E premte, 26.04.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Queen, banda që theu çdo rregull

E diele, 03.08.2008, 03:10 PM


Nga Shekulli Online

“Unë zgjodha emrin Queen. Është thjesht një emër, por shumë mbretëror, dhe tingëllon shumë mirë. Është një emër i fortë, universal që ka shumë potencial vizual dhe është i hapur për të gjitha llojet e interpretimeve”,- ka komentuar vetë themeluesi i grupit, i cili vdiq në vitin 1991 nga ajo që më pas do të bëhej sëmundja e shekullit, AIDS. Freddie do të mbahet mend në historinë e muzikës si biseksuali që theu çdo kufi duke u bërë performuesi më i mirë i të gjithë historisë së muzikës por edhe lideri i grupit që arriti të shesë më shumë se 300 milionë albume në të gjithë botën. Këngët e “Queen” janë vlerësuar me rreth 90 çmime të ndryshme muzikore. Deri më sot askush nuk i është afruar kësaj shifre. “Si për rastësi”, grupi ka thyer edhe rekordin e numrit më të madh të pjesëmarrësve në një koncert, 300 mijë në vitin 1986 në “Knebëorth Park” të Anglisë. Grupi “shpërbëhet” në vitin 1991 pas vdekjes tragjike të Freddie Mercury por kjo nuk i ndaloi anëtarët e tjerë të bandës të bashkëpunojnë me solistë të ndryshëm për të prodhuar këngë të tjera tepër të suksesshme

“Ai ishte Mbreti. Kompozitor, muzikant, skenograf, koreograf. Ai ishte gjithçka. Freddie Mercury i bënte të gjitha duke kaluar çdo limit. Ai ishte thjesht Freddie dhe do të mbahet mend gjatë për këtë gjë”, e kanë komentuar shpesh herë kritikët e artit njeriun që theu çdo rregull në skenë duke pasur sukses absolut. Një ndër performancat e tij më të paharrueshme ka ndodhur në vitin 1985 ku 72 mijë njerëz kanë qenë në unison total me njëri- tjetrin. Kjo është cilësuar edhe performanca më e madhe “live” në historinë e muzikës Rok. Por fillimet e saj banda i pati në vitin 1969 kur kitaristi Brian May dhe basisti Tim Staffell vendosën të krijonin një grup të quajtur “Smile”, i cili kryesisht imitonte Jimi Hendrix dhe Pink Floyd. Por pak muaj më pas në bandë hyri njeriu që do të ndryshonte gjithçka, Freddie Mercury. Pas shumë vonesash, në vitin 1973, banda nxorri albumin e parë të influencuar ndjeshëm nga “heavy metal”. Por menjëherë të gjithë kritikët e botës e konsideruan një debutim mbi mesataren duke parashikuar atë që do të ndodhte më pas.

Albumi i dytë pati një sukses minimal për bandën por një vit më pas do të niste thyerja e “rekordeve”. “Sheer Heart Attack” ishte albumi që vendosi “Queen” në listën e bandave më të preferuara të Rokut në atë periudhë. Duke eksperimentur me këngë si “Killer Queen”, “Brighton Rock” dhe “Stone Cold Crazy”, grupi arriti të ngjiste dalë nga dalë klasifikimet e muzikës botërore. Për dy vitet e ardhshme “Queen” do të prodhonin albume të tjera duke arritur majat e klasifikimeve në Britani por edhe në të gjithë botën. Gjatë kësaj kohe ata u bënë të njohur nëpërmjet një turi koncertesh në të gjithë botën. Deri në vitin 1980 banda vazhdoi me albume të ndryshme të shoqëruar nga koncerte ekstravagante të ideuar nga vetë Mercury. Në këtë vit vjen edhe sukseset botërore, “Crazy Little Thing Called Love” dhe “Another One Bites the Dust”. Në 1981 ata u bënë banda kryesore që këndonte në stadiumet e Amerikës së Jugut dhe brenda shtatë koncerteve arritën të shisnin 479 mijë bileta. Gjashtë vite më pas ai do të hynte në historinë e Britanisë si grupi që arriti të tejmbushte dy herë legjendarin “Ëembley”. Njerëzit kërkuan edhe një natë të tretë por stadiumi ishte i prenotuar dhe “Queen” performuan “live” në parkun Knebëorth. Më shumë se 120 mijë njerëz mund të krenohen gjatë të gjithë jetës së tyre se ishin të pranishëm në shfaqjen e fundit “live” të “Queen” me Freddi Mercury. Sëmundja e vuri poshtë dhe ai nuk mundi të interpretonte më në skenë ashtu si vetëm ai dinte të bënte.

Orientimi seksual

Biseksualiteti i një njeriu të çuditshëm

Freddie Mercury ishte biseksual, edhe pse kryesisht lidhjet e tij kanë qenë me meshkuj. Ai e ka cilësuar veten e tij në vitin 1974 si një homoseksual por kjo ka ndodhur përpara se të njihte “Dashurinë e jetës së tij”. Freddie ka pasur një lidhje të gjatë me Mary Austin, një grua me të cilën ka bashkëjetuar dhe që pas vdekjes i ka lënë një pjesë shumë të madhe të pasurisë. “Të gjithë të dashurit e mi më kanë pyetur përse nuk mund të zëvendësojnë dot Mary Austin, por kjo është e pamundur. I vetmi shok që kam është Mary dhe unë nuk dua asnjë tjetër. Ajo është gruaja ime dhe për mua ajo lidhje ishte si një martesë. Ne besojmë tek njëri- tjetri dhe për mua kjo mjafton”, ka thënë vetë Mercuri, i cili edhe këngën “Love of My Life” ia ka dedikuar kësaj femre. Por pas ndarjes ai nisi të frekuentonte rregullisht “gay-bar” duke pasur lidhje afatshkurtra me shumë meshkuj. Në vitin 1985 ai nisi një tjetër lidhje të gjatë me parukierin Jim Hutton. Edhe ai u diagnostikua HIV pozitiv. Por në jetën e tij Mercury ka njohur edhe periudha “aseksuale” “Kam ndaluar së bëri seks dhe kam nisur të rris tulipanë”,- ka deklaruar ai në një interviste në fillim të viteve 80’.

Mercury vdiq më 24 nëntor në shtëpinë e tij nga pneumonia e ndikuar nga SIDA

AIDS dhe vdekja tragjike

Në vitin 1988 e fshehta e madhe e grupit nuk ishte më një e fshehtë. Freddie ishte i sëmurë me AIDS. Por vetë këngëtari nuk e pranoi asnjë herë këtë gjë duke thënë se ishte thjesht i lodhur dhe tepër i zënë për të dhënë intervista apo për të dalë në koncerte. Gjatë kësaj kohe banda vazhdoi të bënte albume dhe Freddie, edhe pse i sëmurë, vazhdoi të kontribuonte në këtë gjë. Albumi “Innuendo” nisi në vitin 1990 por nuk përfundoi deri në fillim të 1991. Shkak për këtë vonesë ishte sëmundja e Mercury. Në tetor 1991 banda nxorri në treg përmbledhjen “Greatest Hits II”. Por në 23 nëntor Freddie Mercuri pranoi për herë të parë se ishte i sëmurë me AIDS. Ai vdiq një ditë më pas në moshën 45- vjeçare. Funerali i tij, ndryshe nga koncertet madhështore me të cilat kishte mësuar botën, ishte privat. Në të morën pjesë shumë pak miq dhe familja. Pak ditë më pas grupi rihodhi në treg “Bohemian Rhapsody” dhe albumi arriti majën e klasifikimit botëror për herë të dytë. Pesë muaj pas vdekjes Freddie pati një “varrim” të denjë për të. Në 20 prill 1992 në Ëembley u zhvillua një koncert përkujtimor. Aty morën pjesë Def Leppard, Joe Elliott, Lisa Stansfield, Elton John, David Boëie, Robert Plant, Tony Iommi, Annie Lennox, Axl Rose, Slash and Guns N' Roses, Extreme, Roger Daltrey, George Michael, Ian Hunter, Mick Ronson, Zucchero, Metallica, Liza Minnelli dhe Spinal Tap. Koncerti u pa “live” në TV nga më shumë se një miliardë njerëz. Përfitimet e tij u shënuan në librin Guinness pasi 20 milionë paund që ishin fitimet e biletave u dhuruan në një fushatë kundër sëmundjes që i mori jetën liderit të grupit.

SUKSESI

Në vitin 2005 në librin e rekordeve Guinnes u shënua rekordi i ri i “Queen”, 1322 javë ose ndryshe 27 vite në “hit-parade”. Më shumë se çdo muzikant apo bandë muzikore në të gjithë historinë, më shumë se “The Beatles” dhe Elvis Presley të dy bashkë. E konsideruar si banda më popullore e muzikës Rok, “Queen” ka prodhuar 18 albume që kanë kryesuar “hit-parade” botërore me më shumë se 300 mijë kopje të shitura.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora