E marte, 19.03.2024, 06:40 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Vizita e Sulltan Rashitit në Kosovë 1911 dhe Konferenca e Londrës

E diele, 24.03.2019, 05:56 PM


Vizita e Sulltan Rashitit në Kosovë 1911 dhe Konferenca e Londrës 1912-1913-1914-1915

Shkruan Fahri Xharra

-Më 22 mars 1913 Konferenca u mblodh për të sanksionuar marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë e veriut. Në kundërshtim të hapur me parimin e kombësisë dhe të vullnetit të popullsive vendase, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe tokat e Shqipërisë lindore (të quajtura Maqedoni perëndimore).

-Konferenca e Londrës nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik

– Nga fundi i prillit të vitit 1913, garnizoni turk i Shkodrës kapitulloi. Qyteti u pushtua nga trupat malazeze dhe kjo shkaktoi një pështjellim të ri në Konferencën e Londrës dhe në kancelaritë evropiane.

Pra e gjithë kjo që e shkrova ( nga shënimet e mikut Xhelal Zejneli ) është vetëm një histori të cilën e gati të gjithë e njohim. Por si e tillë duhet të dihet dhe është mirë të dihet . (http://revistadrini.info/fahri-xharra-konferenca-e-londres-1912-ndarja-e-tokave-shqiptare-pse/ )

Pyetjet e mia thelbësore nga shkrimi janë këto :

-A i kemi në duar arsyetimet diplomatike ( ato janë të shkruara ), ato që nuk janë publike për një vendim të tillë aq arbitrar dhe pa praninë e shqiptarëve ?. Për çdo veprim dhe vendim të madh diplomatik ( si ky i Londrës ) epen arsyetimet . Edhe për vendimin e Europës dhe Amerikës për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 ishte një arsyetim bindes dhe i plotë i cili e morri përkrahjen e të gjitha fuqive ushtarake të kohës.

-Në çka bazoheshin fuqitë e mëdha dhe pajtoheshin për ndarjen e një kombi shumë të madh të kohës? Këto memorandume të Londrës janë të gjitha të ruajtura. Nëse ato janë e që janë, a janë hulumtuar nga shqiptarët?

Sa ishim të informuar për atë se çka vendosej për ne,  në kancelaritë europiane ?

Perse jemi populli me i vonuar ne Ballkan dhe Europë!?

"33 vjet pas Lidhjes së Prizrenit (1878), imagjinoni ju lutem, Sulltan Reshidi viziton Kosovën, në cilësinë e KALIFIT TE ISLAMIT, dhe paria i bën pritje solemne. Te gjithë muslimanët në këmbë, me flamuj të kalifatit dhe pushtimit osmanë, lule, burra me mustaqe, tirq, që i mbushin rrugët e sheshet e pajisura me zëdhënës, duke falur Namazin me Padishahun.

Thua ti se s'ka ndodhur kërdia e Dërgut Pashës pak vjet më parë, thuase se s'ka ndodhur Gryka e Kacanikut (ose shtypja e dhunëshme e kryengritjes se malësoreve). Me një qime në dorë, Kryekalifatisti Sulltan i osmanëve arriti t'i përgjumë sërish 2.milion  analfabet  në tirq, derisa ua nxorën gjumin topat e Serbisë një vit më vonë. Por atëhere, ata burrat me tirq mundeshin vetëm të ulin kokat, e ta pranojnë çizmen serbe mbi qafë." – shkruan Teuta Ilire

E kemi menduar ndonjë herë se pse Sulltani na erdhi në Prishtinë me 16 Qershor 1911 ?,  a i dinte populli analfabet i humbur në vrimën e zezë gati 500 vjet, vendimet  e Kongresit të Berlinit 1878 ?

Mashtrimi i Sulltanit otoman i 16 Qershorit1911 ishte ky: Serbia e dinte shumë mirë që pas 5 -6 muajsh do të shpallet Pavarësia e Shqipërisë, e dinte fort mirë që me një potez të tillë “ të përkuljes së tirqve shqiptar të Vilajetit të Kosovës ndaj perandorisë Otomane “,,  Europa përfundimisht do të ka arsyetimin e vet se këtu në këto territore osmanët ende  jetojnë. Europa nuk e donte Perandorinë Otomane në Europë.

Europa nuk ishte “kurvë”, ne ishim bijtë e kurvit që asnjë herë nuk e kuptuam realitetin që na rrethon.

Edhe një herë, Konferenca e Londrës u mbajt për të përzënë Perandorinë Osmane, përfundimisht nga Europa. Bullgarët, rumunët, grekët dhe serbët  e kishin thënë të tyren, vetëm ne shqiptaret nuk shkëputeshim nga e kaluara.

A imë shumë mirë se si u zhvilluan ngjarjet rreth shpalljes dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,28 Nëntor 1912

Unë e pres një qëndrim profesional nga Profesorët e të tri Universiteteve shqiptare, të specializuar posaçërisht për periudhën osmane, që ta thonë të veten.

Kam edhe diçka për të shtuar, çdo tentim i klasifikimit të shkrimit si që e po e lexoni në arsenalin e njohur si anti –religjion i tejkalon suazat e një dashamirësie ndaj të vërtetës sonë historike.

Approximative zones according to the secret Treaty of London (April 26th 1915) https://www.loc.gov/resource/g6831f.ct003473/?r=-0.679,-0.258,2.357,1.411,0

Referencat:

-Michael Graham Fry; Erik Goldstein; Richard Langhorne (1 March 2004). Guide to International Relations and Diplomacy. Continuum International Publishing Group. f. 144.  978-0-8264-7301-1. Marrë më 29 May 2012.

-Traktati i Londrës, 1913

-Elsie, Robert. "The Conference of London".

-Elsie, Robert (2010), "Independent Albania (1912—1944)", Historical dictionary of Albania, Lanham: Scarecrow Press, f. lix,  978-0-8108-7380-3,  454375231, marrë më 4 February 2012, ... about 30 percent of the Albanian population were excluded from the new state Është specifikuar më shumë se një |author= dhe |last= (ndihmë)

-Janusz Bugajski (2002). Political Parties of Eastern Europe: A Guide to Politics in the Post-Communist Era. M.E. Sharpe. f. 675.  978-1-56324-676-0. Marrë më 29 May 2012. Roughly half of the predominantly Albanian territories and 40% of the population were left outside the new country's borders

https://www.loc.gov/resource/g6831f.ct003473/?r=-0.679,-0.258,2.357,1.411,0

https://www.shqiperia.com/Konferenca-e-Londres-dhe-problemi-i-sistemit-politik-ne-Shqiperi.21598/

https://www.radiokosovaelire.com/xhelal-zejneli-konferenca-e-ambasadoreve-ne-londer-17-dhjetor-1912-maj-1913-i/

https://www.voal.ch/konferenca-e-londres-29-korrik-1913-kur-u-be-copetimi-i-shqiperise/

http://www.kohajone.com/2015/04/08/traktati-i-fshehte-i-londres-dhe-shqiperia/

Fahri Xharra,14.03.19

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora