E shtune, 27.04.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: E mira e Dardanisë - dorëheqja

E diele, 25.09.2016, 09:11 AM


E MIRA E DARDANISË - DORËHEQJA E THAÇIT DHE E MUSTAFËS

Nga Afrim Caka

O atdheu im i shenjtë, vetëm ti me ke degjuar!

Si në çdo kohë, që nga lashtësia jemi ushqyer nga heronjtë tanë. Mendoj se akoma duhet të ushqehemi nga relindasit tanë. Rrafshi i Dukagjinit është gjaku im që nuk falet.

• • • • •

Ne nuk po e mësojmë dot elementaren sepse nuk guxojmë me të thejshtën të përballemi nga përulja.

Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur dhe të çmendurit të aftë për pushtet. Aty ku analfabetët shesin e shkruajnë historinë e kufijve. Aty lu ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkija, korrupsioni është gjëndje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë të vendos populli!

Për këtë arsye, unë si shqiptar dhe si frymë gjakovari kërkoj që presidenti i Dardanisë Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa të japinë dorëheqje sa më parë. E mira e Dardanisë ka kërkuar që dorëheqjen ta kishit dhënë më herët.

Disa thonë se po tregohemi zemërdhembshur ndaj zullumçarëve tanë endacakë, të cilët i lutën Zotin me një shqipe të çaluar, do të ishte njësoj sikur t‘ju jepje armët në dorë, se do të shihnim me sy coptime dhe vrasje të reja si ato në Gjakovë, në Burgun e Dubravës, Meje e Korenicë, Izbicë, Reçakë etj...  Edhe në këtë shekull kërcënon rreziku real që çështja shqiptare t’i flijojet iluzionit demokratik, paqes dhe stabilitet mbarë shqiptarë. Këtë nuk kam si ta di unë, sepse nuk jam profet. Por, më duket arsyetim i logjikshëm të themi:

“Këta zullumçarë ngritën krye kur populli nuk sollë keq, do të ngrënë krye përseri edhe kur t’u bëjmë mirë?”.

Do të doja të merrja guximin të ftoja ata që janë në krye të qeverisë dhe ata që janë lindur për të drejtuar, të shqyrtojnë me maturi nëse nuk duhet pasur vërtet frikë se mosmirësia ndaj atdheut shkakton të njetat demonstrata e rebelime si mizoria ndaj opozitës. Nëse kjo që po ndodhë ka të ngjarë në shumë raste mundë të ndodhë si në raste të tjera dhe nëse kohët, opinioni apo ligjet kanë mbetur ende në të njëjtat gjëndje në duartë e pushtetarëve injorantë.

Pa dyshim që ashtu si drejtësia, edhe shqiptarët gjakprishur janë dehur nga fanatizmi fetar dhe të përlyer me turp. Por, a është vallë brezi i sotëm po aq mizor sa etritë e tyre ndaj atdheut? Nuk kanë arritur vallë koha, përparimi i arsyes, librat e mirë të historisë dhe fisnikëria e shoqërisë të ndikojnë edhe tek “udhëheqësit shqiptarë” të Dardanisë? Po ne, si është e mundur nuk e vemë dot re që shtatëmbëdhjetë vjetët e fundit pothuajse jo gjithë shqiptarët nuk kanë ndryshuar fytyrë e as ngjyrë?

Pushtetarët janë forcuar ngado, ndërkohë që zakonët e korrupsionit janë përmirësuar dukshëm. Përveç kësaj, edhe politika klanore e mbështetur nga “policë” të shumtë në numër e në gatishmeri për gjithçka, në rrahje e arrestime, na jep “siguri” që mos i trembemi kthimit të kohëve të vjetra nën pushtimin e shkjaut, kur policët “luftonin” me ata demonstrues, rekrutuan nxitimthi edhe policë nga ana veriore e Mitrovicës. Të tjera kohë, të tjera shqetësime. Do të ishte e pakuptimtë që sot të këpusim koka opozitarësh, sepse Veseli dikur kërkoi në parlament që opozita të “digjej në turren e druve”, sepse edhe u hoqi të drejtën për diskutime dhe i dëboi e opozitarët nga parlamenti. Kjo jo vetëm që do të ishte padrejtësi, por edhe po aq marrëzi sa të pastronte të gjithë parlamentin nga VV,ja, sepse ishin pengesë të përhapjes të një mortaje të PDK,ës e të LDK,ës.

Mos duhet ta shkretojmë Dardaninë, ashtu siç bënë trupat serbo-malazeze. Nuk mjafton vallë të pengojmë këto parti të mazhurancës të kryejnë sërish të tilla batërdi? Tërbimi që frymzojnë mendja dogmatike dhe abuzime me islamin politik dhe me kufijtë, por ishte një përpjekje për t’i hequr qafe shqiptarët, mos ndoshta për të bërë këtë të derdhet shumë gjak e do të shkaktonë po aq fatkeqësi në Dardani. Megjithatë, sot në Dardani, Shkup, Preshevë islami politik ka shkaktuar dhe shkaktojnë telashe të mëdha.

Dardania e populluar me shqiptarë mbi 90% dhe e pasuruar me dije nuk dëshirojmë të shohim shqiptarët t’i bëjnë Zotit fli për vite rresht, t’i varrosin të gjallë, të varin femrat në trekëmbësh nëse nuk dalin të mbuluara me të zeza, të lidhin fëmijët në qafën e nënave dhe t’i shohin duke dhënë shpirt bashk, t’u çajnë barkun grave shtatzëna, t’u nxjerrin fëmijët e paformuar mir. Këto i shohim dhe i gjejmë çdo ditë në analet dhe historitë e Pakistanit, Sirisë, Avganistanit, Afrikës etj. Por pa dyshim që gjëra të tilla nuk duhet të lejojmë që të ndodhin në vendin tonë. Në këtë shtetë nuk ka më “FRIKË” njeriu se debatet e shkaktuara mbi përcaktimin e fatit të kufijve tanë dhe për islamin politik nuk mund të përfundojnë me prerjen e kokës së ndonjë shqiptari.

Në Dardani, Maqedoni e Shqipëri druhet një “grindjeje” mes atdheut dhe islamit politik, që mund të shuhen nga gjaku i një konflikti me përmasa katastrofike me prerje kokash me sopatë! Zot na ruaj sikur të na shkasë goja dhe Perëndimi të ndjekë shembullin e islamit politik!!!

Historia e popullit shqiptar ndër shekuj është histori e qëndresës, e mbijetesës, e luftës së paepur për liri e pavarësi, për ruajtjen e gjuhës, të dokeve e zakoneve, të traditës e historisë, për mbrojtjen e kofijve etnikë, në të cilën stërgjyshërit tanë lanë kockat, derdhën gjakun si rallë ndonjë popull tjetër në botë.

Gjatë këtij rrugëtimi epik e heroik gjatë historisë, një emërues i përbashkët i përthekon të gjitha përpjekjet e brezave, të ideve dhe pikëpamjeve të tyre për liri e pavarësi, për çlirim Kombëtar, për ruajtjen e identitetit e mëvetësisë. Kjo është dëshira, ideali, ëndrra për të qenë zot i vetvetës në trojet strgjyshore, arbërore, aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, nën hijen e flamurit kombëtar kuq e zi. Kjo dituri është thelbësore dhe duhet ta mbajmë në mendje kur flasim për mundesin e kalimit të botëkuptimit në realitetin praktik, në atë kombëtar.

Unë po flas vetëm në interes të kombi tim dhe ndërkohë nuk e respektoj islamin pilitik, nëpërmjet këtij shkrimi dëshiroj të mirën fizike dhe morale të shoqërisë shqiptare. I lutem çdo lëxuesi të paanshëm që këto të vërteta t’i peshojë mirë, t’i ndreqë dhe t’i përhapë. Lëxuesit e vëmendshëm që i shprehin lirshëm mendimet e tyre, shkojnë gjithnjë më larg se ky shkrim...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora