E premte, 26.04.2024, 06:38 PM (GMT+1)

Sport

Skela në kishë, lutet për nënën e sëmurë

E premte, 25.07.2008, 01:50 PM


Fantazisti rrëfen për "Bild" periudhën jo të mirë jashtë fushave të futbollit

Nga Gazeta Shqip

Ervin Skela po përjeton një moment jo të mirë moral në familjen e tij. Është i mërzitur dhe një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re jo vetëm nga skuadra e tij, por edhe nga një prej mediave më të njohura të Gjermanisë, gazetës më të shitur, "Bild"-it, që i ka kushtuar madje edhe një shkrim halleve të fantazistit të Energie Kotbuz në Bundesliga, por njëkohësisht edhe të Kombëtares kuqezi.

Mamaja e sëmurë

"E gjejmë 31-vjeçarin Ervin Skela në një katedrale të vogël mbi kompleksin e hotelit, pranë qendrës stërvitore të ekipit të Kotbusit në Tegernze, - shkruante dje ‘bild.de‘. - Me dy duart e bashkuara përpara duke u lutur, në një çast të mendueshëm drejtuar drejt qiellit". Ylli i mesfushës së Energies lutet për nënën e tij të sëmurë. Shqiptari rrëfehet më zë të ulët: "Mamaja ime është e sëmurë, ka bërë operacion disa herë dhe duhet të marrë ilaçe të forta. Unë lutem çdo ditë, që ajo të shërohet, të bëhet sërish si më parë", - thotë ai për mediat gjermane, e cila i ka shkëputur edhe një foto në momentet e lutjes së tij. Edhe ne shpresojnë në një shërim të shpejtë të nënës së tij. Skela, që prej janarit të 2007-ës në radhët e Kotbuzit, është udhëheqësi i ekipit, iniciatori i aksioneve të tij, por jashtë fushës ai shndërrohet menjëherë në një njeri të mërzitur. "Unë nuk shkoj çdo ditë të kishë. Por përmes prindërve të mi jam bërë një besimtar i madh katolik. Ata duhej të punonin fort, për të më mundësuar mua që të bëhesha ky që jam sot, futbollist profesionist në Bundesligë".

Vështirësitë

Sigurisht, karriera e lojtarit të Shqipërisë me 50 ndeshje kombëtareje mbi shpinë, para një viti rrezikoi të komprometohej. Skela luante në Serinë A me Askolin dhe nuk ishte aspak i lumtur. Pak pas Krishtlindjeve 2006 ai u thirr në Gjermani te Kotbuzi nga menaxheri Steffen Heidrich. "Ai më tha shanse të reja për t‘u ringritur. Nëse një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur, kush e di se ku do të isha, kush e di a do të luaja futboll akoma edhe sot...". Ndërsa jo gjithçka shkoi sipas planit. "Unë u sëmura dhe isha drejt fundit, sepse skuadra nuk mundej të më ndihmonte", - pohon fantaziti momentet e tij të vështira. Derisa një ditë, Heidrich, presidenti Ulrich Lepsch dhe ish-trajneri Petrik Sander u shfaqën në derën e dhomës së tij në kompleksin stërvitor në Turqi, ku po zhvillonin edhe fazën përgatitore. Në atë moment, sytë e Skelës ishin të mbushur me lot. "Ata më bënë mua të guximshëm, më dhanë kurajë të mos dorëzohesha. Këtë nuk do t‘jua harroj kurrë atyre. Pikërisht në atë moment unë e kuptova përsëri se ekzistonte një Zot, i cili ishte aty për të më ndihmuar dhe mbrojtur", përfundon Skela.

Skela Hier betet er für seine kranke Mutti

Von MICHAEL WINDISCH - Bild

Eine kleine, gelbe Kapelle auf dem Hotelkomplex von Cottbus im Trainingslager am Tegernsee.

Wir sehen Ervin Skela (31). Die Hände zum Gebet gefaltet, den Blick andächtig zum Himmel gerichtet. Der Mittelfeldstar von Energie betet für seine kranke Mutter.

Energie Cottbus: Hier betet Skela für seine kranke Mutti

Ervin Skela spielt seit Januar 2007 für Energie

Der Albaner erzählt mit ruhiger Stimme: „Meine Mama ist sehr krank. Sie wurde sehr oft operiert, muss starke Medikamente nehmen. Ich bete jeden Tag, dass sie wieder gesund wird.“

Ervin Skela: auf dem Spielfeld ein Lautsprecher und Antreiber, abseits des Platzes wird er nachdenklich. „Ich gehe nicht jeden Tag in die Kirche. Aber durch meine Eltern wurde ich sehr gläubig katholisch erzogen. Sie mussten sehr hart arbeiten, um es mir zu ermöglichen Bundesligaprofi zu werden.“

Doch die Karriere des 50-fachen Nationalspielers wäre vor einem Jahr fast vorbei gewesen.

Skela spielte beim italienischen Erstligisten Ascoli Calcio – und war unglücklich. Bis kurz nach Weihnachten 2006 Energie-Manager Steffen Heidrich anrief. „Er hat mir eine neue Chance gegeben. Wenn das nicht geklappt hätte, wer weiß ob ich dann heute noch Fußball spielen würde...“

Doch es lief auch danach nicht alles nach Plan. „Ich wurde krank und war am Ende, weil ich der Mannschaft nicht helfen konnte.“

Bis eines Tages Heidrich, Präsident Ulrich Lepsch und Ex-Trainer Petrik Sander auf sein Zimmer im damaligen Türkei-Trainingslager kamen. Skela hatte damals Tränen in den Augen. Skela: „Sie haben mir Mut gemacht, nicht aufzugeben. Das werde ich ihnen niemals vergessen. Da wusste ich wieder das es einen Gott gibt, der mich beschützt und leitet.“



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora