Kulturë
Botohet në Amerikë libri “Poezitë dhe poetët më të mirë të vitit 2007”, i cili hapet me poetin Petraq Risto
E enjte, 31.07.2008, 03:17 PM
Biblioteka nderkombetare e poezise
![]() |
Petraq Risto |
Para disa kohësh Howard Ely, Managing Editor, i shkruante poetit shqiptar: “Përgëzime në arritjen tuaj! Poezia juaj do të paraqitet së bashku me punë të tjera nga një grup i veçantë prej 200 poetësh, poetët me të mirë të cilët janë zgjedhur për të marrë pjesë në këtë projekt special. Për të nderuar arritjet e këtij grupi elitë të talentuar individësh, kemi krijuar një konkurs të veçantë me çmime. Ju do të futeni automatikisht në konkursin final, ku duhet të paraqisni një poezi të re të pabotuar… Jeni zgjedhur për botim vetëm në bazë të talentit tuaj të veçantë. Poezia e re që do të paraqisni është pranuar automatikisht për botim, pasi poezitë e tua të botuara më parë xixëllojnë imagjinatën dhe i paraqesin lexuesit një perspektivë unike dhe të freskët për jetën…Ne besojmë se jeni një nga poetët me interesantë që kemi ndeshur, prandaj dëshirojmë të tregojmë të veçantën tuaj artistike në këtë botim.”
Poeti Petraq Risto është autor i shumë vëllimeve poetike, brenda e jashtë vendit, ku mund të veçojmë “Lojë shahu në shekullin XXI”, “Engjëlli me virus H5N1”, “Hallelulja” etj., “Gjuetia e kuajve të detit” (në Rumani), “Kujdestar i dallëndysheve” në Meksikë, dhe së shpejti pritet të botohet në Francë një antologji e tij poetike titulluar “Mjalti i varreve është i hidhur”.
![]() |
Libri |
Komentoni
Artikuj te tjere
Nder i Kombit për Vath Koreshin
Yjet që shkëlqyen pas vdekjes
Ferit Ramadani: Ukshin Hoti - Enciklopedia e peripetive!
Llemadeo: Alien
Paul Tedeschini: Si linden ballonat “Mongolfier”
Suzana Kuqi: Shëtitje me qenin...
Shaban Cakolli: Dy albume të reja të Demir Krasniqit
Aleksandër Meksi: Rreth problemit të emrave mesjetarë shqiptarë
Skënderbeu ynë në shpirtin kroat
Kolevica: Si i njoha tre gjigandët e kulturës shqiptare
Begzad Baliu: Makreshi i Poshtëm
Anton Gojçaj: Rikonstruksion letrar i realiteteve historike
Ndue Ukaj: Atë Pjetër Bogdanit
Baki Ymeri: Kosova në një festival ndërkombëtar të poezisë
Agim Bacelli: Interviste me poetin Kostaq Duka
Traboini: 13 vjet me pare me Aristidh Kolian, Prometeun e arvanitasve te Greqise
Suzana Kuqi: Pendë gjaku
Birrat i kushtojnë 1.000 dollarë në javë
Gjuha më e gjatë në botë, 7 cm për Annika Irmler
Cigareshitësi që u bë gjeni