Kulturë
Julia Gjika: Cikël poetik
E marte, 12.08.2008, 06:46 PM
![]() |
Julia Gjika |
“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN
“Fole zogu” gjigande, brilante.
Cudite botën, kur derën hape.
Mijra krahë, mijra mendje,
miresevini i thanë globit
me buzëqeshje zemre.
Sikur këto duar,
të panumurta të njerëzimit,
pëllumba të lëshonin
drejt qiellit,
sikur krahët e planetit
trëndafila të rritin
dhe të mbajnë
balancën e vështirë
të drejtpeshimit,
si në trarin e ekuilibrit
Medalioni më i cmuar
do t’i shkonte gjoksit të Paqes.
Le të mos kish asgjë kjo botë,
vec Paqe!
Pak më parë
se “Foleja e Zogut” celi derën
Një luftë e re filloi,
mbi glob, e egër.
Njeri, mos rend pas Adamit.
Kënaqu me c’ke në duar sot
dhe falendero të madhin Zot!..
Do të mjaftonin retë,
Lotët e botës të mblidhnin.
Pastaj të shkarkojnë gëzimin .
Me brohoritje të këndojnë
Zemrat.
Per paqen e perbotshme
kampine mbi kampione
Gusht 11 , 2008
NUK I SHEH SI FLUTURAT VDESIN?
Mos i mbyll
dritaret qiellit.
Fluturat vdesin.
Nuk i sheh
si fluturat vdesin?
Kur s’kanë ajër,
Krahët thahen.
Pa rrënkime,
pa nxjerrë zë,
ato mpaken.
Fluturat vdesin.
Mos i mbyll,
dritaret shpirtit.
Shpirti vdes.
Pa liri,
krahëthyer
s’fluturon.
I burgosur,
pa hapësirë,
nuk jeton.
STUHIA
Nuk duket këmbë zogu,
janë strukur në fole.
S’dëgjohet asnjë zhurmë,
bota sikur fle.
Një erë e lehtë fryn,
pastaj mërmëritje gjethesh,
së largu fërshëllima,
dëgjohen kërcitje degësh.
Në qiell shkrepëtima,
gjëmimet të shurdhojnë.
Errësohet dita, nxihet.
Stuhia ja fillon.
Cdo gjë që gjen përpara,
e shkul e flak e hedh.
Degët më të dobta,
i thyen i bën përshesh.
E lodhur, pa marrë frymë,
kur sheh cdo gjë përdhe,
tërhiqet duke lënë,
qetesi që të gënjen.
Me lotë curg, qan qielli,
derdh shiun papushim.
C’farë rafshoi stuhia,
harron sakaq njeriu.
29 Korrik 2008
TE NGUJUAR
Duhet ngritur zeri.
duhen bashkuar zerat
Per te ngujuarit,
Ne veri te vendit tone.
per shkak te gjakmarrjes.
Edhe pse bie ne vesh te shurdher.
Diku do te degjohet zeri.
Per ata,
qe me ankth presin pas xhamit.
Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit.
Mbremjet gelltitin lotet e grave
Dhe friken e femijve,
Qe pergjojne,
me koken mbeshtetur parvazit
Me henen, ndajne kupen e dhimbjes.
Mengjeset te zymta gdhihen.
Ata, kane humbur kalendaret
Nuk dine c’muaj hyri
U duket vehtja pa emer
Jetojne, pa jete.
Trimeria than lote
Nuk derdh lumenj gjaku.
Te Falim gjakun!
Korrik 2008
PRANVERA ESHTE KTHIM
Gjithmone kendoj per nje cati
Ku dallendyshet perseri ngriten folete
mengjeset zgjojne me cucuritje
Per ison llafazane qe ngrihet lart ne rete.
Gjithmone mendoj kthimin tim.
Nje ze nga larg me peshperit ne vesh
Gjaku yt, eshte yni.
Eja, pragu te therret
Te pret, sic e ke lene.
Gjithmone kendoj nje kenge
Qe pikellimin mund.
Eshte shpresa, nuk jam vetem,
Dhe syri nenes hapur
Te lule radhiqja e Marsit
era e perkund.
Pranvera eshte kthim,
Gjithmone na therret.
AH!
Kujtimin e një dite e thërras.
Era e oqeanit e shtyn larg
edhe më larg,
Përtej ujrave, nën një qiell gri,
ku s’kishte diell,
Vetëm një palë sy.
Shpirti më pikonte lotë.
Një lamtumirë më ndjek,
si pulëbardhë
Më pyet:
-Sa larg është rrezja e mëngjezit?
më thotë,:-Mos shiko pas,
si gruaja e Lotit,
mos qaj kujtimin e ditës,
që pas mbeti.
Mbi ujra ahet po vrapojnë
Shkojnë drejt një bregu,
ku thërmohet dhimbja.
Komentoni
Artikuj te tjere
Musa Vyshka: Të dalësh me mendimin se letërsia dhe arti më adopton mua, kjo është antikombëtare
Marilena Lica: Dialog me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
Edison Ypi: Pa Ty
Sofia Loren: Gratë janë ende fëmijë deri sa arrijnë moshën 30-vjeçare
Hazret Mirza Bashir Ahmadi: Zoti Ynë
Ejup Ceraja: Njohja në aksionin e punëve vullnetare
Ferid Selimi: Bisedë me Ramadan Rexhepin, shkrimtar nga Presheva...
I dënuari përjetë, ekspozitë pikture
Për pak drejtësi...
"Live to tell" ose "Rrno për me tregue"
Nuhi Veselaj: Vështrim kritik rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973)
Suzana Kuqi: Të ndjesh një zemër...
Nysret Ismajli: Periudha me fjali të varur shkakore
Baki Ymeri: Antologji e përbashkët rumuno-shqiptare
Keidi Seidini - Cikel poetik
Nertila Koka: "Ja arsyet, qe me mbajne larg Shqiperise"
Myrvete Dreshaj - Baliu: Dimensioni kombëtar dhe krijues i Jusuf Gërvallës
Paul Tedeschini: 31 vjetori i Elvis Presley – mbretit të “Rock and Roll-it”
Beqir Sina: 10 - Vjetori i Shoqeris Kulturore-Artistike Bashkimi Kombetar ne Nju Jork
Albert Zholi: Bashkbisedim me nje artiste, Bebeka Alla