E diele, 28.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Suzana Kuqi: Pendë gjaku

E premte, 25.07.2008, 03:25 PM


   

Suzana Kuqi
Suzana Kuqi

   Pendë gjaku
 
     Atje lart ne bjeshkë
     mbyllur në një kullë
     një djalë një grua dy pleq...

    Në një kullë
    me dy frëngjij të ngushtë
    si dy sy gjallë
    me sy të menduar
    rri e vështron një djale...

    Si e quajnë mama ?

    Emrin nuk ja di
    di që është një princ
    një princ i ngujuar
    mbretëri ka një univers
    ëndrrash të ndaluara
    pas krahëve ,po të dalë
    e të bëjë një hap
    një plumb rri e pret...

    Mjaft mama
    gjej një përrallë të gëzuar...
    Ke të drejtë bir
    edhe si përrallë
    është shumë e shëmtuar...


    Dy frëngjij
    e dy sy të pikëlluar
    vajza që plagosur
    zemrën i kish
    me duvak mbi kalë
    mes dasmorësh
    është duke kaluar..

    E kali ndali hapin
   dëgjomë,
   foli zemër e vajzës,
   ti o princ
   i ëndrrave të mia,
   dëgjomë me sy
   se nuk mund të flas
   gojën ma ka mbyllur
   rëndë ky duvak...
   buzët do t'i hapja
   një të puthur lamtumire
   të të jap...
   buzët do t'i hapja
   po të  mundja
   ta kaloja atë prag...

   E dëgjoi princi
   me sy pikëlluar
   ëndrrat  pikonin gjak
   gjak shpirti e dashurie...
   dhe e mori malli
   për pak diell
   për pak erë të marrë
   për një lule, një krua
   për një natë me hënë
   për të shkelur një rrugë
   për një rrugë për t'a rrugëtuar...

  Dhe u ngrit pa zbardhur
  pa bërë zhurmë
  nënën la në gjumë...
  mos i tha pragu
  mos i tha mollë e lulëzuar
  mos e thirrën frëngjijtë
  mos ...
  por djali iku i lehtë si veriu...

  Rrugës
  diellin dhe vdekjen
  kush bashkeudhëtarë
  i lirë si ajri
  i bukur si rrezja e praruar...

  vdekjen...
  vdekjen tashmë e kish harruar...

  Një krismë
  një vetëtimë...

  E ra pas mbi shpinë
  sytë drejtuar qiellit
  Zot , ku je , u kënaqe ndopak
  fatin  kur ma shkrove
  pendën tënde përse
  përse...e ngjyve në gjak...

  Aty pranë një kullë tjetër
  dy sy të ngujuar fëmije
  pa fatin e tij si do ish
  e zemër e vogël  u drodh,
  e shpirti u tromaks,
  botëz e vogël u trondit...

  Zot, tha , përse ?
  ç'faj kam bërë unë...
  nuk jam më i vogël
  por nuk jam as burrë ...
  Po burra a ka ky vend
  ku janë , ku kanë shkuar
   vetëm gjakmarrësin gjej
   po të guxoj
   ...pragun për ta kaluar...



   Kush tha se gjaku im është ndryshe
   kush tha se fajin e kam në gjak
   jam shqiptar e në deje
   gjak shqiptari kam...

   Kush ma shkroi këtë fat
   dora deri në rrëzë ju thaftë
   në shpirt veç idhni ka pas
   e dashuri shqiptari
   aspak...

   C'behet ai djalë mama
   e njeh vallë ?

   Jo bir, e di që është ende atje
   pas dy frëngjive të ngushta
   e dinë të gjithë
   por zemrat i kemi të shurdhëta...

    s'ka ligj , s'ka burra ky vend
    s'ka sy të shikojë
dy sy,nje zemër që vdekjen pret...

s'ka sy të shikojë...
    një univers pikëllimi
    mbyllur në kulla ngujimi...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora