E shtune, 27.04.2024, 04:01 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevahir Skura: Fytyra e vertete e Kapllan Resulit

E diele, 25.09.2016, 10:00 AM


Fytyra e vertete e Kapllan Resulit

Nga Xhevahir G. Skura

Nga fillimi i muajit qershor 2011 i dergova ish mikut te vjeter te babait tim Gani Skura, shkrimtarit Kapllan Resuli nje pjese nga ditari i Ganiut i shkruar nga vitet 1954-1999 i titullar "Ditar per Kosoven". Pasi e lexova ditarin, te cilin Ganiu e kishte sistemuar per botim por e kishte lene per arsye financiare e pas nje semundje te rende u nda nga jeta me date 02 gusht 2002. Bashke me kete ditar i mbeten pa botuar cikli me poezi kushtuar kryesisht Kosoves titulluar "Kosoves martire" e me vone "Ty Kosove mire se te gjeta" leterkembimi me prof.Neçip P. Alpan ne Turqi, me Prenk Gruden ne Amerike e me personalitete te tjere si dhe shume doreshkrime te tjera te cilat ruhen ne arkivin e tij ne Librazhd. Duke lexuar ditarin,  mu duk me interes te shkepus pjese te shenimeve te mbajtura ne vitet 1966-1970 dhe ja dergova shkrimtarit K. Resuli ne Zvicer me kerkese te tij pas nje bisede telefonike qe pata me te ne qershorin e vitit 2011. Aty pasqyrohej leterkembimi midis Gani Skures e K. Resulit ne vitet 1966-'70, pasqyrohej dinamika e perpjekjet e Gani Skures qe bente ai ne ate kohe per ceshtjen kombetare, sidomos te Kosoves, Camerise e viseve te tjera shqiptare te ndara padrejtesisht nga Traktati i Londres dhe fuqite te tjera te medha te kohes, duke ua dhene keto toka shqiptare shovinisteve fqinje serbo-malazez.

Gani Skura ne ate kohe e quante K.Resulin nje "patriot kosovar" qe ishte arratisur nga vendlindja e tij Ulqini per ti shpetuar regjimit titist per shkak te veprimtarise politike ne ish-Jugosllavi dhe sic shprehej Kapllani, se kishte dale ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves e te Maqedonise duke permendur dhe shembuj, e sipas tij kishte qene i pari qe kishte hedhur parullen "Kosova Republike".

POR SI DHE NE C'RRETHANA U NJOH GANI SKURA ME SHKRIMTARIN KAPLLAN RESULI?

Ne vazhden e gjate te veprimtarise se tije, Gani Skura i drejtohet me dt. 12 gusht 1965 udheheqesit te asaj kohe Enver Hoxhes me nje leter lidhur me ceshtjen e Kosoves e te Camerise (disponoj letren origjinale) duke i thene se shteti shqiptar i udhehequr prej tij duhet te beje me shume per Kosoven e Camerine  e viset e tjera ne Jugosllavi e Greqi me qellim qe ata te gezojne te drejtat e tyre , te mos shtypen, te mos persekutohen e burgosen, te mos shfarosen e shkombetarizohen, te mos perzihen me dhune nga vatrat e tyre drejt Turqise e vendeve te tjera e te futet ne tekstet tona shkollore gjithcka lidhur me Kosoven me qellim qe brezi i ri te kete dijeni lidhur me gjysmen e mbetur jashte. Libri "Balle perballe stuhive" i Gani Skures, botimet "Mokra" 1999.

Pas dergimit te letres Ganiu u therrit urgjent ne ish komitetin e P.P te Librazhdit nga dy persona te derguar nga ish K.Q.P.P.SH duke i thene se shteti shqiptar nuk mund te veproje per asgje lidhur me Kosoven dhe se ajo eshte pjese e Jugosllavise, se tani cdo gje eshte e vendosur dhe cdo gje eshte e kote, e se s'mund te hyjme ne punet e brendshme te shtetit jugosllav. Me kembenguljen time, shkruan Ganiu, u thashe atyre personave se eshte e padrejte qe populli i Kosoves eshte i pambrojtur ne arenen nderkombetare prej shtetit amë, Shqiperise.Pas shume debatesh, mbeta i pasqaruar, por mbi te gjitha i pabindur prej tyre, edhe pse mora pergjigje kercenuese prej tyre qe te hiqja dore nga ai problem. Para se te ndaheshin, njeri prej te derguarve,- thote Ganiu, me rekomandon te lexoja romanin "Tradhtija" te shkrimtarit kosovar Kapllan Resuli sepse sipas tyre aty shpjegohet me mire ky problem. Une thote Ganiu, nuk e kisha lexuar ate roman dhe as qe e njihja ate shkrimtar. Pasi e kerkova ne librarite tona, thote ai, e gjeta , e lexova dhe mu duk me shume vlera kombetare. Mbi te gjitha, thote ai, shikoj ne liber edhe shenimin e udheheqesit te shtetit Enver Hoxha i cili e vleresonte ate roman shume lart. Atehere, thote Ganiu, vendosa ti shkruaj autorit. Per kete i shkrova lidhjes se shkrimtareve te Shqiperise, ku mu pergjigj shkrimtari Shefqet Musaraj, ku i dergon adresen e shkrimtarit duke i spjeguar Ganiut se edhe nga ana e tyre eshte biseduar me ate shkrimtar duke i thene qe te vinte sa me pare ne Librazhd. Pas njefare kohe Kapllani i dergon nje leter Ganiut duke i shkruar qe me dt 08 maj 1966 ta priste Kapllanin ne Qukes, pasi ai nuk e njihte ate zone. me dt. 08 maj 1966 Ganiu takohet per her te pare me te ne Qukes e bashke me te u nisen ne Pishkash ku shkrimtari ndenji per darke e fjeti aty. Ate nate ishin mysafire edhe shume shoke, miq e kusherinj tonet. Me dt. 09 maj 1966 ne vatren e kultures ne Pishkash u be diskutimi i romanit "Tradhtija" ne kuader te muajit te letersise ku moren pjese arsimtare te te gjitha shkollave te fshatit, punetore te minieres, nxenes te shkollave 8-vjecare e te mesme, kooperativiste, etj.. Foli edhe vete shkrimtari, folen dhe te pranishem e u pasqyrua ky aktivitet ne shtypin e kohes. Ne pasditen e 09 majit 1966 shkrimtari u largua drejt shtepise se tij ne Lushnje. Me dt 03 shtator 1966 Gani Skura i drejtohet perseri kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshit duke i propozuar qe te urdheroje botimin e nje harte me kufijte e Shqiperise Etnike dhe brenda saj kufijte e sotem shteterore ne menyre qe brezi i ri ta dije te verteten me ekzaktesi se sa shume eshte copetuar Shqiperia nga vendimet e padrejta te Fuqive te Medha. " Dalja ne qarkullim e kesaj harte, shkruan nder te tjera Ganiu, do te jete si nje amanet qe ju do i lini brezit te ri per ta cuar me tej stafeten tuaj, deri ne realizimin e endrres se cdo shqiptari, dmth bashkimin e Shqiperise me krahinat qe iu shkeputen padrejtesisht nga Fuqite e Medha."-libri "Balle perballe stuhive" edhe per kete rast, Ganiu u therrit ne komitetin e P.P ne Librazhd nga dy persona te ardhur nga K.Q.P.P.SH duke i thene se po te dale ne qarkullim botimi i nje harte etnike,neve do te na quajne "shoviniste" se kufijte tashme ishin percaktuar perfundimisht e nuk levizin me. U thashe atyre personave, shkruan Ganiu ne kujtimet e tij, se persa me sqaruat, nuk jam dakort. Shovinizem do te thote te pushtosh tokat e te tjereve, ne nuk kemi pushtuar toka por po kerkojme tokat tona te shkeputura padrejteisisht e arbitrarisht, brenda te drejtave nderkombetare. Kjo nuk perputhet as me marksizmin e proklamuar sepse edhe Mao Ce Duni kerkon Taivanin e nuk shqetesohet hic per marksizmin.etj.. Pasi u ndame te pakenaqur shkruan Ganiu, me urdheruan prere qe te mos beja me kete propagande sepse do te kisha pasoja. Por sidoqofte thote ai, as u tremba e as me shkonte ndermend te heq dore edhe pse e kuptova se tani kisha hyre ne daren e sigurimit te shtetit. Ai shkruante gjithmne poezi kushtuar "Kosoves martire" por nuk ja botonin per arsye se sipas tyre quheshin si "kushtrim", gjithashtu mbante cdo dite shenime ne ditar lidhur me gjendjen ne Kosove sidomos nepermjet lajmeve te Radio Prishtines, ditar i cili do te botohet se shpejti. Me dt 12 dhjetor 1967 u be ne Librazhd recensioni i romanit "Tradhtija". I ftuar ne ate aktivitet ishte autori i romanit i shoqeruar nga patrioti trim i Kosoves, emigrant ne Shqiperi me banim ne Fushe-Mbret te Elbasanit, baca Aziz Zhilivoda, daja i kolonel Ahmet Krasniqit, i vrare ne Tirane me dt. 22 shtator 1998 nga dora e zeze e qarqeve antishqiptare. Pas ketij aktiviteti disaoresh, autori i romanit "Tradhtija" sebashku me baca Aziz Zhilivoden u larguan nga Librazhdi per ne banesat e tyre. Me dt 10 maj 1969, ne hapjen e muajit te letersise e te arteve u be ne Librazhd diskutimi i vellimit me tregime "Ushtima e Korabit" e K.Resulit.I pranishem perseri ne kete takim ishte autori i librit i shoqeruar nga miku i tij baca Aziz Zhilivoda, ku kane marre pjese mbi 400 pjesmarres dhe eshte pasqyruar ne shtypin e kohes. Autori i librit se bashku mikun e tij , te ndjerin Aziz Zhilivoda ishin te ftuar per darke nga Gani Skura ne shtepine e tij ne Pishkash. Me dt. 11 maj 1969 paradite miqte e ftuar u larguan nga Pishkashi. Aktiviteti i Ganiut per ceshtjen e Kosoves vazhdonte panderprere,dhe korespondenca me "patriotet kosovare" gjithashtu vazhdonte, si me K.Resulin ashtu edhe me baca Aziz Zhilivoden , Ismet Fejzullahun nga Gostivari me banim ne Lushnje, me xha Nuriun etj.. Kjo pra ishte ne vija te pergjithshme njohja dhe miqesia midis K.Resulit e Gani Skures por edhe njohja dhe miqesia me baca Aziz Zhilivoden. Ne 12 dhjetor 1970 K.Resuli u arrestua per "agjitacion e propagande". Rreth 3 tre muaj me vone u arrestua dhe baca Aziz Zhilivoda, po me te njejten akuze.

Me dt 11 maj 1973 Gani Skura i drejtohet perseri udheheqesit komunist Ramiz Alia me  nje leter lidhur me ceshtjen e Kosoves ku nder te tjera i shkruan se : " Kosova nuk eshte kopesht personal i askujt. Ajo eshte toke shqiptare qe i perket gjithe popullit shqiptar, prandaj cdo shqiptar e ka per detyre te mbroje pellemben e tokes qe i takon,deri ne sakrificen supreme" (per kete disponoj dokumenta origjinale) Pas kesaj letre, shkruan Ganiu ne ditarin e tij, askush nuk mu pergjigj derisa me dt 04 korrik 1973 me vune prangat ne duar me parrullen e njohur "ne emer te popullit" per gjoja agjitacion e propagande kunder partise e shtetit dhe u denua me 10 (dhjete) vite burgim politik duke e derguar ne Spaç. Edhe gjate kohes se qendrimit ne burg Ganiu perseri ndiqte situaten ne Kosove brenda mundesive qe kishte atje. Shkruajti edhe poezi te cilat me shume mundime i nxori prej kampit famekeq te Spaçit. Edhe pas daljes nga burgu, Ganiu iu perkushtua perseri ceshtjes se Kosoves. Pas renies se diktatures komuniste ai themeloi degen e shoqates "Kosova" ne Librazhd, degen e "Levizjes Kombetare Shqiptare" per zonen LIbrazhd e Struge, ndihmoi per akomodimin e strehimin e kosovareve te shperngulur perdhunshem nga vatrat e tyre nga regjimi serbomadh ne vitin 1999 per te cilin disponojme kaseta filmike e kopjet e atyre kasetave i kane edhe miqte tane ne Kosove. Krahas ketyre aktiviteteve,vazhdonte aktivitetin si sekretar i shoqates se persekutuarve per Librazhdin e si antar i keshillit te pergjithshem te shoqates ne Tirane. Ishte organizator i shume tubimeve e organizimeve shoqerore, organizues i simpoziumit kushtuar atdhetarit Halit Berzeshta per te cilat disponojme kaseta filmike etj.. Ndonese Ganiu doli prej burgu shume i semure e perseri e internuan ne minieren e Skroskes ku punonte perseri ne survejim e me nje page fare minimale e ne kushte shume te veshtira. Ndersa Kapllan Resuli i mburrej Ganiut se kishte dale prej burgut si babaxhan, se kishte plakur dhe tri gra. Po nuk dinte se ku i kishte as femijet e tij e si behej aspak vone. Jo vetem qe nuk kreu asnje veprimtari tjeter per te cilen mburrej, por sapo doli si babaxhan nga burgu i Burrelit, fluturoi drejt Zvicres per te filluar hapur atje veprimtarine e tij antishqiptare. Shkon e vjen sa here i do qejfi e qahet papushim per Shqiperine e per shqiptaret.

Sic shkrova edhe ne fillim , pas dergimit te nje pjese te ditarit, nga fundi i qershorit te vitit 2011 erdhi nga Zvicra ne Librazhd ne shtepine time z. Resuli dhe me tha se ditari i Ganiut ishte i mrekullueshem, shume real e i sakte dhe teper interesant pasi Ganiu kishte ruajtur e shpetuar edhe letrat origjinale me korespondencen midis njeri tjetrit dhe u interesua qe te shikonte letrat origjinale pasi une cdo gje ia dhashe te fotokopjuara. Origjinalet nuk ia tregova. Pra Kapllani me tha se ky ditar duhet "botue", une e kam "redaktue" tha ai e ma dha ta shikoj. I thashe se ditari nuk kishte nevoje per redaktim, se ashtu sic ishte, ishte i sakte. Megjithate sapo e pashe "redaktimin" e tij mu duk me shume deformime e gabime po mbi te gjitha me sajime keqdashese. Ishin hequr fjalite e shkruara nga Ganiu dhe ishin zevendesuar me shprehje e fjali te tjera nga Kapllani. Qysh ne fillim mu duk se nepermjet atij ditari, po me emer tjeter me "lapsuset" e bera prej tij me dashje e ne menyre te djallzuar realizonte qellimet e tij te cilat i di vetem ai. I thashe se per shkak te deformimeve te bera ne ate ditar kerkoj qe ne anje menyre te mos botohej, e nese do te botohej, te botohet ashtu sic ta dhashe une. Ai pranoi se do ti bente korigjimet ashtu sic ja kisha dhene une dhe pasi u largua diku jashte kufijve te shtetit shqiptar, pasi do botonte atje disa libra te tij sepse sic tha ai kostojne me lire se ne Zvicer e ne Shqiperi. Tre dite pasi ai u largua nga Librazhdi, e mora ne telefon dhe me tha se akoma nuk kam mbaruar me "veprat" e mia pastaj do merrem me ditarin e Ganiut per te bere perseri korigjimet sepse e kam kollaj, e kam ne flesh. I thashe edhe njehere se nese nuk e botonte ashtu sic ia dhashe une te mos e botonte fare, dhe ashtu e lame. Pas disa ditesh, zoti Resuli u kthye ne Librazhd ku midis "veprave" te tijat, solli edhe 50 cope libra te ditarit te Ganiut te paguara nga vete ai te titulluar "Banda e Zeze" . Nga keto, mua me dha 35 cope dhe 15 cope me tha do i mbaj per ti dhuruar. Pasi e pashe perseri si liber, menjehere vura re se ditari aspak nuk ishte korigjuar dhe i thashe se ne asnje menyre ky liber nuk duhet te shperndahet, per shkak te abuzimit e keqredaktimit, por me kot. Ai nxitoi te dergonte ne biblioteken kombetare ne Tirane dhe te dhuronte atje dy kopje te atij libri, mesova se ka dhuruar edhe dy kopje te tjera ne biblioteken e Ulqinit si dhe individeve e personave te ndryshem, edhe pse une nuk isha aspak dakord. Pasi mesova se ai kishte lene dy kopje bibliotekes kombetare ne Tirane, une vajta atje dhe takova punonjeset e bibl. , te cilat me treguan librat por nuk pranuan te mi japin edhe pas kembenguljes time. Atehere une u lashe atyre pese cope libra te tjera te korigjuara me laps por jo per bibioteken, duke lene shenimin se per shkak te keqredaktimit, ai ditar i babait tim Gani Skura eshte i papranueshem prandaj kudo qe te jete, qofte ne Ulqin apo Prishtine etj.. te hiqet"

Nepermjet kesaj letre i kujtoj perseri zotit Resuli se Gani Skura nuk u denua per te, sic bertet ai me te madhe, por u denua per ceshtjen kombetare, sidomos te Kosoves. Kete ai e di fort mire. Gani Skura e filloi aktivitetin e tij per Kosoven shume me heret prej kohes kur rrethanat e njohen me te, ashtu sic e spjegova dhe me lart. Nese Gani Skura e donte dhe respektonte K. Resulin, e respektonte si "patriot kosovar" ashtu sic e respektuan edhe shume e shume te tjere si Ganiu, dhe nuk mund ta dinte Ganiu ne ate kohe se c'djallezi ose jo, kishte ai ne shpirtin e tije dhe as qe mban ndonje pergjegjesi per kete. I rikujtoj perseri K.Resulit qe te shikoje edhe nje here faqet 47 e 48 ne ate liber ku ai shkruan e sajon vete ne menyren me keqdashese e te pabese. Ja cfare sajon ai : 19 korrik 1971 Pra sikur kete shenim e ka bere Ganiu - se, shokut Kapllan ju be gjyqi ne Tirane, akuzuar per agjit. e prop. me 10 (dhjete ) vite, tentative per kalim te kufirit me 5 (pese) vite dhe per armembajtje pa leje me 2 (dy) vite, gjithsej me 17 (shtatembedh.) vite.

Kemi shetitur pyjeve te Pishkashit , sajon ai, biles ne drejtim te kufirit Jugosllav, qe ai sapo ia tregova me dore dhe e mori vesh se ku ishim, menjehere u kthye prapa sikur te kishte frike se mos nga ajo ane po i vjen ndonje plumb" Kjo eshte nje genjeshter dhe sajese keqdashese prej Kapllanit, nje sajese e pabese por edhe trashanike. K.Resuli, sic shihet edhe me lart ka qene gjithsej dy here ne darke ne Pishkash pas mbarimit te aktiviteteve me librin. Per kete ka deshmitare edhe sot, shume me te rinj se ai, sic theksova eshte pasqyruar edhe ne shtypin e asaj kohe dhe per ato dy here Ganiu nuk kishte kohe e mundesi te shetiste K.Resulin deri ne kufi me Jugosllavine sepse mban me shume se 12 (dymbedhjete) ore dhe as qe kishte ndonje arsye. Persa i perket armes, sajon me poshte Kapllani, thote se mbi te gjitha Kapllani nuk kishte nevoje per asnje fare arme, se te gjitha armet i kishim ne, shoket e tij, une e Aziz Zhilivoda, qe ishim te gatshem tja vejshim ne dispozicion bile te luftonim krah per krah me te " e pasi vendos shenjen ne fund te fjalise, e spjegon kete sajese ne fund te faqes se librit ne menyren me te pabese e te felliqur, shume djallezore e keqdashese, sigurisht per te justifikuar mekatet e tija, duke shpjeguar se gjoja armen ne banese Kapllanit ia kishte futur sigurimi i shtetit me qellim qe te vriste jo vetem veten, por edhe femijet e familjen e tija" Me thuaj o i pabesi K.Resuli, c'do te thote kjo shpifje? Lexo perseri ne faqen 35 te atij libri ku ti e masakrove e abuzove ne menyren me te pabese, kur Gani Skura ne kujtimet e tij shkruan se : " Ne kete aktivitet pr.Resuli shoqerohej nga patrioti kosovar me banim ne Fushe-Mbret te Elbasanit, baca Aziz Zhilivoda, luftetari trim e i shquar qe kishte luftuar heroikisht kunder pushtuesit serb e forcave policore te UDB, kacaku i maleve te Kosoves" etj.. Ndersa ti i zevendesove keto fjale ne menyre abuzive e te pabese duke i fallsifikuar e zevendesuar me mendimet e tua, per qellimet e tua keqdashese se: (sipas teje) prof.Resuli shoqerohej nga luftetari trim e i shquar qe se hiqte revolen nga brezi edhe ketu ne shqiperi, dhe dukej sikur do te te shkyente me dhembe po tja prekje profesorin" Keto jane sajesat e shpifjet e tua me keqdashese e te pabesa ndaj patriotit kosovar Aziz Zhilivoda, aq me keq qe keto sajesa e trillime ti i vendos padrejtesisht ne ditarin e ne gojen e te ndjerit Gani Skura. Une e kuptoj mire pse ti e ndryshove opinionin per Gani Skuren, sepse me qendrimet e lekundura te bera prej teje pas daljes nga burgu ndaj ceshtjes se kosoves por edhe te Shqiperise, Ganiu te beri mjaft verejtje ne letrat qe te dergonte. Keto letra une i disponoj e do i bej publike.

Ti e permend disa here baca Aziz Zhilivoden, ose sa here permendet ai ne ditar ti ben ndonje nderhyrje me shenimet e tua, si te vjen ty per mbare, e per mire. Por me kot mundohesh e shpik lloj lloj insituata halucionante per te. Tashme ti dihesh kush ke qene, kush je, e kush do te mbetesh. Duhet te dish (dhe e di) se i ndjeri Aziz Zhilivoda ka qene e do te mbetet nje patriot trim e i madh i Kosoves e kombit shqiptar, packa se ish sigurimi famekeq shqiptar, ne bashkepunim te perhershem me UDB Jugosllave, (bile edhe ne kohet e sotme) e burgosi dhe e masakroi edhe ketu ne Shqiperi, ashtu si me Gani Skuren e me mijera te tjere. Nese ti  personalisht ke pasur apo ke dicka me te ndjerin A.Zhilivoda, mos u hakmerr me te ne menyra me burracake e djallezore nepermjet fallsifikimit te ditarit te G.Skures duke sajuar e shkruar vete gjera te paqena, po thuaje ne ditaret e tu.

Me kerkesen tende, ne qershorin e vitit 2011 une te dergova te varri i te ndjerit Gani Skura ne Librazhd, beme edhe fotografi atje mbi varrin e tij po kurre nuk do tja fal vetes qe kemba jote shkeli mbi varrin e tij ne menyren me te pabese. Mua nuk me kishte shkuar ndermend se ate fotografi qe beme mbi varrin e tij ti do e perdorje per ta futur ne ditarin qe ti e sabotove, me qellim qe ta beje me te besueshem duke qene fotografia ime aty. Ti e di mire se i ndjeri Gani Skura te erdhi ne dyert e burgut ne kohet me te veshtira, e ke shkruar thene e sterthene me qindra here e kudo. Por te erdhi si "patriot kosovar" ama. Te erdhi se ishte shume besnik e i vendosur ne genin e tij, i rritur ne nje familje me tradita atdhetaresh te vertete, e me tradita te forta familjare. Ndersa ti u mundove ta poshterosh ne menyren me te paskrupullt pas ndarjes nga jeta per qellimet e tua keqdashese. Ti e di mire se i ndjeri G.Skura nuk ka qene as shovinist, as ultranacionalist e as racist, po si shqiptar qe ishte - packa se ti je munduar ti mohosh edhe kombesine, ashtu sic po ben me te gjithe Shqiperine e shqiptaret. Lexo ne faqen 7 e sidomos ne faqen 72 te librit tend "Denigrime antiarumune" botuar ne shtepine botuese "Ballkani" Korce 2009, financuar nga qarqet antishqiptare shoviniste Greko-Serbe, ku ti i nxjerr pakicat arumune ne Shqiperi si shume te "persekutuara" e "denigruara" edhe pse ato nuk ankohen, po harron se nje gjyqtar ne denimin e G.Skures ishte arumun. Pra, ne faqen 72 te atij libri ti shkruan: "myslimani Gani skura nga Librazhdi e njeh Mihal Skuren per katragjysh, po ashtu si per vete, pretendon dhe per te se na qenka shqiptar" Kapllani ben sikur se di se Mihal Skura e te gjithe shqiptaret ishin ne keto troje shume shekuj perpara ardhacakeve serbe apo pakicave te tjera dhe ne vend te ankohen shqiptaret ndaj tyre, ankohen ardhacaket pushtues apo ndonje tradhtar meskin e i paskrupullt. Pra, G.Skura ka kerkuar lirite e te drejtat e gjysmes tjeter te kombit shqiptar- Kosoves martire e te Camerise, te mohuara nga fqinjet keqdashes e te pabese serbosllave por edhe greke, sepse e kishte nje brenge e nje shkak: farefisin e Ganiut, por edhe cdo familje shqiptaresh e kane masakruar pushtuesit serbe me 02 qershor 1915 duke u djegur dy here shtepite ne Pishkash e duke i therur e djegur njerezit te gjalle brenda. libri "Balle perballe stuhive"

Po ashtu edhe me familjen e nenes se Ganiut, Havase, motren e saj e babane ia internuan ne Shumadi te Serbise ku edhe vdiqen atje e su kthyen me kurre. Po ashtu edhe xhaxhait te nenes se tij, Maksutit, i dogjen shtepine dhe e masakruan hordhite pushtuese serbosllave. Ndersa Ganiu, farefisi e bashkekombasit e tij nuk i kane bere keq asnjeriu, pervecse me sinqeritetin e besnikerine e tyre ndaj te tjereve i kane bere keq vetes. Pra nuk i kane bere keq as fqinjeve te tyre ardhacake serbe. Ti e di mire se une Xhevahir G. Skura kam thurur edhe poezi te gjata per ty e per vuajtjen tende, ti kam dhene ne dore e i ke pelqyer. Botoji po nuk i pate botuar ti lexoje kush te doje , e nuk behem kurre pishman sepse si biri i G.Skures, nuk jam as tradhtar e i pabese, sepse kemi karakter shume te forte e shume me bese, sepse i ngjajme rraces se kombit tone te mrekullueshem.

Ata qe i bejne keq shokeve, miqve dhe kombit shqiptar, jane te denuar dhe prej vete Zotit dhe kane per te perfunduar atje ku e meritojne.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora