E premte, 26.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Pse jeni betuar?!

E marte, 29.03.2016, 07:33 PM


Pse jeni betuar ?!

Nga Zejdush Kastrati

Po e citoj shkurt, jo ne tersi,  piken 10,  te Rregullores se Kuvendit te Republikes se Kosoves, ku mes tjerash, cdo deputetet,  me rastin e betimit deklarohet:"Une , deputeti i Kuvendit te Republikes se Kosoves, betohem se me nder e me perkushtim do ta kryej detyren time dhe do te perfaqesoj me dinjitet popullin, do punoj ne interes te Kosoves....." .

Megjithate,  ne Seancen e rregullt, te fundit,  te po ketij organi me te larte legjislativ te vendit,  nuk pati as gaz lotesjelles,  as hudhje shishe me uje, as shtyrje e perplasje mes opozites e pozites, por as debate te ashpera, qe do i sherbenin edhe medies, por fatkeqeisht, si edhe shume herave tjera, deputetet e pranishem, edhe te PDK-se edhe te LDK-se,  rane ne provim dhe treguan se ,  ose nuk lexojne, fare, ose jane te painformuar totalisht, ose nuk guxojne per disa tema te hapin debat, , ose jane te instrumentalizuar,  ose kane halle qe po u "vlone" barku..!!!!

Te kesh perpara Kryeministrin e vendit,  dhe, kur,  vetem nje dite me heret , te gjitha mediet publikojne skandalin,  kur tre ministra serb,  te Qeverise Mustafa,  aplaudojne slloganin, ( si ne kohen e "jogurt revolucionit")kur nacionalistet serbe gjate nje tubimi ne Veri te Mitrovices brohorisnin"Kosova eshte Serbi".si i zgjedhur i popullit,  te mos ia parashtrosh pytjen po ketij kryeministri,  rreth ketij rasti,  eshte hipokrizi, papergjegjesi, injorance e besa edhe trathti ndaj elektoratit,  por edhe betimit qe ka dhene si deputet.

Ne anen tjeter,  se ka depuetet,  qe meriton respekt dhe ishte shembull edhe gjate kohes se parashtrimit te pytjeve parlamentare dhe deklarimeve , po ne kete sence , shembulli me i mire ishte ai i deputetit te Partis liberale egjiptiane, zotri Veton Berisha i cili ne menyre shume te artikuluar,  te argumentuar, por edhe te kulturuar u mbajti ligjerate gjithe te pranishmeve,  me kerkesat reale, nga sfera socilae,  per komunitetin qe perfaqsonte.

Zaten, pati deklarime edhe nga deputet-et nga dy toborret tjera shqiptare, por ato me shume gjasonin ne promovime personale dhe tendence sa per te then dicka dhe sa per te dal ne medie, e qe u karakterizuan edhe me perplasje se kush do te flasi e-i-pari,  e kush mbeti i fundit..!!!

Pse jeni betuar...?!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora