E hene, 29.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me specialistin e këngës popullore Bajram Lapin

E premte, 15.08.2008, 04:22 PM


INTERVISTA/ Bajram Lapi: Në Festivalin e parë për studentët (1970), u thye dera e sallës së Institutit nga pjesmarrësit

Ku lindën si prezantues Agim  Qirjaqi dhe Vera Grabocka

Nga Albert Zholi
 
Tashmë në hapësirat mbarëshqiptare emrat e Vera Grabockës dhe Agim Qirjaqit janë mëse prezentë. Vera, regjisorja potente e dhjetra emsioneve televizivë nga më të ndjekurit, Agim Qirjaqi një nga aktorët e Teatrit dhe Kinematografisë më aktivë. Dhe të dy hapat e parë të  artit skenik i kanë filluar si prezantues në Festivalin e parë të muzikës së lehtë për studentët, një festival që la gjurmë dhe që sot kujtohet me nostalgji. Një nga organizatorët e këtij Festivali ka qenë dhe specialisti i këngës popullore Bajram Lapi, të cilit i morëm një prononcim për këtë Festival.

Përse studiuat, kur shkuat në shkollë, a e ndjenit që ishit i denjë për këtë profesion dhe ku shkuat mbas  përfundimit të shkollës ?

Mbarova të mesmen  në Liceun  Artistik në 1963-in. Liceun e  mbarova në Tiranë dhe dola  shumë mirë.Si instrument bazë në shkollë të mesme unë kam ndërruar 2-3 instrumente. Hyra për Trompë, dhe e çoj në shtëpi trompën dhe më thotë babai, se çfarë e ke këtë vegël, pse për këtë të dërguam në Tiranë. E ndërrova dhe mora Trombon.  E çova  përsëri në shtëpi në Leskovik dhe përsëri nuk i pëlqeu babait. E lashë dhe këtë dhe përfundova  në fizarmonikë, sepse këtë pëlqente fshati dhe babai.Unë bëra mësim me Aleko Prodanin, Alqi Karecon, Agim Prodanin etj, Këta kollosa të muzikës shqiptare më dhanë një ndihmë të madhe pasi më quanin të talentuar. Unë u dashurova pataj me fizarmonikën. E bëra pjesë të jetës këtë instrument. Në vitin 1966 konkurova për dirigjent në Akademinë e Arteve. Atje unë nuk e di si  dola  por vetëm mora  vesh se fitova. Këtu formuam një grup tonin.

Konkretisht çfarë grupi formuat?

Një grup me 5 veta. Nuk  kishte shkollë dhe institut ku të mos vinim  ne si pesëçja serioze ku isha unë (Bajram Labi), Qerim Xhihani (klarinetë),  Thoma Gaqi (violinë), Shpëtim Kazazi (xhez) dhe Sherif Merdani si këngëtar ( i binte dhe fizarmonikës ndonjëherë). Pra kjo 5 –çe, ishte formuar kur ishim studentë..Ne ishim të prenotuar në çdo vend. Mbasi mbarova Institutin më emërojnë Pedagog të jashtëm në Lice, në solfezh dhe në firzamonikë. Unë i thoja drejtorit se nuk e bëj dot, por ai më thoshte me pak sakrifica do ta bësh.Mbas  një viti më thonë se do të jesh Pedagog në Institut të Arteve. Unë në atë kohë isha student vetë.Merja mësim paradite dhe u jepja mësim studentëve pasdite .Mbas një viti më emërojnë shef i muzikës në Pallatin Studenti në Tiranë. Kisha shumë  ngarkesë.

Kur u zhvillua Festivali i parë i muzikës së lehtë për studentët ?

Në këtë momnet u hodh ideja nga shumë pedagogë dhe miqtë e mi, për një Festival të muzikës së lehtë studentore. Bëra një projekt dhe e paraqita. Ishte viti 1970. Në Festivalin e parë të këngës për studentët, (salla mbante 300-400 vetë) u thye dera e sallës së Institutit nga studentët. Për të shoqëruar Festivalin e Muzikës së Lehtë për studentët ishin dy formacione orkestrale. Formacioni i parë ishin dy sakse, saks tenor, saks alt, dy kitara elektrike, një piano dhe një xhez. E veçanta ishte se këta ishin  marrë nga Universiteti që nuk studjonin për muzikë, por kishin mbaruar shkollat e mesme të muzikës. Një nga ata ishte Osman Mula, që nuk studioji për muzikë, por për teatër.  Pra risai tjetër ishte se kishte dy informacione. Informacionin e  madh që e drejtoja unë dhe informacionin e  vogël  që  e drejtonte Rexhep Hasimi. Aty për herë të parë kanë dalë dy konferencierë të rinj, Agim Qirjaqi dhe Vera Grabocka. Kjo ishte në vitin  1970. Unë kam fotografinë  e tyre  ku ishin koferencier të vegjël  22-24 vjeç. Këtu vazhdova për pesë vjet.

Çfarë thanë për shfaqjen

Ferdinad Deda

Në koncertin e vitit 1970 në Pallatin Studenti në Tiranë, në sallë shikoj një njeri të ulur në rreshtin e parë. Ishte muzikanti i talentuar, i madhi Ferdinand Deda.Më thotë se jam shumë i kënaqur nga kjo shfaqje. Ai dëgjonte me shumë vëmendje dhe  sa u largua nga kjo jetë,  ai mbeti miku im më  afërt. Në ato vite më ndihmoi shumë në rrugën e muzikës. Ferdinad Deda mbas asaj shfqaje më dha shumë mendime të vlefshme për ideimin dhe drejtimin e spektkleve të tilla rinore. Ishte njeri i apasionuar mbas muzikës. Mjeshtër dhe inteligjent. Kurrë nuk të lavdëronte kot, por ishte i pakursyer edhe në mendime. Mendimet e tij ishin shkollë. Njerëz të tillë mjeshtra të skenës dhe të dirigjimit, rrallëherë i vijnë një kombi. Atë kohë bëja muzikë të kohës si p.sh. kompozova këngën  “Lamtumirë auditor”. Kjo ishte një këngë e përparuar që e ka  kënduar një nga Saranda që u bë lajtmotivi i anketës muzikore. Kompozova “Brigada luftarake e ririsë”, “Mirëmëngjes studentë”,  “E penduar rrugës shkonja” e cila nuk u këndua se u cilësua moderrne për kohën. ku nuk më kujtohet emri.Në atë kohë unë fillova të krijoj. Si kompozitor dhe Ferdinanti ishte një shtysë për mua. Ai më ka dhënë mendimet më të sinqerta që më nidhmuan në kompozimin e këtyre kënëgëve.

box

Thanas Nano mbështetës i njerëzve të punës

Mbas kësaj shfqajeje, rrugët mu hapën dhe në radio. Jehona e festivalit ndikoi edhe në Radio Tirana. Një pjesë e festivalit u transmetua në këtë radio ku më kërkuan bashkpunim. Fillova punë si redaktor  muzike në radio Tirana, ku Drejtor ka qenë Thanas Nano dhe  Nëndrejtoreshë Nefo Myftiu. Thanas Nano ishte kërkues dhe shumë i disiplinuar. Radioja ishte një shkollë e madhe për të gjithë. Të dy këta njerëz të punës ishin shëmbëlltyrë e seriozitetit dhe mbështetës të njerëzve të punës. Më lanë hapësirat e nevojshme në drejtim të muzikës popullore që pëlqehej shumë nga dëgjuesit e radios. Radio Tirana athere dëgjohej nga gjithë populli. Ishtë pjesë e çdo shtëpie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora