E hene, 29.04.2024, 06:00 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Zogu themelues i shtetit shqiptar

E premte, 23.09.2016, 07:50 PM


AHMET ZOGU THEMELUES DHE KONSOLIDUES I SHTETIT SHQIPTAR

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Ndoca injorantë, profanë mjeranë, mosnjohës të historisë kombëtare, të infektuar nga ideoologjia e mykur sllaviste e Hoxhës të Tiranës, bëjnë një krahasim idiotesk të Mbretit të Shqiptarëve, Zogu i Parë, me këlyshët e UDB-së jugosllave, dorëlirë në faljen e tokave shqiptare, për ta zgjatur praninë e tyre pushtetare.

Për habi, ka edhe njerëz që janë kundër ideologjisë sllaviste të E. Hoxhës, janë të djathtë e me drejtëpeshim të duhur kombëtar dhe, krejt padashur, shërbehen me përrallat e komunizmit, kur është fjala për vlerësimin e figurës të Ahmet Zogut! Por, kjo është rrjedhojë i një propagande lehaqene gjysmë-shekullore.

Familja e madhe fisnike Zogolli, daton në historinë kombëtare që nga shekulli i 15-të. E paepur e luftarake i ka mbijetuar shekujt. Gjyshi i Ahmet Zogut, Xhelal Pashë Zogolli, është kapur nga turqit, për t`u mbajtur peng në Kostandinopojë dhe nuk është parë kurrë më në jetë.

Për Ahmet Zogun janë shkruar më se 300 libra, nga autorë të huaj dhe shqiptarë. Të gjithë janë të një mendjeje se Ahmet Zogu është jo vetëm konsolidues, por edhe themelues i Shtetit Shqiptar. Pjesëmarrës i Shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë, në nëntor të vitit 1912, nga e cila nuk mbeti asgjë deri në vitin 1920. Ministër i brendshëm në Kongresin e Lushnjes, Ahmet Zogu do t`i kërkonte kryeministrit Sulejman Delvina marshimin drejt Tiranës, për ta shpallur atë kryeqytet të vendit, duke i shporrur nostalgjikët e Baba Sulltanit, të cilët i digjnin zyrat e Qeverisë të Përkohëshme të Ismail Qemalit!

Ahmet Zogu nuk ka shitur dhe as nuk ka falur tokë

Studiusja e periudhës historike 1912-1950, Dr.Valentina Duka, në mes tjerash, konstaton se kam parë marrëveshje fatale të nënshkruara nga Ahmet Zogu, por, askund nuk kam hasur në zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Për rrethanat e atëhershme, ai i nënshkroi ato, për të fituar në kohë, për ta shpëtuar pushtimin e Shqipërisë, deri sa të gjente aleatë, për ta mbështetur, duke i amortizuar edhe marrëveshjet paraprake.

Është rrenë e kulluar se gjoja Ahmet Zogu u ka falë tokë të tjerëve. Përmirësime të vijave kufitare, ndreqje me këmbim metrash, për lehtësi të mbikëqyerjes të kufinjëve, ka bërë edhe Enver Hoxha në vitin 1970 dhe askush nuk e ka akuzuar për tradhti. Sepse ndreqja e vijave kufitare, me qëllim të lehtësimit vrojtues dhe të strategjisë të balancuar, në raste konfliktesh kufitare, me këmbim tokash, nuk janë falje dhe aq më pak tradhti.

Pluralizmi politik në Shqipëri, ka bërë hapa cilësorë në rivlerësimin e historisë kombëtare, e cila ka qenë falsifikuar e tëra dhe keqas e turpshëm, ashtu siç bënë edhe rrugaçëria halabake e LPK-së, me Hashimin dhe Kadri Veselin me shokë, që synojnë ta përvehtësojnë luftën, të cilën, jo vetëm nuk qenë pjesë e saj, por e sabotuan atë, në mënyrën më kriminale të mundshme. Pluralët shqiptarë, sidomos e djathta, me shumë pengesa e rezistencë, nga këlyshët e monizmit hoxhist, arritën të zhvarrosin, jo vetëm atdhetarët, viktima të sistemit kriminal komunist, por edhe historinë e përdhosur dhe të groposur për pesë dekada radhazi.

Ahmet Zogu në treshën e figurave të Shqipërisë

Në rastin e Ahmet Zogut, ishin dhe janë unik të gjithë: historianë, studiusë, akademikë, garda intelektuale shqiptare, i gjithë spektri politik shqiptar, e mbi të gjitha,  populli shqiptar, madje, i kudondodhur, se Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, ka qenë dhe mbetet  figurë madhore kombëtare, përkrah Gjerhgj Kastriotit- Skënderbeut, Gonxhe Bojaxhiu, e madhuar dhe e shenjëtëruar - Nëna Tereze.

Prandaj, realisht e mençurisht, pushtetarët, duke e respektuar vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve, emërtuan një pjesë të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, me emrin e Mbretit - Zogu i Parë -, duke e ndrarë këtë Bulevard, të përmasave botërore, me Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Pra, duke e renditur Ahmet Zogun në treshën kombëtare të Shqipërisë, demanton bindshëm shpifjet monstruoze të komunistëve sllavistë, kudo që ata lehin dështueshëm.

Nostalgjikët komunistë i rikthehen falsifikimit të historisë

Është tragjike, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, me intriga e bërrylime, në kupolë të pushtetit dhe të shtetit, janë kontrabanduar skizofrenë e kriminelë. Si të tillë, ata i rikthehen shtrembërimit dhe falsifikimit të historisë, pikërisht, duke përdorur simbole dhe emërtime jo adekuate. Konkretisht, vendimi arbitrar i kryeministrit shqiptar, Edvin Rama, pa përfillur organet përkatëse shtetërore dhe as gardën intelektuale akademike të vendit, për ta vendosur fotografinë e Ismail Qemalit në stendën e Presidentit.

Padyshim, Ismail Qemali është një figurë e nderuar kombëtare. Ish-ministër fuqiplotë i pronave  të Sulltanatit në botë, një burrë i urtë dhe i mençur, që meriton respekt. Në pleqërinë e tij, u gjend pranë popullit, Atdheut të tij. Ishte Hasan Prishtina me shokë, ata që arritën ta angazhojnë Ismail Qemalin në çështjen kombëtare të shqiptarëve. Por, periudha e shkurtër e angazhimit të tij politik dhe paaftësia e dukshme, për ta konsoliduar Pavarësinë e shpallur, me mbështetjen, sugjërimin, më sakt, urdhërimin e Perandorisë Austro-Hungareze, e bënë atë një figurë epizodike, margjinale, kalimtare.

Qendrimi disa mujor i Ismail Qemalit në krye të Qeverisë të Përkohëshme, nuk mund ta bëjë atë figurë qendrore të historisë njëshekullore të Shqipërisë. Sepse, realisht, kontributi i tij afatshkurtër dhe simbolik, madje, përveç disa përpjekjeve diplomatike dhe leximit të Deklaratës të Pavarësisë, në mesionin qeverisës ishte i dështuar tërësisht.

Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë - figurë epërore e Shqipërisë moderne

Ahmet Zogu ishte ministër i brendshëm, deputet luftarak, kryeministër i Shqipërisë, i përmbysur nga agjentët e Stalinit rus, për ta bërë Shqipërinë vatër të parë të komunizmit në Ballkan, ndonëse ishte shteti më i dobët në rajon. I ashtuquajturi "Revolucioni Demokratik i Qershorit 1924", ishte kopje e përkalljes të Shqipërisë, ku nuk u kursyen as shkollat dhe as bibliotekat, në pranverën dhe verën e vitit 1997. Që të dy "revolucionet", ishin vepër e armiqëve të Shqipërisë: i pari, i Rusisë të Stalinit dhe i dyti, i Serbisë të Millosheviçit, me këlyshërinë enveriste.

Në mënyrë krejt tendencione, kufizohet vepra politike e kombëtare e Ahmet Zogut, duke pranuar se ai është konsolidues i Shtetit Shqiptar. Por, qëllimshëm fshihet e heshtet e vërteta e madhe se Ahmet Zogu është themelues dhe konsolidues i Shtetit Shqiptar. Kundërshtari i tij politik, Fan Noli, në vitin 1930, e pranoi, botërisht, se "Shqipëria e gjeti ustain, udhëheqësin e vet", duke e pranuar Zogun Mbret. Ndërsa, 10 (dhjetë) vjetë më vonë, më 1940, Noli vuajti shumë për ta bindur atdhetarin Faik Konica, se nuk ka figurë tjetër në Shqipëri që e tejkalon Ahmet Zogun. Dhe, u pajtuan që ai të vihet në drejtim të luftës dhe të vendit. Por, kthimin e Zogut e pengoi Rusia e Jugosllavia, me lakejtë e tyre, komunistët shqipfalës.

Rrjedhimisht, shqiptarët e Shqipërisë londineze, duhet të pranojnë se simboli i Mbretërisë Shqiptare, Ahmet Zogu, duhet të përjetësohet, duke vënë fotografinë e tij në të gjitha institucionet shtetërore, si figurë dhe vlerë reale, që bëri më shumë se kushdo tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E dhimbëshme, por krejt e vërtetë se shteti shqiptar, edhe sot, pas tej 80 viteve, nga ndërprerja e sundimit të Mbretit Zog, nuk ka arritur standartet, që ai i kishte vënë atëherë, duke qenë Mbretëria më e avancuar në sistemin e administrimit, të drejtësisë, qetësisë dhe fusha të tjera. Televizioni shqiptar shfaqi në ekranin e tij, këto ditë, skeqin, dikur përtallës nga komunistët, ligjin për mbrojtjen e kafshëve, me theks të veçantë, të qenëve, të cilin e aplikonte Mbretëria atëherë. Mbretëria Shqiptare ishte më liberale dhe më ligjore në Ballkan.

Hashim dallaverja profiter dhe tallës me heroin Adem Jasharin

Anarshia e emërtimeve dhe e shtatoreve në Kosovë, kalon çdo përmasë të standarteve normale. Hashim dallaverja, për të shmangur emrin e Presidentit Rugova, emërtoi Aeroportin e Kosovës me emrin e një ushtari heroik, edhepse ai nuk kishte pasur as rastin dhe as fatin, për të udhtëtuar ndonjëherë me fluturake. Ndërkohë, praktika botërore na dëshmon se aeroportet kudo kanë emra presidentësh e kryeministrash, që kanë kaluar një pjesë të jetës në udhëtimet politike e diplomatike me avionë.

Hashimi u tall, për së vdekuri, me kryeçetanikun e Drenicës, Adem Jasharin, duke e keqpërdorur emrin e tij, atje ku nuk duhet, atje ku nuk i përshtatet dhe nuk i shkon fare, për çka i bën për të qeshur vendorët dhe të huajtë! Ky emërtim nuk i bën asnjë nder luftëtarit Adem Jashari, sepse është i panatyrshëm e skandaloz. Madje, është aq paradoksal, sikur të emërtohet një fushë sportive me emrin e Ibrahim Rugovës, i cili, si shkollar, nuk është shquar në realizimin e normave sportive!

Nuk kuptoj pse heshtë, për këtë tallje të qëllimshme, ndaj njeriut të tyre Familja e nderuar Jashari, madje, jo vetëm ajo, por, edhe armata intelektuale, populli i Kosovës?!! Është detyrë e të gjithë kombasëve, t`i mbrojnë heronjtë dhe dëshmorët, nga përtalljet e batakçinjëve dhe të profiterëve të pacipshëm, të tipit të Hashim dallaverës dhe bandës së tij lëpëkeiste.

Hashimi provokon shqiptarët me nderimin e agjentëve

Në çështjen e emërtimeve, Hashim dallaverja bëri edhe një turp e marrëzi të dytë groteske: emëroi Autoudhën Prishtinë-Hani i Elezit me emrin e organizatorit të vrasjes të Profesor Fehmi Aganit, me emrin e agjentit të Jugosllavisë, Maqedonisë, të Serbisë dhe të Shqipërisë, Arbër Xhaferit. Hashimi e kishte shënuar Profesor Aganin të dytin, pas Dr.Ibrahim Rugovës, për ta ekzekutuar, thjesht, si kundërshtar politik. U shfrytëzua rasti i pritur: Të vetmin tren me refugjatë, që e kthyen prapa autoritetet maqedonase, ishte ai ku udhëtonte edhe Profesor Fehmi Agani.

Agjenti i shumëfishtë, Arbër Xhaferi, koordinoi, suksesshëm, me palën maqedonase dhe atë serbe, duke realizuar planin vrastar të Hashimit dhe të Kadri Veselit, për likuidimin fizik të nënkryetarit të parë të LDK-së, bashkëpunëtorit të ngushtë dhe mikut të madh të Dr.Rugovës, atdhetarin markant, Presor Fehmi Agani.

Dhe, shpërblimi i Hashimit, për misionin makabër të kryer, u bë me emërtimin  e Autoudhës Prishtinë-Hani i Elezit "Arbër Xhaferi"!!! Një akt cinik, i turpshëm; një krim i madh, i bërë me nderimin e agjentit të kualifikuar, duke e zbuluar edhe vet Hashimin, si palë në këtë vepër mafioze e kriminale.

Komunistët shqiptarë bukëshkalë karshi Perandorisë të Austro-Hungarisë

Në vitin 1912 Perandoria Austro-Hungareze ngulmoi, madje, njëmendësisht, shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë. Ajo kryesoi  organizimin e grupimit proshqiptar, duke përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, për t`u përballur, në një luftë të mundshme, me: Rusinë, Francën, Anglinë, Serbinë.

Qeveria komuniste shqiptare, e sunduar nga diktatori megalloman e fodull filosllav, Enver Hoxha, duke u thirrur fiktivisht, rrejshëm, në popullin shqiptar, u tregua bukëshkalë, mosmirënjohëse, bilëz, armiqësore, karshi Austrisë dhe Hungarisë me aleatë, vende mike të shqiptarëve, të cilat vendosën të derdhin gjakun e bijëve të tyre, në fushë-beteja, për Pavarësinë e Shqipërisë! Gjenerali freng, Napoleon Bonaparti, mosmirënjohësit i ka urrejtur më shumë se këdo tjetër.

Është obligim i shqiptarëve, sot, t`u kërkojnë falje vendeve dhe popujve të këtyre sheteteve dhe popujve të tyre, të cilët, filosllavi Enver Hoxcha, me bandën e tij komuniste, staliniste, i anatemoi me shpifjet monstrume, për dekada radhazi. Tanket ruse, të cilat shtypën, me terror e gjak, Revolucionin hungarez të vitit 1956, ekzekutuan kryeheroin hungarez, Imre Nagi, krijuesit e Klubit "Petefi" dhe shumë atdhetarë të tjerë.

Është detyrim fisnik i shqiptarëve të sotëm, që dy Perandorët e kohës, pra, të vitit 1912, të përjetësohen, me shtatorët e tyre, në Tiranë dhe Prishtinë. Një nismë e realizim mirënjohës, karshi miqëve, vendimtarë për Shpallhjen e Pavarësisë të Shqipërisë, do të ishte dëshmi vetëfolëse të distancimit, nga rrugaçëria pushtetare e komunistëve shqiptarë, lakej të Jugosllavisë dhe të Rusisë sllaviste.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora