Kulturë
Nezi Plaku-Velaj?: Kërkoj drejtësi
E shtune, 26.01.2019, 10:49 AM
Nezi Plaku Velaj
Kërkoj drejtësi
Nuk po më zë gjumi ç'më gjeti këshut valle?
Hallet e andrallat mendjen ma sjellin vërdallë
Ku s'më vete mëndja, në një vënd nuk më rri.
Kthehem në një krah, rrotullou në një tjetër
Rehat nuk ka në këtë botë, jo,
por në botën tjetër.
Në ç'hall ka rënë vallë i ziu njeri?
Që koka i digjet dhe zëmra i ther thell në gji?
Sytë flakë i ndizen dhe veshët,vuuu, gumëzhinë
Don të fitojë të drejtën, të zgjidhë punët e tijë
Ta fitojë, se e lodhën shumë brengat dhe hallet.
Vëndi s`e mban në një vënd, as ulur dhe
as shtrirë dot nuk rrinë
O bo bo i mjeri sa halle kishte në kokë?
- Ç`më gjeti mua kështu!?
Njeriu me vete shpesh,
thotë
-Njëri, dorës i thotë këmbë,
-tjetri s`më sheh në sy dot
dhe kur flet s'di çfar thotë,
-Të shtyn derën me gjithë atë forcë
-Mu në fytyrë si pa të keq ta përplas
Lufton derëziu po lufton shumë
Po ku ta gjej të drejtën?
Ajo, kishte humbur, kishte ikur, pa lënë gjurmë.
Kërkon derëziu andej, e kërkon këndej,
Hyr në një zyrë, e dil në një tjerër
Trokit në një portë, trokit në një derë
Të drejtën e tij dot s`po e gjen
Fjalën drejtësi se kishin dëgjuar kurrë,
Ç`ështe kjo fjalë i thoshnin?
Këtu, në këtë derë, nuk ka hyrë kurrë?!
Eshtë fjalë e re se kemi hasur kurrë
Parlamentareve s`ju intereson
në Kuvënd ta aprovojnë
Ku të shkojë i gjori, i ngrati njeri
Të shkojë në gjykatë të gjejë drejtësi?
Edhe aty të tallen duan mor i shkretë me ty!
Hyr në një derë trokit në një derë tjetër
Ik i thoshnin, s`merremi me ty,
se kemi punë tjetër!
Drejtësi kërkoj, ju thot, njeriu i ngratë
Me një tufë me letra s`po lë vënd pa shkuar
Në çdo zyrë të shtetit, po shkoj poshtë edhe lart
Drejtësinë kërkoj, por s`po e gjej gjëkudi aspak
Nga të shkoj ju thot,
Andej nga erdha prap?
-U lodha shumë, se jam edhe plak!
Papritur, të ngratit përpara një djalosh se ç'i qesh,
-Urdhëro i nderuar, ç`e mirë të ka sjellë?
-Halli i thotë njeriu i lodhur, i ngratë,
-Kam trokitur në çdo derë, por njeri s'ma hap
-U lodha duke bredhur, se s'kam as takat!
-Oh, i ziu unë, ç`farë halli më gjeti
-Fjalën drejtësi ku s`po e kërkoj, i ngrati
Ku ta kërkoj ku ta gjej vallë?
-Ha, ha, më kaloi nga këmbët, ja priti një djalë
-Tjeri më tha se, më rrëshqiti si ngjalë
-Këtu vijnë plot persona, vetëm për këtë fjalë.
Fjalën drejtësi as këtu, në këtë zyrë nuk e njohim
Këtë fjalë të ndaluar as në gojë nuk duan ta zënë
E ruajn ta zbatojnë vetëm për veten e tyre
Pazarllëqe bëjnë me fjalën drejtësi
Vijnë plot persona si puna juaj e kërkojnë më kot
Drejtësia, ka marrë rrugën, ne nuk e gjejmë dot.
Fjala drejtësi është futur thellë nëpër sirtarë
Eshtë kycur fort brënda tyre, me dryna të zi,
Fjala drejtësi nuk ka liri, ja kanë marrë frymën
Eshtë në hall të madh, është në asfiksi
E ruajn vetëm për vete dhe për ata pashallarë të ri
Që sillen rrugëve gjithë ditën duke u sjellë vërdallë
Bëjnë pazare me femra prostituta, me drogë dhe me armë
Porsi sharlatanë
Interesat e tyre i kanë lidhur vetëm me qeveritarë pa moral
Që ecin krekosur, grejnë dhe kokën lart, janë fodullë
Vrasin e presin dhe bëjnë hatanë.
E ç`të bëj i shkreti, tjetër? Thotë njeriu i ngratë
Ju e shihni dhe vet!?
Cili vënd ka mbetur që të shkoj për të kërkuar
këtë të drejtë…..prap?!
Drejtësi, thotë me vete në këtë shtet, jooo, nuk gjen!
Ikën pastaj i ngrati, nuk shef nga i hedh këmbët
Se të drejtën e kanë fshehur, e kanë dënuar rëndë
e kanë futur në burg
Po lëngon, e sëmur rëndë, e lodhur, e trembur !!!!!
S'më mbeti gjë tjetër të dal dhe një herë në rrugë
Tha njeriu i ngratë
Të thëras në rrugë të madhe me zë të lartë
Ooooo njerëz!!!!!!!
A e keni gjetur gjëkundi këtë fjalë?
Thonë njerezit:
Ç`është ky i cmëndur që po bërtet si i marrë?!
Sido që bëri drejtësi nuk gjeti, i ngrati njeri
U kthye në shtëpi kokë ulur, i lodhur
Me një plagë që dhëmb, që i kushtoi shtrenjtë
një jetë, familjes së tij
Me një tufë me letra që i kishte shumë të shtrenjta
Që i shtrëngonte fort në gji
Nuk doli nga dera kurrë më, për atë fjalë,
për atë Drejtësi
Pasi e pa mirë, për një kohë pafundësisht të gjatë
Për njëzetë e shtatë vjet,
Aq vite sa, njeriu i ngatë
Nga i ri që ishte, u bë tani, me shop plak
Duke kërkuar nëpër rrugë, fjalën drejtësi
-Fjala drejtësi nuk ekziston në këtë vënd
-Për njerëzit e thjesht
-Atë e ruajnë për vete mirë me roje, me polic
dhe me zinxhirë, të fortë, të gjatë dhe të trashë
-Thotë njeriu i ngratë, i lodhur, i shkretë.
Nezi Plaku Velaj
Tirane 06 Mars 2018