Kulturë
Dibran Demaku: Një shekull në shërbim të Atdheut
E marte, 19.05.2015, 07:13 PM
NJË SHEKULL JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
(Akademikëve Idrizë Ajetit dhe Mark Krasniqit)
Nga Dibran Demaku
Të rrallë janë njerëzit e kësaj bote që jetën e vetë e masin me një shekull.Edhe më të rrallë janë ata që shekullin e vetë jetësor e kalojnë në shërbim të atdheut të vetë.Ne shqiptarët e Kosovës jemi me fat që i kemi dy të tillë në mesin tonë.Njëri nga këta të dy edhe pak muaj kalon kufirin shekullor të jetës, ndërkaq tjetrit i duhen edhe pesë vite që të kalojë në shekullin e dytë të jetës!Dhe qëtë dy këta Korifej të kombit tonë tërë jetën e tyre një shekullore e shkrinë në shërbim të kombit dhe të atdheut.Me emrat e tyre krenohet kombi, krenohet atdheu, krenohet shkenca shqiptare. Duke gërmuar e gërmuar nëpër labirinthet e errëta të historisë njerëzore, ata e nxorën në dritë të diellit , gjuhën tonë, etnografinë tonë, gjeografinë tonë.E kaluan jetën e vetë pothuajse shekullore gjithmonë në këmbë, kurrë të përkulur para furtunave historike!Me jetën dhe punën e vetë një shekullore ata nderuan vetën e vetë, nderuan kombin e vetë, nderuan atdheun e vetë dhe u bën shembuj për brezni!...
Sot ne i takojmë ata kudo nëpër librat e dijes dhe të shkencës! I takojmë edhe nëpër rrugë e sheshe të qyteteve tona, kur dalin në shëti.Buzëqeshja e tyre sa e çiltër dhe njerëzore, nën ata hapa të ngadaltë, por të sigurtë, të kërrusur nën peshën e vitit shekullor të tyre, i bën edhe më të dashur dhe më të afërt për ne e në ne!...