E shtune, 27.04.2024, 02:18 AM (GMT+1)

Faleminderit

Beqir Sina: Kardiologu nga Kosova, në SHBA-së, Dr. Sulejman Çelaj...

E enjte, 31.07.2008, 05:53 PM


Beqir Sina
Kardiologu nga Kosova, në SHBA-së, Dr. Sulejman Çelaj, M.D. sado larg atdheut është edhe në shërbim të kombit

Nga Beqir SINA, New York

Sulejman Çelaj, M.D.: Mjeku shqiptar që ka bërë disa experimente për të vërtetuar dhe publikuar hipotezën se; pamjaftushmëria e zemrës është jo vetëm një dobësim i muskulit të zemrës ( pa marrë parasyshë etiologjinë) por, edhe një sëmundje sistemike, ku është i përfshirë edhe sistemi vaskular, e posaqërishtë qelizat endoteliale.

BRONX - NEW YORK : Kardiologu nga Kosova, në SHBA-së, dr. Sulejman Çelaj, M.D. Interventional Cardiologist, Assistant Professor of Medicine, është i punësuar në spitalin Montefiore Medical Center, që është njëri nga spitalet e Fakultetit të Mjekësis “Albert Einstein” të Yeshiva University, e cila gjindet në Bronx të New York-ut. Aty, Çelaj punon si Kardiolog Invaziv( Interventional Cardiologist). Doktor Çelaj, punon edhe në spitalin St. Brnabas, gjithashtu në Bronx(NY) ku edhe është Drejtor në Sallen e Kateterizimeve të zemrës (Director of Cardiac Catheterization Lab).

Spitali ku punon ai është njeri ndërë spitalet kryesore, të Fakultetit të Mjkesis “Albert Einstein” në New York, dhe kryen të gjitha shërbimet mjeksore në spital si dhe ka disa klinika me profile të ndryshme, të shpërndara në disa pjesë të qytetit New York, dhe në disa rrethina në shtetin New Yorkut. Çka do të thotë se doktor Çelaj, është në shërbim të një pjese të konsideruar hapsinore/gjeografike edhe të shqiptarve. Spitali, ku punon ai tani dallohet për kuadro të specijalizuar, dhe bënë të gjitha shërbimet mjeksore, përfshirë këtu edhe transplante të organeve të ndryshme, si edhe në veçanti duhet të theksohet, se ata bëjnë edhe transplantet e zemrës, që është një program shumë i sukseshëm,

Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. është anëtarë i shoqatave të Mjeksisë Interne dhe të Kardiologjisë amerikane. Njëhereshit ai është anëtarë i AMA ( American Medical Association), ACC ( American College of Cardiology), ku së shpejti doktor Çelaj do të promovohet në Fellow of American of College of Cardiology, që është një rang më i lart se sa vetëm antarsimi, pasi që ai është edhe “Board Certified” në Cardiology , AHA ( American Heart Association), si dhe anëtar i SCAI ( The Society for Cardiovascular Angiography and Interventions).

I ardhur në SHBA-s, ne vitin 1997, kardiologu kosovar atëher kur okupatori serb po ushtronte dhunën dhe terrorin në tërë hapsirën Ballkanike, të cilën prej Luftës së Dytë Botërore nuk e kishte parë as Evropa, që nga dominimi fashist dhe nazist. Doktor Çelaj - tregon se “Erdhëm në atë kohë kur okupatori serb me bashkpunëtorë, po e bënte të pamundur jetën në Kosovë, për të gjithë shqiptarët. Kështu, që ne me familje ishim të detyruar të merrmin rrugën e kurbetit, plagë kjo (kurbeti), që ne si komb po e vuajm me shekuj të tërë.” thotë ai.

Në ato kushte ai dhe familja e tij nuk e patën të lehtë një vendim të tillë. Dhe fakti se rruga e kthimit ishte e paqartë dhe ndoshta e pamundshme në atë kohë, por nevoja dhe situata e përgjithshme në Kosove e detyroj që të marrim rrugën e vështirë të kurbetit, si shumë e shumë bashkëkombas të tjerë. Pra, doktor Çelaj në atë valë të madhe emigrimi, si shumë shqiptarë tjerë me familjen e tij - gjetën strehim në SHBA, në shtetin, kampionin e lirisë dhe demokracisë në botë, vendin e mundësive të pafunda të çdo qytetari.

Pyetjes sesi doktor Çelaj iu futë mjekësisë amerikane ? ai përgjigjet se mjeksia në Amerikë, është në shkallën më të lartë studijuse dhe hulumtuse në botë. Kështu, që rruga drejt suksesit në këtë vend është e vështirë, por njëherit jo edhe i pamundshme. Së pari mu deshtë që të mësoj dhe të zotrojë gjuhën angleze, të cilën e njihja shumë pakë, për arsye se e mesova edhe atë rumune e italiane, gjatë studimeve të para në Rumani. Klasët e para të gjuhës angleze, i vijova në një qendër për refugjatë, dhe pastaj vazhdova të studijoji si i pavarur.

Pasi mësova gjuhën angleze, fillova të mësoj për provimet USMLE ( United States Medical Licensing Examination) që përfshinte të gjitha provimet e fakultetit të mjeksis, dhe që është parakusht për të filluar punën klinike dhe specjalizimin në mjeksi. Ndërkohë, duke mësuar për këto provime kam filluar të mirrem me studime shkencore, po në këtë institut, që mban emrin e njërëve prej shkencëtarve më të mëdhenjë të botës” Albert Einstein”.

Fillova të punoj me kardiolog amerikan me famë botërore, çka ishte për mua kënaqësi dhe privilegje e papërshkruar profesionale . Gjatë kësaj kohe unë kam bërë disa experimente dhe vertetuam hipotezën se; pamjaftushmëria e zemrës është jo vetëm një dobësim i muskulit të zemrës ( pa marrë parasyshë etiologjinë) por, edhe një sëmundje sistemike, ku është i përfshirë edhe sistemi vaskular, e posaqërishtë qelizat endoteliale. Ne edhe publikuam për herë të parë në botë mënyrën e biopsies së qelizave endoteliale nga enet periferike të gjakut.

Ishte ky një punim shkencorë që e çoj atë deri tek disa publikime shkencore, po në atë vit. Pasi, që mori liçencën amerikane(patentën), u pranua në Mjeksinë Interne, në specjalizim tri vjeçarë, që e përfundon me sukses, po në këtë institut prestigjioz , “Albert Einstein College of Medicine”. Gjatë kohës së specjalizimit në Internal Medicine, ai aplikon në subspecjalizim në kardiologji ku edhe u pranon në të njëjtin institut. Tani ai ka mbauar studimet dhe është në grupin e mjekëve Board Certified në Mjeksinë Interne dhe Kardiologj.

Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. thotë se gjatë specjalizimit në kardiologji duke bërë sherbime në degë të ndyshme të kardiologjisë, kënaqësi të veçantë gjeja në sallën e kateterizimeve intrakoronare . Kështu, që më pas aplikova përsëri edhe për këtë specjalizim dhe gjatë procesit të aplikimit dhe intervistave, vetëm pas dy intervistave në qendra të tjera universitare, arriti edhe oferta e parë nga njëra prej tyre. Mirëpo me të kuptuar këtë ofert udhëheqësitë e programit të kardilogjisë invazive në spitalin Montefiore me bënë një ofert për të qëndruar aty, dhe unë duke ditur nivelin e lartë shkencore në këtë institut, pa hezitim e kam pranuar dhe tani kam mbaruar edhe specjalizimin ( e fundit) një vjeçar në Interventional Cardiology .

Për atë se çfarë e tërheqë më shumë në punën e tij ? Ai rrëfehet, se punën unë e kam edhe pasjon. Mjekësia më sjellë një kënaqësi shpirtrore, dhe realizimi profesional së bashku me atë familjarë, që për mua janë gjërat më të vlefshme në jetë. Puna ime, nuk është edhe pa stres. Sepse, pacijentët tone (njërëzit me sëmundjet e zemrës) janë shpesh herë shumë të sëmurë(rrezik për jetën), sidomos, në fazën e Infarktit Miokardik Akut, dhe kërkojnë kujdes të nivelit më të lartë. Dhe, vetë fakti që duhet të veprosh në një nivel aq të lartë kliniko-shkencorë gjithnjë e bëjnë këtë profession edhe shumë më atraktiv ( challenging) për mua. Sfida/vështirsia dhe kompleksiteti i këtij “ekuacioni (të quajtur Infarkt Miokardik) me shumë të panjohura” në fillim të çdo rasti, që do të thotë jetë apo vdekje, për pacjentin e bëjnë punën time shumë më interesante, joshëse , kërkuese dhe atraktive .

Mirpo, ai e ka të vështirë t’i përgjigjet pyetjes se cilat kanë qënë momente më të vështira gjatë punës së tij. Doktor Çelaj, kujton si momentë më të vështirë gjatë punës së tij - janë ato momente kur unë mbetem në punë deri në orët e vona dhe , kur e kuptojë se Adea ( vajza ime që është veçse dy vjeçare tani) do të shkoj në shtrat, për të fjetur pa i treguar një përrallë atë natë. Fatbardhsishtë, kjo nuk ndodhë shpeshherë dhe shpresoj që ajo do t’a kuptoj kur të rritet natyrën e punës sime. Kështu që momenti më i vështirë i këtij profesioni, sipas mendimit tim është të krijosh një simbioze në mes familjes dhe profesionit.

Jeta e tij :

Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. ka lindur në Gjakovë në vitin 1969. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar po në vendlindje. Ai gjithmon ka shumë dëshirë të përmend emrin e shkollës fillore “Mazllom Kepuska”, pasi që aty thotë ai, iu krijua baza e mësimit, dhe niveli i lart i arsimit në atë shkollë e solli deri këtu ku është sot, duke i qënë mirënjohës mësimdhënsve të kesaj shkolle. Pastaj shkollën e mesme të degës së Shkencave natyrore, me profilimin në Biologji, po ashtu e ka pëfunduar në Gjakovë, suksese të shkëlqyeshem. Më pas, në fakuktet e mjeksis në Universitetin e Prishtinës, ai konkuroi, por që fatkeqsishtë nuk është pranuar.

Por, megjitthse nuk pranohet ne fakultet ai kurre nuk u dëshpërua. Ai thotë se” Gjithnjë, kam pasur, dhe kam besim tek Zoti. Dhe e dija se një rrugë do të më hapet, dhe unë një ditë do të behem mjek. Mjeksia, më ishte bërë një ëndërrë. Tezja ime e ndjerë Dr. Shahire Avdiu-Kuçi, me fliste për punën në spital dhe në klinikë, më fliste për pacjentët e saj dhe relacijonet e saj me pacjentët, për kujdesin që njerëzit e sëmurë kan nevoj, më shumë pasion.”

Në sytë e saj shifja një shkëndijë, që se kisha parë kurrë më parë, thotë ai dhe kur dikush më fliste për profesionin e tij/saj. Dhe ajo më bindi se mjeksia është njëri nga profesionet më human që egziston, dhe si fëmijë kisha vendosur të behem mjek. Dhe dua të them se ajo ishte personi që më futi në zemër këtë profesion. Por, t’a kuptoni se prindërit e mi gjithnjë më kan inkurajuar dhe kam pasur përkrahjen e tyre të pakufizuar , dhe përkrahjet e tyre vazhdojnë edhe sot e kesaj dite, dhe kan vlerë të pashlyer tek formimi im si mjek. Kështu që duke pasur një idhull në jetë sikur tezen time Shahiren dhe përkrahjen e infinite të prindërve, atëher fillova të kërkoj një qytet apo shtet tjetër ku do të studjoja,

Duke folur për jetën e tij, doktor Çelaj tha se fati deshti të përmes disa shokëve të njoftohesha me disa bashqytetarë nga Gjakova, që kishin shkuar ne Fakultete të ndryshme në Rumani, dhe pas disa bisedashe dhe këshillimeve rreth mënyrës së pranimit në fakultetet të Rumanisë, unë së bashku me vëllaun tim Arbenin, filluam studimet në Universitetin e Krajoves (Craiova), unë në fakultetin e Mjeksisë se përgjithëshme dhe ai atë të Stomatologjisë. Pëfunduam me sukses të dy dhe sot unë siç e thashë më parë punoj në Neë York, dhe Arbeni në Sacramento të Kalifornisë si mjek stomatolog. Jeta në Rumani nuk ishte edhe aq e lehtë, në filluam sundimet në kohën sundimit të familjes së diktatorit rumun Ceasescu, ku shteti policor kishte çuar në një mjerim popullin rumun dhe jeta ishte përplot sfida të përditshme.

Mirëpo shkenca dhe sidomos mjeksia ishin të nivelit të lartë, dhe dashuria për edukim, dhe vullenti për suksese nuk na penguan që të vijojmë studimet dhe të korrim sukses. Pas përfundimit të fakultetit të mjeksis , duke parë situaten politike në Kosovë, atëhere vendosëm që të emigronim në perendim, dhe pastaj zgjodhëm SHBA-së. E bëmë këtë duke ditur se do të ishim më të lirë të jetojm dhe të punojm pa paragjykime dhe ndarje në bazë të prejardhjes, përkatsis fetare apo kombëtare. Dhe duke ju falemnderuar Zotit, fatit dhe një punë të palodhur , rezultatet filluan të arrijnë në jetën time profesionale dhe familjare.

Sa e vështirë është të profilizohesh mes dy mjekësisve, asaj Europiane dhe asaj Amerikane ?

Kardiologu kosovar Sulejman Celaj, M.D. iu përgjegjë se mjeksia evropiane është mjeksi kryesisht sociale, dua të them udhëhiqet nga shteti dhe është vet shteti ai që mbron edhe mjekun, dhe është me lehtë të punosh. Sakaq, në SHBA, ku sigurimet private bëjnë barrën kryesore atëher ato pra sigurimet edhe të ndjekin nga mbrapa dhe janë hap pas hapi mbas teje dhe punës tuaj si mjek, duke të kontrolluar dhe vërtetuar diagnozat dhe trajtimet e sëmundjeve, dhe njëkohesishtë duke vërtetuar edhe mjetet që janë konsumuar gjatë trajtimit të pacjentit, dhe paguajnë vetëm atë që është e domosdoshme, pjesën tjetër duhet t’a arsyjetosh para administratës vet.

Si do të përmblidhej puna kërkimore e shkencore si dhe referatet dhe konferencat shkencore që dr Çelaj ka mbajtur këtu në SHBA. Aty gjenë botën e hulumtive shkencore ku ai i ka kushtuar rëndësi të veçantë. Njëra nga arsyet, mësojmë se ishte se ai nuk kishte dëshirë që të mbëtej vetëm mjek i pjesës klinike në mjeksi, por, dëshironte edhe të bënte një karierë si shkencetarë, sado modeste të ishte ajo. Ai së bashku- me kolegët e tij, ai ka bërë një seri publikimesh në revistat më prestigjoze botërore të kardiologjisë, dhe paraqitur të njëjtat në simpoziume të dryshme ndërkombëtare. Ata kanë punuar dhe botuar si autorët e parë në botë të mënyrës së biopsisë së qelizave endoteliale nga enët periferale të gjakut, dhe mënyrën e matjes kuantitative të paraqitjes që proteinave/geneve inflamatore në qelizat endoteliate të pacjentëve me pamjaftushmëri kardiake të kompensuar dhe të dekompensuar.

Duhet të veçohet në punën e dr Çelajt, konferenca ndërkombëtare të kardiologjise me kardiologet dhe shkencetarët më të mirë në botë në Neë Orleans ACC’07, ku mjeku kosovar në Amerikë, dr Çelaj ka bërë një poster prezentim dhe aty ka vendosur edhe flamurin kombëtarë shqiptar. Çka nuk kaloj pa u ra në sy pjesmarrësve të shumtë dhe tërhoqi vëmëndjen e specialistëve e mjekëve nga e gjithë bota. Punimet e doktorit kosovar gjendet edhe në faqen e internetit WWW.PUBMED.ORG, dhe në çdo rast lexuesit që janë kurreshtarë munden t’i shfrytëzojn dhe mund të hapin koridore për bashkpunim. Kardiologu Sulejman Çela, në të ardhmen ka në plan të aplikoj për një Grant që do t’a financonte atë që të bëjë të njëjtën punë dhe të krahasoj nivelin e inflamacijonit periferik dhe sistemik në fazën e infarktik miokardik acutë, dhe pacjenteve me semundje stabile koronare. Ai thotë se shpresoj që së shpejti të filloj fazën fillestare në këtë projekt.

Ai thotë se kam pasur takime me kolegët e mi në Universitetin e Prishtinës gjatë udhëtimit tim në muajin maj të këtij viti, dhe ua kam thënë, dhe po e përsërisë edhe përmes kësaj bisede me gazetën tuaj, se jam i gatshëm të bashkpunoj, jo vetëm me Universitetin e Prishtinës , por edhe me atë të Tiranës, Tetoves dhe kudo që ka shqiptarë dhe kanë nevoj për shërbimet e mija profesionale. Mënyrat e ndihmës janë të shumta, por duhet që unë t’i akomodohem edhe nevojave që janë atje. Nevojat, unë nuk i di por pres që ata të shfaqin gadishmërinë dhe interesin për bashkëpunim. Por, unë gjithnjë jam në pritje, dhe po e përsëris se gjithnjë jam i gatshëm të jap maksimumin në lëminë e kardiologjise dhe të kardiologjisë invazive. Dhe kështu të ngrisim nivelin e kësaj lëmije në atë nivel amerikan, që do të thotë se pacjentët shqiptarë të kanë mundesinë të marrin mjekim të nivelit më të lartë pa i lëshuar trevat e tyre , dhe pa paguar shuma astronomike. Jam i gatshëm të shkoj fillimishte për ligjerata me studentët, dhe me personelin mjeksore që të paraqes mënyrën e punës në SHBA dhe të mundohemi që të inkorporojmë në mjeksinë shqiptare. Unë vetem pres një thirrje telefonike, apo edhe një email.

Duke ndarë me Kardiologun nga Kosova, dr. Sulejman Celaj, M.D., i kërkojmë të dijmë se çfarë satisfaksioni i ka sjell mjekësia ? Menjëherë ai të përgjigjet se dua të përserisë edhe njëher se punën e kam edhe pasion. Satisfaksioni profesional, pohon ai është i pa përshkueshem. Momentet, më të mira në jetën profesionale janë atëhere kur pacjenti , apo familjarët e tyre e kuptojnë se jeta e tyre ishte në duart e mija dhe më thonë “Thank You” - “Ju Falemnderit!”. Janë momente shumë emocijonale për ata , por edhe për mua. I trajtoj të gjithë pacjentët njëlloj , pa diskriminime kombëtare, fetare apo racijale. Por, kur pacijentët janë shqiptarë atëhere më bëhet zemëra mal, se edhe ketu , sado larg atdheut kam mundësi të i kontriboj kombit tim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora