E premte, 26.04.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhulia brenda në shtëpi

E diele, 31.08.2008, 02:06 PM


Julia Roberts
E ka lënë mbrapa të qenit në qendër të vëmendjes dhe i ka përqendruar fuqitë në krijimin e familjes së saj të re. Tashmë, në një fazë të jetës, ku rolet i zgjedh më me kujdes për shkak të familjes. Relativisht dinamike, Julia Roberts, nënë e tre fëmijëve, i kthehet ekranit të madh pranë Tom Hanks-it dhe Philip Seymour Hoffman-it
Pas të qenit për vite të tëra një nga lideret e nderuara të Hollivudit, Julia Roberts e ka lënë mbrapa të qenit në qendër të vëmendjes dhe i ka përqendruar fuqitë në krijimin e familjes së saj të re. Tashmë, në një fazë të jetës së saj ku i zgjedh rolet më me kujdes, për shkak të familjes. Relativisht dinamike, me burrin, Daniel Moder, dhe dy fëmijët e tyre, Julia Roberts, kthehet në ekranin e madh pranë Tom Hanks dhe Philip Seymour Hoffman, me regji të Mike Nichols nën titullin, Carlie Wilson’s War.
Një histori e vërtetë e ish-kongresmenit, Charlie Wilson dhe të gjitha stërmundimet që vulosën rënien e Bashkimit Sovjetik. Roberts është në rolin e Joanne Herring Wilson-it, ish-të fejuarës së tij, që ka ndihmuar në çështjen klandestine.
Me “Charlie Wilson’s War” kishim fatin që të na binte në dorë një deklaratë e Julia Roberts-it në lidhje me rolin e Joanne Herring, si kanë evoluar karakteret e saj në vitet e fundit dhe se ç’do të thotë për të të qenit mama. Gjithçka që Xhulia e bukur e zbulon në një intervistë surprizë. 

Julia Roberts, e patë si një sfidë të luanit rolin e një karakteri më të madh në moshë se të zakonshmit (të mëparshmit)?

Jo. Do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe sikur roli të ishte i një 30-vjeçareje. Edhe pse e madhe, nuk ishte çështja e të qenit si ajo më shumë se sa e të parit të gjërave si ajo, ashtu siç munda në fakt të bëja. Personazhi kishte ndërhyrje plastike në fytyrë, gjë që unë u përpoqa ta bëj me fytyrën time dhe ta bëja të dukej si e një 50-vjeçareje. Kështu që më dukej një sfidë interesante.

Nga Julia Roberts në Joanne Herring, si ishte?

Ajo është një grua kaq e apasionuar dhe mendoj se në të vërtetë është e udhëhequr nga besimi që ka dhe nga drejtësia e fesë së saj. Ishte një kristiane e vërtetë, kështu që ishte e rrethuar nga respekti. Bindjet e forta që kishte nuk ndikoheshin nga besimi. Figura e saj lartësohej nga aq cilësi të mira saqë është e vështirë të gjenden sot të tilla karakteristika. Ajo e njihte fare mirë botën dhe opinionin prej të cilit ishte e rrethuar.

...ndërkaq nuk ishte e hapur ndaj publikut me opinionet e saj?

Sa më përket, nuk mendoj se është patjetër e nevojshme apo interesante ta thuash. Pse duhet medoemos ta dinë të gjithë se çfarë dreqin mendoj unë, pavarësisht nëse është shoku apo komshiu. Njerëzit janë shumë të kujdesshëm për të marrë vesh gjithmonë se ç’thuhet, por është e  panevojshme, vërtet. Kam dëgjuar shumë aktorë të flasin edhe për imtësitë e tyre. Çfarë bëjnë tani, çfarë bëjnë pastaj. Mua nuk më pëlqen që teksa shoh protagonistin në film, të më vërtiten njëqind zëra në kokë për gjithë ç’ka thënë ai apo ajo. Më mjafton vetëm të shijoj filmin.

Roberts, si kanë evoluar rolet e tua me kalimin e viteve?

Mendoj që për dikë, sa më shumë të maturohet, sa më shumë të kalojnë vitet, aq më shumë gjërat komplikohen, prandaj edhe kërkojnë pjesë më interesante, më të ndërlikuara. Sigurisht që një 20-vjeçare nuk mund të luajë Anën te “Closer”. Kështu që, po, unë jam vërtet duke i shijuar pjesët që po më ofrohen. Dhe nuk mund të shijohen më mirë veçse duke luajtur në një film si ky, që një ditë do të më bëjë të kem gjithë mbështetjen e medias dhe shikuesve.

“Charlie Wilson’s War” përmban një mesazh për kulturën e sotme në Lindjen e Mesme?

Së pari, unë mendoj se, nëse ju po e përjashtoni mundësinë e ekzistencës të një mesazhi, si në çfarëdo film, nga këndvështrimi i mbylljes së filmit, atëherë unë mendoj që po, ka një mesazh, madje që shumë më parë se filmi të fillonte, një linjë e botës sonë dhe e ngjarjeve që ndodhin në të. Për mua ky film është tërësisht i përbërë nga copëza karakteresh. Filmi është plot njerëz, pasion, zemër, i fokusuar në zgjuarsinë për t’i përmbushur gjërat. Më parë unë nuk mund ta besoja që nuk i dija këto gjëra. Është fenomenale. Mendoj të shoh te këta tre protagonistë të filmit ndryshime në konceptin e fuqisë së tyre, si e përdorin atë fuqi dhe se si ata e drejtojnë jetën. E gjithë kjo është magjepsëse dhe, në njëfarë mënyre, frymëzuese. 

Kishte elemente që nuk i prisnit nga ky projekt?

Unë ende mendoj se është e pabesueshme që të përfytyrosh një figurë të tillë të shoqërisë në Huston. Duhet të kesh pasion dhe bindjen për atë që është duke ndodhur në Afganistan dhe të ndihesh sikur ajo që po ndodh nuk është shumë larg teje. Duke vepruar kështu, me zemër, Charlie përfshihet në të gjithë lojën e filmit. Në të vërtetë, gjithçka nis vetëm me pasionin që ke për t’i bërë gjërat, çfarëdo qoftë ajo, e mirë, e keqe apo e ndërmjetme. Ky rol është luajtur me aq dashuri sa që nuk mund të të tmerronte ideja nëse po bëje gjënë e duhur apo jo. E gjithë kjo është impresionuese.

Julia, a ka pësuar ndonjë ngadalësim dinamika e karrierës suaj?

O Zot, po! Por sidoqoftë nuk jam ankuar që kam lënë një sërë filmash pa pranuar. Nuk i kam thënë ndonjëherë vetes në vazhdimësi: “ec, ec, ec” – jo, sepse mendoj që njeriu duhet t’i lërë kohë vetes për të bërë edhe gjëra të tjera për të rikuperuar diçka gjatë kohës së humbur apo për të shijuar diçka tjetër, që nuk ke pasur kurrë kohë ta bësh. Dhe besoj se kam qenë një nga ato që e ka pasur luksin për t’i bërë gjërat me njëfarë ritmi. Vetëm se tani mund të them me siguri që dita ime është shumë e mbushur me një sërë gjërash të ndryshme dhe të kënaqshme për të bërë.

Roberts, fakti është që një projekt të merr një kohë shumë të gjatë përpara se të dalë në dritë?

Po, e vërtetë. Është një vendim i vështirë për t’u marrë. Por unë tashmë e ndiej veten me mjaft fat që kam mundësinë të bëj një punë që t’i marr fëmijët e mi aty ku punoj, të rrinë me mua dhe gjithë stafin e filmit. Kështu që lehtësohet pak situata dhe e shtyj edhe për disa kohë vendimin për t’u tërhequr. Unë kam një tjetër film vitin që vjen, jam duke menduar për të dhe të mendoj që atje ku do të jem, do të jetë dhe familja ime me mua, është qetësuese.

Në projektin tjetër, ju do të jeni protagoniste si…?

Nuk është sekret. Është një film që do tërealizoj me Clive Owen, i quajtur “Dublicity”.

Si do t’ia shpjegoni famën në të ardhmen fëmijëve?

‘Unë po i trajtoj fare normalisht. Gjithmonë e më shumë po kuptoj se jeta është e mbushur me energji. Energjia që unë jap është shumë herë më e madhe se ajo që më kthehet. Ne jetojmë një jetë krejt normale. Kam binjakë, ata janë 3 vjeç, mendjehapur. Ata nuk kanë pasur asnjëherë deri më tani ndonjë përvojë përreth botës me mua që të lind nevoja të më pyesin: “Po kjo për çfarë është?”. Unë mendoj që kjo është një arritje në jetën tonë, asgjë e tipit “Çfarë dreqin po ndodh!” nuk ka ndodhur.

Roberts, pasi u bëtë nënë, jeni e vetëdijshme për mjedisin që do rrethojë fëmijët e tu?

“Absolutisht, 1000 për qind. Ata janë perfektë dhe ju mendoni se unë do rrezikoja kohën e tyre të rritjes, të progresit?! Unë do të shembja botën për ta. Ideja e të pasurit fëmijë të bën ty të kuptosh gjithçka dhe gjithashtu të bën të thuash: “Cilat janë gjërat për të cilat unë vërtet mund të atakohem?”. Unë e kam kthyer këtë në një shaka, por nuk është aspak shaka. Mund të tingëllojë qesharake, por ndodh të gjendesh duke biseduar me figura të njohura internacionale për mënyrën se si ti drejton vatrën tënde familjare, duke menaxhuar dy fëmijë dhe duke i ardhur rreth e përqark shtëpisë në mënyrën më të mirë të mundshme për 24 orë. Është një gjë që ne e dimë se duhet të kryejmë… unë ngas një makinë bio-diesel, përpiqem të synoj objektiva që janë të realizueshëm e, me t’i realizuar, i zëvendësoj menjëherë. Nuk jam nga ato që them “është shpërdorim kohe të merresh me gjërat e shtëpisë”. Vetëm sa po i bënim gjërat një e nga një. E nëse do të vazhdonim kështu, do të ishim aq kompakt.

Julia Roberts, mama

Është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte ndonjëherë. Është përfundimisht një sfidë. Tre fëmijë, nuk mund ta besoj që kam tre fëmijë! Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, ndoshta pse kam pasur një mama të shkëlqyer. Është gjëja më e bukur edhe pse e vështirë. Por jam shumë e lumtur që pata mundësinë të kem një karrierë 20-vjeçare përpara se të kisha fëmijët e mi. Jam e kënaqur që jam në shtëpi, që jam një mami dhe që mund të kem një ditë krejt të zakonshme. Sipas rasteve, më duhet edhe të shkoj larg për të punuar dhe aty plotësohem edhe me pjesën tjetër timen: procesin kreativ.

Boxe

Fëmijët e mi janë perfektë dhe ju mendoni se unë do rrezikoja kohën e tyre të rritjes, të progresit?! Unë do të shembja botën për ta. Ideja e të pasurit fëmijë të bën ty të kuptosh gjithçka dhe gjithashtu të bën të thuash: “Cilat janë gjërat për të cilat unë vërtet mund të atakohem?”

Nuk jam ankuar që kam lënë një sërë filmash pa pranuar. Unë nuk i kam thënë ndonjëherë vetes në vazhdimësi: “ec, ec, ec” – jo, sepse mendoj që njeriu duhet t’i lëri kohë vetes për të bërë edhe gjëra të tjera, për të rikuperuar diçka gjatë kohës së humbur apo për të shijuar diçka tjetër që nuk ke pasur kurrë kohë ta bësh

Është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte ndonjëherë. Është përfundimisht një sfidë. Tre fëmijë, nuk mund ta besoj që kam tre fëmijë! Gjithmonë kam dashur të bëhem 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora