E premte, 26.04.2024, 07:26 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Aktiviteti i frytshëm shkencor, atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018

E hene, 31.12.2018, 12:00 PM


Aktiviteti i frytshëm shkencor, atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018

Nga Nue Oroshi

Organizatat, institucionet, partitë dhe shoqatat serioze në botën perëndimore e demokratike shpeshherë e bëjnë një analizë të punës vjetore për vitin që e lënë pas.Është shumë e natyrshme se një punë të tillë e bën edhe Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" për t'i njoftuar antarët,  simpatizantët si dhe mbarë opinionin gjithshqiptarë për punën e bërë gjatë vitit 2018.Viti 2018 ishte viti me i ngjeshur dhe me frytdhënës sa i përket aktivitetit dhe punës tash më gati 15 vjeçare të shoqatës" Trojet e Arbrit".Si zakonisht në fillim të vitit 2018 botuam dy libra enciklopedikë si fryt i dy sesioneve shkencore që kemi mbajtur në vitin 2017 në qytetin Durrësit dhe të Gjirokastrës .E para" Imzot Nikollë Kaçorri personaliteti kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë" me gjithsejt 300 faqe si dhe librin tjetër që erdhi si fryt i sesionit shkencorë që mbajtëm po ashtu në vitin 2017 në Gjirokastër me titull :" Çamëria dhe marrëdhënjet shqiptaro-greke nëpër shekuj "me gjithsejt 512 faqe, me studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare.Meqense viti 2018 ishte viti i 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Gjon Kastriotit, ku në nderim të kësaj date të madhe Shoqata" Trojet e Arbrit "vendosi që ti mbajë tri aktivitete të mëdha shkencore duke e emëruar Java e Trojeve të Arbërit .Javën e Trojeve të Arbërit e filluam pikërisht në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare ku më,  datën 27 korrik 2018 mbajtëm akademinë shkencore madhështore me temën :"prof.dr.Muhamet Shatri 50 vjet në shërbim të çështjes shqiptare 1968-2018".Kjo akademi shkencore për aktivitetin atdhetarë, arsimor, dhe shkencor te profesor Shatrit, kaloi në mënyrë madhështore.Më pas Shoqata "Trojet e Arbrit "më, 28 Korrik 2018 mbajti sesionin më të madh shkencor për vitin jubilar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pikërisht në Lezhën e Gjergj Kastriotit.Aty studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare elaboruan arritjet më të reja shkencore për veprimtarinë luftarake, diplomatike, politike dhe shumë çështje tjera të Gjergj Kastriotit.Pikërisht nga Lezha Shoqata "Trojet e Arbrit "i futi në veprim dhe dy ide të reja. E para në qytetin e Prizrenit të vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit dhe e dyta në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet muzeu kombtarë shqiptarë me emrin e Gjergj Kastriotit ku në këtë muze do të gjejnë vend edhe shumë figura tjera të mesjetës shqiptare. Te dy këto ide u pritën shumë mirë tek atdhetarizma shqiptare dhe tash sa i perkët vendosjës së monumentit jemi shumë afër konkretizimit të kësaj ideje.Kurse me pas do të vazhdojmë me ndërtimin e muzeut Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Pas Lezhës më,  1 Gusht 2018 në Gjakovë mbajtem akademinë shkencore me temën :"Dom Anton Kçira ambasadori i shqiptareve në Amerikë"që pati shumë tema interesante për këtë rrap shekullor të shqiptarizmes, ku edhe përfundoj me plot sukses java e Trojeve të Arbrit. Shoqata "Trojet e Arbrit "nuk u ndal me kaq.Në vitin 2018 e filloj dhe e realizoj me plotë sukses Filmin Dokumentar kushtuar Kryetarit tash të ndjerë të BKDSH Emin Fazlia alias Emil Kastrioti.Filmi u bë publik pikërisht më, 28 Nëntor 2018, duke lënë me gojë hapur edhe shumë skeptikë të cilët flasin shumë për nacionalizëm por veprojnë shumë pak apo aspak.Si fryt i tri sesioneve shkencore Shoqata "Trojet e Arbrit"është në përgaditje të tri librave enciklopedike .Njëri ndër këto tri libra tash është dërguar në shtyp, kurse në periudhën kohore në katërmujorin e parë të vitit 2019 pritet të dalin nga shtypi edhe dy libra të tjerë që do ta qojnë në gjithsejt 19 vepra shkencore të botuara nga shoqata" Trojet e Arbrit "në një interval kohor prej 15 vjetesh, si fryt i punës së përbashkët te 300 studiuesve shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare dhe diasporës së madhe atdhetare. Kremtimin e 15 vjetorit të themelimit të Shoqatës" Trojet e Arbrit" e presim ta kremtojmë me vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren, ku do të mbahet edhe një tribunë shkencore në të njejtën ditë me studiuesit medievistë nga të gjitha Trojet Shqiptare, të prirë nga prof.dr.Jahja Drançolli.Edhe vitin 2019 Shoqata "Trojet e Arbrit" do të sjellë risi në aspektin e ndriçimit të Historisë Shqiptare. Në Gusht të vitit 2019 planifikojmë ta mbajmë sesionin e gjashtëmbëdhjetë shkencor të rregullt dhe të njëzetin gjithsejt duke llogaritur edhe katër sesione shkencore të veçanta në Malsinë e Dedë Gjon Lulit dhe Mehmet Shpendit.Përveç kësaj pune voluminoze në vitin 2018 Shoqata "Trojet e Arbrit "pati edhe disa prezentime në televizionet qendrore në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu patëm edhe dhjetra shkresa të botuara në shtypin e kohës qoftë atë të shkruar,  qoftë nëpër portale të ndryshme elektronike.Kjo punë e madhe shkencore , atdhetare dhe kulturore u mbajtë gjallë falë punës së palodhur të intelektualëve të Shoqatës " Trojet e Arbrit "me kordinimin e kryesisë dhe kordinatorëve tanë të vyer.Shfrytzoj rastin që t'i falënderoj të gjithë ata që na u gjinden afër dhe na përkrahën si në aspektin intelektual, financiar,  organizativ si dhe në shumë aspekte tjera. Puna e kësaj shoqate është duke u zhvilluar falë dellit dhe gjenit të madh atdhetarë dhe kombtarë shqiptarë.Vlen të theksohët së fatkeqësisht asnjë qeveri shqiptare nuk e ndihmon financiarisht shoqatën "Trojet e Arbrit".Qeveritë tona kanë me duket alergji nga ecjakjet përpara të nacionalizmës shqiptare. Por shpeshëherë zëri i së vertetës ka trimufuar dhe ka hapur rrugën përpara në arritjen e konkretizimit të projekteve kombëtare.Sepse ky zë është zëri më i pastër i atdhetarizmës shqiptare dhe studiuesve shqiptarë që janë bërë bashkë në Shoqatën "Trojet e Arbrit "për t'i dhënë dritë trojeve arbërore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora