E shtune, 27.04.2024, 04:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Triptik per Artistin e Popullit Vangjush Furxhiu

E shtune, 16.08.2008, 12:20 PM


Vangjush Furxhiu
Kostaq Duka

Triptik per Artistin e Popullit Vangjush Furxhiu
-Artisti i shquar u nda prej nesh me 27 Gusht te vitit 2001-

Korça të dha skenën e pare

Korça, 
S’të dha vetëm prehërin e nënës
Po dhe skenën e parë,
Oborrin e gurtë me çarçafët e bardhë, dekor i nderë.
Të dha duartrokitje,
Kur u shndërrove në zë shprese e dritë mes “Hijeve të natës”,
Kur triumfal u ngjite në piedestal lavdije mes “Njollave të Murme”.

Korça të tha: Bir!
E s’i ktheu për ty duartrokitjet në gurë,
Kur ..
Kurorën e artë,
Ta flakën në batak me përbuzje…..

Dhe ti Korçës
Dashurinë i’a fale pa kursim,
Dhe kur heshtazi e “shave” për përgjumje
Se e doje si nënë e të donte si bir.

Vetgjykimi yt dhe yni

Të shoh
Para Institutit të Arteve
Tek vjen në pranverë e vjeshtë
Me pardesynë e rëndë gjithnjë të hapur
Me hap nxituar
Sikur çasti të priste
Botës drejt mirësisë t’i jepje drejtimin e dëshiruar.
Ishe aq i butë në zë
               ( e ndrydhje pa prerë, tjetrin mos e vrisje)
Në shikim
               (i stërmunduar për kthjelltësi, tjetri për të mos dyshuar)
Në buzëqeshje
              (gjithnjë pa njollë ku dhe urrejtja e sertë venitej)

Dhe të donim,
Sa shumë të donim.
Pa ditur
Se brenda vetes ti shkërrmoqje unin,
Gjer në cfilitje, izolim
Për të qënë ndaj nesh më i mirë.

Po.Ne të donim
Të donim aq shumë…..
Tani kur s’je
Jemi ne që vetgjykohemi
Ta kishim shprehur më fort ndaj teje mirësinë
Kur ti ç’kishe na e dhe pa ndrojtje , të gjithë.

Porosia e pa zbatuar……

Buzëqeshi  lehtë,
Me dhimbje e dashuri.
Tek na  dha të fundit përqafim,
Një çast pa qiellin.
Për lutje,vetpërmbajtje a meditim?!
Ja  edhe ju…
Do shihemi ?
A e kam veç një kërkesë pa shumë harxh….
Një palë çizme dhe kapelë kaubojsi ma bëni dhurat….
Tha me  humor të vrarë
E unë Latif Borën
E fiksova “Amerikan” të gjallë….

8 vjet ikën
Kërkesa mbeti e pa zbatuar porosi.
Çfarë të bëj tani?
Kapelën e çizmet e kaubojsit a mund t’ia nis ku është  ai….
                                                                    në përjetësi?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora