E marte, 19.03.2024, 02:29 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Skënderbeu nuk qëndroi më poshtë se Kamili i madh, ai ia kaloi edhe Cezarit të pathyeshëm

E shtune, 15.12.2018, 10:30 AM


Skënderbeu  nuk qëndroi më poshtë se Kamili i madh, ai ia kaloi edhe Cezarit të pathyeshëm

Nga Gëzim Llojdia

1.

Në 500 vjetorin e Skënderbeut, viti ‘68, Prof Androkli Kostallari duke folur për figurën e heroit thotë:”Te pakte janë udhëheqësit e luftërave çlirimtare, që kanë gjetur një pasqyrim kaq të  gjerë e jetëgjatë në letërsinë botërore, si :Gjergj Kastrioti gjatë këtyre 500 vjetëve. Nga bibliografin e botuar nga G. Petrovig më 1881 jepen 185 vepra historike e krijime letrare për Skënderbeun. Por kjo bibliografi, e cila përfshinte vetëm një pjesë të botimeve të bëra kryesisht nga gjuhët e Evropës Perëndimore, sot është tejkaluar shumë. Bibliograf ia e re, që po botohet në  Tiranë me rastin e 500-vjetarit të vdekjes së Heroit, përmban mbi 1000 tituj në 21 gjuhë, ndër të tjera,nga esperanto.

2.

Të gjitha, këto vepra të gjinive më të ndryshme na japin të drejtën të pohojmë se sot, në fushën e studimeve skenderbejane, problemi i pasqyrimit të Skënderbeut në letërsinë botërore. Duke vijuar Prof Androkli Kostallari thotë”:Nga punimet mbi letërsinë artistike, që i kushtohet Skënderbeut është thënë se dëshmitë e  para të saj janë të vona dhe se «nga krye të tyre qëndron poeti i madh lirik francez Ronsar». Në të vërtetë dëshmitë e para të letërsisë ar¬tistike për Skënderbeun, ishin  shumë të hershme. Ne i gjejmë ato pothuaj treçerek shekulli përpara Ronsarit, që në botimin e parë të Barlecit (1508). Në hyrjen e kësaj vepre janë shtypur dy poezi latinisht, njëra nga Pjeter Reguli prej Vicence dhe tjera nga Domeniko de Aloenjano prei Padove nga  të cilat i thuret lavdi veprës së Barlecit dhe heroizmit të Skënderbeut. Ndër to krijimi i De Alcenjanos, ka një  përmbajtje më të pasur dhe një forcë poetike më të madhe. Skënderbeu, thotë Alcenjano, «bir i një fisi të shquar... nuk qëndroi me poshtë se Kamili i madh», ai ia kaloi edhe Cezarit të pathyeshëm”. Këto dëshmi të para pasohen nga një krijim poetik më i rëndësishëm, vepër e humanistit italian nga Kremona, Ga¬briel Faernit, botuesit kritik të «Filipikeve, të Ciceronit e të «Komedive», të Terencit.

3.

  veprën e Lavardenit, janë botuar tre sonete. I pari nga udhëheqësi i famshëm i

« Pleiades frënge”, Pjerr Ronsar dhe dy të tjerët nga Florest Chrestien , si edhe një ode nga Amadis Jamyn, pasues i Plejades.Prof .A. Kostallari shtjellon  frymëzim evropian mbi veprën e Skënderbeut. Ronsari, ashtu si më vonë Volteri, e quan Shqipërinë një vend, që  pjell burra luftëtarë të tillë si: Pirrua e Skënderbeu dhe heroin tonë «nderin e shekullit të vet». Dy sonetet e Florest Chrestienit u drejtohen francezëve. Skënderbeu ngrihet si një figurë  nga këta autorë,  që duhet të zgjojë e të ngrejë peshë popujt dhe mbretërit e Evropës. “Oda” e Amadis Jamynit ka një  përmbajte më të the¬llë se sonetet. Ajo pasqyron luftën, pothuaj çdo lidhje me historinë. Një frymë e tillë i përshkon edhe sonetin kushtuar «Aleksandrit të  ri» nga poeti i verbër Luigi Groto, në veprën e Dh. Frangut (1610), dy këngët e një  poemi heroik të botuara më 1585 nga poeti italian Baldasar Skarameli, si edhe poemën historiko-dramatike të hungarezit Nikolla Bogati: «Skënderbeu i Madh», të vitit 1593. Një rol të veçantë luajti kjo figurë, sidomos në lëvizjen për çlirimin  e  Greqisë. Më 1812 «Histori e Skënderbeut» u përkthye greqisht nga Joanis Bailas. Një nga udhëheqësit e lëvizjes çlirimtare greke,«Plaku i Moresë», Kollokotroni, thotë në kujtimet e tij se këtë libër e mbante gjithnjë me vete. Ndërsa njërit prei bastioneve të kalasë  se Mesolongjit iu vu emri i Skënderbeut. Pikërisht në ketë  periudhë romantiku i madh revolucionar anglez Gordon Bajron shkroi «strofat shqiptare” .Shekulli XVII, shekulli i fundit e dramatik i sulmeve të sulltanëve kundër shteteve të mëdha evropiane, shpërtheu me një letërsi shumë të pasur për Skënderbeun. Poetesha napolitane, Margerita Sarroki, duke ecur në  gjurmët e krijimeve të fuqishme kalorsiake të Ariostos e të Tassos, botoi poemin heroik «Skanderbeida”, giermani Jakob Kokkert botoi në «Carmen Encomiastikon” dhe francezi Zhan Byissier një poemë me titull :”Skënderbeu”. Të  gjithë këta autorë  mund ta quajmë periudhën e poezisë heroike skënderbeiane, kur heroi  deri diku evropianizohet e del nga kuadri historik,por mbetet gjithnjë nga një  rol heroizmash, si një  kalorës.

4.

Nga fundi i shek. XVII e në gjysmën e pare të shek. XVIII. trajtimi i figurës    Skënderbeut merr një karakter tjetër; vëmendja përqendrohet kryesisht jo  tek luftërat e tij çlirimtare, por tek peripecitë e aventurat e jetës se tij, tek kthesat e papritura dhe çastet e mprehta. Subjekte të tilla u dhanë fill romaneve të vëllimshme, që për¬mend me nderim të madh emrin e Skënderbeut dhe e vë  atë krah për krah me Aleksandrinë e Madh:«0 Shqipëri! ku u ngrit Iskenderi /Shembull për të rinjtë dhe fener i të urtit!/Ku   Iskenderi   tjetër   armiqtë   i përmbysi/Dhe dërmën u dhe me trimëri kalorësi...»

Dhe jo vetëm kaq. Bajroni ua kundërvë si shembull këtë heroizëm skenderbejan të shqiptareve atyre grekëve ,që rrinë presin shpëtimin nga jashtë;

«O  bij skllevërish!/ A nuk e dini se robërit vargonjtë i thyen vetë./ Kur zëri i lirisë, ata i frymëzon?

Nga shënimet e tij ,Bajroni thotë se ai është njohur me figurën e Skënderbeut nëpërmjet veprës së Gibbonit. Eduard Gibboni. autori i veprës «Historia e dekadencës dhe e rënies së Perandorisë romake» ishte një adhurues e mbrojtës i perandorive. Armik i betuar i revolucionit frëng, prej të  cilit ai u tmerrua. armik i luftërave çlirimtare. Për ketë arsye figurën e Skënderbeut dhe vetë  veprën e Barletit, ai i trajton me mospërfillje e bile me përbuzje. Ai e dënon Skënderbeun, që nuk vazhdoi të qëndronte tërë jetën si skllav mirënjohës i bamirësit të tij, sulltanit, por u ngrit në  luftë kundër tij.  Në dritën  e këtij koncepti pseudoshkencor e shtetmadh të Gibbonit, këtij lord-komisari të tregtisë britanike,ngrihet edhe më lart merita e ma¬dhe e Bajronit, që  jo vetëm nuk u ndikua nga Gibboni, por u vu kundër tij. Nivelin më të  lart letërsia skënderbejane e shek. XIX e arriti në  poemat me titull «Skënderbeu» të Henri Longfellout dhe të poetit revolucionar maqedonas Grigor Perligevit. Prof  Kostallari  sjell në vëmendje  se edhe ideologu Karl Marks, që më 1839 ai shkroi me dorën e tij një album me këngë popullore shqiptare . Autori, prof A.Kostallari  ndalet në disa radhë, të një studiuesi amerikan për figurën e Skënderbeut.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora