tri-katër gota raki rrushi.
Nisi, edhe të lëvdohet si pijetar, se:
Është trim. I fortë. Nuk e zen dot rakia.
Unë, i them: “armiku” i Omar Khajamit
O burra, nuk ka besë. Aqmëpak trimëri!
“Trimi” rakisë, hyri në semaforë të kuq
I bërtita, Unë. me zë! Kalimtarët e rastit:
“Mico”, ndalë! Topi turkut, në “istikam”!
Përpak, e shkeli me makinë Dudumi
Sotekësaj dite me ” Din E Iman”…
(Heshtni Ujku ende
troket pas dere)
Historikisht, Populli shqiptar humbjet
Kurrë, nuk i ka festuar si “fitore”!
E, as u ka kënduar këngë me çifteli
Armikun, s’e ka vra me këngë e valle
As , libra të dudumëve të Nënës Parti.
Përçudi?! Sot, erdhi koha Nëna Parti
Veten ta mbajë gjallë në jetë. Pushtet:
Popullit serb, nuk ia mori nacionalizmin
Patriotizmin. Po, festimin e humbjeve?!
Fushëbeteja, të humbjeve si “fitore”
Gurthemeleve përkujtimore. Varreve.
Përmendoreve me çifteli. Dhe, pizi
Dreka e darka mes varreve heronjëve.
Imzot! Mos, me këto ngjarje tragjike
E trembin popullin shqiptar?! Heshtni!
Ujku, ende troket pas dere! Dalldisje
Ditën e Nesërme: Të cofin për pushtet.
Lavdi “heronjëve” Xhadisë. “Xhehnet”!...