E marte, 19.03.2024, 06:10 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Serbia - Shqipëria 0-3

E premte, 10.07.2015, 05:42 PM


KAS publikon vendimin e plotë: Shqipëria merr 3 pikët, Serbia zbret në -2

KASKAS vendosi që ndeshja e 14 tetorit Serbi – Shqipëri të shkojë në tavolinë 0-3 për Shqiperinë si pasoje se ndeshja u ndërpre për shkak të incidenteve nga tifozet vendas që pushtuan fushën, pra fajin për ndërprejrjen e ndeshjes e ka Serbia dhe jo braktisja e lojës nga Shqiperia.

Paneli i KAS-it ishte në gjendje për të konstatuar se gjyqtari nuk e kishte të qartë situatën direkt, dhe nuk duhej kushtëzuar lojtarët për të rifilluar ndeshjen. Organet e sigurisë së Federatës së Serbisë nuk kishin bërë mjaftueshëm për të evituar dhunën.

Gjithashtu për Shqipërinë të ngelet në fuqi gjoba 100 mije €  si përgjegjëse për futjen e dronit në stadium që mbante simbole nacionaliste. Nëkohësisht  të refuzohet kërkesa e Serbisë për rishqyrtim të dënimeve ndaj Serbisë, pra ngelet në fuqi vendimi për -3 pike, 2 ndeshje në shtepi pa tifozë dhe 100 mije € gjobë.

VENDIMI I PLOTE

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) jep sot vendimin për dy procedurat apeluese të ardhura nga Grupi I i ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian, për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur në Beograd më 14 tetor 2014.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Serbe e Futbollit kanë paraqitur ankesa në CAS kundër vendimeve të dhëna nga organi i Apelit të UEFA-s, në të cilën të dy Federatat janë proceduar të incidentet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes. Çështja u dëgjua në seancat që u zhvilluan në Lozanë, Zvicër, më 16- 17 prill 2015. Palët, mbrojtësit e tyre ligjorë, ekspertët dhe dëshmitarët u dëgjuan nga Paneli i arbitrave CAS.

CAS-i ka pranuar pjesërisht ankesën e paraqitur nga FSHF kundër vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s, marrë më 2 dhjetor 2014, në të cilin u konfirmua vendimi i marrë nga Komisioni i Etikës së UEFA-s më 23 tetor 2014.

Sipas vendimeve të UEFA-s, dhënia e masës kundër FSHF-së u bazua në refuzimin e pretenduar nga  skuadra shqiptare për të rinisur ndeshjen pasi ajo u ndal nga arbitri në minutën e 41-të kur disa fishekzjarre (ndricuese) u hodhën në fushë nga fansat serbë. Gjatë këtij ndalimi të lojës, disa incidente ndodhen, si psh pushtimi I fushës nga 15 fansa serbë të cilët sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptarë.

Megjithatë, Paneli i CAS nuk gjeti provat që tregojnë se FSHF ka refuzuar për të luajtur pas një urdhri të nxjerrë nga arbitri. Paneli i CAS nuk ishte në gjendje për të konstatuar se arbitri ka lëshuar një urdhër të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rifilluar ndeshjen në bazë të një vendimi të caktuar se siguria ishte vendosur.

Paneli konstatoi se ndërprerja e ndeshjes dhe braktisja eventuale e ndeshjes janë shkaktuar nga gabime të sigurisë së organizatorëve dhe aktet e dhunës ushtruar mbi lojtarët shqiptarë nga ana e tifozëve serbë. Si i tillë, Paneli konsideron se Federata e Futbollit e Serbisë (FAS) dhe jo FSHF duhet të konsiderohet si përgjegjës që ndeshja nuk u luajt në mënyrë të plotë, në shkelje të nenit 27.01 të Rregullores së Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2014-2016 . Në dritën e këtij konstatimi, Paneli i CAS ka vendosur se ndeshja kualifikuese e Grupit I mes Serbisë dhe Shqipërisë të konsiderohet si e humbur nga Serbia me rezultat 0-3.

CAS vijoi për të gjetur, në përputhje me UEFA-n, se FSHF ka qenë përgjegjëse për një dron të hedhur gjatë ndeshjes, që mbante një flamur me simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare, si dhe konfirmoi gjobë prej 100.000 euro të vendosura për FSHF-në.

Për më tepër, në lidhje me ankesën e paraqitur nga Federata Serbe, CAS e ka hedhur poshtë ankesën dhe ka konfirmuar vendimin e marrë nga organi i Apelit i UEFA-s më 2 dhjetor 2014. Prandaj, sanksionet urdhëruar nga UEFA në vendimin e saj të datës 23 tetor 2014 janë konfirmuar, përkatësisht: (i) Federatës serbe i janë zbritur tre pikë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatin Evropian; (I) Serbia do të luajë dy ndeshje pa tifozë (iii) Federata serbe gjobitet 100,000 euro.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/07/kas-publikon-vendimin-e-plote-ndeshjen-e-nderprene-tifozet-serbe/#ixzz3fWJpw2Q8



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora