E diele, 28.04.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Sport

Giovanni Armillotta: Një Evropian si ky nuk kishte ndodhur kurrë më parë

E hene, 07.07.2008, 11:05 PM


Një Evropian si ky nuk kishte ndodhur kurrë më parë

Nga Giovanni Armillotta, LIMES

Prelud: “Ah! Sterlina e mërzitshme”

Kampionati Evropian i Futbollit që u zhvillua në Austri dhe Zvicër nga 7 deri më 29 qershor 2008, në të vërtetë filloi në vjeshtën e shkuar. Para ndeshjes Angli– Kroaci, e vlefshme për Grupin 5 eliminator dyvjeçar, ishte kjo renditje (kualifikohen dy): 1.Kroacia 26 pikë (1 ndeshje për të luajtur), 2. Anglia 23 (1); Rusia 21 (1); 4. Izraeli 20 (1); Maqedonia 14 (1); 6.Estonia 7 (0); 7. Andorra 6 (1).

Anglisë së cilës i duhej që në 21 nëntorin e shkuar të luante në Wembley kundër Kroacisë së panxitje për shkak të sigurimit të kualifikimit prej saj, do t’i mjaftonte 1 pikë në shtëpinë e vet për të shkuar në fundore. Kështu, ngaqë ndeshja e fundit e Rusisë luhej në Andorra ku parashihej fitore e sigurtë e moskovitëve, anglezët me një barazim do të mbërrinin në numër të njëjtë pikësh. Dhe Anglia, në të vërtetë – para ndeshjes së fundit– kishte një ndryshim më të mirë golash prej rusëve: 22-4 kundrejt 17-7, konfirmuar ndërkaq kjo edhe prej takimeve të drejtpërdrejta (Anglia- Rusia 3-0, 1-2).

Por çka ngjet në tempullin e futbolit? Anglia pëson përmbysje dhe mandej i duket se sheh dritën: në të 8’ 0-1, në të 14’ 0-2, në të 56’ (11-metërsh) 1-2, në të 65’ 2-2. Dhe kur tashmâ tifozët e e lumturuar anglezë parashijojnë fundoret, Kroacia (Nike) në të 77’ shkatërron ëndrrat e tyre: 2-3. Kurrë nuk kishte ndodhur që ish- kampionët e botës të ishin përjashtuar kësisoji. Rusia (Nike) me një rezultat tejet të ngushtë 1-0 (39’) në Estadi Comunal të Andorra La Vella-s, kualifikohet në dëm të Anglisë (Umbro). Dhe meqë ra fjala, njëzetenëntë ditë më parë, Nike kishte blerë Umbro-n për 285 milionë stërlina.

Periudha e shorteve

Në periudhën e fundoreve të Evropianit, ishin kualifikuar 16 skuadra. Tetë shtete të EURO (Austria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja), katër të Bashkimit Evropian pa monedhën e përbashkët (Çekia, Polonia, Rumania, Suedia) dhe katër të jashtë Bashkimit Evropian (Kroacia, Rusia, Zvicra, Turqia). Provohet ndarja e përsosur gjeopolitike (8+8), jo në një drejtim të një bashkimi niçian, por në drejtim të kahut të pastër financiar (Euro).

TABELA 1.

* KAMPIONATI EVROPIAN

2008 Adidas (Spanja) fiton ndaj Adidas (Gjermania)

2004 Adidas (Greqia) fiton ndaj Nike (Portugalia)

2000 Adidas (Franca) fiton ndaj Kappa (Italia)

1996 Adidas (Gjermania) fiton ndaj Puma (Çekia)

1992 Hummel (Danimarka) fiton ndaj Adidas (Gjermania)

1988 Adidas (Holanda) fiton ndaj Adidas (BRSS)

1984 Adidas (Franca) fiton ndaj Le Coq Sportif (Spanja)

1980 Adidas (RF Gjermane) fiton ndaj Adidas (Belgjika)

1976 Firmë vendase (Çekoslovakia) fiton ndaj Adidas (RF Gjermane)

1972 Adidas (RF Gjermane) fiton ndaj firmës vendase (BRSS)

Adidas humbet vetëm Evropianin 1992, siç e kujtojnë të gjithë, prej një Danimarke që thirret prej pushimeve, si dhe atë të vitit 1976: ishin kohëra të tjera, e asokohe sponsorët nuk vlenin aspak, sepse këpucët shërbenin vetëm për të luajtur dhe jo për të dhënë tituj. Dhe Nike niste Kampionatin e saj të parë evropian.

Por le të bëjmë një hap mbrapa. Në thelb, në të gjitha garat futbollistike (botërorë dhe evropianë) skuadrat e mbërritura në fundoret të cilat ndodhen në të njëjtin grup, ecin në një mënyrë të tillë që mandej të shkojnë në fundoren e titullit, kjo është tjetër punë megjithate. EURO 2008 nuk ndoqi këte logjikë. Në të vërtetë, grupet A dhe B paraqitën një lloj nënturneu prej tetë skuadrash, të cilat mund të takoheshin midis tyre vetëm në gjysmëfundore. Po kështu edhe për grupet C dhe D. Mu asisoj, që siç dihet, pat ndodhur në Botërorin “e famshëm” japono-korean 2002.

Simbas rregullit të shortit ai heq prej tij një skuadër dhe e kalon në grupin e paracaktuar. Eshtë ajo që u bë në fund të vitit 2007, kur për katër grupet aktuale u vendos krejt ndryshe: që katër të parët të marrë nga vazo, të përbënin Grupin A dhe katër të tjerat Grupin B, e kështu me rradhë.

E tash – çka nuk kishte ndodhur kurr më parë – të katër skuadrat e vazos 4 u shortuan në pozicionin 4 të grupeve respektive dhe, paralelisht, ato të vazos 3 në pozicionin 3, të vazos 2 në pozicionin 2, dhe të vazos 1 në pozicionin 1. E pabesueshme mandej ajo që Italia dhe Franca (kampione dhe nënkampione të botës) u përcaktuan në të njëjtin grup, duke i konsideruar transalpinët si një “skuadërz” e vazos 2; ashtu si dhe në eliminatoret dyvjeçare 2006-2007 kur Roma e Parisi u takuan menjëherë mbas fundoreve gjermane. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: dhe ky Evropian përmban një festival të kushedi sa “nuk kishte ndodhur kurrë më parë”.

Valsi i sponsorëve

Le t’i hedhim një sy grupit të sponsorëve: Adidas (Franca, Gjermania, Greqia, Rumania, Spanja); Nike (Kroacia, Holanda, Portugalia, Rusia, Turqia); Puma (Austria, Çekia, Italia, Polonia, Zvicra); Umbro (Suedia). Eshtë një ndarje e përsosur (5+5+5+1), por me sundimin e Nike të SHBA, përderisa Umbro është një tjetër e kontrolluar prej saj. Vetë Nike ka siguruar Brazilin, qysh me Botërorin 2002 (shih tabelën 2). Nuk janë shéja, por dokumenta.

Shohim tash rreshtimin e sponsorëve. Grupi A: Çekia-Puma, Portugalia-Nike, Zvicra-Puma, Turqia-Nike; Grupi B: Austria-Puma, Kroacia-Nike, Gjermania-Adidas, Polonia-Puma; Grupi C: Franca-Adidas, Italia-Puma, Holanda-Nike, Rumania-Adidas; Grupi D: Greqia-Adidas, Rusia-Nike, Spanja-Adidas, Suedia-Umbro. Vështroni se si shorti i ka ndarë sponsorët: të paktën dy skuadra të të njëjtit furnizues publiciteti për grup dhe jo tre. Ndërkaq, Nike me plot 5 skuadra të sponsorizuara (nuk llogaritet e kontrolluara Umbro) është e pranishme në të katër grupet, ndërsa Adidas e Puma janë në vetëm tre.

Turi i parë i periudhës së fundoreve

Në dritën e turit kualifikues të një të katërtave (18 ndeshje të luajtura) le të bëjmë renditjen e takimeve të drejtpërdrejta Adidas– Nike (Umbro) - Puma (me përjashtim të “derbi” - firmave) dhe të një ndeshjeje të pandikueshme të renditjes përfundimtare: 1. Nike + Umbro: 2.54 (33 pikë në 13 ndeshje); 2. Adidas: 1.18 (13/11); 3. Puma: 0.40 (4.10).

Të çudit sidomos fakti se Puma të 4 pikët e vetme i ka fituar falë Italisë, e cila në fillim ka barazuar me Rumaninë (1-1) dhe mandej ka mundur Francën (2-0), edhe pse Puma kishte epërsinë e dy të zotërve të shtëpisë! Ishte fundi i Tranzicionit të Madh (2006-2010) të Pumës nën drejtimin italian dhe konfirmimi i sundimit evropian të Adidas të drejtimit ispano-gjerman. I veçantë fakti që kampionët e Evropës, grekët (Adidas), matematikisht dolën jashtë poshtë të mundshmes: ose të mbas ditës së dytë. Edhe kjo është një “që nuk kishte ndodhur kurrë më parë” në historinë e Evropianit: që kampionët të përjashtohen mbas 180 minutave në një grup të periudhës fundore.

Dhe le të vërejmë disa të veçanta vërtet shprehëse. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e turneve botërore dhe kontinentale që të zotët e shtëpisë të humbisnin tri ndeshje rresht të fillimit (Zvicra– Çekia 0-1 (7 qershor), Austria– Kroacia 0-1 (8 qershor), Zvicra– Turqia 1-2 (11 qershor). Vëzhgoni: Austria dhe Zvicra (humbëse) janë Puma (po, edhe Çekia është Puma, ndonëse është fjala për një derbi të firmave) ndërsa Kroacia dhe Turqia janë Nike. Nuk janë ndihmuar prej gjyqtarit të ndeshjes kur gjithmonë përbashkërisht e natyrisht ka ndodhur në kësi rrethanash. Dhe jo vetëm. I zoti i shtëpisë, Austria, humb në ndeshjen përuruese me Kroacinë me një 11-metërsh që gjyqtari dha kundër vendasve. Nuk kishte ndodhur asjnjëherë në histori një dënim i rëndë “i fillimit” kundër atij që organizon kampionatin!

Vazhdojmë: goli në pozicion të qartë jashtë loje i dhënë Holandës (Nike) kundër Italisë (Puma) që përmbysi krejtësisht interpretimin e FIFA-s. Goli krejt i vlefshëm i mosdhënë i Italisë kundër Rumanisë (Adidas), dhe në të njëjtën ndeshje 11-metërshi i paqenë dhënë ballkanasve. Nuk mbaron me kaq: në Holanda– Franca, ndërsa ishte 1-0 në të mirë të tulipanëve, gjyqtari iu mohon një 11-metërsh të qartë transalpinëve (Adidas), në mënyrë që Holanda duke mundur Francën (4-1) të mund të vendoste që në ndeshjen e saj të tretë, të nxirrte jashtë luftimit me një të goditur të dy kampionët (Puma) dhe nënkampionët (Adidas) e botës, duke humbur me Rumaninë; ose njerin prej të dyve duke mundur ose duke barazuar me skuadrën e Kontit Dracula. Siç kemi përjetuar në fushë, do të kishte qenë tejet i papastër eliminimi i italianëve ose i francezëve duke lejuar humbjen me rumunët, për çka Parisit nuk i mbetej gjë tjetër përveç një meshë. Shënojmë se nga ana e Nike-s, dukej një vullnet i përcaktuar për t’ua hequr sundimin e mëparshëm kundërshtarëve. (Shih tabelat 1 dhe 2).

TABELA 2.

* KAMPIONATET E BOTËS

2006 Puma (Italia) fiton ndaj Adidas (Franca)

2002 Nike (Brazili) fiton ndaj Adidas (Gjermania)

1998 Adidas (Franca) fiton ndaj Nike (Brazili)

1994 Umbro (Brazili) fiton ndaj Diadora (Italia)

1990 Adidas (Gjermania) fiton ndaj Adidas (Argjentina)

1986 Le Coq Sportif (Argjentina) fiton ndaj Adidas (RF Gjermane)

1982 Le Coq Sportif (Italia) fiton ndaj Adidas (RF Gjermane)

1978 Adidas (Argjentina) fiton ndaj Adidas (Holanda)

1974 Adidas (RF Gjermane) fiton ndaj Adidas (Holanda)

Pesë tituj botërorë për Adidas (përfshi edhe atë të 1954, i fituar po prej Adidas- Gjermania kundër një firme vendase (Hungaria), dhe një fundore e humbur (por Bullgaria dhe Suedia ishin në gjysmëfundore 1994). Megjithate, në vitet e fundit janë nën Nike të SHBA (Kampionia e Botës 2002 dhe 1994 me Umbro) kur kontrata me Brazilin është e palëvizshme. Qysh tash flitet për tifo-n e madhe të zezakëve të Afrikës së Jugut për Seleção-n në Botërorin e ardhshëm.

Vazhdojmë me të tjera “të mosndodhura kurrë më parë”: Austria (Puma) e përfundoi Evropianin e saj pa asnjë fitore. Eshtë e panjohur në analet e futbollit për grupet në periudhat përfundimtare të Botërorit dhe Evropianit, që një zot shtëpie e përfundon me 0 fitore.

Një të kartat e fundoreve

Shkojmë në një të katërtat. Nike është 5 me 5. Përsa i përket të tjerave, shohim dyshen Adidas (Gjermania dhe Spanja) dhe të asgjësuarën Puma (Italia). Ndërkaq, nëse Nike– Holanda do të mundej nga Rumania, Puma do të zhdukej qysh në një të katërtat në të mirë të të padorëzueshmes dhe armikes më me tituj: Adidas.

Megjithate, në fund të fundit, kemi pasë dy Nike të sigurta në gjysmëfundore, falë dy “derbi-firmave” në një të katërtat. Vështroni me vëmendje derbin e sipërpërmendur. Gjeopolitika vlen si një peshë demografie dhe zgjerim tregjesh të brendshme. Në një të katërtat rusët (me një popullsi 143.474.000 banorë) fitojnë ndaj holandezëve (16.335.509 banorë). Turqia (72.065.000 banorë) me kroatët (4.437.460 banorë) me aventurën e minutave 121-122. Kroatëve iu mohua ndërrimi i minutës 121 dhe fishkëllima e një goditjeje dënimi vendimtare kundër, mbasi kishte kaluar minuta e vetme e shtuar; gjyqtari i katërt hiqej sikur nuk e kishte dëgjuar trajnerin kroat dhe Turqia barazon: mandej 11-metërshat e bënë tejet më të lehtë coptimin e ballkanikëve të rënë moralisht.

Një shembull tjetër. Vështroni paksa edhe “të ndarët” dhe të paqëndrueshmit “pseudo-brazilianët-të gjithë-gaztorët-dhe-të papërmbajtshmit” e Portugalisë (Nike dhe 10.356.117 banorë) të dërguar në shtëpi prej të përjetshmes Gjermani me të 82.500.849 banorët e saj.

Po, a ka shkaktuar ndërkaq habi censura e UEFA-s për këto episode që kërcënonin të errësonin atmosferën parajsore dhe “politically correct” të tifozëve– të të gjitha ngjyrave -djem e vajza, ndërsa qëllohej jo pak falë arsyes së shéjtë, jashtë dhe brenda stadiumeve? Deri aty sa radio-televizioni i Shtetit austriak dhe atij helevetik lëshuan protesta dhe indinjata të forta. E thoshte mirë gazeta ”La Repubblica” e 15 qershorit të shkuar: “Asnjë pamje të gazlotsjellësve, të flamurëve në flakë dhe të tifozëve të gatshëm për luftë, siç ndodhi gjatë ndeshjes Austri– Kroaci e së dielës së shkuar, gjatë së cilës iu bë “embargo” edhe vërshimit në fushë të një tifozi kroat. Por vetëm flash-e për festa, valle dhe këngë… dhe në fund episode të ngjashme.

Kalojmë në një të katërtën e fundit. Prej tre golave italianë asnjeri nuk u realizua me aksion. Kundër Rumanisë prej një goditjeje këndi; kundër Francës me 11-metërsh, dhe mandej një vetgol i varur prej një goditjeje dënimi; kundër Spanjës asnjë. Nuk “kishte ndodhur kurrë më parë” që, Kombëtarja jonë në një përmbyllje të Botërorit, Evropianit apo turneu futbollistik të Olimpiadës, në katër ndeshjet e para të mos realizonte asnjë gol me aksion, madje as në tri ndeshjet e para.

Gjysmëfundore dhe fundore si dhe një fjalë në të mirë të Donadonit

Kështu së fundi rrethi mbyllet, duke siluruar të urryerën Puma. Titulli që mund ta luanin dy Nike (Rusia dhe Turqia) dhe dy Adidas (Gjermania dhe Spanja). Ose tre Shtetet evropiane me popullsi më të madhe (përfshi Ankaranë) me Madridin që domosdoshmërisht e kishte nxjerrë jashtë gjysmëfundoreve; ose Italia vetë, e cila me 58.751.711 banorë kishte lënë jashtë Anglinë (50.093.100). Kujtojmë se Spanja nuk e kalonte Kombëtaren tonë në ndeshje zyrtare qysh pre 88 vjetësh: 2 shtator 1920, Lojërat Olimpike të Anversës, Spanja– Italia 2-0 (gjysmëfundore e turneut që ndante medaljet e argjenta dhe të bronzta).

Një vështrim gjysmëfundoreve. Në pjesën e parë një futbollist rus (Nike) humb këpucën, ndonëse telekamera e vendosur dhe e pamshirshme e fut në katror dhe na tregon se çorapet janë Adidas dhe jo Nike. Pushimi: kalohet në publicitet të këpucëve Nike. Në të 5’ e pjesës së dytë Spanja kalon në epërsi me një futbollist të vetëm të lënë të lirë në zonën e rreptësisë, ashtu si dhe në golin e parë. Ajo çka mbetet nuk na intereson.

Gjermania-Turqia. Festival gabimesh nga ana e portierëve të sprovuar. Gol në të 90’ prej një gjermani, i lënë edhe ai i vetëm në zonë.

Ndeshja fundore Spanja-Gjermania është triumfi evropian i Adidas që për çastin e mban larg Nike-n e përtej oqeanit. Ajo bën të dëgjohet moto e Gioco del Ponte që zhvillohet në Pisa qysh nga 2 shkurti 1568: “Fiton Bòrea apo Mezzogiorno, gjithmonë Pisa do të fitojë!” Në kundërshtim me ndeshjen mesjetare midis dy poetëve të të pesëqindave, ndeshja e tashme rezulton të jetë më e zbehta dhe zhgënjyesja në historinë e një Botërori, një Evropiani apo të një turneu të olimpiadave. Gjermanët heqdorës, dhe goli përcaktues i spanjollëve, falë një gabimi të bujshëm të një portieri të sprovuar. Kujtoni që shkurorëzimi prej gabimeve të mbrojtësve anësorë kishte filluar qysh në ndeshjet e grupeve A e D: respektivisht: Turqia (Nike)– Çekia (Puma) 3-2 (0-2 në të 75’), dita III; dhe Rusia (Nike)– Greqia (Adidas) 1-0, dita II.

Fundorja e vërtetë ishte Italia –Franca 2-0, e fituar prej Donadoni-t dhe jo prej Lippi-t. Dhe bëjnë fajtorë trajnerin e pafajshëm, që megjithate, në grupin eliminator dyvjeçar, është rendituar para Francës, e mposhtur kahdo që ta marrësh, në fillim dhe më mbas.

Për ate çka iu përket ndeshjeve të tjera, ato janë thjesht akte administrative firmash (ndërmarrjesh).

Flet i paplakuri João Havelange

Më 27 qershor, të nesërmen e gjysmëfundoreve evropiane, në Corriere dello Sport, u shfaq një trafilet në të cilin presidenti i FIFA-s, midis të tjerave, deklaronte se titujt botërorë të Anglisë më 1966 dhe të Gjermanisë Federale më 1974, kanë qenë fryt trysnie: “Anglia dhe Gjermania do të mbërrinin në fundoret, ashtu siç dëshironte Sir Stanley Rous, anglezi i cili asokohe drejtonte FIFA-n. Në Gjermani ndodhi e njëjta gjë. Në ndeshjen Brazili– Holanda, gjyqtari ishte gjerman dhe ne humbëm 2-0 dhe Gjermania fitoi titullin. Duhej të fitonin shtetet vendase”.

E çka të thuash tjetër?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora