E shtune, 27.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Anduela Nallbati: Moj buzë e hutuar

E marte, 14.02.2017, 09:14 PM


ANDUELA NALLBATI

 

MOJ BUZË E HUTUAR

 

Moj buzë hutuar, buzë angeshtuar,

Ti buzë lirike dhe me muze gatuar.

Shije përvëluse nëpër venat e mija,

Atje ku lindi dhe çeli vetë dashuria !

 

Buz marramendëse e zemrës sime,

Magji dashurie dhe, çmënduri rinie.

Ecur dhe penguar,nëpër ëndërrime,

Në gëzime shpirti, dëshirë vajzërie!

 

Çmënduri e vogël,penguar ne ledhka,

Marrosur pas djalit,që të do për grua,

Tretem,marrosem, mbi buzet e lehta,

Sa herë të të them,e më thua, të dua!

 

Ti buzë e ëmbëlsisë, jetës përvëluse,

Që më more vajze,e më ktheve nuse!

 

KUR  DOLA  NUSE

 

Ç’më dhëmbi zemra,o çmë dhëmbi,

Aq sa u trondit,dhe u tund shkëmbi!

U drithërua nga çatia dhe themeli,

U duk se u ça më dysh, vetë qielli!

 

U zverdh, u pre, u dobësua hëna,

Ditë kur unë, u ndava nga  nëna!

Loti i babait bombë me bubullime,

Tronditi, e theu thellë, zemen time!

 

Qielli me rreze dhe me plot dritë,

Nuk ngrohte në shpirt, mbi çatitë!

Nga syri i nënës, nga vetull e bukur,

U keput një lot dhe iku me të lutur!

 

“Rrugë të mbarë bijë, të jesh e lumtur”!

 

MOTER

 

Kur pashë djalin, që me laps e letër,

Ishte ulur dhe bënte tëndin portret,

Humba gezimin tim,peshë e metër,

Ika e mbeta, motër në tonin kujtim!

 

Ti ike e re, motër, ike krejt pa pritur,

Pa marrë nga botë e madhe gëzimet,

Prandaj edhe djali,që është pa rritur,

Me laps, me letër, po hedh kujtimet!

 

Djali eshtë i vogël,nuk di të pikturojë,

Por malli për tezen,shumë i mungon.

E bën që lapsin,çdo mengjes të agojë,

Portretin tënd skicon e nis e këndon!

 

Me menyrën e tij, motër, ai të takon!

 

FEMER

 

Ti e zhveshur nga kjo botë e ndyrë,

Krahëpurpurta e një palloi mbuluar.

Lakuriqsi,e derdhur brishtesi natyrë,

Mbi tokën e quajtur planet i bekuar.

 

Kjo botë mban brënda një bukuri .

Bukurinë e femrës, pa kushtëzuar.

Derdhur ne ktë botë me mjeshtëri,

Me aq shumë mundim, art krijuar.

 

E pikturuar nga zoti, krejt perfekte,

Bukurisë saj,asgjë në botë sja kalon.

Ajo i ka në shpirt,oqeane dhe dete,

Se me shpitin e saj,jetën riprodhon!

 

PULBARDHA E ILUZIONEVE TE MIA

 

Pulbardha e iluzioneve të mia .

Lakmuar kam bukurin tënde.

Lakmuar hijeshinë, me mijra

Burime, rrjedha të një kënge.

 

Pulbardhë,n’shtrat zemre shtrirë,

Valvitesh nëpër të miat iluzione,

Nga ëndërrat lindur, apo mbirë,

Me t’mblat dhe të bukurat tone.

 

Brishtësi krahësh,hapur n’shtrat,

Përkundin telat zogj në fluturim,

Dëshira dhe dashuria ime, i mat

Me metrin e dritës në timin agim.

 

Pulbardhë e shtrirë n’shtrat zemre,

Valvitesh ëmbël në iluzjonet e mja .

Krijesë e natyrës mëngjes mbrëmje,

E ardhur nga përrallorja, dashuria.

 

Ti, femër e shtrirë nëpër këtë djep,

Shtratit shpirt, i ndez mallin e gjirit,

Lumturi e fluturime merr edhe jep,

Ndez edhe atë pjesë të fikur të hirit.

 

Pulbardhë, pulbardhë e timit mall,

Ti, që i ndal akrepat e kohës time.

Që kohës së zymtë luftë po shpall,

E që ti japësh jetës të tjera vegime,

 

Për të tjera ëndërra,të tjera fluturime!

 

BABAI IM

 

Flokëbardhë, babai im,

I ngjan vërtet një perëndie.

Besëdhënës, fjalë pak,

I urtë, me thinja, me shije .

 

Ashtu, vrazhdë i rrjedh mjekra,

Si vitet, hallet pas të  lëna.

Si nëpër legjendat e vjetra,

Si nëpër lugina e male hëna.

 

Rendojnë thinjat mbi shpatulla .

Nuk ngopem duke parë këtë imazh .

Si shpupurisjet e zogut në hatulla,

Kur ushqim sjell për zogjtë,gjithë gaz.

 

Si një djalë i vetem i tim ati.

Si djali i Prometeut të betuar .

Legjendës në vitet, që pati,

Ati,që emrin në ballë më ka shkruar .

 

Sot jam larg, veç me një pikturë.

Gdhendur e ngjyrosur nga malli .

Me lotët që rrjedhin si gurrë,

Lëshojnë shkëndia,si gurë stërralli.

 

Mjekra e babait,e bardhë dëborë,

Rruga nga ka shkuar, e u mundua,

Rrahja e zemrës së tij një orë,

Që rreh çdo sekondë për mua….

 

E di,eh,tani nga njëri tjetri jemi larg,

Por, prapë bashkë dhe në këtë varg!



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora