E shtune, 27.04.2024, 08:09 AM (GMT+1)

Faleminderit

Abas Fejzullahi: Jeta dhe Veprimtaria e Kadri Osmanit - Manit

E marte, 29.07.2008, 08:00 PM


Kadri Mani
SHËNIME TË SHKURTËRA MBI JETËN

DHE

VEPRIMTARINË E KADRI OSMANIT

 

Nga Abas Fejzullahi

Kadri Osmani- Mani i përket asaj plejade të revolucionit të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e filluan shumë herët dhe me guxim e vendosmëri vazhdojnë edhe sot, për të realizuar të drejtat e popullit, për të fituar Kosova lirinë e pavarësinë.

Në këtë shkrim të shkurtër, me rastin e botimit të kurorës sonetike "SHQIPE E LAERTËSIVE", po përmendim se Kadri Mani është i lindur më 23.1.1937, në katundin Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje të ndershme, arsimdashëse e atdhetare. Kadriut iu dha mundësia të shkollohet dhe të bëhet magjistër i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Duke e kuptuar thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai hyri në rrjedhat e luftës ilegale në lëvizjen patriotike e revolucionare të Kosovës. Me qartësinë e tij, sigurinë, ndikimin e tij, ai bëhet një ndër intelektualët popullorë revolucionarë, që gjithë qenien e tij e vuri në shërbim të popullit.

Që kur i kishte 12 vjet, Kadriun e thërrasin në OZN-a e Gjilanit, si njërin nga të dyshimtit për veprimtari kundër Jugosllavisë, meqë vëllai i tij më i vjetri, Ramiz Osmani (17.2.1020), pati rënë në burg tok me kushërinjtë: Shefki Osmani, Nuhi Osmani, Musli Osmani dhe një fshatar i tyre, Zylfi Musliu; pjesëtarë të NDSH-së të Mulla Idrizit. Atë vit (1949) ata qenë dënuar për veprimtari anti-Jugosllavi dhe për prerjen e shtyllave të telefonit midis Gjilanit e Përlepnicës, në vendin e quajtur te “Bunari i Rushitit”-7 (shtatë) shtylla i rrëzuan përdhe! Ishte koha e dorëzimit të të ashtuquajtura “teprica”, e në fakt jua fshinin fshatarëve edhe magjet! Dhe atë ditë të shtune vargani i qerreve të fshatarëve që ishin nisur për në Gjilan me ato “teprica”, kur i shohin shtyllat përdhe mahnitën:

-kthehuni vëllezër se po prishet Jugosllavia! Ja, atdhetarët nuk po flenë! 

Pra, aksioni kishte pasur jehonë, ama edhe dënimet qenë drakonike:

Shefki Osmani qe dënuar me 20 vjet burgim,

Ramiz Osmani qe dënuar me 18 vjet burgim,

Nuhi Osmani qe dënuar me.. 15 vjet burgim,

Zylfi Musliu qe dënuar me... 15 vjet burgim dhe

Musli Osmani qe dënuar .. 8 vjet burgim, si rrethanë lehtësuese hoxhës ia morën faktin se në natën kritike të prerjes të shtyllave telefonike s’kishte qenë prezent.

Gjithsej: ................................76.- burgim të rëndë.

Një shkja po i thoshte Nuhi Osmanit:

-Pse bre Nuhi i pretë shtyllat e telefonit, unë bre t’i kisha dhënë një qerre dru?

-Drutë e tua s’kanë qenë me filxhanë! (edhe në atë situatë, gjeti të bënte humor baca Nuhi Osmani)

Lidhja e kësaj Organizate pati ardhur nga Bresalci: nga dy vëllezërit, Agush dhe Ibush Mehmeti (Ibushi dhëndër i Mehmet Halitit- (Ukshini) i lagjes “Osmani”. Ibushi i ndjerë ka qenë sekretar i Organizatës, kurse Agushi qe vrarë në kufi të Shqipërisë, tok me: bashkëshorten e vet, Qibrijen, mësuesi i Kokajve Mustafë Hetë Kokës me gruan Rabijen, Hasan Remniku, të cilët i ka qitur në pritë Ismail Ramë Zenuni të Smolicës së Gjakovës, alias “Kapiten Lleshi”, nga filmi me të njëjtin emër- zbulues dhe vrasës i Hasan Remnikut, dhe pas vrasjes i kanë ekspozuar dy javë në tregun e Gjilanit!

Kjo Organizatë nuk po vepronte më, ama pushtetit antipopullor i kishte hyrë lepuri në bark: Kadriun e të tjerët po i akuzonin për parullat e djegura dhe për qorrimin e syve Titos në fotografi!! Kadriun e kanë rrahur gjithë ditën, por edhe në atë moshë s’ka pranuar asgjë!

Për herë të dytë qe burgosur dhe dënuar me 1 (një) muaj burgim për grevat e punëtorëve në Ndërmarrjen e Mobileve “Napredak” ( tash “Përparimi) në Prishtinë; për herë të tretë u burgos më 27 nëntor 1969 dhe dënohet nga gjyqi antipopullor me dhjetë muaj burg. Për herë të katërt burgoset në vitin 1974. Këtu armiku e dënoi me 9 vjet burg, si organizator dhe udhëheqës të Grupit Revolucionar, të formuar në vitin 1972. Për herë të pestë burgoset më 12 janar 1984, datë edhe kur bien heroikisht Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Ky dimër ishte ndër më të egrit nga acari dhe terrori i armikut, i cili zbatoi në shkallë të gjerë mbi popullin tonë një represion të paparë, duke arrestuar mbi 500 atdhetarë revolucionarë, ndërsa rreth 200 prej tyre i dënoi me dënime të rënda, që përmblidhen në mbi 5 shekuj burg (vetëm 72 vetave iu dhanë 489 vjet burg, shih "Zëri i Kosovës" nr. 6/`84, f. 6). Kadri Mani nga armiku u dënua me 15 vjet burg. Po të mblidhen gjithë vitet e dënimeve me burg, që armiku ia shqiptoi Kadri Manit, bëjnë 25 vjet, prej të cilave i ka vuajtur 17 vjet.

Në planin arsimor dhe të punësimit

Klasën e IV fillore e ka kryer në fshatin e vet të lindjes, Makreshi i Poshtëm. Dhe pasi që klasë tjera më të larta të fillores aty s’kishte, në atë kohë nuk u hapën, mësimet në klasën e V-të, mësimet i vijoi në fshatin Përlepnicë, te profesorët: Abdylaziz Islami, Adem Meshina, Ahmet Sllamniku, Fejzullah Ukshini, Nexhat Ibrahimi, Taib Sylejmani... por meqë ishte më i rritur se moshatarët e vet, filloi të japte provime private në Prishtinë dhe në Gjilan, derisa e mbarova 8-vjeçaren. Pastaj ka kryer shkollën e Mesme Ekonomike, Seksionin Administrativ-(pa shkëputje nga puna), dhe, pas punësimit arsimtar, ka qenë në Shkollën e Lartë Pedagogjike, për rikualifikim, në Prizren, te profesorët tanë te njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Yll Zajmi...

Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik, duke studiuar, sa i rregullt e sa me korrespondencë, në relacionet Prishtinë-Tiranë-Prishtinë, ku ka mbaruar për Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare, ka diplomuar në temën: DISA RISI NË GJUHËN SHQIPE", te Mentori, Prof. Dr. Imri Badallaj. Meqë ka prirje për risimtari në gjuhë, dhe ka një varg fjalë të reja (170), si p.sh.: Divergjencë-Konvergjencë, i ka kthyer në shqip, Ndëranësime-Ndërafrime, dhe i ka trajtuar te "Alternativa" e Lubjanës, nr. 1-2/1992, me titull: "PËR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE TË HUAJA", te "Mësuesi" i Tiranës, si dhe te revista Shqipëria Etnike" nr. 2/1999, f. 3/1999, f. 7-8, me pseudonim-Bashkim Gallapi. Është Reformator i Kalendarit të Ri Shqiptar: Nistor, Shkurtor, Larcor, Bleror, Lulëzor, Qershor, Korrtor, Veror, Frytor, Verdhor, Brymor, Dimëror.

Ka punuar dhe është duke ushtruar detyrën e mësuesit: në shkollën 8-vjeçare në Kolaj, në shkollën 8-vjeçare "Rilindja" në Keqekollë, në shkollën 8-vjeçare "Vlladimir Nazori" në Prishtinë, në Gjimnazin "Boro e Ramizi" në Viti, në Bern, në Brienz, dhe aktualisht në qytetëzën Nehausen am Rheinfall në Zvicër: në klasën e tij s`ka as politikë as fe!!

“Të mos mashtrohet asnjë vajzë e të vijë me shami në klasë!! Shoqatat reaksionare islamike po paguajnë para për të na futur edhe njëherë në ferexhe!! Por ne, sikur që po e luftojmë cullakhanen e telebingove e të rojallbingove, do ta luftojmë edhe ferexhenë e zezë!!”

Në planin e veprimtarisë ilegale-politike

Ka qenë i dënuar politik me 25 vjet burgim, me tri përsëritje, prej të cilave i ka vuajtur 17 vjet, në këto burgje: Prishtinë-Mitrovicë e Kosovës- Pejë- Burgu Qendror në Beograd- Pozharevc- Nish- Leskovc- Dob- Maribor-Zagreb-Lubjanë. (në Nish ka bashkëpunuar    në qelitë me Sherif Masuriscën, kurse në Dob ka bashkëpunuar në qelizë me Avdullah Rrustollin).

Me organet e ndjekjes ka pasur të bëj që në moshën 12-vjeçare: Në OZNA-n e Gjilanit e akuzonin për dy vepra kundërvajtës apo penale, 1. Grisjen dhe djegien e parullave socialiste për vëllazërim-bashkimin dhe 2. Për vizatimin-qorriminntë foto të syve të Titos!! Ai nuk e kishte kryer asnjërën vepër e as tjetrën, të parën e kishte bërë vëllau i tij, Avdi Osmani e të dytën fqinji i tij, moshatari i tij, Shaban Haliti- Ukshini!! Ai që të dyja i dinte në hollësi, por s`ka pranuar, paçka se gjithë ditën, në intervale kohore prej 30 minutash, e kanë rrahur me shuplaka fytyrës: në mbrëmje, kur e kanë liruar, ka shkuar te floktari që të qethet dhe kur e ka parë veten në pasqyrë- është trishtuar nga vetja e tij, sytë i ishin futur në gropa nga faqet e ënjtura!!

Është pjesëmarrës i demonstratave të viti 1968 dhe pjesëmarrës dhe organizator i Kryengritjes të vitit 1981: kjo Kryengritje është përgatitur për 10 vjet me radhë dhe me intensitet të veprimtarisë ilegale-nëntokësore 1971-1981. Në atë kohë-1971, në burgun e Nishit ësshtë takuar me demonstrantët e demonstratave të vitit 1968, kanë qenë: Afrim Loxha, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Skënder Kastrati, Skënder Muçolli. Me Osman Dumoshin ka rënë në konflikt, të gjithë të tjerët kanë shkuar me të dhe ai ka shëtitur vetëm e me të tjerë... ka bashkëpunuar në qelizë me Sherif Masucën.

Ka qenë Përgjegjës i Grupit Revolucionar-1973; Bashkautor me dy dëshmorët e kombit, Rexhep Malën e Nuhi Berishën në Themelimin e Partisë të Luftës të Kosovës-1983; Kryetar i Organizatës Revolucionare Shqiptare-(ORSH)-1992; anëtar i Partisë Socialdemokrate të Kryetarit zotni Teodor Laço në Shqipëri-1993-1994; anëtar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër 1966 dhe sekretar i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër prej vitit 1998 edhe e tutje.

Në planin e krijimtarisë letrare-gjuhësore-publicististike, qëndrojnë të dhënat:

Është magjistër i gjuhës në pension, hulumtues shkencor për doktoraturë. Aktualisht është kryeredaktor i revistës "Shqipëria Etnike".

Në Konkursin Letrar të revistës „Spektri"-1998, ka zënë vendin e parë për tregimin „Dyluftimi", shifra:"Terrorizmi kundër terrorizimit është patriotizëm!!-serum kundër serumit"; Poashtu në atë konkurs ka zënë vendin e III-të për poezinë:"Nëntori i flamurit shqiptar", shifra: "Veterniku". Gjithashtu në atë konkurs janë marrë për botim:1.Poemë për Komandant Fehmiun, shifra:"Betimi", dhe 2. Eseja:"Diapora dhe Atdheu, arritjet dhe mundësitë" shifra:"Sipas derrit-sëpatën".

Në vitin 2003 në Konkursin Letrar të Universiteti Popullor në Gjenevë, ka zënë vendin e parë, me tregimin „Telegrami".

Në përmbledhjen me poetë të mërguar „Metafora e arratisur", 2003, është prezantuar me një cikël vjershash.

REFORMA E MUAJVE TË VITIT (Kalendari i Ri)

 

Muajt e vitit janë: NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.

Me rastin e riemërtimit ka pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJE?ANJ, VELJA?A, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC]; megjithatë, ai ka ndjekur rrugën origjinale: pas ngjashmërisë, duke vjelë nga gurra popullore apo me krijimin e fjalëve të reja.

 

Deri më tani ka botuar këto libra:

1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988;

2."Falë të qoftë gjaku!" poemë), 1997;

3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998;

4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999;

5."Nuset tona" (Roman), 2003 ; ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.

Në stazhin dhe përvojën e gazetarisë

Ka punuar afër një vit në Redaksinë e Revistës Letrare „Jeta e Re», në vendin e punës administrator-daktilograf: ai e hapja postën dhe me vëmendje i lexonte punimet që arrinin nga bashkëpunëtorët krijues, në prozë e në poezi; ia dorëzonte Kryeredaktorit, Esad Mekulit apo redaktorëve: Tajar Hatipit dhe Enver Gjergjekut. Pas korrigjimit të materialeve, i rishtypte dhe e hetonte ndryshimin, ndërhyrjen e lapsit të kuq, apo gërshërët e redaktorit- viti 1963.

Pastaj shkruate edhe vetë: te «Jeta e Re», te «Zëri i Rinisë", te «Rilindja»…

Pastaj kalon në arsim, dhe në shkollën 8-vjeçare «Rilindja», në Keqekollë-(1965-1968), nxori-(tok me të ndjerin Mehedin Dili) revistën e nxënësve «Yli i parë». Në Gjimnazin e Vitisë, nxori revistën e gjimnazistëve "Aroma"-(1974), më 1995, në Tiranë, nxorën revistën «Arbëria», ku Kadriu ishte kryetar i Pleqësisë, që nga 6 qershori 1999, e deri më sot, e udhëheq revistën e ilusturar «Shqipëria Etnike», e cila ka arritur nivelin kombëtar-ndërkombëtar cilësor e sasior, ka 100 faqe, nga të cilat 10 faqe me ngjyra.

Kadri Mani ka filluar punën në Entin Higjenik në Gjilan, më 1960-arkivist-depoist dhe në shkollën e natës, pa shkëputje nga puna, e ka kryer shkollën e mesme ekonomike, seksionin administrativ; më 1963 shpërngulet nga Gjilani dhe ngulet në Prishtinë, inkuadrohet në Kontabilitetin e Komunës, fillimisht tagrambledhës e mandej kontabilist; më 1964 kalon te Revista Letrare "Jeta e Re"-administrator-daktilograf; në vitin shkollor 1965 shkon arsimtar në shkollën fillore "Rilindja" në Keqekollë; më 1968 shkon përkthyes për gjuhët shqipe-serbokroatisht, në Fabrikën e Mobileve "Napredak"- tash "Përparimi në Prishtinë; pastaj sërish në arsim-në burg...-tash mësues në Neuheusen am Rheinfall.

NELOGJIZMAT NË GJUHËN SHQIPE, ka= 170 neologjizma të vetat= 100 vërejtje në Fjalorin e Gjuhës Sotme Shqip, Tiranë-2002 dhe ka vërejtur e ka trajtuar=132 fjalë të autorëve të ndryshëm, pra, e ka pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe me=402 fjalë të reja.

13.9.07

PUBLICISTI DHE GJUHËTARI KADRI OSMANI-MANI MBROJTI TEMËN E MAGJISTRATURËS

MË DATËN 12 SHTATOR 2007 (E MËRKURË), NË ORËN 10, NË SALLËN E DEKANATIT TË FAKULTETIT TË FILOLOGJISË TË PRISHTINËS, KADRI OSMANI-MANI, NË MËNYRË BRILANTE MBROJTI PUNIMIN E DIPLOMËS SË STUDIMEVE TË NIVELIT MASTER ME TITULL:"NEOLOGJIZMAT NË GJUHËN SHQIPE".

Komisioni ishte në këtë përbërje: 1. Prof. Dr. Imri Badallaj, mentor, 2. Prof. Dr. Fadil Raka, kryetar, 3. Prof. Dr. Sedat Kuqi, anëtar.

Ka marrë këto mirënjohje:

SHOQATA E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË

"BAJRAM CURRI" BUCHS (SG)

SHPALL ANËTAR NDERI TË SHOQATËS

ZOTËRI KADRI OSMANIN

NË SHENJË RESPEKTI PËR KONTRIBUTIN E

DHËNË PËR ÇËSHTJEN MBARËKOMBËTARE

Më 16.05.1998 Nga Kryesia e SH.M.SH.

Në Buchs "BAJRAM CURRI"

Kryetari, Amet Adili

 

SHOQATA E MËRIMTARËVE SHQIPTARË

"AVNI RRUSTEMI"

NDAN

M I R Ë N J O H J E

KADRI OSMANI

NË SHENJË FALËNDERIMI PËR KONTRIBUTIN GJITHKOMBËTAR

 Më 01.06.1998 Nga Kryesia

Në DOMAT/EMS Sh.M.Sh. "A. Rrustemi"

Kryetar

Vesel Murseli

 

SHKA "Naim Frashëri" në Bern, i jep MIRËNJOHJE zotëri Kadri Osmanit, për punë dhe angazhim në ruajtjen, rritjen dhe zhvillimin e folklorit burimor shqiptar.

 

Bern, më 9 dhjetor 1999                                                                                    Kryetari

                                                                                                                    Fadil Krasniqi (Nënshkirimi)

    LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

Nëndega e LDK-së në Frauenfeld, në 15-vjetorin e themelimit i jep

MIRËNJOHJE

z. KADRI OSMANIT

Në shenjë mirënjohje, respekti për trimërinë dhe guximin heroik dhe qëndresën e pathyer ndaj okupatorit.

Në Frauenfeld, më 12.06.2005

Kryetari i Nëndegës,

Bajram Osmani

 

SHQIPËRIA SHQIPTARËVE
BESËLIDJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Jep:

Mirënjohje

KADRI OSMANIT

Për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare

Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare

KD Kosovë, Prishtinë, më 28 Nëntor 2007, Kryetari, Osman Halilaj (v.v.), nënshkrimi.

 

ARANEA

scientia est verias

MIRËNJOHJE

Kadri Osmanit

Organizata joqeveritare “ARANEA” ju falënderon për kontributin e dhënë në realizimin e projektit

“BASTARDIMI I GJUHËS SHQIPE”

Për përkrahjen e nismës për mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës sonë nga deformimet dhe huazimet e panevojshme gjuhësore.

Kryetari i Kuvendit të Organizatës:                                Kryetare e Organizatës,

E. Ramadani (nënshkrimi)                                             F. Beqiri (nënshkrimi)

V.V.

02.12.2007

Aktualisht është i angazhuar në Teatrin e të Rinjve të Qytetit- Prishtinë

Kërkohet t'iu përgjigjeni këtyre pyetjeve:

1. Si keni jetuar deri në vitin 1981- ju dhe familja juaj?- Nga ajo që u tha, shihet se deri në korrik të vitit 1991 kam qenë nëpër burgje; familja ime ka jetuar me ndonjë punë të herëpashershme dhe nga ndihmat solidare të të njohurve tanë dhe të popullit liridashës të Kosovës. Prej vitit 1991 e deri në maj 1992, kam jetuar në familje në Prishtinë. Ama në maj të vitit 1992, qenë kapur nga policia dy numra të revistës "Kushtrimi i Lirisë" dhe kisha droje se jam kandidat për burg; andaj, kaloja kohen me strehime të herëpashershme në: Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Shqipëri. Sapo kalonte rrebeshi i arrestimeve, kthehesha në shtëpi. Por në fund të vitit 1996, situata u keqësua dhe isha kandidat për burg, andaj ika në Zvicër, ku jam edhe sot.

2. Si keni jetuar prej vitit 1981 e deri ne fillim të luftës (1999)?- edhe në këtë pyetje gati se tanimë ka dalë përgjigjja; ama vlen të theksoj se në Shqipëri jam njoftuar dhe jam shoqëruar me ovicerët: 1. Halil Katana, major, 2. Mehmet Gëzhilli, major, 3. Resul Bedo, komisar, 4. Seit Musaj, major, 5. Ali Vukatana, gjeneral dhe 6. Sheme Kosova, gjeneral!!! Dhe që të gjithë ma kanë pasur me hile dhe me tradhti: ata nuk e donin as luftën as Kosovën!?!

Shumë prej tyre, ishin në mini redaksinë te revista"Alternativa" të lubjanës, pra ne e formuam një mini redaksi në Tiranë, dhe Naim Maloku e Halil Berisha na i dërgonin rrogat nga 40 dollarë mujore, unë isha përgjegjës i grupit dhe ua shpërndaja rrogat, edhe në gjysmë të natës: ngase qëllonin festa fetare ose kombëtare dhe kish frikë se s`akanë me se t`i presin si duhet? Të interesuarit mund t`i shfletojnë dy revistat "Alternativa", nr.12/1992 dhe 1/2 1993, ku do të gjeni nga disa faqe materiale për luftën. Te nr. i parë, në f. 55, kemi intervistën e Dr. Ibrahim Rugovës me titull:"Edhe lufta është e mundshme"-informatë për ata që e akuzojnë për "pacifizëm". Ama kjo nuk zgjati shumë, pas dy muajsh, në mungesë financiare, revista u mbyll.

3. Si keni jetuar gjatë luftës, e si e keni përjetuar luftën (1998-1999)?- luftën e tollovitën lakejtë e Fatos Nanos: e prishën Marrëveshjen e Oslos, e vranë me atentat Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin në midis të Tiranës dhe ne s`kishim se si të "bashkëpunonim" me të tillët, apojo? Ngelëm t`i ndihmonim familjes: dilnim në qytet t`iu blinim lodra fëmijëve, kemi 11 nipa e mbesa, ama nuk ishim të sigurtë se nuk do t`i masakrojnë hordhitë e çartura çetnike serbiane, dhe ktheheshim me lot përfaqe pa blerë gjë!!

4. Çfarë ardhmërie dëshironi për ju dhe fëmijët tuaj?-Shpalljen e Pavarësisë të Kosovës, dëshirat e prosperiteti rrjedhin vetvetiu!! Jam në studimet posdiplomike dhe dua të doktoroj në Temën: Risimtaria në Gjuhën Shaipe.

5. Në cilin vit ke filluar punën në "Napredak"?- Në Fabrikën e Industrisë së Momibileve "Napredak" në Prishtinë jam inkuadruar, përkthyes, më 1968: deri atëherë diskutimet në tubime të ndryshme janë zhvilluar vetëm në serbishte! Tevona unë e mbaja procesverbalin në dy gjuhët dhe diskutuesit shpreheshin në gjuhën e vet amtare. Mirëpo, çetnikët nuk mund të pajtoheshin me këtë situatë dhe reagonin, njëra nga shkinat në një mbledhje pati thënë:"Këtu po flitet kryesisht shqip, unë nuk po kuptoj asgjë, kush do të flasë shqip, le të shkojë në Shqipëri!" Kurse referentja për kuadro, Branka Milladinoviç, ma pati sha gjuhën shqipe! Unë desha ta rrah, por ndërhynë dhe nuk më lanë ta rrahja! Atëherë e padita në gjyq, por gjyqi nuk e dënoi:"E akuzuar është fajtore, por në vështrim të nenit kaq e kaq, lirohet aga padia"!!

Punëtorë të inkuadruar ishin rreth 300.- kurse nëpunës ishim 4 shqiptarë e 40 serbë e malazias!!!! Ishte pakënaqësi e madhe dhe në gusht të atij viti deshëm ta shpallim një grevë, por ndërhyrën organet e rendit dhe mua më burgosën e më dënuan 30 ditë burgim për kundërvajtje!

Në vjeshtë-Demonstratat! Unë s`kam qenë organizator, por kam shpërndarë trakte! Isha duke shkuar te shkolla Normale me trakte, vërshuan automjetet policore në drejtim te Normales dhe isha në rrezik: kur, ja Gjyla Veselaj, ajo fqinja jonë! Oj Gjyle: merri këto trakte dhe ik! Ajo i mori traktet dhe shkoi dikah? Unë fillova të ec serbes!

6.Në cilin muaj je burgosur?-Pra, më 1968 shpëtova, ama me rastin e 1-Vjetorit të demonstratave të vitit 1968, kemi tentuar ta festojmë suksesin e demonstratave dhe i kemi përpiluar, i kemi shumëzua dhe i kemi shpërndarë traktet: nëpër Prishtinë, Mitrovicë, Pejë...Na ka zbuluar Ramadan Ferizi nga Bellopoja e Besianës, duke i dorëzuar të 7 copë në sigurim, traktet që ia pata dhënë për shpërndarje në Fakultetin e Drejtësisë ku ishte brucosh, pra ia ka dorëzuar udbashit Hajri Gjota! Dhe fill na kanë arrestuar: Binak Ulaj qe dënuar me 1 vit burg-(dhe kurrë nuk e ka ftuar kush as e ka vuajtur dënimin!?!), Unë dhe Selami Elshani jemi dënuar me nga 10 muaj, Xhafer Shatri me 8 muaj...Unë 4 muaj i pata vuajtur në paraburgim në Prishtinë dhe në gjyq na liruan që të mbrohemi jashtë. Dhe kanë vijuar ankesat e seancat...dhe në pranverë më 1971 do të vinte Titoja në Kosovë, andaj, si të dyshimtë për ndonjë atentat në Mareshalin, më kanë arrestuar në gjysmë të natës! Në qelinë e burgut kishin qenë 9 veta dhe më mbuluan me pyetjet se për çka përgjigjem!?! Ata nuk mund të kuptonin se unë nuk përgjigjesha për asgjë!? Dhe u detyrova të iu them: unë i kam 6 muaj burg nga tentimmanifestimet e vitit 1969, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm? Pra, e di se nesër vjen në Kosovë-Titoja! Nëse më kanë arrestuar për këtë shkak, e kanë gabim se mua Titoja nuk më ka bërë asgjë dhe nuk do ta vrisja. Tito duhet të përgjigjet në gjyq për tradhtinë ndaj Kosovës; kurse unë nëse duhet ta vras dikë, me këtë dorë do ta vras drejtorin e burgut, i cili herën e kaluar më ka torturuar! Dhe nga 9 veta, dikush e ka njoftuar drejtorin e burgut! Drejtori ka vrapuar në gjykatë dhe e ka bërë aktgjykimin të plotfuqishëm dhe më ka përcjellë për në burgun e Nishit! Ka qenë prilli i vitit 1971. Atje jam takuar me demonstrantët e vitit 1968: Afrim Loxha-(ka vdekur në komunikacion), Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Shënder Kastrati, Skënder Muçolli. Unë pata rënë në konflikt me Osman Dumoshin, kurse të tjerët shkuan me të dhe unë u ndava nga të gjithë. Aty e kam përfshi në organizim Sherif Masuricën dhe Hetem Ajetin.

Më 1971 në cilin muaj të internuan në Nish dhe sa të mbajtën atje?- Nga Nishi jam liruar në shtator 1971 dhe fill ia kam filluar punës ilegale me një përvojë më solide.

Sa numra të "Zërit të Kosovës" - Në pranverë të vitit 1973 i kemi nxjerrë dy numra të revistës "Zëri i Kosovës", nr. 3, na është kapur dorëshkrim, me rastin e arrestimit: kësaj radhe na ka tradhtuar Islam Blakaj nga Burimi! Që të dy numrat ia ka dhënë shefit të UDB-ës në Pejë, Sherif Balës, duke i thënë: ja se çfarë po bëjnë Kadri Osmani dhe Xhafer Shatri!!

Në cilin vit doli numri i parë?- Numri i parë, pa ka dalë në pranverë më 1973 dhe pas rënies në burg, shokët e kanë vijuar punën me ndryshimin e emrit të revistës, mbase "Liria"? Këta numra duhet të gjenden të Mehmet Hajrizi apo te Mustafa Ademi?

Pseudonimet e Kadriut: Vetima, Katrani, Bashkim Gollaku, Kadmi Mileti, Vrana Konti, Kont Urani...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora