Kulturë
Gjon Markokaj: Ti e paske gjyshin gjallë
E merkure, 27.06.2018, 08:28 PM
TI E PASKE GJYSHIN GJALLË
Kater proza poetike nga Gjon Markokaj
Në lashtësi në kohtë të mbretërive thonë se nji mbret xhelat i thërret disa njerëz të zgjuar dhe u thotë: - Dua të më bëni konop (litar) prej rëre!
Të gjithë ranë dhe si i thone fjales, "ranë shakull".
Konopi prej rëre s’bëhet!
...!
“O keni m’e e ba konopin prej rëre ose të gjithve u pritet kryet”... - Shkoni e kujtojuni e hajdani nester – tha Mbreti.
Njëri prej tyre e pyeti gjyshin e vet...,
Ai i tha, - shko thuaj mbretit: - “Nisna ti modelin se si e don konopin prej rëre dhe pastaj e bëjmë ne sa te duesh gjatë”.
Ai i tha mbretit ashtu si i tha gjyshi, pa pikë as presje.
“Ti e paske gjyshin gjallë”, - foli mbreti...!?
Po u përgjigj nipi pa drojtje.
Thonë se fjala e zgjuar e gjyshit i shpëtoi, nga vdekja prej mbretit terorist.
Populli e ka thënë: “E mjera shtëpi që s’ ka plak
dhe i mjeri plaku për veti” !?
Fjala e të vjetrit zënë vend. Të gjithë të ndihmojnë në jetë.
-----------------
KY DJAL JA VLEN ME PRI
Vite më pare. Nji burri të zgjuar këtej në këto anë, i pat falë zoti nji djalë.
Mbasi u rrit, u bë pesëmbëdhjetë vjeçar e helmoi gjarpëri dhe djali vdiq.
Babai s’kishte djal tjetër.
Nga të kater anët i erdhen njerëz me pa.
Babai u mbajt i forte. Priti e pëcoll…, nji moment u dobësue, u përmallue dhe ju afrue djalit e po e vajtonin:
-Djali i babes pse vdiqe…?
A s’ pate me hëngër e me pi...,
A s’ pate me veshë e me mbathë; nëna e baba a, s’ të kanë dashtë... ?
Pse të mbyti nji hardhuc ...!?
-- Ai, hardhuc, s’ ishte - ishte gjarpër “kobër”...,
Gjamatarët thanë:
Tashë s’ është ka qëndron, është duke u çmëndë.
Gjamatarët duke u shëndrruar rrugës pyesnin njëri tjetrin:
-A munë është ka qëndron Filani për djalë?
Deri tani ka qëndrue e tani jo. - Është ka çmëndet...!?
Nji çetë (grup) i madhë ka vijnë me pa...,
Prijsi i tyre u shmag. Unë s’ mujë m’ u pri,
As unë, s’ mujë; vazhdoi i dyti, i treti e me rradhë…,
-U pri unë – tha nji djalë i ri !
Kur u afrue shtepisë thirri me zë të forte sa mundi
Ooo, Filan Fisteku … !
Me thënë të drejten - në MORTË, s’ i thirret kujë...,
Ooo hajde bujrëm ! - U përgjigj i zoti i mortit!
Bujrëm s’ ka, po a ka ma keq , -i tha djali që printe...,
“Ma keq do të ishte mos me pa kënë as unë me pritë e me përcjellë”-- tha i zoti i mortit.
E gjithë turma thanë me veten e tyre, ky i ka mënt shumë në rregull.
Djali që priu diti dhe e zbertheu...!?
... Ky djal ja vlen me pri...!
Gjënë më të mirë, e gjeta: INISIATIVEN e fjalën e lirë, aftësinë për tu përballur, me tjetrin; përgjigjen e shpejtë, me fjalën e zgjedhur e që zën vënd.
-----------------------
UNË GJASHTË VJET JAM KËNË ME DJALË
Në Curraj – Epër kohë më parë nji burri të zgjuar e të mirë; i fali zoti nji djalë. Mbas gjashtë vjetve shumë mërzi...,
Djali vdiq u nda nga jeta. Gjithë fshatin e mbuloi zija.
Medet bënë të gjithë, sa ndigjuen.
Filloi gjama; morta e merzia...,
Orë e zana e shtozovallet u mërziten, zbriten nga mali
e bashkë me gratë; rrethuen djalin e po e vajtojnë...!
Ëngjëj të shumtë zbriten nga qielli; dhe e morën, nji Ëngjëll të ri. -- Afër Zotit në qiell e ngjiten...!
-- Të jetojnë në PËRJETËSI...!?
"Zoti ma ka falë – Zoti ma ka marrë", – thoshte babai i vet.
-- Priti e përcuell burrërisht ...!?
Zgjodh rrugen e vetme; më u mbajtë e me qëndrue...!
Burri qan e qëndron, përballet e duron dhe del i FITUAR !
Ka njerëz që s’ dinë e s’ të lënë asë me hallet tua.
I mënçuri din dhe ja dalë...,
Në muhabet e sipër gjatë pritjes e përcjelljes nji burrë i thotë të zotit mortit: A po merzitesh; - "Po" - i tha i zoti i mortit.
Ai që ishte për kryeshëndosh vazhdoj: “Ma mirë të mos kishte lindë fare ky djalë” !
Mos thuaj ashtu, - i tha i zoti i mortit!
“UNË GJASHTË VJET JAM KËNË ME DJALË”.
---------------------
MORALI SHQIPTAR
Falmeshnet mi çon djalit
Nëna Shqiptare e ka lind djalin të forte.
Dhe të forte e me nderë e ka dashur t’ i rritet…,
Kujtojmë nji këngë shumë të vjetër;
Nënën e Likut:
“Del Palinë e ndale LIKUN
S’ kam ç'e bëj djalin e koritun
Më mirë djali vdekë, e qiri i fikun”
...!
Nëna e Deli Pjetrit, Shtatë Shaljanët:
“Deli Pjetra pëllumb i bardhë
Fluturim ka ra në Shalë
Po i thotë lokja me se ke ardhë
Mese erdhe ku i ke lanë shokët
Unë për ty i prefsha flokët”
E detyroi Deli Pjetren të këthehet në Shkoder e të vritet në shkallë të sarait.
GOSE UKËS, ja vranë djalin para syve të sajë; në shkllën e Grisë...!?.
Ded Ndou i Merturit ishte i sëmurë dhe ju drejtue të shoqës dhe i tha:
A të erdh keq që ta vranë djalin...?
“S’ më erdh keq që më vranë djalin; po më erdhi keq që më prenë mikun”…!?
Ty o, oj burrneshë, në t’ pastë ardhë keq që të kan pre mikun; me pasë me çka a mundësh me qëndrue …?
Në të gjitha shehrat e Ballkanit me u përpjekë në të e shkrepi pishtolen pa pasur rod frikët !!
Ded Ndou i Markajve të MERTURIT, ja mbushi GOSËS dy pishtole me mbushje të plotë.
GOSE UKJA, e kërkoi gjaksorin gjersa e hetoj në Gjakovë.
Në Mazjah të gjakovës vetë doresit ja zbrazi pishtolen në gjokës duke i thënë: “Falmeshndet mi çon djalit”.
-------------
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Qershor 2018-