E shtune, 27.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Një humbje dhe një fitore

E diele, 25.09.2016, 08:32 AM


Një humbje e merituar dhe një fitore plot eufori

Nga Zenel Çeliku

Skandali me ish kryetarin e Bashkisë Dibër, politika e shoqëroi me shumë akuza, deri në ofendime banale. Ky skandal prodhoi jo vetëm zhurmë politike, por edhe zgjedhje të parakohëshme në në këtë qytet të haruar nga politika e cila e përdori Dibrën për afera electorate, duke harur se dibarnët janë popull me zgjuarsi të lindur. Për pasojë të këtij skadali, me 11 Shtator në Dibër u zhvilluan zgjedjet e parakohëshme për kryetar te bashkisë. Pas një fushate me shumë zhurmë, me shumë akuza banale, me shumë premtime në ajer, dibranët zgjodhën kryetarin e tyre, atë figurë të cilin e vlerësuan maksimalisht sin ë asnje zgjedhje të mëparshme.

Mbas rrezultatit të zgjedhjeve me voten e dibranëve, cuditerisht lideri dhe disa deputetë të PD, ngitën akuza të rënda për blerje votash nga karteli I drogës I cili sipas tyre na qënka Muharrem rama, pikërisht ai që I dha një goditje të rëndë PD, duke u tënë, mos më shani dhe mos më akuzoni se qënkam kartel droge, sepse ju rraha aq sa në asnjë palë zgjedhje nuk ka ndodhur. Për cudinë e të gjithëve, lideri I opozites-Lulzim Basha nuk mori asnjë përgjegjësi për këtë rrezulton katastrofik, por përkundrazi ai si gjithnjë hodhi baltë mbi kundërshtarët politik duke I akuzuar për blerje votash me parat e kartelit të droges-Muharrem Rama. Mirë o Zoti Basha, ja u blenë 200, 300, 500, ja edhe 1000 vota nga karteli I drogës që Ju e quajtët, por 3167 vita të tjera si jua mori I ashtu quajturi karteli I drogës? Pa asnjë dyshim, kjo humbje ishte tërësisht e merituar, sepse në këto zgjedhje opozita bëri disa gabime, dhe le të ndalimi shkurt.

Përzgjedhja e kandidatit ishte e gabuar, jo se Sheferedin Shehu është figurë e keqe, por se Shehu është larguar nga Dibra prej shumë vitesh, ndoshta edhe kohë pa e kthyer kokën mbrapa, e në një mënyre duke harruar se është dibranë. Shumë nga opinion aluduan, si është ë mundur që Shehu la Tiranën, la luksin dhe favoret e deputetllëkut, la mandatin e deputetit dhe kandidoi për kryetar bashkie në Dibër? A u zgjodh kadidatura e Shehut në strukturat e larta të PD? Përse fushata parazgjedhore në Dibër, e cila u mbështet fuqishëm nga Basha dhe disa deputet të PD, u përqëndrua në akuza dhe ofendime për kandidattin e majt, duke haruar se M.Rama ka qënë për më shumë se 20 vite mjek natë e ditë në këtë qytet? Si dhe përse duhej të denigrohet një figurë, një mjek, duke e ofenduar aq rëndë  si kartl I drogës dhe vetëm e vetëm sepse ai I përket një force politike kundërshtare e PD? Çfar project-ide shpalosi lideri I PD në fushatën parazgjedhore në Dibër, meqënëse na qënka edhe dibran? Mundet të vazhdojmë edhe më tej, por nuk po zgjatem, kudo dhe nga do të rrotullohesh, humbja e PD është e merituar, është shumë e thellë, si në asnjë zgjedhje në këto 25 vite të histories së sajë.

Personalisht si gazetar kame bërë disa shkrime me vlerësime maksimale kur Lulzim Basha ma katapult u bë kryetar I PD, jo vetëm kaq, por edhe në disa debate televizive e kamë mbrojtur idenë se Basha është I aftë të drejtojë PD drejt një fitoreje për t’u rikthyer PD-ja në pushtet. Më vjen keq, e kamë kurajon të themë se paskam qënë I gabuar, Basha nuk mundet, nuk është I aftë dhe nuk ka asnjë shans që ta rigrejë dhe ta kthejë në pushtet PD-ne. Basha nuk ka ditur të zgjedhë rreth vehtes staf kredibël, nuk ka  ofruar figura që dinë, që kanë vullnet dhe përkushtim, që janë të aftë dhe që kanë fuqinë elektorale për ta krhyer PD në identitet. Personalisht kamë qënë I djatht, e për sa analizoj dua të theksoj se ndjehem keq kur shikoj dhe dëgjoj Bashën dhe deputetucet që e pasojnë, të mos pranojnë difektet dhe shkaqet e humbjes së thellë të zgjedhjeve lokale më 2015, po ashtu edhe në zgjedhet e Dibrës. Ata dalin të larë dhe fajin na e paska kundërshtari politik-kjo është të tallesh me votuesit e tu dhe të mos keshë kurajon dhe karakterin politik që të pranosh humbjen dhe të marrësh përgjegjësitë që të takojnë, sepse kjo është demokracia. Ata nuk kanë kurajo të thonë të vërtetën e humbjes dhe në asnjë moment nuk paraqitet të paktën njëri prej tyre që të marrë përgjegjësi politike. Kjo më bën të dal I pa lëkundur në konkluzionin se, HUMBJA e PD është e merituar. Ketë e vërteton edhe debate që ka patur PD-ja në mbledhjen e kryesisë, ku figura si salami, Imami, Bregu e të tjerë, jane treguar kritik ndaj kryetarit të tyre-Basha, për gjithshka rreth kësaj humbje katastrofike më Dibër.

Nga ana tjetër vërejmë PS e cila fuqishëm ngre zërin për një fitore thellë, por duke mos kther kokën nga vidiot skandaloze të Fiks-Fare dhe të TV Klan, ku tregohet qartë se ka patur blerje votash  nga ana e tyre. Figurat e PS shprehen shumë të kënaqur dhe shumë euforik për këtë fitorë shumë të thellë ndaj kandidatit të PS. Mirë dhe e drejta e tyre, por moralisht dhe politikisht, a mban kush përgjegjësi për këto blerje votash? A është morale që të triumfosh një fitore ta thellë kur ndodhesh para skandaleve të tilla? A duhet të mbajë përgjegjësi dikush për këto veprime ku dënohen penalisht ata që I kanë bërë dhe ata që I kanë drejtuar?

Mendoj se PS edhe me mbeshtetjen e PDIU, realisht I ka fituar këto zgjedhje, porn ë një vënd tjetër me domokraci të konsoliduar, nuk do të ishte aspak çudi që këto zgjedhjetë përsëriteshin, ndaj gjykoj se nuk ka vënd për eufori se fitorja e PS na qënka e thellë.

Ashtu si PD-ja që ka humbur thellë këto zgjedhje, ashtu edhe PS-ja me patjetër duhet të nxjerrin mësime për zgjedhjet e përgjithshme të 2017, sepse Ligji I Dekriminalizimit, me dëshirën apo pa dëshirën e palëve, me ndihmen e ndërkombëtarëve pa tjetër do të funksionojë dhe përgjegjësia kryesore do të bjerë mbi udhëheqësit e tre partive politike, sepse partitë e vogla nuk kanë para që të blejnë vota.

Urojmë dhe le të shpresojmë se politikbërësit shqiptarë, do te frigohen nga Ligji I Dekriminalizimit dhe nga Reforma në Dretësi, që do të thotë se kush do të bëjë pazare, nuk ka shpëtim më.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora